Saturday, April 14, 2012

KOSOVA SAGA E BALLKANIT


PIRRO  LOLI              PRIMO  SHLLAKU



                                             KOSOVA

                         

                                SAGA  E  BALLKANIT



                                               ATHINË  1999                                  




                                                   


                                   KOSOVË , E DASHUNA IME

                                                                                                                                   

                                          Në paça unë nji zemër ,

                                          ti je barkushja e majtë.

                                           

                                          Në paça unë nji sy ,

                                          ti je gjandrra e lotit.





                                                                        P. SH. 1990





                                               NE  JEMI  DY



Me Primon isha njohur në Athinë. Atje na kishte përplasur fati. Si dy emigrantë. Si dy pika gjaku të hemoragjisë shqiptare. Ishim njohur në disa përpjekje për tu organizuar në një shoqatë intelektualësh , por ajri midis shqiptarëve ishte i ftohtë. Në Athinë atmosfera nuk na ngopte me oksigjen dhe dielli me plazhet e bukura qenë të huaj për ne.

Tragjikët e mëdhenj të antikitetit grek , prej Athine , do na dukeshin më të largët se sa kur i kishim njohur në Universitetin e Tiranës , apo kur ua kishim dhënë nxënësve dhe studentëve tanë në Shkodër e Gjirokastër.shumë shpejt do zhgënjeheshim duke kërkuar miq dhe ne do të mbeteshim të kënaqur vetëm me Kazanxaqin , Ricosin , Kavafin , Elitin – tashmë të vdekur. Po dilte e vërtetë fjala e Jorgo Seferit , që e kishte quajtur Athinën “pyll të virgjër plot me miq të vrarë.” Ndonjë kumbar dashamirës , apo 3-4 familje ku punonin gratë tona (Eva dhe Sonja ), ishin të pamjaftueshme për nivelet shqiptare të mikut.

Dhe telefona të rrallë nga krijues shqiptarë në Athinë : hë , mo kur do mblidhemi ? Kur do ikim ? Kur do vdesim ?, si përshëndetje agonie mbushur me trishtim.

Do miqësohesha me Primon rreth “ kullës sonë të fildishtë”. Ai kish botuar dy vëllime me poezi “ Lulet e natës” dhe “ Nën dritën e njelmët të hënës”, rezultat i një disidence krejtësisht të veçantë. Kish vite që shkruante “për vete” dhe qe ndarë me regjimin komunist “paqësisht” duke kënduar për dritat e shpirtit të tij. Dritat e poetit me shtetin ishin fikur në mesnatë dhe lulet e tij do të çelnin pas mesnate. Unë isha zhgënjyer me veten dhe me të tjerët dhe kisha përplasur kokën në tavan. Të dyve na dëshpëronte pamundësia e botimit të krijimeve tona. Primoja kish gati për botim poezi , drama , tregime , unë gjithashtu kisha të miat. Nëse më përpara s’kishim gjuhë , se në ajër ndriste diçka , që i ngjante gërshërës dhe gjuha kish frikë edhe nga dhëmbët e veta , tani s’kishim para dhe , kur s’ke para , të largohen dhe veshët që mund të dëgjojnë… Ashtu si e gjithë Lidhja e Shkrimtarëve në Shqipëri që , ashtu siç qe me çati të kuqe , tani po i kalbeshin edhe shkallët. Tmerrohesha kur takoja ndonjë shkrimtar apo artist nga Tirana me xhaketë të vjetër në trup. Shpirti i poetëve dhe artistëve shqiptarë endet i plagosur nëpër sirtaret e shtetit ose këmbëve të shoqërisë. Dhe vetëm autobuzi i shkrimtarëve , mbushur me njerëz të bukur , gjithnjë i vetmuar , ngecet në ndonjë qoshe , se për të nuk gjendet benzinë. Shumë prej nesh ishin shpërndarë si zogjtë e klloçkës , pa adresë , me pupla të dala mbrapsh dhe klloçka , as që e di fare , ku i ka zogjtë e saj.

Por le t’i lëmë psherëtimat ! Kjo është klimë krijuese , thonë disa. Mundet ! Krijuesit shqiptarë s’kanë provuar të krijojnë në mirëqënije. Sidoqoftë është koha e dramave dhe e poezisë së vërtetë , është koha e korrigjimeve dhe e punës private. Arti është çarje venash. Zambakët e dëshpërimit mbijnë nga honet e dhembjes. Të njohësh notat e vdekjes , të urresh , do të thotë të mbrosh dashurinë. Arti është pistë e xhamtë e rrëshqitshme , midis vdekjes dhe dashurisë së kërcënuar. Dashuria e kërcënuar e ka emrin : nënë , baba , grua , fëmijë , motër vëlla , vëndlindje ose shkurt : Atdhe.

Me Primon vura re se i kishim të qarta objektet e dashurisë dhe urrejtjes. Me të më lidhën edhe rastësi të tjera : Afërsisht të një moshe , të dy pedagogë , ai në Shkodër unë në Gjirokastër , pashë , se kishim diçka të përbashkët që i ngjante shtyllës vertebrare. Shqipëria jetonte plotësisht brenda nesh , ashtu siç qe , e varfër dhe problematike , midis diktaturës dhe demokracisë.  Ne e kishim “ marrë” të tërën me vete , paçka se qielli i saj , i ndarë nëpër parcela partiake , na hidhte mjegull , shi e breshër. Ne mundoheshim të thithnim ajër të pastër nga “bombula mbi shpinë” e do ta ruanim këtë si diçka të shënjtë dhe jetike. Dhe s’kishim frikë as po të binim në fund të detit , as bulevardeve të Athinës me një diell përvëlues mbi qafë. Ne kishim zgjedhur dashurinë.

Primoja kish jetuar në Shkodër , buzë liqenit dhe nuk kish mundësi të lahej dy metra më tej , se ujët e liqenit të tij , e kishin prerë më 1913-ën. Unë jetoja buzë kufirit me Greqinë , ku ngriheshin male të lartë e qëllonin me plumba nga të dyja anët. Kur mbusha 40 vjeç , isha moshatar me ligjin e luftës !

Kështu , njeri nga veriu , tjetri nga jugu , vendosëm të dëshmojmë “ vertikalisht” për gjymtyrët që na kishin prerë.





                                                             *    

                                                       *           *            



Kur morëm nismën për të shkruar këtë libër , gjetëm tek njeri tjetri vetveten dhe shpejt bëmë regjistrimet në të njëjtën frekuencë. Mbi shpinë kishim atë “bombulën” jo vetëm me ajër , por edhe  me gjak shqipërie. Lënda e Kosovës ishte e nxehtë , ajo të përvëlonte dhe duhet të kalonim edhe përmbi prushe. Shpejt e ndjemë se ishim të mbushur dhe të pangopur. Primoja vinte nga një trevë , ngjitur me Kosovën dhe ishte edukuar me frymën e dhjetra personalitetve të shquar që kishin emër në memorien e kombit si : Gjergj Fishta , Martin Camaj , Marubi , Gjeçovi , Mjeda , Migjeni , Luigj Gurakuqi etj. Ai rrjedh nga një familje tipike shkodrane katolike , me tradita në fushën e kulturës. ( Xhaxhai i tij , kish përkthyer “Homerin” në shqip. I ati ishte regjisor i vjetër , aktor e autor librash e shtëpia e tyre shpesh kthehej në studjo teatri që i njihte mirë ligjet e së bukurës ). Primoja zotëron 5 gjuhë të huaja dhe dritaret i ka hapur nga perëndimi. Ai shkruan në dialektin e tij , shkodranishten e Fishtës e të Migjenit , duke dëshmuar për mundësitë e mëdha të shprehjes së gjuhës shqipe.

Unë , biri fshatari nga Zagoria e vogël , gjithmonë me njerëz në shtet e kulturë që nga Lidhja e Prizrenit deri sot. Po të ngrihesha më këmbë , tregoja me gisht Frashërin me tre monumentet e larta , Samiun , Naimin e Avdylin. Në gurrat e Zagories kish pirë ujë Çajupi , Mihal Haritua e Ilia Dilo Sheperi. Që kur isha në moshë gjimnazi , do dashuroja librat e në veçanti , Çabejn , Kadarenë e Migjenin. Po ç’them kështu ? Si “të Primos” dhe “të mijtë” i takonin Kombit. ( Më vinte të zija ulërimën nëpër rrugët e Athinës më 1997-ën, kur disa sharlatanë shqiptarë , donin të ngjallnin fantazmën e një lufte veri – jug e arritën të shkarravitnin edhe nëpër gazeta blozën e kuzhinave të UDB-së serbe.)

Kosovarë të ndritur kishin shkruar si për Kosovën dhe për Epirin e 1913-ës. Lumo Skëndo nga trevat e mia, kish botuar që më 1919 në Zvicër librin “ Shqiptarë dhe Sllavë” , një enciklopedi të vërtetë kombëtare, ndërsa juristi diplomat nga Gjirokastra , Hamit Kokolari , 50 vjet më parë librin : “ Kosova - djep i shqiptarizmit”. Të jesh nga anët e tyre nuk është ndonjë meritë , thjesht një kordinatë gjeografike , por të mundohesh “t’i zësh qetë” me ta , në një arë , pluguar nga mjeshtra të mëdhenj të Kosovës dhe të Shqipërisë , patjetër është përgjegjësi e madhe.

Por ne vendosëm. Historia dhe drama e Kosovës është një tokë me taban të trashë , e fortë dhe e shkriftë , pa fund pjellore. Dhe ashtu si toka ka nevojë të punohet çdo vit. Dhe bujkun më pa përvojë , shpesh e nderon toka pjellore.

 

                                                             *

                                                       *          *    



Ne u futëm në truallin e dramës pasi gongu i fundit kishte rënë. Ashtu i rëndë dhe tragjik. Jo për të parë e për e për të ikur , por për tu ngulur atje si bij të Kosovës , si plangprishës të pafaj , të lindur nga e njëjta mitër , të ndarë para 50 vjetësh. Kishim filluar të thinjeshin dhe mezi e njohëm njeri tjetrin. Kaluam nëpër qytete e fshatra të djegur ; varret masive ishin akoma të ngrohtë dhe kufomat e vëllezërve tanë kosovarë , preheshin të përqafuara. Na u desh t’i drejtohemi zotit dhe dreqit : si është e mundur të ekzistojë një urrejtje kaq mizore , që të vrasë edhe fëmijët , edhe gratë , edhe pleqtë ? Le të përgjigjen të tjerët , nëse zoti  dhe dreqi  nuk kanë veshë , por shqiptarët e njohin mirë vrasësin. Ndoshta e njohën , tani , edhe diplomatët e mëdhenj , që fatalisht i kishin dhënë vulat agresorit që në fillim të shekullit ! Duhet të tregonim rrënjët tona , se na i kishin mohuar. Dhe rrënjët e mashtrimit , dhe rrënjët e urrejtjes.

 Dhe rjetin e merimangave , ku politika sllave , pansllavizmi orthodhoks bolshevik, e mbante të lidhur kokë e këmbë çështjen e kombit shqiptar , nga më të ndërlikuarat në Evropën e vjetër dhe të re. Ekranet televizive , nga ku bota pa “spektaklin” e bombardimeve dhe të ikjes së madhe , ishin të zbehta dhe pa zë.

Mungonte Rembrandi për të plazmuar portretet e kosovarëve , aq dinjitozë para vdekjes dhe para shpresës. Me njërën dorë Kosova dardane varroste të vrarët , me tjetrën mbante foshnjën e porsalindur. Buronjat e lotit kishin shterur dhe Kosova shtrydhte gjirin për të mbajtur gjallë shpresën. Kosova po kapërcente shekullin XX me brinjë të thyera , ashtu siç e kishte nisur , por tani qielli kish vendosur t’i drejtonte gjetkë rrufetë…

E patëm të vështirë të përmbanim urrejtjen. Nuk duhet të binim nëpër doktrinat e armikut , në të vetmen lëndë të tij , me të cilën kishte ngjizur shtetin dhe mithet. Serbi na kishte vrarë , na kishte vjedhur përdhunshëm tokën , historinë , mithet , monumentet , varret kishat ,  gjithçka. Duhet t’i thoshnim këto , e nëse  e kemi kaluar masën , do të na kuptojnë edhe prokurorët më të rreptë , edhe kristianët fanatikë. Para nesh kish kaluar vetë djalli. Na u desh të meditonim mbi të vërteta historike të pakundërshtueshme , të thëna nga qindra historianë , diplomatë , akademikë , të huaj , shqiptarë e kosovarë (edhe sllavë e serbë). Ai intesitet ngjarjesh tronditëse , veçanërisht gjat bombardimeve të NATO-s e më pas , na detyroi të vihemi edhe në rolin e politologut , të diplomatit e kronistit.

Libri nuk ndjek kronologjinë e ngjarjeve por problematikën e djeshme dhe të sotme , ato probleme që kanë mbetur pezull , jo vetëm për faj të agresorit serb , por edhe të diplomacisë evropiane. Gjithashtu ne kemi parë me sy kritik edhe politikat e mbrapshta të shqiptarëve , që në mënyrë të përsëritur , kanë mbajtur gjallë fantazmën e përçarjes – armën strategjike të kundërshtarëve tanë.

Më tepër se faktet jona ishte ndjenja. E kjo të çon edhe në të vërteta që s’janë të tilla për të gjithë. Thamë , ishim të trojet e dramës , rrethuar nga ankthi , dëshpërimi dhe shpresa. Midis historianit dhe letrarit tejpamja ishte e pafund. Ishin të pleksura rrënjët e së vërtetës me rrënjët e mashtrimit. Të dyja i dominonte urrejtja. Rrënjët e drejtësisë ishin bërë nyje nga fuqitë e mëdha dhe për qindra vjet , agresori ynë kishte më tepër aleatë. Kombi shqiptar ishte i masakruar. Tragjedia i kish dhënë fytyrën shekullit shqiptar dhe dhembja të therte në kockë. Shqiptarët kudo që janë , në Shqipëri e në Kosovë , në Amerikë , Gjermani e kudo tjetër , kanë qenë dhe janë gjysma njerëz. Se një sy , një krah , një këmbë , një barkushe , një veshkë u mungonte. Gjysma e kombit të tyre nuk është e tyre.

Ka filluar apeli i madh. Po vjen drejtësia. Gjyqet do të jenë me dyer të hapura. E drejta shqiptare po zbret nga mjegullat e Olimpit , ku perënditë kishin bërë mëkate. Pritet të shpallet dhe të dënohet fajtori. Fundshekulli  ballkanik po flet shqip.



                                                                  PIRRO LOLI

                                                         Athinë , mars – tetor 1999                                                                                                                                            



















































                                      DY  FJALË  PËR  LEXUESIT



Kta shkrime që mbajnë firmën time due t’ia kushtoj shokëve të mi të paharrueshëm të jetës studentore , Myrteza Bajraktari , tetovas e Selim Kelmendi , pejan , që më folën me zjarr zemre për shqiptarët e trevat tona të ish-Jugosllavisë. Me kte të fundit jeta që e pamshirshme , diktatura komuniste e burgosi për të njajtën akuzë që do ta burgosnin serbët e atje , në burg , i dëshpruem , dha shpirt pa i mbushë të pesdhjetat.

Çeshtja e Kosovës , si plaga e hapun e klithëse e problemit tonë kombtar , ka qenë njeni prej faktorëve që kanë përcaktue formimin tim të mbrendshëm. Marrja e Kosovës prej serbëve e cungoi tansinë organike të gjeografisë shqiptare. Ajo prishi nji herë e mirë ekuilibrin e saj.

Viktima e bujshme dhe e famshme e ktij cungimi ishte padyshim Shkodra. Mbetja e Kosovës jashtë kufijve shqiptarë shkallmoi binomin e pandashëm Kosovë-Shkodër , kupto : vendburim-vendshitje. Ky raport historiko-ekonomik mes ktyne dy njisive e kishte radhitë Shkodrën ndër qytetet ma në spik të rajonit.

Me ikjen e Kosovës , Shkodra e humbi dalngadalë randsinë e vet , u venit e njofti nji dekadencë të gjatë e të dhimbshme. Nga qytetet në udhëkryqet e botës , ajo u kthye në qytet në fund të nji rruge qorre , nga qytet pararojash u kthye në qytet që ripërtypte lavdi të shkueme , nga qytet punëmadh u kthye në qytet mendjemadh , nga lumë u kthye në gjol.

Patjetër dikush e kishte zili qytetnimin donë diskret e të paza. Duheshin shkallmue pulsat e mdhej , duheshin pre damarët e trashë. Me nji të rame , puna u krye.

Pretendimin serb se Kosova asht Serbia e vjetër e se kjo e drejtë u lindte e plotë prej disfatës së princit të tyne atje , unë e kam pa gjithëherë si ma të madhin absurd. Çdo përpjekje për t’i gjetë nji bazë racionale binomit shpartallim në Kosov-përvetsim i Kosovës më rezultonte krejt i pamundun. Simbas ksaj logjike turqit duhet të na kërkonin Torviollin se aty Skënderbeu i shpartalloi më 1448 , francezët duhet të aneksojnë Vaterlon e belgëve se ushtritë e Napoleonit ishin shpartallue keqas aty prej Uelligtonit , gjermanët të pretendonin Stalingradin se leqendisja e divizioneve të fon Paulusit në at qytet shenoi edhe teposhten e Rajhut të Tretë , ose , përfund do të ishte sikur sportklubi i Milanit ta quente si të vetin stadiumin e Ajaksit të Amsterdamit sepse , më 1972 , në ndeshjen finale të superkupës së Europës , qe rrahë keq aty me rezultatin 6 me 0.

Megjithë përparimet e mdha që ka ba problemi kosovar , çeshtja e saj ndodhet ende në tunel. Shqiptarët i tremb nji zgjidhje e pjesshme për Kosovën. Ata orvaten çdo ditë që gjithë ai haraç i randë gjaku e sakrificash të mos jetë çmim për nji liri gjysmake. Me rastin e dalzotjes së Kosovës , shqiptarët u afirmuan edhe si luftarë të Fjalës.

Ky libër yni asht nji fjalë në favor të pavarsisë së Kosovës.

                                               

                                                                            PRIMO SHLLAKU

                                                                                  dhjetor 1999









































































                                             



                                          PJESA  E  PARË





















                                 

                                              RRËNJËT











































                                               

                                 HYRJE NË TRUALLIN E DRAMËS





Kosova , kapërcyell i mijëvjeçarit , trualli i saj  , cep më cep , trualli i dramës. Dhe malet hijerënda , dhe fushat e gjera të bukës , dhe galeritë e minierave , dhe pyjet e virgjëra , dhe bari me atë gjelbërim përshkënditës , të duket sikur janë krijuar për dekore dramash të mëdha.

Qytet dhe fshatra prej guri e prej balte të lashtë , shumë herë në histori janë shkatërruar , djegur e bërë rrafsh me tokën e përsëri të ndërtuara. E përsëri si dekor për drama të reja.

Atje janë “Bjeshkët e Namuna” , jo vetëm si kufinj të akteve dramatikë , por edhe si mallkim i zi në ajrin e pushtuar të bjeshkëve , tej e përtej epopesë shqiptare ;

atje është përsëri Prishtina , kryeqendra , që shumë herë në histori është kthyer në Mekë të kosovarëve për ikje dhe kthime të mëdha si në trojet e biblës ;

atje ka kisha të lashta që krishtërimi mat fillesat e tij , të pushtuara më vonë me kryqe tjetërsoj , rrethuar me gërma cirlike të alfabetit të pushtuesit ;

atje është Prizreni , kryeqendër historike me atë akt të 1878-ës e më tej për të mobolizuar në luftë të gjithë shqiptarët e që u mbyt pastaj nga Serbia e shumë të tjerë “Made in Europe” të 1913-ës.

Atje është Drenica që në çdo betejë ia kris pushkës e para dhe tërhiqet e fundit. E vështirë të gjesh familje pa dëshmorë.

Atje ka edhe xhami të vjetra , dëshmi e një akti tjetër tragjik që zgjati 500 vjet , produkt i përthyerjes nga pushtimi osman , por edhe i lirisë , për të mos u identifikuar me atë , armikun më shekullor serb ; si apendiks i parrezikshëm tashmë , por që do të sulmohej e spekullohej me të edhe në ditët tona , që quhen moderne !

Atje është Kaçaniku , Termopilja shqiptare e shekullit të njëzet. Atje është Gjakova , i vetmi qytet në botë që thirret me emrin e lëndës që ndërton tragjeditë , ose ka emrin e rrjedhjes së asaj substance pa të cilën s’ka jetë , ose ndryshe , s’ka liri. Dhe Rahoveci është atje me afshin e masakrave të freskëta. Dhe Mitrovica me lumin Ibër në mes dhe sherrin e ngritur mbi urë si më 1913-ën !… Dhe Stari Tërgu , gjiganti i plumbit e zinkut .

Kosova është drama , që vazhdon , së paku , që prej një shekulli në trup të Evropës , me aktet e pakëputura , pa asnjë pushim në mes tyre.

Ashtu në heshtje , ashtu me perde gjysëm të mbyllur për sytë e botës , pa dëshmitarë të sinqertë , atje , regjisorë demoniakë , aktorë të zinj me dhe pa maska , kanë luajtur mizorisht vrasjen e partnerit të vet.

Që nga 1913-a , kur e ndanë nga trungu mëmë , historia regjistron qindra mijë të vrarë , qindra mijë të shkulur nga shtëpitë e tyre , mijëra të torturuar , dhjetra mijëra nëpër burgje , mijëra përdhunime ! E pra në këtë fund shekulli që është quajtur shekulli i lirive dhe i të drejtave njerëzore ; Kosova tepamje mizorish , ku nuk dihen saktësisht përmasat e katastrofës.

Trualli i saj ka qenë më vitali dhe më i përgjakuri i kombit shqiptar. Dhe pas çdo akti , sado fatal në historinë e saj , Kosova , e ruajti vetveten se gjithmonë ka patur breza të gatshëm për flijim pa kërkuar lavdinë e martirit. Ajo e ka derdhur gjakun gjithmonë ballasi me partnerin e saj historik , që dinte mizorisht të vriste. Ky ballafaqim trimëror ka bërë që , në çdo kohë , ta ruante atë gen special të racës së vet shqiptare.

Dhe prandaj është. Bashkë me dramën.

 Ajo i ka të panumërt dëshmorët dhe , kur donte të ngrinte lapidarë për ata , që i jepnin emër , sërish i duhej të përgjakej. Asaj ia vrisnin çdo vit Azem Galicën , Mic Sokolin , Isa Buletinin , Hasan Prishtinën , Bajram Currin , Sulejman Vokshin , Gërvallën , etj ,etj dhe ata , çdo vit i ringjalleshin e jetonin në çdo brez si obelisqe nderi për të gjithë kombin. Kosovës nuk ia vranë dot memorien historike.

Dhe prandaj është. Bashkë me dramën.

Ka atje në Kosovë fise me mbiemra të njohura si Joshari , Krasniqi , Klemendi , Berisha etj etj , që kanë në gjak më shumë dëshmorë se sa një qytet i tërë ; e , ndërsa jetojnë atje pleq 100 vjeçarë , Kosova është 24 vjeç se ka lindjet më të larta në Evropë. Të gjithëve u kujtohet se në shkuljen e fundit të kosovarëve kishte shumë fëmijë. Dukej sikur ishin shkulur të gjitha çerdhet , kopshet e shkollat e Kosovës ; kishte lindje foshnjash edhe rrugës siç kishte shumë lindje edhe nëpër kampe , në Kukës Tiranë , apo Maqedoni ; që kishin pelena vetëm shpresën ; siç kishte shumë e shumë të vdekur nga plagët që merrnin nga pas shpinë në ikje e sipër e për ta nuk ishte e mundur të hapnin një varr buzë rrugës. Dhe Kosova mbante foshnjat dhe të vdekurit në shpinë.

Dhe Kosova përsëri 24 vjeç !

Dhe i duhej të varroste edhe akademikë edhe poetë. Dhe i duhej të dëgjonte zërin e ndërgjegjes kombëtare me emrat Gjergj Fishta , Martin Camaj , Ismail Kadare , Rexhep Qosja , Fehmi Agani , Ibrahim Rrugova e me radhë luftëtarët e pa fund të penës Ali Podrimja , Azem Shkreli , Rexhep Ismaili , Shkëlzem Maliqi , Veton Suroi , Ali Aliu etj etj që rmiku ka dashur t’u presi gjuhën e disa i ka vrarë me plumb , si Fehmi Aganiu e Jusuf  Gërvallën me shokë.

Por Kosovës i ka munguar Eskili , Shekspiri Ipseni apo Lorka për të shkruar tragjedinë e saj. ( Siç i ka munguar edhe Shqipërisë.)

Përndryshe bota do të drithërohej , jo nga vrasjet e sajuara të një Agamemnoni , Hamleti apo Karl Moori , të cilët e ka patur me shumicë në gji të vet , por nga tragjedia e një populli të tërë me gjunjët me gjak ;

Përndryshe bota do të shikonte në popull të tërë SIZIF , që pas çdo akti të dramës kombëtare , edhe atëherë , kur duhej se kish prekur humnerën , do të ngrihej me peshën e dhembjes mbi shpinë nëpër malin thikë. Dhe ashtu si Sizifi i legjendës , ajo kurrë s’ka arritur të shohë e të prekë lirinë. Sizif shekullor buzëplasur dhe Promethe i mbërthyer në shkëmb.

Kosovës , lidhur me zinxhirë , tmerruar nga plagët , më tepër i ka rënduar heshtja dhe indiferentizmi i botës. Perënditë në Olimp dëfrenin deri në mëngjes e , ndërsa ajo rënkonte nga dhembjet e gjata , askush nuk kujtohej t’i lagte buzët e thara nga zjarrmi. Zeusit tiran i bënin temenara ndërsa korbi i zi , me sqep e me kthetra , e godiste në mëlçi !

Lufta e fundit në Kosovë , ndoshta akti i fundit i dramës së saj ! Ky akt , më i përgjakshmi , siç janë aktet finale , u shfaq në sytë e të gjithë botës. Ato kollona qindra mijshe që zvarriteshin për të dalë nga vatrat e llahtarshme të ferrit , tashmë , janë të fikësuara në memorjen e shqetësuar të botës.

Ajo ikje biblike , këtë radhë , jo për në tokën e premtuar , po për ta lënë atë , u pasua nga ai kthim po aq biblik , për ta fituar përfundimisht atë , tokën e shenjtë të Kosovës dhe lirinë e merituar qyshkur.

Drama e Kosovës po shpërdridhet dhe partneri gjakatar po tregohet me gisht.

Gongu i fundit ra. I rëndë dhe tragjik.



                                                                              P. L.























                   HIPOTEZA  RRETH  ZANAFILLAVE TË  FISIT



Nuk ndihem në gjendje me ngritë e vërtetue nji teori rreth fisit shqiptar. Deri tashti askush nuk ka dashtë me hedhë dritë intimisht mbi rrugët që çuen në faktorizimin e ktij elementi etno-kulturor në juglindje të Europës. Në pemën gjenealogjike  të familjes sime , i pari i fisit vinte prej Kuçit të Malit të Zi. Shkaqet janë të panjoftuna. Me siguri sllavët në ekspansionin e tyre , para trembëdhjetë brezash tue ia nisë prej meje , do ta kenë çue Gabet Kuçin e Malit të Zi (kshtu quhej ai) për pushime në Shllak !!!

Mjerisht agresionit të pashembullt kulturor të sllavëve prej anës sonë nuk i përgjigjen studime serioze e të thellueme. Ato që thuhen , thuhen e stërthuhen , mbllaçkiten e villen e kapërdihen prapë. Po të lejohet të baj nji llogari të vogël , gjithmonë me përafërsi , trembëdhjetë breza ,  tue marrë parasysh moshën e re që shqiptarët martohen , duhen pjestue për katër breza që ka nji shekull , e kshtu , dalim fluturim në fillimet e shekullit XVII , pra , ma kjartë , fillimi i 1600 e fundi i 1500-shit.

Pra unë jam refugjat , emgrant ose , ma saktë , imigrant , imigrant i moçëm që nevoja    ma lyp historinë ta lexoj jo si thellsi , por si vertikalitet.

Ç’e gjeti Gabet Kuçin , të parin tim trembëdhjetë brezash që braktisi ato farë vendesh në Kuç e Pipër e erdhi e u ngujue në Shllak , ku ban dreqi çerdhe ?

E thirrën sllavët e thanë në vesh që të merrte rob e robi , plaçkë e orendi  e t’i hynte ma mbrendë Shqipnisë , përndryshe do ta merrnin me sy të keq e do ta vrisnin me gjithë robë e , në qoftë se nuk do ta lenin të pakallun , do ta vorrosnin në oborrin e shpisë së vet.

Unë ktë e quej hipotezë sepse sllavët kurrë në shekullin XXI nuk kanë ba të tilla gjana. E po qe se hipotezat e mia që do të parashtroj ma poshtë do t’i duken lexuesit se nuk kanë rigorozitet “shkencor” e “akademik” , ma leni fajin mue tue thanë se nuk i paska qejf sllavët.

Shkencat tona të tredhuna prej nji servilizmi okult ndaj sllavëve as që e kanë vu ndonjiherë ujin në zjarm me shpjegue epoka që përgatitën 1386 , 1878 , 1913 , 1944 , 1968 , 1974 , 1989-1999, etj etj. Flitet për ne se qenkemi stërnipat e ilirëve e ky fakt referohet si me qenë tue thanë se na jemi të bijtë e Adamit. Askund nuk thuhet se përse kta ilirë u banë shqiptarë , në ç’rrethana e në ç’imperativa nji kombsi pjell nji kombsi tjetër , me të cilën ka vazhdimsi gjenetike. Identitetet lypin shkaqe të mdha e kambngulse për të ndryshue.



Hipoteza e parë :



                                              BJESHKA E VRRINI



Ilirët ishin nji miriadë fisesh që zenin pa dyshim pjesën ma të madhe të gadishullit ballkanik. Kufizoheshin prej fisesh ndër të cilët , fqinjët jugorë , helenët , besohet se së bashku me ilirët kishin burimin te pellazgët , nji fis i stërlashtë prej të cilit kishin ardhë të dy. Dendsia e banueshmërisë së territoreve që me përcaktim quhet Iliri (Illyria) ishte i vogël. Përveç qendrave urbane që kishin pa asnji ndryshim pamjen e qyteteve klasike të lashtësisë , areali ilir ishte i vijëzatun prej zonash të lira e të pabanueme që mund të ishin fare mirë edhe lugaje , edhe livadhe , edhe pyje , edhe prozhmije , edhe kneta , edhe moçale. Dihet se ilirët ishin përgjithësisht barij , blegtorë. Zona të mdha si puna e Dalmacisë që përbante Ilirinë bregdetare , merrnin emnin prej protagonistes së jetës ekonomike të banorëve të asaj ane : delmes (deles) , delme-Dalmacia. Edhe sot kjo zonë e Kroacisë asht e njoftun për kullotat e famshme që ushqejnë dhen sidomos.

Siç thamë ma nalt areali ilir ishte mjaft poroz në pikpamje të popullimit. Toponimet e tipit Kukës , Kukël , Kukloi (Janinë) tregojnë se qendrat e banueme ishin shumë të shpërndame e larg njena tjetrës. Në dialektin verior e në mbarë shqipen e lashtë rraja “kuk” sugjeron vetmi , izolim. Pra mendojmë se Iliria me gjithë fiset e shumtë që e banonin , si territor ajo përshkohej kryq e tërthuer prej korridoresh të pabanueme. Por nëse kta korridore nuk ishin të pabanueme për shkak të faktorit sasior demografik , ata korridore nuk ishin të patranzistueshme. Nëse ata territore nuk përmbanin elementë të infrastrukturës në kuptimin urbanist të fjalës , ata ishin hapsina anonime të nji veprimtarie ekonomike jetsore , ishin korridoret e nënkorridoret që lidhnin në kohë e në hapsinë dy skajet stinore e toksore të të gjithë veprimtarisë jetsore ekonomike të ilirit blegtor : bjeshkët e vrrinin.

Po ta shohim me vemendje i gjithë territori i supozuem ilir , me përjashtim të Myzeqesë e të ndonji ultsine tjetër , ofron reliev , ku binomi bjeshkë (vend që bie borë , hipsometër , kullotë verore) e vrri (vend i butë , strehës) asht gjeografikisht i pandamë. Termat e ktij binomi që janë të gjalla edhe sot e gjithë ditën në malet e Shqipnisë , janë skajet ma të përgjithshme të segmentit ekonomik blegtoral iliro-shqiptar. Jeta e blegtorëve iliro-shqiptarë del se zhvillohej mes ktyne dy caqesh , kishte natyrë rreptsisht periodike e pendulare si ajo e lavjerrsit të orës klasike. Ky fenomen pendular asht po kaq karakteristik edhe në Francë e quhet “transhumance”. E njajta gja ndeshet edhe në Spanjë.

Kope të mdha dhensh e dhish që i përkisnin blegtorit ilir endeshin periodikisht në sinkroni me ndrrimin e stinëve të vjetit prej vrrinit në fillim të verës drejt bjeshkës , ku në qiellin ngjyrë vjollcë indigo lulzonin kullota e luadhe edenike. Bagtitë mrizonin nën qarra e frashna të mdhej e çobania jetonte ndër tbana (stane) ku milej bagtia , zihej djathi e ndahej bulmeti. Si mbaronte vera e nata në bjeshkë akullohej e shpesh , papritmas , në ndonji mëngjes fundgushti bora tinzare e shtronte malin me të bardhë , çobania , pa nji pa dy , vente para dhentë e shumta që mbulonin shpatin e u grahte për në vrri ku vera ende kndonte me gjinkallat e barin e bamë kashtë. Kopetë e dhenve që kur zbritnin malin , synit poetik i jepnin idenë se mali po ecë , se mali po shembet teposhtë , përshkonin itinerare e korridore identike që mund të arrin edhe 60-70km gjatsi. Gjyshat e mi më tregonin për delet e Gjon Nikë Sykut , tash vonë , në vjetët ‘30-’40 , që shkonin prej malsie për verim në kullotat dimnore të bregut të Matës. Kur kalonin delet e Gjon Nikë Sykut nëpër Shkodër , trafiku në qytet paralizohej për dy-tri orë , kaq shumë dele lviznin njiheri.

Thuhet se aty nga shekulli tetë për herë të parë në drejtim të jugut u duken sllavët. Ata erdhën si nji popullsi e lirë , paqsore që kërkonte territore të lira e ngulej në ta. Patjetër sllavët duhet të kenë depërtue nëpër korridore të pabanueshme , gja që spjegon edhe mosshqetsimin e indiferencën e banorëve autoktonë. Ket kuadër historik e ketë lloj sjellje e kemi gjithandej në ato zona të Europës që u interesuen prej dyndjes së popujve. Duket se ajo që i la indiferentë ilirët ndaj ardhjes sllave valë-valë ishte edhe fakti se ata s’ishin blegtorë e , kshtu , ata nuk u hynë menjiherë e drejtpërsëdrejti në hise.

Sllavët erdhën në Iliri si bujq. Ata u ngulën , hapën toka , u morën me kultivimin e drithnave. Kjo zeje kaq jetsore , nuk i tëhujti ilirët , përkundrazi i joshi , me sa duket. Ata u afruen me sllavët , filluen këmbimet e jeta e të dyja palëve u pasunue. Të dyja palët msuen prej njena tjetrës , por secila palë ruejti ekskluzivitetin e specialitetit të vet. Kjo ndoshta ishte koha e artë e marrdhanieve iliro-sllave.

Të lidhun ngusht me tokën , sllavët u ngulitën mirë. Krijuen prej së pari fshate , qyteza. Andej edhe ai rrjet i dendun toponimish etimologjikisht sllave që ndeshim kudo në Shqipni , Kosovë e deri në Greqi. Për sllavët Iliria që nji Tokë e Premtueme. Me kushtet klimaterike , me stinët e dallueshme , dimnat e fortë e të shndetshëm , verat e nxehta e të gjata , pranverën e njomë e vjeshtat plot frute , ata gjetën rastin ma ideal që të instaloheshin përfare. Kjo bani që ata të humbin shpejt karakterin e tyne nomad të jetesës e të baheshin sedentarë. Kurse ilirët tanë me blegtoralizmin e vet pendular mbeten në vetvete përjetsisht sapak nomadë , edhe pse luhatja e tyne kryhej rreptsisht mbrenda hapsinave jetsore të autoktonisë.

Stabiliteti e jeta në kolektiva përherë e ma të mdhej mundsoi rritjen natyrale demografike të sllavëve. Kjo gja përcaktonte edhe nevojën e rritjes së prodhimit. Sllavët i rritën pronat dhe e shtuen prodhimin. Kur prania sllave nga sporadike u ba e konsiderueshme në trevat ilire , korridoret jetsore të blegtorëve ilirë filluen të ndihen të bllokueme. Ato rrugë të përjetshme , nëpër të cilat , qysh në krye të herës , ishin endë e shendë lirisht kopetë e plimta të vendasve , tashti , përherë e ma tepër , kalimi nëpër ta bahej ma i vshtirë. Tokat e punueme e të mbjellat e sllavëve filluen të gjenden përherë e ma tepër mes bjeshkës e vrrinit ilir. Ato rrugë të lira që deri para pak çobania ilire i përshkonte pa i marrë leje askujt , pa i thanë askush as ma andej , as ma ktej , tashti ato rrugë s’ishin ma rrugë , por ishin ara të mbjella me të lashta e kultura të tjera bujqsore e se , për ma tepër , ato kishin zot. Çobanë të zemruem , kryeneçë e konservatorë do t’i kenë thekë kopetë e tyne të panumur ,ndjekse të nji itenerari të memorizuem , ndër toka të mjella e bashtina të lulzueme. Mbas kalimit të kopeve , mbrapa kishte mbetë batërdia. Puna e nji stine e mundi i nji vjeti kishin shkue dam.

Ndoshta ky ka qenë konflikti i parë i ilirëve me sllavët , nji konflikt bazilar ku secila palë kërkonte me mbrojtë burimet e veta të gjallesës. Mbas lulzimit të shkurtë të mardhanieve iliro-sllave , përplasja ekonomike që vinte për shkak të ndamjes së ngurtë të punëve , shkaktoi turbullim serioz. Ky turbullim do të vinte tue u ba përherë e ma i komplikuem. Natyra e tij nga kulturore e praktike , do të bahej politike e shtetnore. Frekuenca e tij nga nji ose dy herë në vjetë , do të bahej turbullim epoke e , nga epoke , do të bahej turbullim jete. Ilirëve naivë që e kishin pa me sy tolerant e të dhimbshëm ardhjen e sllavëve , ktyne emigrantëve të Mesjetës , në kushtet e reja që krijoi instalimi e parashkrimi që ata fituen , iu desh ta merrnin vesht në mnyrë të pahirtë se kishte marrë fund koha e artë pellasgjike kur ata kishin jetue të lumtun në vetminë e paqes pastorale mes qiellit vjollcë , prralljes së fyellit e lirisë së pakufi. Kriza e hershme me sllavët shenoi edhe krizën e fisit ilir si entitet. Bota ilire ishte në rrezik. Me bujqsinë në dorë të rivalit çdo rezistencë ishte e pamjaftueshme. Filloi nji valë asimilimi , e fortë në periferitë , ma pak e fortë në zonat e mbrendshme. Geni fisnik ilir po birte energjinë e vet vitale. Përhapja sëmbrendshmi e valës së avancimit sllav gradualisht e në mnyrë të pakthyeshme do ta shkaktonte asgjasimin e tij.

Në mos vetë thania “dardha e ka bishtin mbrapa” , por sigurisht përmbajtja e saj , duhet të jetë e vjetër sa vetë koha , për të cilën fola

                                                                                         

                                                                                         P. SH.









































































                                                    RRËNJËT



Arbëria (Albania ose Shqipëria) mijëravjeçare me shtatin e vet ngritur buzë detit Adriatik , ka qenë kufiri ku Lindja dhe Perëndimi preknin vetveten. Mbi të janë përplasur më të egrat furtuna e , në këtë udhëkryq marramendës , asnjë herë nuk është turqizuar a sllavizuar. Vazhduese e përdrejtë e Evropës , lakmuar gjithmonë nga fqinjët , historikisht edhe pengu i luftrave evropiane , edhe shesh betejash edhe mbrojtëse e vlerave evropiane , por edhe viktimë tragjike e saj.

Ky trung i moçëm në zgrip të Lindjes dhe Perëndimit asnjë herë nuk i ka nderur degët e veta për të bërë hije mbi tokën e tjetrit. Përkundrazi , kalimtarë të shumtë e qëllonin me sopata për ta prerë e gjymtuar e , ndërsa i këputeshin degë e gjethe e lule , hidhte shtat brenda vetvetes , në rrënjët e saj , thellë e më thellë në tokën e vet , të moçme sa bota , duke u idetifikuar kështu vetëm me rrënjët.

Shpesh bota e ka parë Shqipërinë vetëm në sipërfaqe , ashtu të pakur e të gjymtuar , në zhdukje e sipër , si fantazmë të dikurshme , pse jo , edhe si “shprehje gjeografike” sipas Bismarkut në Kongresin e Berlinit. Ndërsa gjermanë të tjerë dhe personalitete të spikatur anë e kënd Evropës , do përqëndronin studimet e tyre pikërisht në RRËNJËT e saj dhe do t’i tregonin botës vitalitetin e një kombi , vazhdues të ilirëve të lashtë , që nga fillesat , që kurrë nuk u zhduk falë autoktonisë dhe vlerave të saj.

Në brigjet e saj janë përplasur qytetërime që më shumë i kanë marrë se sa i kanë dhënë Shqipërisë. Dy herë shkoi Lindja nëpër të , veshur me mburojat helenike dhe bizantine , e shkeli dhe e mbajti qindra e qindra vjet , por duke dashur ta gjunjëzojë e ta asimilojë , Shqipëria njëkohësisht ishte rezervuari ku , njëri pas tjetrit , grekët , romakët , bizantinët dhe sidomos turqit pandërprerje merrnin gjak nga damarët e saj. Raca shqiptare në përpjekjet , shpesh në tekun e thikës së ekzistencës së saj , mbushte grryerjet e luftave të njëpasnjëshme dhe shpesh , duke tronditur një qoshe të botës , me gjeninë e saj , vënte vulën mbi popujt e kërrusur. Dilte herë pas here me emra të mëdhenj ;Pirrua i Epirit , Mehmet Ali , Gjergj Kastrioti , Ali Tepelena , etj etj , duke mbrojtur emrin e mëmëdheut në rrënjët e tij e , të dehur edhe nga lavdia ballkanase , jepnin edhe më shumë për të tjerët. E sot , më tepër se ne , krenohet me ta Egjipti a Greqia , Turqia a Rumania me emra kryeministrash , gjeneralësh a ministrash me zë…

Katër herë kaloi nëpër Ballkan Perëndimi i armatosur me romakë , normanë , anzhuinë e venedikas e , nëse nuk e mposhti Arbërinë , mbushte me farën elite ilire legjionet e panumërta e më të shquarit i bënte perandorë. Ndërsa , të shquar të tjerë me emrat Bardhyl , Teuta , Genti , Batua etj , duke u ndeshur dhëmb më dhëmb me pushtuesit , do derdhin gjakun atje , pikërisht të Rrënjët që , pas çdo ere të ngrohte të çelnin filiza të reja…

Edhe kur në trojet e saj , nga veriu në jug , krishtërimi ndahej e kryqëzohej mes vetes , Arbëria mbajti karakterin latin. Edhe atëhere kur Leon Izaurini III e ndau Epirin dhe Italinë e poshtme nga kisha romake dhe e shtroi nën Patriarkanën e Kostandinupolit , edhe atëherë kur plasi përçarja e madhe (863 , 1054) , ishin pikërisht peshkopët e veriut e të jugut që mbështetnin papatin në luftën kundër Bizantit e kundër orthodhoksizmit fanatik në Ballkan.

                                     Duke u mbajtur pikërisht te rrënjët e origjinës së vet , katoliçizmi , jo vetëm që nuk u zhduk kurrë në Shqipëri , por i dha Kishës së Romës një varg shënjtoresh si Valpi e Lauri në shek II që në kishën e vjetër të Ulpjanës , i dha Niketë Dardanin , shenjtin dhe autorin e himnit “Te Deum Laudamus” , i dha Shën Jeronimin nga Stridoni , që frymëzoi shumë piktorë të kohës dhe përktheu Dhjatën e Vjetër në greqisht e latinisht ; i dha Romës Klementin XI , papën , që mbretëroi mbi 20 vjet. Edhe në kohët e reja , nga gjiri i saj dolën një varg peshkopësh që u bënë apostuj të shqiptarizmës si Gjon Buzuku , Prjetër Budi , Frang Bardhi , Pjetër Bogdani deri te peshkopi Pal Engjëlli që njihet si autor i të famshmes : “Un të pagëzonj pr’emnit Atit e t’Birit e t’Shpirtit shenjt” më 1462 , në shqipen e shkruar.

Por te historia e Katoliçizmit është dhe historia e orthodhoksizmit. Fakti që shqipëria nuk u bë vetëm katolike , flet për interesa e luftra e pushtime zonash pas ndarjes së madhe të kishës ( në lindore dhe perëndimore ).

Shqiptarët i dhanë edhe Kishës Lindore shënjtorë dhe episkopë të shquar si Shën Nifonin nga Lukova (shek XV) , Kryepeshkopët Kostandin Kambasilla (shek XIII) , Dhimitër Komatianin e Ohrit (1220) , Gjergj Bardhanin e Grebenesë etj. Autoqefalia shqiptare u takon rrënjëve të historisë e sidomos në trevat e Durrësit , Ohrit , Beratit , Vlorës , Artës ka dëshmuar rrënjët dhe thinjat e mesjetës , për të vazhduar në kohët e reja me fytyrën e ndritur të kryepeshkopit të parë të saj Fan. S. Nolit e për të ardhë në ditët tona te NOBELISTJA e madhe , shenjtorja universale , NËNË  TEREZA e Kosovës.

Edhe sot , Lindja dhe Perëndimi , mund të marrë nga Kombi i vogël shqipëtar madhështinë e tolerancës dhe bashkëjetesës së tre feve katolike , orthodhokse e myslymane , pasojë , jo e dëshirës , por e dhunës ushtruar mbi të , por që , gjithmonë , duke ruajtur fytyrën dhe vlerat perëndimore ka atë të veçantë , sintetizuar , në besimin e vet “FEJA  E  SHQIPTARIT , SHQIPTARIA.”

Ndoshta kjo qe një arësye më tepër që Perëndimi i civilizuar kristian (NATO me në krye SHBA) , nuk ra nën pallavrat e Serbisë për një luftë fetare të orthodhoksizmit kundër myslymanëve të Kosovës e të Bosnjës dhe , më në fund , vendosi të ndërhyjë forcërisht për të mbrojtur paqen dhe drejtësinë në një vend të nëpërkëmbur në shekuj.

Lisi i Kosovës është mijëra vjeçar , është trungu i  moçëm dardan , është njëri nga rrënjët e ilirëve dhe vazhdues i drejtpërdrejtë i tyre. Paçka se i përzhitur nga luftrat , ai mbijetoji , pikërisht , se nuk u tund kurrë nga rrënjët.

“Historia e popujve të Jugosllavisë” botuar në Beograd më 1972 , si dhe qindra monografi të autorëve : J. Cvijiç , V. Gjorgjeviç , A. Urosheviç , M. Garashamin e kompani , kanë dashur që t’i presin këto rrënjë , të paktën dy mijë vjeçare, e të mbjellin në vend të tyre farën serbe , por që faktikisht kanë rezultuar në shkurre të hidhura , që nuk i honepste toka e Kosovës.

Qindra studues të huaj nga e gjithë bota kanë dëshmuar për rrënjat autoktone shqiptare. Për të mos e rënduar me të vërteta të padiskutueshme shkencore dhe historke , po parmendim vetëm disa , që citon Hamit Kokalari në librin e tij “Kosova – djepi i shqiptarizmit”. 1943 , i ricituar nga Trim Gjata.

1.Ami Bue’ me veprën e tij “Turqia evropiane” 1840 ; 2. Georg von Han me “Studime shqiptare” 1854 , provon se shqiptarët janë banorë autoktonë , pasardhës të ilirëve , epirotëve , dardanëve , etj , etj fise të lashtë. 3. Lordi E. Ficomoris , komisar i posaçëm i Anglisë në Kostandinopol dhe anëtar i komisionit ndërkombëtar për caktimin e kufirit shqiptaro-malazez , në notën e vitit 1880 njofton qeverinë britanike për të gjitha qyetet e fshatrat e Kosovës që pa diskutim janë shqiptare. 4. E Mavromatis , konsull grek ( 1876-1881 ) në Shkodër. Në revistën e tij “Akropol” , thotë se Shqipëria etnike përmbledh pesë krahina. “Ajo shtrihet nga Mali i Zi deri në Gjirin e Artës dhe nga Pindi deri në Shar” 5. Ljuba D. Kujunxhi , gjuhëtar serb botues i “Fjalor serbisht-shqip” 1902 , ku u bën thirrje intelektualëve serbë të mësojnë shqip  se një pjesë e Maqedonisë dhe Kosova flet shqip. E shumë të tjerë me radhë si : princi Albert Gjika ( nga fisi i Elena Gjikës ) , Gabriel Luis Zharej me dy libra : “Shqipëria e panjohur” 1913 dhe “Në shtetin e ri shqiptar” 1914 , D’Eturnel de Konstan , Emil Kan ,Edith Durham – njohëse e rrallë e shqiptarëve dhe besnike e së vërtetës , në librin “20 vjet trazira ballkanike” 1920 , Justin Godar “Shqipëria 1921” i cili ka shëtitur Shqipërinë e thotë : “… Kemi parë rënimet. Kemi pyetur : kush i ka bërë këto ? Na thonin : Këtu Greqia , aty Italia , atje Serbia , atje Austria …”, Antonio Baldaci “Shqipëria” 1929 shkruan : “…Albanezët apo shqiptarët – siç vetquhen ata me krenari – rrjedhin probabilisht nga një popullsi pararomake e ndofta edhe para helene në Ballkan…”, Carlo Taliavini akademik italian “Dardania dhe Maqedonia veriperëndimore” 1942 , etj , etj.

Burimet arkeologjike e lunguistike të Dardanisë rrjedhin që nga shekulli  IV para Krishtit. Tezën se kosovarët janë dardanë në rrënjën e tyre e kanë mbështetur shumë shkencëtarë si A. Stipçeviç , E. Dobruna , P. Kaban , N. Duriçiç , Z. Mirdita , S. Alamani , E. Shukriu etj , bile para vitit 1981 , edhe studiues serbë e jugosllavë si M. Grashanin , F. Papazoglu etj.

Rrënjët ilire (dardane ) i gjejmë në të gjithë inventarin e gërmimeve arkelogjike , në studimet antropoligjike , në konstitucionin shpirtëror , të pa këputura  në të gjithë hapësirat e “Kulturës së Komanit” zbuluar në trevat e Shkodrës , Lezhës , Pukës , Matit , Mirditës , Krujës , Vlorës , Tiranës , Durrësit dhe veçanërisht në ato të Kuksit , Ohrit dhe në të gjithë Kosovën e sotme. Pra , gjejmë kështu vazhdimësinë etnokokulturore iliro-shqiptare , me të njëjtat procese zhvillimi , që nga Dardania deri në Epir , pra në të gjitha trevat arbërore.

Këto të vërteta nuk kanë dashur t’i njohin serbët e sorollopi i tyre , megjithëse janë të shkruara edhe nga shkrimtarët anktikë si Herodoti , Polibi , Livi , Straboni , N. Damasku , Apiani.

Vazhdimësia e emrave antikë ilirë , i toponomastikës , i kulturës shpirtërore , veçanërisht i gjuhë shqipe , është bërë objekt i sudiuesve të nderuar evropianë si : G. Hann , E. Çabej , M. La Piana , Tomashek , Kreçmer , F.Ribenko , N. Jokli , P . Skok etj.

Por shkurret serbe propagandistike , mbinë kudo në ish Jugosllavi , e fatkeqësisht morën rrugën e u shpërndanë gjithandej , n Evropë e më tej , paçka se bari i zi u u servir si pemët më të larta e më të moçme.

Lexuesi jo ballkanas , që e shikon historinë aq sa mund të ndriçojë të sotmen dhe të nesërmen , duke u mbështetur vetëm në vlerat e saj e për të mos përsëritur gabimet , mund të pyesë : pse gjithë këto historira të vjetra ? Kujt i shërben historia e qindra vjetëve të shkuara ? E më tej : pse i drejtohen kaq shumë ballkanasit historisë ? Akoma s’u ngopën me historitë e tyre ?!

E çuditshme mund t’i duket lexuesit perëndimor , vërtet , por duhet të jemi më të duruar e më realistë. Jemi në trojet e Ballkanit. Furtunat historike , të lashta dhe të reja , asnjë herë nuk e kanë pastruar “oborrin e pasëm” të Evropës plotësisht , edhe pas luftërave të mëdha , edhe pas shkatërrimeve gadishullore. Tërmetet lënë pas gërmadha. Copa popujsh i ka përplasur aty këtu dhe mbi shpatullat e tyre , dhe kockat kanë mbledhur ujë. Nuk besojmë të ketë zonë tjetër në botë , që nga mesjeta deri sot , si Ballkani , mbërthyer me sherre etnike dhe urrejtje shekullore ; prej këndej kanë zënë fill edhe luftrat botërore , këtu kanë qenë të panumërta luftrat lokale dhe që nga lashtësia , fuqi të mëdha të Lindjes dhe Perëndimit kanë ndërtuar aleanca për interes të tyre.

Të paktën 200 vjetët e fundit këto vezë i ka ngrohur serbi i vetmi popull jo autokton në Ballkan dhe gjarpërinjtë e urrejtjes i ka shpërndarë gjithandej duke helmuar me gjakun shovinist sllav të gjithë gadishullin. Zbritur nga humbellat sllave , e ngulur përdhunisht në tokat e tjetërkujt , pikërisht sepse i mungonte identiteti pra , i mungonte vetvetja , Serbia , e varfër dhe mjerane , kur zbriti në Ballkan , por dhe e egër e mizore , sajoi mithet dhe rrënjët e mashtrimit historik.

…Udesh kjo lufta e fundit që bota perëndimore të hidhte bomba përmbi të dhe në 77ditë të hidhte edhe dritën e së vërtetës historike.

Perdja tragjike e kombit shqiptar u ça , Kosova u bë kryefjalë e botës dhe ( vonë , shumë vonë !) fundshekulli i njëzetë i duhet të zgjidhë edhe atë të ashtuquajturën “E drejta historike serbe” që kurrë s’ka qenë as e drejtë , as historike.

Por vjen një ditë që çibani me qelb çahet. Shkurret nuk kanë rrënjë si lisat e ato kurrsesi nuk mund të barazohen me malet dhe fushat e Kosovës.

Malet dhe fushat janë atje të patundura ; dhe lisat dhe gjelbërimi , dhe lumenjtë dhe buronjat e Kosovës janë atje , dhe varret e stërgjyshëve dhe monumentet , dhe minierat dhe foshnjat e lindura në ditët e luftës , gjithçka dardane , gjithçka shqiptare ngrihet dhe shkul rrënjët e mashtrimit historik serb.



                                                                                       P. L.              

     

























                         DHEU I SHKRIFËT E DHEU I NGJESHUN



Thonë se dheu i shkrifët ka dendsi ma të vogël se dheu i ngjeshun. Pra , kur dikush hap nji gropë , ai dhe ka vllim ma të madh se gropa prej ku ka dalë.

Në Kosovë kjo nuk asht e vërtetë. Vorret vetiake ose kolektive formojnë një gungë mbi rrafshin e kjo ndodh jo për shkak të ndryshimit që ka në vllim dheu i ngjeshun me dheun e shkrifët. Shkaku i gungës asht nji trup pa jetë njeriu ose nji mori trupash pa jetë njerzish që janë mbulue me dhe ta shkrifët , i cili dalngadalë do të bahet dhe i ngjeshun.

Autorët e ktyne gropave janë nervozë që duhet të mihin dhena , punë e lodhshme kjo. Shajnë. Shfryjnë. Të djersitun e prej dhimbjes së fshikave në duer , çirren se kufomat duhet të leheshin jashtë të pakalluna , se ashtu e meritonin.

Por ndodhej pranë tyne gjithnji nji që ishte ma i qetë , ma esull , që i merrte me të mirë e u jepte kurajë që ta çonin gropën te njimetri i gjysëm. “Nuk mund t’i lamë të pakallun , thoshte. Na që nuk i lamë të na vrisnin me jetën e tyne , nuk u marrosëm t’i lemë me na vra me vdekjen e tyne. Gërmoni.”

E kazmat rrahin me furi , tamam si të ishin anmiket e dheut të ngjeshun.

Rritet numri i vorreve. Vorre nji mbas nji. Rresht vorresh. Dikush ka sensin e simetrisë bujqsore e ato gunga dheu kanë njifarë rregulli. Ashtu nji mbas nji më përngjajnë me vija gradash ndër spaleta. Por ato janë shumë. Ndoshta mjaftojnë për me mbushë spaletat e nji divizioni që do të gradohet për ket vepër të vetën , ndoshta të nji ushtrie të tanë…

Njerz me emën nën dhe të shkrifët me emën. Njerz pa emën ende nën dhe të shkrifët që ende s’ka emën. Pse ?

Perënditë kishin etje. Anatoli & Frans.



                                                                                         P. SH.





















“Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb , dëshmi e inteligjencës sonë natyrore”

                                                                                                                    D. Qosiq





                                   RRËNJËT E MASHTRIMIT



Janë të vjetra rrënjët e mashtrimit dhe Serbia ka të drejtë të krenohet se ka histori të pasur dhe të motçme. Shumëkush besonte se Sllobodan Milosheviçi do firmoste marrveshjen e paqes në Rambuje , por të gjithë gabuan. Ishte një pikë në atë marrveshje që Kosova mund të kalonte nga një vetqeverisje në pavarësi. Sipas mendësisë serbe kjo donte të thoshte të firmosej përmbysja e Serbisë së vjetër , të varrosej kauza shekullore , që e kish fituar (Kosovën) me aq dhunë , me aq luftra.

E pra , më mirë të përballej me bombardimin e NATO-s , se sa ta humbte paqësisht Kosovën.

Ishte kjo një çmenduri , aventurë donkishoteske apo qëndresë e përllogaritur , dreqi e merr vesh , por thotë fjala jonë “Më parë të merr mëntë , pastaj gjënë”. Me sa u duk pati shumë analistë perëndimorë që nuk e njihnin sa duhet afshin nacionalist , etjen për gjak , që kishte ndezur Milosheviçi në mbarë Serbinë ; që nuk e kuptuan se ky car i ri , më aventurieri i carëve të mesjetës , kishte rreth dhjetë vjet që kurdiste planin e ri përfundimtar : spastrimin tërësor të Kosovës nga banorët e saj.

Dhe kish të drejtë të akuzonte edhe car Dushanin edhe car Stafanin edhe car Josifin. Bëheshin qindra vjet që ata e kishin Kosovën , por jo kosovarët. Nuk kishin dhënë rezultat as vrasjet , as burgjet , as shpërnguljet e qindra mijë kosovarëve (nga trojet e Serbisë natyrisht !)…Atë e tmerronte mosha mesatare e tyre (24 vjeç). E pra , spastroji të gjithë ! Spastroji me pleq e plaka , me kuç e me maç ! Në atë vend të mallkuar me emrin “Kosovë” mund të mbretërosh vetëm në një tokë të boshatisur krejtësisht . (Ju betohem që ne kështu e gjetëm : bosh , bosh fare ! Se nga mbiu fara e tyre as dreqi s’e merr vesh !)

Dhe i kishte të gjitha : popullin tërësisht me vete , kishën po se po , avionë e tanke plot , artilerinë më të fuqishme nëEvropë… “ 50 mijë ushtarët e mi , mund t’i dalin Ballkanit kryq e tërthor ; të vendosin paqen përfundimtare , de !”

Në tavolinën e punës kishte edhe memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve. Të shkretët profesorë , me e pa mjekër që parpara 13 vjetëve (1986) deklaronin : “Fati i Kosovës ngelet çështje jetike e popullit serb. Në qoftë se kjo çështje nuk do të zgjidhet me rezultatet e një lufte të imponuar …, kjo pjesë e Republikës së Serbisë dhe e Jugosllavisë , do të bëhet çështje evropiane me rrjedhimet më të rënda e të paparapara.”

…Ta marrë vesh gjithë bota , pra se sa kushton “e drejta historike serbe” !

Për të imponuar këtë të “drejtë” , gjithmonë konstante , sistematike dhe thelbësore , printe politika shtetërore që me këmbënguljen hegjemoniste ekspansioniste është , ndoshta unikale në llojin e vet.

Që kur po shkëputej nga Potra e Lartë (1844) , Ilia Garashanin hodhi në kartë programin e shtetit serb. Lexohet e zeza mbi të bardhë : “Shteti serb duhet të zgjerohet dhe të forcohet në bazë dhe mbi themelin e fortë të perandorisë serbe të shek XIII dhe në bazë të historisë së lavdishme serbe.”

Në dy shekujt e fundit , serbët i treguan botës se janë të zotë , se , si një formacion kompakt ushtarak , krijuan taborre politikanësh në breza , shkencatarë e dishepuj me firma të mëdha , që treguan se Kosova , jo vetëm është një “e drejtë historike serbe” por madje thelbi i saj , djepi i saj , zemra e saj ! Sipas kësaj logjike , t’i japësh Kosovës të njëjtin status si i Serbisë , do të thotë të copëtohet territori historik i saj …

…Sipas altoparlantëve serbë “të cilët kanë gjithmonë të drejtë” , bota (dhe Kosova , Dardania , ilirët a pellazgët) ka filluar nga shek XIII pas Krishtit. “1300 vjet pas Krishtit dhe mijëra vjet para tij , (pse jo !) Ballkani ishte mbushur me majmunë me bisht… Ata që prenë bishtin të parët ishin serbë. (!)

Le të vazhdojmë me historitë e bishtit të prerë !

Më 1845 Zhan Bugarskit , duke fikësuar hartën e Serbisë , i shkajti lapsi dhe përfshiu me bojë të kuqe edhe të gjithë territorin e Kosovës. E shtypi mirë e bukur në Beligrad këtë hartë dhe shkroi sipër : “Stara Serbija”. E kunguan priftërinjtë këtë lloj zhaku e filluan këngët pastaj : Se nga dolën ca gojëdhëna të moçme , kreshnikët e njohur shqipëtarë na u bënë serbë , filluan të nesërmen të flisnin serbisht dhe u bë , mithi u ndërtua i plotë. Prej këtej do të nisnin qindra monografi historike , etnografike , gjeografike , antropologjike ; do ushqenin njëri pas tjetrit breza të tërë serbësh ; do ndërtohej një propagandë agresive e imponuese , do jepte bekimin nëna e madhe Rusia etj ,etj ,etj.

Profesorë dhe akademikë serbë , të bekuar nga kisha orthodhokse ruso – serbe , të dekoruar në Beograd ,do futeshin në garë njëri me tjetrin për të justifikuar atë “Stara Serbinë”.

…Kosova po se po , që është jona , po pse jo edhe Shqipëria e Greqia. S’e dini ju këngën tonë të vjetër “Nash Selanik” ?! J.Cvijiç , një nga më të shquarit gjeografë e antropologë më 1921 shkruante : “Serbia ka të drejtë historike të okupojë Shqipërinë dhe Greqinë sepse këto vise në Mesjetë kanë qenë në kuadrin e Serbisë. Për hir të pavarësisë së saj ekonomike , Serbia duhet patjetër të dalë në Detin Adriatik. …Kjo do të thotë se duhet të pushtohet krahina me popullsi të huaj , por këtë e imponojnë interesat ekonomike të serbisë.”.

No koment !

Disa vjet më vonë , doli më i shquari akademik , Vasa Çubrilloviçi. Dëgjojeni ! “Kosova dhe Metohia janë konsideruar si qëndra strategjike e Ballkanit. Ne , duhet me çdo çmim të marrim etnikisht Kosovën e Metohinë duke dëbuar me këtë rast shqiptarët nga shteti ynë. Luftrat janë momenti më i përshtatshëm…”

…Nisi shija e gjakut ! Çubrilloviçi (1939) tregoi se si mund të zhdukeshin fizikisht shqiptarët e Kosovës. Terror masiv deri në çfarosje ! E pra , Millosheviçi s’bëri gjë tjetër veç kësaj ! Dhe të mos harrojmë se V. Çubrilloviçi ishte anëtar i Akademisë Sovjetike e më pas u zgjodh në krye të Akademisë Kombëtare Serbe !

Kush “argumentonte” historikisht e shkencërisht atë “Stara Serbinë” me zemrën në Kosovë , mbulohej me nderime. Shkrimtari Dobrica Qosip , mbushte me urrejte kundër shqiptarëve të gjitha veprat e tij , arriti bile , të bëhej edhe president i Jugosllavisë.

Të tjerë shkrimtarë , ndonjëri dhe nobelist , do çmoheshin vetëm mbi patriotizmin e tyre antishqiptar. Ndonjë prej tyre , që guxoi të thosh të vërtetën si Kish , Bogdanoviç , Kovaç etj “u mbuluan nga zallahija e përgjithshme” siç thotë Kadareja. Më i sinqerti në korin nacionalist duket akademiku D. Qosiq , i cili mori një doktoratë plus , kur orientoi : “Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë , njëkohësisht edhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore.”

E pra , ç’prisni më ? Kështu mithi është i plotë. “Stara Serbija” u kthye në program e koncept etnik e gjeografik për të kaluarën e lashtë dhe për të ardhmen. Historianët seriozë faktojnë se shteti serb është krijuar në shek XII në krahinën e Shumadisë , në Rashë. Këtu nisi të përkundet për herë të parë djepi serb. Gjene çka ! Ndoshta “Rasha” në serbisht shqiptohet “Kosovë” , megjithëse kjo e fundit (djepi) kish qindra e qindra vjet që përkundej nga duar të tjera jo sllave , në shtëpinë e vet. “Në zallahinë e përgjithshme të mashtrimit” ka patur edhe zëra që kanë thënë të vërtetën duke i ruajtur veshët nga daullet e zhurmave. Konstandin Jireçek p.sh. , autoriteti kryesor i historisë së Serbisë , duke trajtuar etnogjenezën serbe shkruan : “Vetëm vendet e ndodhura në mes të maleve shkëmbore të Malit të zi , krahinave si dhe ujrave që derdhen në lumin Morava , janë atdheu i serbëve”. Ose historiani serb Stojan Novakoviç , në librin “Probleme serbe” thotë : “Qendra e vendit serb u formua nga fusha e Limit , rjedhje që ndan Bosnjën nga Serbia…” Siç e argumentojnë edhe dhjetëra të tjerë , ( veç Jireçekut e Novakovoçit ) këto vende , pra Serbia ndodhet “përafërsisht midis Danubit në veri dhe viseve të Kosovës , Metohisë e Malit të Zi në jug”. Atëherë si qenka ky djep i lashtë i saj në Kosovë ?!? Asnjëherë kosovarët nuk e pranuan atë “djep”. Ata e dinin brez pas brezi se në ato dhoga të atij djepi flinte djalli , djalli serb. 1500 vjet fqinjësi nuk u hëngër buka me atë djall. 200 vjet pushtim i kishin ndarë rreptësisht trojet e bashkekzistencës. Kosova , shumë herë para serbit e më pas kish ndërruar pozicionet shtetërore , por kurrën e kurrës ato etnike.

Ndërsa Kosova si “zemra e Serbisë” është më e kuptueshme. Serbia e kërkonte zemrën jashtë vetvetes ! Zemra e saj lëvizte andej e këndej nëpër kryeqytetet e viktimës. Ohri dhe Prizreni kanë qenë zemra e saj (kryeqytete). Bile dhe zemra e patrikanës serbe , e këputur nga Roma e Bizanti , e ndërroi folenë e zemrës nga Zhica në Pejë…(Tani së fundi , siç dihet , u përmbysën themelet e Stara Serbisë e , sipas logjikës së mashtrimit të madh ata duhet të ruanin , të paktën zemrën e tyre , Prishtinën , Kosovën.) Por gjetën një mënyrë tjetër më demokratike : shkuljen e zemrës , hedhjen në erë të saj… ( Flitet se për të vrarë 2 milion shqiptarë , ata që do shpëtonin nga lufta , kanë vendosur  një milion mina…, flitet se në një kishë në Pejë , mu në hyrje kishin shkruar serbisht : “o zot , na ndihmo të shfarosim shqiptarët”…dhe me sa duket zoti i tyre , që njeh vetëm djallin , i dëgjoi )… Edhe pak : për të kuptuar 170 vjetët e fundit të Serbisë le t’i drejtohemi enciklopedisë ruse , botuar në Moskë më 1952. (Rusia cariste mikja e madhe e Serbisë , denbabaden , e ka ndihmuar atë në çdo hap të ekspansionit.) Shikoni që rusët (si miq ) nuk i kanë mbuluar dot petët e byrekut serb : “Serbia kishte në fillim në përbërjen e saj veç Beogradit disa qytete të vegjël si Shabaci , Pozharevaci , Valjevo dhe Smeredevo , duke patur si kufi veroir lumenjtë Danub dhe Sava. Në vitin 1833 Serbia u zgjerua nga jugu duke aneksuar një zonë me qytetet Uzhice , Knjazhevaç , Aleksinaç deri në Nish. Pas Kongresit të Berlinit (1878) Serbia fut nën zotërimin e saj një pjesë që dikur i përkiste Bullgarisë (Nish , Pirotit , Leskovaç , Vranje).

Më 1913 ajo do të merrte Kosovën dhe dhe territoret shqiptare në Maqedoni duke kërkuar kufinj me Greqinë…Pas Luftës së Parë Botërore , me rënien e perandorisë austro-hungareze , Serbia zgjeroet drejt veriut , duke gllabëruar Vojvodinën e pasur , që banohej nga hungarezë.”

Pastaj brenda këtij shekulli Serbia , me mballomat e saj , do të quhej Jugosllavi (1918). Më 1945 në përbërjen e këtij shteti surrugato do përmblidhej Sllovenia , Kroacia , Bosnje-Hercegovina , Maqedonia , Mali i Zi dhe dy krahinat e pasura Kosova e Vojvodina (R.F.S.J)

E tani këto republika e krahina do të jetonin të lira sepse ato do kishin mbi kokë çadrën mbrojtëse të motrës së madhe Rusisë ose B.R.S.S. ; veçse kërkohej rregull , qetësi , bindje dhe të gjitha flisnin serbish e rusisht…Komunizmi po lulëzonte dhe atdhe po bëhej internacionalizmi proletar !

Kështu mashtrimi historik serb i kishte gjetur përfundimisht rrënjët e veta , edhe aleatët edhe vulat e mëdha nga të gjitha kancelaritë e Evropës dhe të O.K.B.-së. Mashtrimi serb kishte fryrë si ajër i zi tejpërtej kontinenteve dhe kish mbushur me blozën e tij mijëra faqe librash ; nxinte ai edhe nëpër botime enciklopedike , nëpër traktate e nëpër tavolina diplomatike dhe , për çudi e për turp , nuk dukej i zi , por i bardhë. Vetëm vulat nxinin. Bota mbulonte mashtrimin sllavo-serb me sy të lidhur.

Pas kësaj lufte në fund të shekullit XX , falë krimeve të reja të nxitura nga kasta e Millosheviçëve , si reminishenca të fundit të sllavokomunizmit që , megjithëse qe goditur në kokën e vet , në Rusi , akoma për zi të saj , kërkonte të bënte kokë nga këmbët.

Bota perëndimore , që nuk i pëlqente të prishte uikendet e veta , hapi sytë ditën e hënë dhe pa se nga Ballkani po vinin përsëri erërat e luftës… Gjithandej analistët filluan të shkonin dhe të kritikonin “të drejtën historike” serbe. Shtetet e mëdha duhet të verifikonin “vulat” e tyre , pra , dhe vlerat e civilizimit perëndimor.

Tashmë ishte e qartë : sajesa e Jugosllavisë si shtet federativ , me frymë sllave ishte varur vertikalisht në Ballkan si qeskë qelbi dhe infeksioni ishte total. Urrejtjen ballkanike e mbante ndezur si kërcënim për Evropën , harku sllavo-ortodoks i vjetër e i ri , Rusi-Serbi-Greqi , në dukje kundër harkut tjetër , një breg i të cilit ishte myslymanizmi me qendër në Turqi e bregu tjetër vendet e NATO-s. Si gjithmonë në kryqëzim të harqeve , kombi shqiptar. Si gjithmonë Kosova derdhte gjak. Mbi supe të saj , tashmë , urtësia shqiptare përbënte faj. Genocidi barbar serb vazhdonte me përpikmëri . por çibani me qelb kishte plasur. Farmacia antibiotike deri në minutën e fundit e serisë (Hollbruk) kishte dështuar. Kirurgjia ishte domosdoshmëri , në mos… Operacinet derdhin gjak dhe kanë nevojë për gjak.

Duhet ta themi prerë se thika kirurgjikale që preu e ndau Slloveninë , Kroacinë Bosnjën (Maqedoninë pa gjak) pastroi qelbin serb që kishte mbuluar organizmin e këtyre kombeve. Qelbi ishte i zakonshëm , në ngjyrën e verdhë ose mavi (qelb e gjak bashkë ). Dhe Nomet e O.K.B.-së nuk u trembën nga ndryshime kufijsh. Ndërsa shtrati i qelbit ishte në Kosovë , në “zemrën” e Serbisë ! Ky ishte një qelb i stazhionuar , i zi , ishte një qelb serb , që kish prekur kockën , që ishte fosilizuar në shekuj si shtresat e qymyrit nën dhe. Rruazat e kuqe të gjakut kosovar luftonin e luftonin , por qelbi i hante e i hante dhe…dhe , si shpëtim prej qiellit a prej zotit , ekipi kirurgjikal kishte emrin “NATO”

Operacioni ishte emergjent. Kosova shtrirë gjatë e gjerë , me sytë hapur , pa narkozë , do shikonte gjakun e vet të merrte rrugët dhe do duronte dhembjet si Prometheu mbërthyer mbi shkëmb , që skifteri i hante me sqep e kthetra mëlçinë.

Prometheu , pra !                



                                                                                          P. L.

























                 





















                         SERBËT- KTA KRYQTARË TË VONUEM  

 

      Por unë shkruej edhe për vrasësin.Për atë që , me sytë e

      mbyllun ,iu sul nji gjoksi , shijoi vdekjen mbi të e u ushqye prej saj ,

      mandej , u çue prej atje , i luejtun mendsh.

                                 Visiente Alehandre , Për kë shkruej unë.



Në lidhje me Kosovën serbët kanë mbajtë në kambë nji propagandë të hatashme. E shprehun në terma ekonomike kjo propagandë mund të jetë shkaku , për të cilin Serbia nuk ka mbrritë kurrë nivelin ekonomik të Kroacisë e Sllovenisë. E shprehun në terma politike kjo propagandë asht padyshim ngerçi i përbindshëm që ka mbërthye keq tash dhjetë vjet e ktej shoqninë serbe , ku shanset gjeo-kulturale e zonalitetet e natyrshme do të kishin prodhue me ta nji specimen shumë ma të prirun drejt proceseve demokratizuese. Dhe asht e pritshme : nji tabu po të ketë shoqnia njerzore , rreth saj krijohet nji vorbull vicioze e ajo shoqni vuen kronikisht prej marramendjes.

Por në planin psikologjik shfaqen në mnyrë eksplicite sintomat e nji neuroze me shtrimje kolektive e me përmasa pandemie. Në Serbi puna e Kosovës trajtohej në dy mnyra. Që të trajtohet në dy mnyra , kjo nuk ka asgja të keqe kur të dy mnyrat janë variante që mbshteten prej dy subjektesh. E keqja fillon kur ato variante që mbshteten prej nji subjekti. Atëherë subjekti i vetëm “çahet mëdysh” dhe fillon dygjuhësia , dyftyrsia , pra , gjanat padyshim nuancohen patologjikisht. Për konceptimin empirik , ballkanik , osmano-turko-provincial të kesh dy ftyra , të sillesh simbas rrethanës , të kapërcesh degë më degë quhet diplomaci , squetsi , zogkurvllëk. Me nji fjalë diçka që asht për t’u pasë lakmi e për t’u imitue.

Në të gjitha seancat zyrtare , diplomatike , forumet ndërkombtare e kanalet shtetnore lufta kundër kosovarëve e Kosovës motivohej si luftë kundër separativizmit , irredentizmit , nacionalizmit të markës shqiptare në atë pjesë të Jugosllavisë. Në sfondin e ksaj paraqitje vëhet koncepti i atdheut. Kshtu kjo luftë merr nji pamje “të shejtë”. Në të njajtën kohë , prej të njajtëve burime shtetnore , por disi , mund të them , për konsum të mbrendshëm , në ambjentet që vijnë fill mbas kulisave të jetës zyrtare e , sidomos ndër organet e dhunës siç janë sigurimi e ushtria , lufta në Kosovë bahet për motive të tjera. Ajo propagandohet si luftë kundër islamizmit , kundër shqiptarizmit musulman , kundër harkut islamik , i cili u drejtueka kundër ortodoksisë dhe se , në bashkëvajtje me fundamentalizmin islamik në shkallë botnore , përbaka pararojën e depertimit në Ballkan e ma gjanë. Siç duket kjo prapë asht luftë e shejtë , por ket herë pa thojzat. Luftë e kristianizmit kundër islamizmit. Në epoka të reja , në kushte të reja , me nuanca të reja , por me përmbajtjen e asaj mesjete të hershme. Po të mos kishim pasë rast me zbulue me kohë patologjizmin kolektiv të serbëve , lustrën e hollë europiane që shfaqet me look-un , modën , emancipimin formal të produktit social , kontaktet relative me botën , në të cilën , siç shihet kjartë , nuk paskan shkue asnjiherë për me msue lirinë universale , pra atë të vetes e të tjerëve , na shqiptarët pa dyshim që do t’i konsideronim serbët si superiorë. Pra , ktheheshin inxhinierë , doktorë , letrarë , juristë e afaristë në atdhe , me qëllim që atdheu i tyne të ishte ferri pa alternativë i nji populli tjetër , të cilin ata , cinikisht , e paragjykonin për kombsinë e fenë ?! E sa herë që dikush ngrinte zanin për Kosovën , ata hidheshin e thonin se atje kishin kishat e monastiret , se Kosova ishte djepi i Serbisë kristiano-ortodokse etj , etj. Por të mos harrojmë se edhe kosovarët kanë kishat e veta , katoliket , nëpër Kosovë e se komunitetet kristiano-kosovare nuk janë proselitë të konvertuem nja dy javë para sulmeve të NATO-s më 25 mars të ktij vjeti. Ata janë kristianë ndoshta pra Romës e Jeruzalemit e i përkasin kristianitetit prendimor katolik rrumbullak tridhjetë vjet para ditëlindjes së mitit serb të Fushë-Kosovës.

Mos të rrehemi se serbët nuk i ndienin përplitjet e Kosovës. Mos të rrehemi se kjo gjymtyrë rebele që kishte sa gjak ndër dej , aq edhe mbi lkurë , nuk kishte jehonën e vet në Serbinë e thellë të
Beogradit e të Novi Sadit. Serbia mbante atje të gatshme trupa , kuadro , familje kuadrosh , pajisje e teknikë , shpenzonte karburante , paguente spiunë e informatorë , mbante burgje , kishte nji rrjet të kushtueshëm kundërzbuluesish në diasporën shqiptare në Europë e Amerikë , kishte pa tjetër nji rrjet të vjetër e të komplikuem në Shqipni , që ajo të mbetej simbas thanies së Pashiqit “vend i pavarun , por i dobët e i përçamë”. Me të gjithë ketë hemoragji finaciare , për të cilën kam siguri intuitive , pak qar shoh se kishte Serbia prej Kosovës , me gjithë statusin e saj kolonial në federatë e mbrenda Serbisë. Kto gjana e bajnë edhe ma të kjartë paranojën serbe të mbajtjes së Kosovës. Ata që mund ta ndienin sadopak koston morale e materiale të Kosovës , në përpjekje për ta zhdërvillue fillin e ksaj lngate pambarim , përplaseshin te muri i madh i tabusë : Atdheu , Serbia. Kosova ishte atdheu i tyne (!), diamanti i kunorës , shpirti , qenia. Prandej duhej vra , vini re mirë !, duhej vra , jo duhej vdekë për të.



Kam dëshirë me i drejtue nji pyetje Ivo Andriqit , dramaturg e nobelist , gjallë a vdekë qoftë : Tue lexue dramën-komedi të Dyrrenmatit “Romuli i madh” a u ndale ndopak te batuta-tërmet e kryepersonazhit që thotë : Askush ma kollaj se atdheu nuk mund të bahet vrasës. A të erdhi ndër mend ndopak Serbia jote ? Duer përgjakuna , makbetiania. E , nëse jo , sepse patjetër jo , cili lang shtrigash ta mpin vetdijen në kohën kur Shekspiri e Dyrrenmati , kta korifej , kolegë të tutë , flasin me ty e e kanë për ty ?

E kshtu në argumentin e tyne intim të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës serbët silleshin si biçim kryqtarësh : të mbronin kristianizmin e kërcnuem ndër Ballkane. Zelli i tyne ishte kulminant. Kishin dyndë ushtri në Kosovë. Kisha ortodokse serbe fliste për nji të keqe të madhe , të cilës secili besimtar shkonte e i vente emnin në shpinë e vet , sepse duhej ruejtë etika e akuzës. Nën kupolat e saj flitej për shuplakë si ato të Egjiptit. Simbolika ishte e llahtarisun e ndër liturgjitë lexoheshin kryesisht fragmente prej Dhjatës së Vjetër , ku parabolat e simbolet janë të mistershme e hiperbola i amplifikon efektet.

Serbët gjenin veten e tyne te mbretën gjakatarë e ndeshkues kolektivash. Ia kishin Jahvesë zili mizoritë , denimet ndaj popujve që ecnin në rrugë të parekomandueme. Përshkrimet për shina të zjarrtë që vinin prej qiellit , për kobe që shfarosnin popuj e fise që , me sjelljen e vet , i kishin dalë prej hatri Krijuesit , duket se ishin kungimi i përtëdielshëm që merrej në kishat e tyne. Ata ishin të vendosun ta mbronin krishtnimin a thue se ishin ata krijuesit e tij.

Por serbët që mendonin e vepronin kshtu , tregon se gjenin edhe auditor , të cilit kta argumentë e kjo praktikë ia përkëdhelte veshët e sedrën njiheri. Në kushtet e nji rretheqarku tradicionalisht kristian e të nji tendence aspirative ballkanike për kah Europa e Prendimit , operacioni permanent i serbëve në Kosovë jepte iluzionin e përshpejtimit të afrimit familjes ballkanike me piksynimin e saj , bile me nuancën e vaksinimit ndaj nji të keqeje që i kishte sfazue kta popuj në rrugën e integrimit natyral me pjesën tjetër të kontinentit.

Përtej fasadave zyrtare e formulimeve të pajtueshme me ndjeshmënitë e epokës , serbët silleshin e mbaheshin esencialisht si kryqtarë , si kampionë të kristianizmit e si ledhi juglindor ndaj recidivit të depërtimit të islamizmit në Europë. Pa kta atribute zor se opinioni europian e atlantik në përgjithsi do të kishte qëndrue kaq indiferent ndaj genocidit permanent serb mbi kosovarët.

Përveç ndonji rasti të sajuem e të stisun prej zyrave politike të propagandës serbe , në Kosovë nuk ka pasë asnjiherë sheja të gjallnimit islamik. Thjesht popullsia atje në masën ma të madhe ishte musulmane me institucionet , klerikët , ceremonitë e shërbesat përkatëse. Kurrë nuk ka pasë në Kosovë lvizje islamike me nuanca fundamentaliste e elementë të xhihadit. Shqiptarët e atjeshëm kanë nji jetë të tanë që luftojnë për flamurin me shqipen dykrenare që dera e Kastriotëve ia dha kombit e Shqipnisë përmes bëmave të Skënderbeut. Kurrë s’asht ngritë flamur tjetër në Kosovë prej shqiptarëve. Flamurin kuq e zi s’e donin as me hyll , jo se ma me hyll e me hanë.

Politika e asfiksimit të shqiptarizmit në Kosovë e mnyra si artikulohej ajo , kishte në vetvete edhe nji qellim tjetër sa dinak aq edhe djallzor. Dikush në Beograd synonte t’i dëshpronte shqiptarët , t’i çonte ata te buza e greminës e në Kosovë të lindeshin organizata terroriste , atentatore me veprim të verbët e pa adresë si puna e ETA-s në Spanjë e IRA-s në Irlandë. Megjithëse mbrenda në Kosovë kishte gjithnji forca që kërkonin luftë të armatosun , asnjiherë në Kosovë nuk u lind nji organizatë terroriste që të stërviste kamikaze , që të vendoste makina të mbushuna tritol nëpër sheshe kur ishte piku i trafikut. Vetdija gjakftohtë e Kosovës kurrë nuk ra në të tillë grackë , kurrë serbëve nuk iu dhurue nji luks i tillë. Githnji ishin si të pezullueme akuzat e pretendimet e tyne se kosovarët ishin hallkë e nji zinxhiri fundamentalist në Ballkan e se neutralizimi i saj duhej ba për të mirë të vetes e të Europës.

Pra kosovarëve u duhej me veprimin e tyne politik të zhbindnin Europën e Prendimin për tezat e serbëve e mandej ta bindnin ate për tezat e veta. Kurse serbëve u duhej patjetër nji fakt klamoroz që të vërtetonte se në Kosovë kishte terrorizëm të tipit islamik fundamentalist. Gjatë vjetëve ‘70-’80 Europa përgjakej herëmbashere prej veprimesh terroriste kryesisht të stampës ultra të majtë ose të xhihadit të përleshun me Izraelin , zyrat e politikës së mbrendshme në Beograd do ta paguenin me flori që dëshprimi  kosovar vetëm nji çast të shfaqej nën formën e veprimit terrorist.

Por tamam në ket kohë kur dëshprimi ishte total e situatat dukeshin pa rrugëdalje e nj popull i tanë ecte në tunel pa dritë askund në fundin e tij , shoqnia kosovare i bani shah-matin e madh parashikuesve ogurzez në Beograd , që venin karrierën e tyne peng , se zemrimi kosovar do të organizohej doemos në nji formë terroriste.

E na u dukën nëpër rrugët e Prishtinës e të tjera qyteteve karvane të heshtura demonstruesish me qira të ndezun në dorë e zakonisht mbramjesh , të cilët , në formën e nji vargu të pakputun , silleshin në nji rreth të mbyllun e me epiqendër nji vendngjarje ku serbët kishin krye nji të satin krim të tyne. Sokaku mbarë i rreshtuem tortuaresh qendronte në kambë  , me qira edhe ata në duer. Po ashtu në dritaret e shpijave përreth pezulet kishin qira që digjeshin të heshtun. Ky spektakël ishte vigan , sublim e me regjisurë të përsosun. Unë mendoj se prej kso mitingjesh të heshtuna , ndriçue prej mija qirash si në procesionet fetare , luejti e ndrroi kupa e kandarit në favor të kosovarëve. Opinioni europian e amerikan , vëzhguesit e njerzit që për profesion jetojnë me politikën e ditës , nuk kishin pa deri atëherë terroristë që demostronin në heshtje  , me rregull e ftyra të zbulueme , me qira të ndezun në duer e të zhytun në nji kontemplacion që të kujton procesionet e Via Crucis. Ata nuk kishin pa ndonjiherë fundamentalistë islamikë të demostronin , gra e fmi bashkë , me nji karvan dritash që ecte përmes nji sfondi dritash , pa krisma , pa fjalë , të komanduem prej nji disipline gati-gati liturgjike. Po , ata kishin pa aksione e atentate që lenin mbas gjak e kufoma , kishin pa zhele llamarinash prej autobombash që plasnin mes pazarit kur mileti asht i tani në rrugë e fmitë dalin prej shkollash , ata kishin pa copa të paidentifikueme mishnash njeriu që vareshin ndër telat e telefonave e kioskat e rrugëve , kishin pa trakte e fletushka të hedhuna që rivendikonin autorsinë e ktyne mizorive të çmenduna e të verbta.

Etiketa e vume prej serbëve nuk përputhej në asnji pikë me përmbajtjen e kundërshtimit kosovar. Shqiptarët e atjeshëm po ia mbrrinin me e zhbindë botën për të kqijat që serbët u kishin ngjitë mbi shpinë. Prej ktij çasti , faqe botës e qytenimit , serbët kishin fillue me e humbë davanë.

U fol atëherë e ma vonë se kjo formë rezistence e proteste ishte e tipit gandian. Termi “gandian” nuk e shpreh katërciprisht esencën e ksaj dukunie. Gandizmi ishte nji prej formave të rezistencës së popullit indian ndaj kolonializmit britanik. Kjo nuancë bartet e plotë në terrenin kosovar , sepse të gjitha konotacionet flasin se Serbia aplikonte politikë plotsisht koloniale në Kosovë. Por përmbajtja e forma e luftës sociale në Kosovë ka nji matrikull të pangatrrueshme kristiane. Ashtu sikur lufta e serbëve kundër kosovarëve asht vërtet luftë kristianësh , por me mjete antikristiane , gja që ven automatikisht në pikpyetje kristianitetin e autorëve të ksaj lufte.

Protestat e popullit të Kosovës kanë qenë të qeta , paqsore , konstruktive. Ato kanë qenë shprehja e thellë e qytetnimit shqiptar që di se ç’kërkon e si e kërkon. Çdo qytet i botës së qytetnueme duhet t’ia kishte zili shqiptarëve mnyrën paqsore e civile , plot dinjitet kur ata derdheshin shesheve në protestë për liritë e humbuna , për praktikat diktatoriale , për fmitë e helmatisun , për shkollat e mbylluna , për kulturën e ndrydhun. Megjithse në kushtet e nji shtypje kapilare , megjithse në kushte sfazimesh e vonesash historike të imponueme , inteligjencia kosovare përpiqej e arrinte të mbahej në nji hap me kohën. Si në të gjithë botën e pararojave qytetnuese , edhe në Kosovë kokat e nxehta po ia lshonin vendin kokave të kthjellta. Kultura e jetës dhe e luftës për të po bahej edhe atje kompatibël me klimën demokratike të kontinentit që kishte braktisë në teori e në praktikë parimet e epërsisë e të nënvartsisë.

Karakteri tinzar i etiketimit fetar të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës e çuemja përpara e saj me mjete serioze e pa ekuivok ka prodhue faktorë kolateralë negativë si për ne shqiptarët , ashtu edhe për vetë serbët.

Në at fund mesjete kur e ndrituna dinasti e Balshajve , pikrisht djali i madh i Balshës I , Strazimiri , tue qenë vetë nip , bir motre i princ ose car Llazarit të famshëm të Serbisë , ndau përfundimisht kishën shqiptare prej lindjes ortodokse e e lidhi me prendimin katolik. Ç’e shtyu vallë derën e Balshajve ta distanconte e ta diferenconte kishën shqiptare ? Pse të kryente nji veprim kaq të bujshëm e ta shkpuste kishën shqiptare prej asaj të krushkut serb , në nji kohë kur , simbas praktikave feudale të lidhjes martesore , ata duhet të ishin aleatë me bazë farefisninë ? Pse Strazimir Balsha , i biri i Balshës e vlla i madh i të ndritunit Gjergj Balsha II , më 1369 i bie ndesh kaq hapun e ashpër dajës e mbretnisë së tij , që , si fakt , i shprehun në gjuhë diplomatike asht shumë ma i rëndë se heqja e ambasadave , në gjuhë inxhinierike ma keq se hedhja në erë e nji ure e në gjuhë juridike ma shumë se divorc. Apo ishte nji trill personal i nji feudali zemrak , për të cilin jeta personale nuk ka dallim me jetën politike ? Apo mos car Llazari ishte dajë i keq e i padashtun ?

Për të shprehë kulmin e mirqenies e komoditetit , shqiptarët kanë në përdorim sot e gjithë ditën dy shprehje pak a shumë të njoftuna : “si veshkja mes dhjamit” e “si nipi ndër daja”.

Kapërcimi prej nji kishe te tjetra në ket aks tepër të ndieshëm mbi vijën e Teodosit , na duket sot prej distancës së kohës nji akt eminent kombtar , i papërsëritun ma kurrë në historinë tonë për kah randsia e portata e pasojave sa pozitive aq edhe negative. Asht e kjartë se Strazimir Balsha (?- deri 1379) me at akt deshi t’i jepte fund njiherë e mirë lehtsive sllave për të ndikue në Shqipni. Kushedi se ç’bilanc të freskët por tronditës humbjesh shqiptare e fitimesh serbe kishte kancelaria e Balshajve kur u detyrue me marrë nji vendim të tillë. Kushedi se si përktheheshin në avancatë tinzare shkombtarizuese mbi popullsitë me zhvillim kultural zero të kufinit të atëhershëm shqiptaro-serb insinuatat e rrymat e një kishe të përbashkët , e cila , në at kontekst mesjetar , ishte “shtet mbrenda shtetit” , po edhe shtet përmbi shtet.

Në kohë paqje e sidomos në rrethana krushqie lufta bahet tejet e hollë e vendin e shpatës e zen helmi. Aktivizohen të gjitha kandrrat tue fillue prej molës që depërton e deri te gjinkallat , që gërvallen për të mbulue punën e molave. Trupi i sendit brehet sëmbrendshmi e ora e saktë e shembjes asht e panjoftun për të gjithë. Froni madhshtor i gdhendun me emblemat e sovranitetit , “homogjenizohet” e zbret te kambët e vetes në formën e nji pluhni të hollë si miell. Vjen nji furtunë lufte e froni shkërmoqet. E thonë se e hangri lufta fronin.

Akti i pinjollit të Balshajve ndoshta ishte akti i parë i shpalljes së nji emergjence që vazhdon deri në ditët tona. Jehona e asaj sirene alarmi që endet shekull mbas shekulli e zgjatet drejt ardhmenisë , na i zhgarravit qiejt e na i turbullon rrjedhat. Që të jemi , pra , që të ekzistojmë na shqiptarët duhet të jemi sa ma të ndryshëm nga rretheqarku. S’mjaftoka vetëm gjuha , s’mjaftokan sistemet kulturo-zakonore , mendsitë. U dashka të jemi sa ma të ndryshëm , duhet të afirmojmë ndryshime të reja. Identitetin e përbajnë të veçantat , veçantitë. Të përbashktat quhen shtigje të paruejtuna ose të paruejtshme. Tre djemtë e Balshës I , që do të qeverisin njeni mbas tjetrit shofin si bahet pirg turra e letrave të marrdhanieve të tyne me dajën : pushtohet nji krahinë , asimilohet nji tjetër , merret prikë nji qytet , popullsi dynden ma në thellsi të kontinentit shqiptar , ngushtohen pronat e nji despoti shqiptar , të tjera kalojnë në sundim të dyfishtë. Areali shqiptar ngushtohet si lkura e shagrenit. Çdo vizitë te daja tre nipave Balshaj u tingllon atyne si mendjelehtsi shtetnore e ata ndihen intimisht të tradhtuem. E do ta merrnin , pra , vendimin.

Kta kushte e kta reagime ua hoqën shqiptarëve mundsitë e jetesës kombtare , tue i hedhë ata në nji rregim permanent mbijetese. Imperativi balshian i vetruejtjes përmes pasunimit të identitetit duhet t’i ketë sherbye atëherë si dhe ma vonë shqiptarëve si ekspedient për ta zvoglue trysninë grryese sllave mbi botën e tyne. Por njikohësisht kjo çoi në mnyrë të pashmangshme në izolimin e tyne prej rretheqarkut gjeografik.

Në shek XIV kalimi me kishën e prendimit ia mbylli dyert ose ia preu hovin avancatës sllave drejt botës shqiptare. Po kshtu e për të njajtën arsye e simbas së njajtës skemë Kosova e islamizueme përdhunisht prej turqve osmanë u mbajt fort te islamizmi , jo se ai ishte nji humanizëm ma i gjanë se kristianizmi , të cilit ata i përkisnin organikisht , jo se ata ishin kolonë turq që perandoria i la mbrapa mbas shembjes së vet , por se në vijën e nxehtë të përpjekjes me sllavët gjithmonë duhet të kishte sa ma shumë të ndryshme që dyertë me ta të ishin sa ma të mbylluna e identiteti të bahej fortifikatë.

Trajtimi kolonial pa rezerva e skrupuj e pati aktivizue si në mesjetë ekspedientin e të pasunit edhe të nji feje tjetër ndryshe nga serbët. Ky trajtim e mizoritë e pafund serbe atje e aktivizuem në kulm instiktin shqiptar të diferencimit. Sa më shumë stërhollonin serbët stratagjemat e asimilimit , aq ma shumë kosovarët fortifikonin konotacionet e ndryshimit me ta. Pra , nëse ndokund ose ndonjiherë islamizmi kosovar ka pasë nuanca radikalizimi , i kuptuem ky kryesisht në vështrim të nji lloj konservatizmi në mnyrën e jetesës ose në nivelet botkuptimore , kjo ka lidhje vetëm me mnyrën se si asht përballë Serbia me ketë krahinë. Themelisht serbët janë shkaktarë e jo kandidat për viktimë.

Lufta me viktima në emën të fesë quhet “xhihad” e si e tillë asht jashtë çdo moraliteti e etike të epokës sonë. Por eksperienca e fundit e tregoi se “xhihadi” nuk ishte doemos islamik. Lufta e serbëve kundër Kosovës ishte fundamentalizëm , por ksaj here fundamentalizëm ortodoks me stampë të theksueme orientale e mesjetare. Kosova musulmane s’ka luftue ndonjiherë për kuranin. Ajo ka luftue gjithnji për liri , kulturë , emancipim , ajo lufton për identitetin e vet europian.

E tashti të kthehemi pak te intestacioni i ktij kapitulli.

Njeriu i Alehandres mund të bahet edhe vrasës për nji çast , por ai nuk mbetet vrasësi. Ai ka mbrendë forcat e natyrës universale njerzore e sheji i piksimit të jetës së tij nuk mund të jetë vrasja. Ai s’mund të përfundojë si vrasës. Qenia e tij rebelohet , psikja e tij përmbyset , ai marroset. Pra , në njifarë kuptimi poeti e pranon vrasjen si fakt që ndodh. Por ai e shoqnon atë me automatikën e ndeshkimit. Kush vret , ka nji rrethanë lehtsuese , mbas aktit ai duhet të marroset se s’ban. Përndryshe vrasja mbetet krimi suprem , ma i randi e ma i egri , sa ndaj natyrës , aq ndaj shoqnisë.

Të gjithë ata njerëz që në kta vargje të spanjolit Alehandre do të gjejnë sadopak metrin e vet të drejtsisë e të moralitetit , qoftë ky kristian-fetar ose ekzistencialist , do ta ndienin nevojën t’u thoshin të gjithë atyne serbëve që me dorën e vet e vetdije kanë marrë jetë shqiptarësh :

-Deri kur do t’ju presim , zotnij serbë , që të marroseni , sepse vetëm atëherë mund t’ju falim , se vetëm atëherë mund ta kuptojmë dramën tuej.



                                                                                         P. SH.

                           























                                              BALLKANI

                               GJEOGRAFIA E URREJTJES



Thonë se emri “Ballkan”rrjedh nga turqishtja që do të thotë “Mal”. Pra , malet e Ballkanit janë malet e malit. Një mendim tjetër thotë se vjen nga persishtja e vjetër “Bal” dhe “Kan” që do të thotë “mjaltë” dhe “gjak”.

Në fakt i ka me bollëk të gjitha edhe malet edhe mjaltin dhe gjakun ; diell dhe bregdetë piktoreskë , lumenj dhe fusha pjellore , agrume gjithfarësh dhe ahe të lartë alpinë. Vende vende dielli të djeg , ndërsa në lartësi , dimri nuk ikën kurrë nga majëmalet.

Ballkani që nga lashtësia ka tërhequr vëmendjen e botës lindore e perëndimore , ndërsa ka sot gjithandej , bile dhe në Evropë , që e shohin oborrin juglindor të Kontinentit si të largët shumë , të frikshëm , mandje , “fuçi baroti” , prandaj më mirë pa të , se sa…

E tani , në fund të shekullit të XX , ja dhe një luftë tjetër në këtë gadishull , sikur të mos mjaftonin mijëra vjet luftë , sherre e intriga , që ngriheshin të pakëputur , ciklone ciklone e përplaseshin në fytyrë , kryq e tërthor të kontinentit plak.

Në ditët e luftës Bill Klintoni , presidenti i SHBA , do detyrohej tu shpjegonte amerikanëve , me hartën e Ballkanit përpara , Kosovën , Serbinë , Shqipërinë… Miliona njerëz të tjerë , edhe shumë larg trojeve të gjakut , jo vetëm kuriozë , por edhe të shqetësuar , të trembur , duke parë teatrin e luftës çdo ditë do pyesnin : Si është e mundur kjo luftë kaq barbare , kaq e tmerrshme ?! Si është e mundur të shkulet një popull i tërë , të masakrohet kështu , duke mos kursyet as gratë , as fëmijët ? E pra ç’është gjithë kjo urrejtje ? Ç’fise barbare paskan zbritur në Evropë ? Ndërsa shkollarët dinë se nga ky gadishull kanë dalë pesonalitete të kulturës botërore , këtu ka lindur letërsia e mrekullushme klasike , këtu është Olimpi dhe Troja ; Gadishulli mburret me 9 nobelistë , me emëra perëndish me ballada dhe legjenda mahnitëse , me muzeume , libra shumë…etj , etj.

…Ju desh NATOS që të ndëshkonte Serbinë , të hidhte bomba nga qielli për të ndaluar tmerret e luftës , e të merrte nën sjetull Kosovën , që rrezikohej me zhdukje duke e masakruar. Edhe këtë radhë , në skenë kombi shqiptar , Brinja e thyer e Evropës.

Gadishulli Ballkanik kishte konservuar të keqen përbrenda. Një shtet i sajuar me emrin “Jugosllavi” pasi kish përgjakur Kroacinë , Slloveninë , Bosnjën , pra gjymtyrët e saj , donte të shkulte nga vendi Kosovën , që e mbante si zemrën e saj ! Jemi në trojet e urrejtjes. Nuk duam tu futem në pjesë as historianëve as gjeografëve. Urrejtja në këtë gadishull nuk ka kufinj dhe data lindjeje , ajo nuk shënohet nëpër harta , veçse është në trojet e veta , siç është era dimërore. Flugeri i urrejtjes në Ballkan më së miri ka treguar se vinte nga Serbia e burimet i kish më lart , nga humnerat e malet e Uralit apo Stepat e thata ruse…Që kur sllavët ranë në Ballkan si fise të egra e mizore , urrejtja e tyre , duke u përplasur së pari në trungun shqiptar , mbuloi të gjithë Ballkanin. Dinastia e Nemanjioteve nuk lakmonte vetëm Kosovën por edhe brigjet strategjike të Adriatikut e gjithmonë në objektiv Durrësin e Selanikun. Kështu urrejtja serbe pushtoi Kosovën dhe Maqedhoninë. Erdhi pastaj më 1346 një serb i egër me emrin Stefan Dushan , që me zjarr dhe hekur , u shpall car i Serbisë , Greqisë , Bullgarisë dhe Shqipërisë (deri 1355). Ishin pikërisht feudalët e fuqishëm shqiptarë ( Balshajt me qendër Shkodrën , Topiajt me qëndra Krujën dhe Durrësin , Despotati i Çamërisë me Artën si qendër , e me në krye Gjin Bue Shpatën e Pjetër Loshën ) që frenuan furinë serbe për të pushtuar gjithë Ballkanin. Por nacionalizmi serb qe varur në gadishull si stihi , kish shkatërruar qytete e fshatra dhe vezët e gjarprit i kish lënë kudo edhe kur tërhiqej , tamam si sot , si minat që la në Kosovë ushtria terroriste e S. Millosheviçit.

Do të vinte pastaj në Ballkan një fuqi tjetër aziatike edhe kjo , për rreth 500 vjet , do të mbulonte gadishullin me terrin osman. Qytete , fshatra , shtete të tëra do lëngonin gjatë ; Do zhdukeshin qindra mijëra njerëz nën hanxhar , do fshiheshin nga harta kufinjtë dhe gjithë Ballkani u kthye në një provincë turke , natyrisht më problematikja në të gjithë perandorinë. E gjithë urrejtja aziatike e otomanëve do pllakoste Ballkanin , do gjente dhe toka të buta për të kultivuar e myslymanizmi , si bar i keq e i huaj mbjellur përdhunshëm në Shqipëri , nuk do të pastrohej as njëqind vjet pas gremisjes së turqve osmanllinj. Shqipëria do ta furnizonte çuditërisht perandorinë me pashallarë e gjeneralë e , do merrte prej saj çallmat , tumanet , ca minare e ca zakone të mbrapshta. E , natyrisht , mbi të do të rrëndonin edhe më xhelozitë , cmira nga komshinjtë , qoftë për gradat e dikurshme , qoftë për “minaretë” dhe emrat që nuk i honepste Evropa.

Nëpër natë do rriteshin dallgë të reja urrejtjeje , do frenohej urrejtja vertikale që vinte nga Serbia dhe populli serb do shkelej e poshtërohej (si racë sllave) ndoshta më tepër se autoktonet , për tu gjallëruar përsëri në fillim të shekullit të XX si kryqëzim ogurzi sllavo turk , me një egërsi të paparë e për të ardhur në fund të shekullit me fytyrën kriminale të Sllobodanëve dhe Arkanëve…

Si është e mundur , pyet bota , që të jenë hapur kaq shumë varre masive ? Ç’urrejtje patollogjike kanë militarët serbë që të ndajnë edhe fëmijët nga prindërit , (dy deri në 10 vjeç) dhe t’i vrasin me plumb pas koke ?! Nuk duhet të çuditemi. Urrejtja serbe nuk i ka njohur kurrë stinët e gjumit dhe të harresës (pra shtrirë në të gjithë faqen e shekullit XX) do gjente gjithnjë shkaqe për të vepruar ashtu e verbër , ashtu konstante gati gati , si një kulturë barbare sllavo – orthodhokse , e bekuar nga zoti dhe djalli. Kjo urrejtje u institucionalizua u bë vetvepruese , krijoi shtet , madje spektakular , madje agjenturë e përsosur e lindjes ndaj perëndimit. Dhe xhelati e ndiente veten të lumtur mbi viktimën e tij të lidhur. E pat nga ata që dhe në ditët e luftës i qanin hallin xhelatit jo viktimës. Pati dhe diplomatë e gazetarë në zë që i qanin hallin Serbisë se mbeti dy ditë pa drita ; Ka akoma të tillë , dhe kryetarë shtetesh e misionarë të OKB-së , që amplifikojnë në mënyrë spekulative ikjen e një bishti serbësh nga Kosova – kjo po mbush axhendën e të gjithë diplomatëve – dhe nuk shohin malin e krimeve të serbëve , nuk shohin akoma mijra kufoma të pazbuluara , mijra të burgosur kosovarë , që Millosheviçi i mban peng për manovra të tjera diplomatike , nuk po shohin se regjimi diktatorial serb , po i ngre kurthe të reja drejtësisë dhe civilizimit perëndimor. Zëri i krimit ishte gjëmimtar në Kosovë , specialistët po merren me jehonat e atij krimi duke gjetur persona të shkëputur viktima të një dëshpërimi mbinjerëzor.

Fatkeqësisht gjarpërinjtë e urrejtjes dilnin edhe nga dyert e kishave. Patrikë e priftërinj të thjeshtë “në emër të zotit” do merrnin pjesë në hartat e krimit. E shpirtit kristian të shqiptarit i duhej të përballonte edhe këtë urrejtje. Dhe nuk qe e re. Ajo kish zgjatur hijen e zezë që kur ra Kostandinopoja (1453). Ajo kish marrë edhe vulat e Sulltanit të zgjuar e atje , në orgji me priftërinjtë rusë serbë e grekë , do harronte çka i ndante , vetëm e vetëm që të simfononin kundër shqiptarëve , kundër gjuhës dhe shkollës shqipe. E për këtë kishin nisur varganë me misionarë , me ungjill në dorë e me thikë nën raso… Gazetarët perëndimorë nuk u besuan syve kur panë të shkruar në një hark kishe në Pejë : “O zot , ndihmona të vrasim shqiptarët !”. Ndërsa ne i njihnim këto thirrje djallëzore nëpër “shtëpitë e zotit”. Ato ishin të vjetra shumë që kur djalli kish pushtuar majat që nga veriu në jug të Gadishullit plak.

Është shumë e vështirë të përshkruash karakterin serb. Çdo cilësi të tij ai e ka të përcaktuar nga antishqiptarizmi. Ai është një aliazh i ngjizur herët me veten dhe anti veten pra (serboshqiptar). Në venat e tij qysh herët ka pikuar vreri i nacionalizmit dhe ka krijuar fytyrën e urrejtjes , dhëmbëqeshjen e vet , sgërdhitjen , ngërdheshjen.

Ndaj është kaq gjakftohtë dhe e përpiktë edhe para gjakut të fëmijëve…( Tregojnë se një foshnjë kosovare e coptuan me thika dhe e hodhën në kazanin e supës që ta hanin disa burra të mbyllur në një dhomë. Njëri ishte i ati… Ugolini mu kujtua , Peshkop Ruxheri në kalanë mesjetare të Pizës , ku urrejtja dhe ndërshkimi grryente trurin e tjetrit me dhëmbë pas koke.)

Urrejtja serbe në Ballkan është e verbër , është aziatike është kombinim sllavo-osman , njëkohësisht e zonja të krijojë strategjinë e saj , mandje ka dhënë prova historike të krijimit të shtetit të urrejtjes.

Nga shpellat e urrejtjes aziatike kanë ardhur torturat e njeriut në trojet e ilirëve në Ballkan. E nëse Akili linçoi Hektorin rreth mureve të Trojës , e nëse Odisea grek do projektonte masakrimin e Trojës , (nëse legjenda është e vërtetë) , poetët e lashtë grekë , do t’i këndonin pikërisht ndërshkimit , që duhet të binte mbi kokë të grekëve fajtorë dhe , nga lartësitë e humanizmit klasik , do t’i tregonin botës se ishin racë e fisme , madhështorë edhe në vetndëshkim.

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” “Kanuni i Skënderbeut” ose “Kanuni i Labërisë” , të paktën në qindra vjetët e fundit të mesjetës shqiptare , vëren qartë se në këto “kushtetuta” nga më moderne të kohës në Evropë , është rreptësisht e ndaluar tortura e kundërshtarit , masakrimi i robit dhe i të vdekurit , është kategorikisht e ndaluar përdhunimi vrasja e grave dhe e fëmijëve bile edhe e burrave që nuk kanë mundësi të përdorin armën ( e pleqve e të sëmurëve).

Urrejtja serbe është dhe ndërgjegje cinike dhe kur bëhet kombëtare , ajo shpallet edhe me koncerte. Kujtoni koncertet imorale në sheshin qëndror të Beogradit më 24 mars 1999 kur filloi bombardimi. Në mes të valles , midis prostitutave , vallzonte dhe Arkani , që pasi kish mbaruar krimet në Bosnjë , të nesërmen do nisej në Kosovë. Më 10 qershor 1999 , Beogradi u ra borive të fitores ! Hapi shishet e shampanjës dhe në orën 24 spikeri i televizionit shtetëror (lexo i Millosheviçit) tha : “Agresioni kundër popullit jugosllav mbaroi …Të dashur digjues e shikues politika e presidentit Sllovodan Millosheviç fitoi…( ! )”

Se ç’britma ishin këto , historianët dhe psikoneurozët le ta thonë. Akoma vazhdojnë të zbulohen varre masive , galeritë e minierës së Trepçes , furrat e shkrirjes , rënkojnë akoma…

Filmi s’është larë , me sa duket , të gjithë aktorët e krimit nxijnë. Bloza mbi faqen e kriminelëve është e trashë e për çudi ndrit. Dhe kur s’të djeg ajo të nxin…



                                                            *                                                                                                                                                      

                                                      *           *



Dhe shqiptari i ngratë kërkonte aleatë dhe miq. E thosh se gjitoni të bëhet më mirë se vëllai. I etur për ura miqësie , veçanërisht me gjitonët , historikisht gjithmonë i zhgënjyer , gjithmonë , një mëngjes , bregu tjetër i urës rrëzohej. Gurët e bregut shqiptar janë të thinjur nga qëndresa ; urat , gjysma themelesh , gjysma harqesh paçka se shumë kurbane ka bërë. Edhe naiv në projektet e miqësisë , ka ndërtuar pjesën e urës së tij , kur bregu tjetër ishte baltovinë. E vëllezërit që kërkonte , shpesh ndërtonin ditën dhe natën rrëzonin muret e urës. Ose të vrisnin natën e ditën të qanin…Patëm dhe Donkishotë , që harqet e urës donin t’i hidhnin larg ,në Lindje me rusin e me kinezin dhe zhgënjimi mbeti kostant , bile duke i shtuar e i hedhur kundër vetes dallgë të reja të urrejtjes sikur s’mjaftonin ato të gjitonit. Ej , ky shpirti aventuresk i shqiptarit ! Dhe detet e largët dhe kontinentet ka dashur t’i lidhë me ura ! E në kulmin e zhgënjimit i ka shpallur luftë botës mbarë ! Ka rezultuar gjithmonë kështu : çdo urë që harkun e hidhte nga Lindja , sapo mbaronte festa e përurimit , fillonte të lëkundej deri sa rrëzohej e nën të , gurë të zinj urrejtjesh e nëpër ujrat tona pulëbardhat nxinin.

Në qiellin e Ballkanit janë të trazuara retë e urrejtjes. Ka patur dhjetra nisma për ta bërë Ballkanin federatë të plotë apo të pjesshme , por gjithmonë në fund do dilte njeri , serb ose grek e do thosh : “Po mirë , i pari kush do jetë ?!” Dhe tavolinat diplomatike të Ballkanit do të kërkonin gjithmonë një të madh , dëshmi të dobësisë së shteteve pjesmarrës , dhe garant të vulave të dyshimta. E kështu gotat e pijes të pikëlluara rrinë deri sa të bëhet një mbledhje tjetër…

Ndërsa shqiptari , gjithmonë i trishtuar , ndërtonte në pjesën e qiellit të vet balada dhe legjenda . duke qëndisur shpirtin e tij me këngët e besës , të miqësisë , të mikpritjes , të paqes…dhe ngopej me këngë. Atë që nuk e kishte në tokë , e kishte në qiell , të paktën , në dëshirat dhe ëndrrat. Populli shqiptar , i ndodhur shumë herë buzë greminave , i ndodhur gjithmonë në mes të dallgëve të urrejtjes ballkanike , ka mbijetuar falë vitalitetit të racës së tij. Ai martohej me xhinde , me shtojzavalle , me orët e malit dhe gjente mbështetje vetëm në shpirtin e tij , dhe , duke mos patur miq e aleatë , thellonte rrënjët e tij , kodin e mikut dhe virtyte të tjera , që , sidoqoftë , i siguronin ekzistencën , por nuk mund të shpëtonin nga dallgët e urrejtjes.

Edhe nga bjeshkët e eposit shqiptar , nga trojet e dimirit alpin , rrokulliseshin orteqe. Urrejtja kish kapur edhe zonat e qiellit dhe kreshnikët shqiptarë janë gjithmonë të vrejtur e të gatshëm për duele e ndeshje me bajlozë të zinj , që vinë nga deti , apo me krajla akoma më të zinj , që zbresin nga shtigjet e “Bjeshkëve të namuna”.

A thua për të zbutur sadopak urrejtjen Halili i legjendës sonë hodhi dashuri me Tanushën , të bijën e Krajlit ? Por urrejtja ishte kudo , edhe nëpër dasma. Dhe “krushqit kanë ngrirë” edhe nëpër këngë edhe nëpër të mbjella në kopësht. Ajo është gjithsesi e verbër dhe shigjetare e mrekullueshme ndërkohë. Urrejtja ia ka ngushtuar gjoksin Ballkanit dhe rrugët i ka të ngushta. Ajo nuk di të pendohet , nuk di të falë , nuk di të harrojë e , nëse nuk do tjetërsohet , paqja është larg prej nesh.



                                                                                        P. L.          



































































                             KRIMI KOLEKTIV DHE NDËSHKIMI…



Kur është fjala për popuj , termi “krim kolektiv” nuk ekziston. Mohimi është i plotë veçanërisht për termin pasues “ndëshkim kolektiv”. Kjo sepse vetë kryefjala semantike “popull” është imagjinare. Nuk kemi ndërmend të përkufizojmë se , dhe më i sakti përkufizim në punët sociale , jo vetëm që ka kufij subjektivë , por nuk i shpëton dot as spekullimeve , as mashtrimeve. Dhe kështu edhe ato përkufizime që duken të drejta janë të përkohshme e relative ; ato vjetërohen e bien nga të tjera marrveshje , ligjësi e përkufizime në kohë dhe në mjedise të tjera gjithshoqërore. Termi “popull” gjithnjë lë jashtë diçka , ose përmbledh më tepër për ta mbyllur arbitrarisht konceptin e detyrave , funksioneve dhe veçanërisht përgjegjësitë. Mbi termin “popull” spekullimet më të mëdha e më hipokrite i bëri regjimi komunist që në emër të tij , pra të popullit , duhet të vriste e të persekutonte një pjesë të popullit , program ky , natyrisht , pa shpallur kështu , por gjithsesi i vërtetë. Edhe fashizmi spekulloi me “popullin” duke e shpallur programin e dhunës , mbi popujt e tjerë dhe mbi popullin e vet , por gjithsesi nuk është vrasës as populli gjerman , italian , japonez , etj. Spekullimet vinë e bëhen më të sofistikuara në termat “komb” “klasë”, “shtet”, “parti”, “pakicë”, “popullsi”, etj. Gjithmonë qeveritë , administrata shtetërore të zgjedhura apo të komanduara , kanë manipuluar me ffragmente të popullit duke ligjësuar funksionet e dhunës në emër të popullit , që asnjëherë s’ka qenë  dhe s’mund të jetë dëshirë , detyrë apo përgjegjësi unanime , pra gjithëpopullore. “Populli” përmban edhe idealet më të larta të asaj bashkësie me ato identitetet e veta si territori , gjuha , konstruksioni kuluroro-shpirtëror etj si dhe pejorativin e vet “turmë amrfe” apo “turmë pa tru”. Shpesh “populli” bëhet edhe epitet i qytetërimeve të mëdha duke i veçuar nga të tjerët si “qytetërimi grek , romak , arab apo kinez”, siç është i hapur edhe për epitet e antivlerave si kriminel , barbar , i egër etj. Por edhe këto skajëzime gjithsesi kanë të bëjnë me fragmente të “popullit”. Edhe popujt më të qytetëruar kanë barbarët e vet dhe e kundërta : edhe në popujt më barbarë , ka vlera të pakundërshtueshme. ( Asnjëherë segmentet përbërëse s’janë të barbartë ).

Kur është fjala për popujt e Ballkanit problemet janë edhe më të komplikuara se , për shumë arsye , ata kanë tendenca separatiste nga rregulli dhe konventat e bashkësive  më të mëdha ; më tepër se nga gjyqësia priren nga vetgjyqësia , më tepër se nga bashkjetesa multietnike preferojnë ndarjen , më tepër se pluralizmi duam diktatin dhe i ashtuquajtur “makth ballkanik” ja dhe tani në kapërcyell të shekullit  , u bë burim lufte  dhe konfliktesh që s’po u duket fundi.



                                              POPULLI  SERB



Është e pamundur t’i shpëtosh subjektivizmit në vlerat apo antivlerat e këtij populli. Superlativat e meritave dhe cilësive të tij i kanë bërë historianët , sociologët , akademikët poetët serbë e për një kohë shumë të gjatë ; kaq shumë sa kanë krijuar një psikologji shoqërore megalomane deri tek “populli i zgjedhur nga zoti për të drejtuar e komanduar”. Në dhjetëvjeçarë të shumtë , breza të tërë serbë janë ushqyer me drogën irituese e fetishe ekstreme. Ky  milet e ka parë veten si më i përkëdheluri në Evropë , më i afti më i kulturuari , më i organizuari e më …e më. Falë vitalitetit skrupulloz të drejtuesve të vet që nga krajlë , carë , mbretër e presidentë egoistë , populli serb e ka matur veten me hijen e mëëngjesit dhe në pikun vertikal të diellit , dhe i ka rënë gjoksit edhe kur veprime kolektive të tij , kanë cënuar dhunshëm popuj të tjerë. Gjatë luftës së ftohtë Serbia midis Lindjes dhe Perëndimit , hapur , ka qenë agjenturë e komunizmit ; lirshëm penetruar në vlerat e qytetërimit perëndimor , ajo ka ditur të fitojë , të ndërtojë e të punojë më mirë se popujt e tjerë të Ballkanit. Fetishizimi i vlerave ka shtuar dozat e drogimit dhe vjen  një ditë që i sëmuri me drogë , kërkon shtratin e , në rastin më të keq , varrin e vet. Me luftrat që ndërmori në këtë dhjetëvjeçar , Serbia e mbuloi ndërgjegjen me turp. Shkulja e shqiptarëve nga trojet e veta në ato përmasa genocidi , pa më të voglin kundërshtim nga populli serb , flet qartë se ky popull vuan nga sindromi i përjashtimit , i persekutimit dhe e ka mjegulluar vizionin e civilizimit modern. Ata janë në udhëkryq me ndërgjegje të vrarë. Krimet e tyre do të rëndojnë gjatë mbi të nesërmen e tyre dhe në kujtesën kolektive të njerëzimit.

E pra , Serbia në këtë dhjetëvjeçar bëhet burim luftrash duke tërhequr vëmendjen dhe shqetësimin e opinionit botëror. Ndëshkimi ka filluar me kohë e Serbia duhet të bëjë apelin e humbjeve ; ish Jugosllavia me gjashtë republika e dy krahina autonome , tani është tkurrur e katandisur në një fantazmë federative , pa të ardhme duke vënë në qendër të ndërshkimit Serbinë egoiste , promotorin e asaj sajese artificiale , që shumë kobe u shkaktoi popujve të tjerë. E pra , Serbia në vitet 90’ ndërmori agresione kundër ish republikave të saj Kroacisë , Sllovenisë , Bosnjës dhe në vitin 1998-1999 genocidi më barbar kundër popullit kosovar. Egërsia e këtij agresioni e genocidi ka qenë i paimagjinueshëm për Evropën e qytetëruar , rënë prej vitesh në gjumin pacifist. Egërsia ia kalon edhe holokaustit nazist. Rezultati : mbi një milion të deportuar forcërisht , dhjetra mijë të vrarë , qindra mijë të torturuar , përdhunime masive , djegie masive qytetesh e fshatrash , shkretim. E veçanta e këtyre masakrave është se në qendër të tyre , objekt sulmi e dhune ishin gratë , fëmijët dhe pleqtë. Ishte pra , tërbimi gjakatar i gjithë makinës së rëndë ushtarake serbe , kundër popullsie civile të pambrojtur ; ishte pra , shkelja e dhunshme e të gjitha konventave botërore mbi luftën dhe paqen dhe moralin njerëzor. Kjo , jo vetëm e zhveftëson Serbinë e Milosheviçit , deri në barbarizëm por e akuzon deri në penalizim  duke tërhequr mbi vete , jo vetëm urrejtjen e viktimave , por të gjithë botës së civilizuar , duke mos përjashtuar këtu edhe segmente të veçanta të vetë popullit serb apo siamezit natyror rus.

Vjen një ditë që popujt i thërrasin mendjes dhe historia ka treguar se dhe në popujt më barbarë , gjenden forca për tu distancuar nga krimet. Serbia duhet t’i gjejë potencialet e domosdoshme morale dhe inelektuale që t’i kërkojë të falur Kosovës. Në se ajo do t’i besojë më tepër mëkatit se faljes dhe pendimit Serbia do vazhdojë të ketë profilin e akrepit , me helmin në gjak. Ajo duhet të ndërtojë një profil të ri të vetvetes. Ajo duhet të heqë dorë nga kujtesa e okupimeve dhe e mitheve. Përndryshe kemi të drejtë t’i kujtojmë se ajo ka jetuar me nofullat agresive të gaforres duke kërkuar të hajë e të shëndoshet majtas e djathtas ; ajo ka ngulur kthetrat në mishin e të tjerëve duke piksur gjakun e vet me dhembjen dhe gjakun e të tjerëve. Kjo është krijesa reale e atij populli. Për këtë s’ka përse të jetë aq kryelartë. Niçja thotë : “Kujtesa ime flet se e kam bërë këtë , krenaria më thotë jo. Kujtesa atëherë dorëzohet”.

Ajo nuk e ka krenarinë në ballë dhe në gjoks si popujt e tjerë që duan lirinë , por , fatkeqësisht në bisht si akrepi. Dhe helmin e koncetruar e ka në bisht në gjymtyrën mbi shpinë , që , deri tani e ka tundur si përkrenare lavdie.

Thonë se plaga e helmit të akrepit shërohet me një melhem të prodhuar nga trupi i tij ; melhem i prodhuar nga ai mish e kocka që krijojnë helmin.

Ajo duhet të “vrasë” një pjesë të vetvetes  që të mos kërkojë lavdinë në përkrenaret e bishtit. Serbia pa nofullat anësore , pa kthetra dhe pa bishtin helmues quhet Serbi. Le të mësohet të jetojë pa epitete.





                                        POPULLI  KOSOVAR



Populli kosovar ka vetëm jnë emër : “VIKTIMË”. Ai është viktimë historike e shovinizmit serb. Ai u vra , u dogj , u shkatërrua , u gjymtua në breza u rrezikua për zhdukje masive sepse ishte racë jo sllave (serbe); sepse donte lirinë , gjuhën , shkollën historinë e kulturën e vet ; sepse donte trojet e veta me fusha e male e me minierat e pasura ; sepse është një popull nga më të vjetrit në Evropë në trojet e veta kompakte ; sepse është një popull vital e kompakt në të drejtat e tij , që në shekuj i ka mbrojtur duke mos u asimiluar nga serbizmi ; sepse ka besuar në zot dhe në drejtësinë shoqërore , që ishte gjithmonë në krah të shtypësit të vet ; sepse në më se 1500 vjet , tregoi se mund të bashkjetonte me të tjerët , por që kurrë nuk iu hëngër buka me serbët gjakatarë ; turqit okupues apo fashizmin kalimtar.

Populli kosovar është shtyllë e shqiptarizmës. Edhe në luftën e fundit shkatërrimtare për të , ai e derdhi gjakun lumë me besim te liria dhe pavarësia e tij. Edhe në këtë luftë ai e tregoi veten se është gjysma e kombit shqiptar të nëpërkëmbur nga të tjerët duke dëshmuar edhe një herë se është pigmenti dhe koncentrati i racës shqiptare dhe patriotizmit shqiptar siç ka qenë në shekuj. Populli kosovar , dinjitoz në luftë dhe në paqe , kur akoma s’ka bërë apelin e të vrarëve , u kthue nga deportimi i dhunshëm serb dhe filloi të mbjellë arën , të ndërtojë shtëpinë e djegur e kokëulur po varros me nderime njerëzit e familjes së vet…

Si i tillë ai u muar në mbrojtje ndarkombëtare duke u bërë gur prove i Aleancës Atlantike dhe një gur themeli i vlerave të botës demokratike e humane , që drejtohet nga SH.B.A. dhe Bashkimi Evropian.



                                                                                           P. L.              

                       

                                       KOMPLEKSI  I  FAJIT  MASIV



Natyrshëm lidh pyetja : kush i bëri gjithë ato krime në Kosovë , në Bosnjë  e Kroaci ? Mos vallë vetëm Milosheviçi , Arkani , Karaxhiçi , Mlladiçi e disa të tjerë të akuzuar nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës , apo dhjetra mijë ushtarë , policë e civilë ? Edhe sikur të llogarisim numerikisht njëqind mijë vrasës , që kryen detyrën luftarake (krimet dhe gjenocidin barbar) duke i tejkaluar me komandë dhe zell konceptet e ushtarit apo oficerit , gjithsesi , na hiqet e drejta për të akuzuar një popull të tërë. Është më se e vërtetë që krimet , veçanërisht në Kosovë , ishin të parapërgatitura të paramenduara me kohë ; të paktën kishte dhjetë vjet që me popullin serb e në emër të tij , po përgatitej një urrejtje e përbindshme kundër shqiptarëve. Gjithë administrata shtetërore totalitare , e gjithë ushtria e policia me në krye U.D.B kriminale , madje akademikë , profesorë , historianë e shejtanë , po përgatisnin atomsferën e krimit për të goditur dhe shfarosur kosovarët si popull. Dhe me gjithë këtë , po të llogarisim maksimumin e mundshëm të kriminelëve , ata përbënin një përqindje të vogël të popullit serb. Pra , e përsërisim , nuk kemi të drejtë të akuzojmë një popull të tërë. Natyrisht krimi ka qenë kolektiv dhe juristët thonë se nuk duhet të ketë edhe ndërshkim kolektiv. Edhe analistët ekstremë që janë për ndërshkim kolektiv sigurisht nuk kanë parasysh që miliona serbë t’i nisin në Hagë !

Jo për të justifikuar krimet kolektive  , as urrejtjen patologjike serbe kundër shqiptarëve , se në fund të fundit , urrejtja nuk përbën figurëkrimi , por le të gjykojmë me gjakftohtësi kushtet e krimit dhe paralelet e tij.

Së pari : populli serb komandohej nga një regjim totalitar me në krye një diktator gjakpirës , që populli nuk e kish zgjedhur me dëshirë me të drejtën demokratike të votës së lirë. Bile , edhe kur fitoi opozita e parçarë , Milosheviçi i manipuloi votat. Rezulton se asnjë herë në Serbi nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira të standartit perëndimor.

Së dyti : propaganda e regjimit komunisto-nacionalist ka qenë e ethshme , tipike totalitare në mbrojtje të Milosheviçit e kompanisë së tij. Madje këtu Milosheviçi ia kalon edhe Stalinit apo diktatorëve të tjerë komunistë se median shtetërore , të vetmin burim informacioni , e kishte në dorën e tij , të familjes dhe fisit të tij. Ai mbylli me urgjencë çdo zë dhe shkronjë të pavarur. Kujtojmë se gazeta “Nasha Borba” kish guxuar që më 1998 të quante Milosheviçin “gjeneral të një ushtrie prej skeletesh që mban kosën e vdekjes në dorë”. Gazeta u mbyll menjëherë , siç u mbyll revista “Vreme” ose “Radio B 92”. Këto organe u persekutuan se kritikuan politikën e shefit në Kosovë , madje kryeredaktori i “Devni Telegraf” u vra mizorisht. Fatkeqësisht edhe tani pasi lufta ka mbaruar , absolutisht dominon propaganda e regjimit shtetëror. Populli dëgjon vetëm zërin e tij që , deri tani , nuk ka guxuar të njoftojë opinioni e gjerë për mizoritë që kanë bërë forcat militare në Kosovë. Pra , populli serb vazhdon të jetë i keqinformuar dhe megjithëse media perëndimore , intenstivisht informon të vërteta të tmershme që i dëgjojnë edhe një pjesë e serbëve , ai , populli ,vazhdon në ethet e drogës , të dëgjojë se kosovarët janë terroristë etj etj. Mosdija s’përbën krim dhe i sëmuri edhe kriminel të jetë , më parë mjekohet. Të mos përpiqesh të mësosh mbi gjithë atë gjëmë që tronditi botën , do të thotë të zgjatësh kohën e agonisë tënde. Të mos ia hamë hakun , regjimi i Millosheviçit është mjeshtër i mashtrimit. Ky diktator profesionist është i aftë të bëjë të zezën të bardhë , të kalojë nga një krizë në një krizë të re për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Edhe tani ,kur masat e gjera në shumë qytete serbe po demonstrojnë kundër tij , ai organizon “kampanja” se nuk e humbi Kosovën (!) dhe akuzon opozitën si agjenturë e perëndimit për shkatërimin e Jugosllavisë (!). Shprehim dyshimin se ky diktator , më i ziu dhe i rrezikshmi i species së diktatorëve , edhe në opozitën e ardhëshme serbe “demokratike” do të ketë fishat e tij për t’i shumëfishuar më vonë dhe s’është çudi , të dalë përsëri në krye të llumit të vet !

Së treti : Kompleksi i fajit kolektiv në Serbi merr fytyrën e popullit të vet sepse akoma ai popull i traumatizuar , nuk po njeh realitetet e reja. Fatkeqësisht aleanca atllantike gjykohet me syzet e Milosheviçit , si armike e Serbisë. Mungon dëshira për të diskutuar dhe gjykuar ato segmente gjakatare të popullit nga shumica e segmenteve të tjera të papërlyera në krimet në Kosovë. Do të ishte në të mirë të Serbisë dhe të të gjitë rajonit nëse vetë serbët do tu bëjnë gjyqin kriminelëve serbë. Kjo duket e largët , në mos e pamundur , sepse nuk i lë hunda , nuk i lë sedra e sëmurë dhe nuk duan të heqin dorë nga psikologjia e urrejtjes kundër shqiptarëve , psikologji kjo , që tani dëmton më shumë vetë serbët se sa shqiptarët. Zoti u shtoftë inatin !

Së katërti : Kompleksi i fajit kolektiv nuk është i panjohur si në Lindje dhe në Perëndim. Ai është akoma i pranishëm në shumë vende që kanë qenë burime dhune e lufte. Atë e gjejmë në Rusi , në Japoni , Kore,Vietnam , Kamboxhia , Palestinë , Liban , Irak , Iran etj. Më tipiku , më i vjetri dhe më kompleksi ,ka qenë midis Gjermanisë dhe Francës. E pra , u deshën disa dekada që këta popuj të harrojnë urrejtjen dhe të lirohen nga kompleksi i dyanshëm i fajit. Sot miqësia franko-gjermane është shtylla e Bashkimit Evropian. Franca , po se po , por edhe ish Gjermania e Bismarkut dhe e Hitlerit , sot është një nga vendet më të fuqishme e më demokratike në Evropë , siç është dhe faktori themeltar i Aleancës Atllantike. Natyrisht Gjermania e mençur nuk doli violinë e parë si SHBA apo Anglia gjatë luftës në Kosovë , por , edhe pse kish koalicion të brishtë qeveritar , ajo funksionoi si instrumenti më i saktë në gji të NATOS ,duke i kryer detyrat luftarake dhe diplomatike me korrektesën shëmbullore , ala gjermançe.

Së pesti : Kompleksi i fajit kolektiv ka qenë dhe është shtruar edhe në Shqipëri. Populli shqiptar nuk mund ta mohojë që ishte oksigjen i diktatorit Hoxha për 46 vjet. Nuk mund të harrohen qindra mijëra shqiptarë , që u torturuan mizorisht e mbushën burgjet në emër të popullit , që u përndoqën e u internuan për një fjalë goje familjarisht. Dhe populli duartrokiste diktatorin kolektivisht. A s’qemë ne shqiptarët (edhe inteligjenca) që i ngritëm këngë diktaturës dhe diktatorit , që mbanin pozicionin klasor dhe vigjilencën revolucionare në dëm të të tjerëve ? A nuk ishte ai popull që e qau Enver Hoxhën kolektivisht ? Rrjedhimisht , në masë , kemi qënë fajtorë. Natyrisht termi “bashkëpunëtorë në krime” është kopetencë e drejtësisë , por e thënë troç , edhe regjimi demokratik që erdhi në Shqipëri nën Partinë Demokratike me kryetar Sali Berishën , nuk shpëtoi nga kompleksi i fajit kolektiv. Kjo sepse bëri gabime , tolerime e faje të rënda vetë si parti , por edhe sepse nuk ushtroi drejtësinë , që donte populli kundër xhelatëve dhe kriminelëve të shumtë që , edhe duke tejkaluar kompetencat ligjore , kishin lyer duart me gjakun e qytetarëve të vet. Është qesharake dhe revoltuese të kujtojmë gjyqet “për kafe” të regjimit të PD. Pra , nuk u llagarisën rrugët e qeverisë nga ujrat e zeza. Gjithkund të ndyhej këpuca dhe PD e çoi këtë llum , dashur pa dashur , edhe nëpër qylyma qeveritarë. Ish  mëkatarët dhe mbeturinat e udhëve të reja filluan të lulëzonin nëpër pirgje plehrash. Kjo e keqe , që nuk u zhduk , mendojmë se do ta shoqërojë demokracinë shqiptare për shumë kohë dhe , nuk duhet të çuditet njëri , që sot drejtojnë dhe ministrat dhe prokurorët persekutorë të Enver Hoxhës dhe që po i bëjnë dëm të madh Shqipërisë , kombit shqiptar , por edhe socialdemokracisë shqiptare. Kështu ndodh kur diktatorët ngrenë projeksionin e vetvetes dhe të ardhmen e tyre. Kështu ndodh kur individi është i pandërgjegjshëm për veten e tij , për forcën e tij dhe dashur pa dashur bëhet qilim i bukur për këpucën e diktatorit të vet. Kështu ndodh kur futesh në rresht me komandë , kur duartroket e këndon me komandë , kur martohesh e qan me komandë , kështu ndodh dhe kur bën krime me komandë , e natyrisht krimet të bëjnë pjesë e ingranazheve shtypse të regjimit dhe bashkëpunëtor të tij.

…Çdo berr varet nga këmbët e veta , thotë populli ynë e me këtë përjashton ndëshkimin kolektiv.                                                  





                                                                                         P. L.                    

                                           

                                            GJYKATA  E  HAGËS



Akoma pa mbaruar bombardimet e NATO-s mbi ish Jugosllavi , Gjykata ndëkombëtare e Hagës mori vendimin e guximshëm duke e shpallur Sllobodan Milosheviçin dhe katër bashkpunëtorë të tij , kriminelë lufte. Ishte hera e parë në praktikën e asaj gjykate , që akuzohej presidenti i një vendi duke qenë akoma “mbi kalë”.

Siç pritej dolën kundër , jo vetëm serbët , por edhe rusët , kinezët e organizma të tjera. Nga Athina u nis për në Hagë avokati i njohur Lukurezos , me dosjen nën sqetull , për të akuzuar të gjithë Aleancën Atlanitike për krime kundër Serbisë së Milosheviçit , duke dhënë kështu shembullin tipik të një Don Kishoti “profesionist”.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës kishte akuzuar edhe kriminelët e luftës në Bosnje. Kishte bërë një listë me dhjetra kriminelë lufte me në krye serbët : Karaxhiç , Mlladiç dhe Arkan. Drejtësia ndërkombëtare kishte akuzuar , por nuk kishte vepruar. Nga opinioni u prit me shpresë arrestimi i ish shefit të ushtrisë serbe në Bosnje , zëvendësit direkt të Mlladiçit , gjeneralkolonelit Toliç. Me sa duket saçmat e drejtësisë goditën më lehtë në harabela , se elefantët nuk duken. Bandat e të ashtuquajturit Arkan , pasi mbaruan krimet në Bosnjë , iu lëshuan Kosovës me thikë në dhëmbë , duke organizuar progrome gjakatare mbi popullsinë civile. Haga nuk e kapka dot Arkanin e Mlladiçin ndërsa Karaxhiçi , i akuzuar guxoi të kërkonte përsëri poste presidenciale. Këta kriminelë të shpallur jetojnë në luks me grabitjen e mijëra shtëpive të qytetarëve , mund të hapin edhe punishte ari me bizhuterinë e grave të plaçkitura , të përdhunuara e të vrara , mund të merren me biznese të mëdha ndërshtetërore ; Arkani drejton edhe një skuadër futbolli në Serbi dhe deklaron në televizionin serb me krenari se profesioni i tij është vrasja , natyrisht për të mirën e Serbisë. Dhe Haga nuk i kap dot kriminelët !Kompromisi parimor i politikës , diplomacisë dhe i drejtësisë ndërkombëtare u bë në Deiton. Shefi i kriminelëve të luftës Sllobodan Milosheviç , përgjegjës edhe i krimeve të serbëve në Kroaci , por sidomos në Bosnjë , u trajtua si palë. Ai i flaku bashkëpunëtorët e tij (Karaxhiç , Mlladiç) për të ruajtur pushtetin e tij. Akti i Deitonit , ajo paqe e stisur aq e tendosur , që krijoi tre Serbi dhe që akoma qindra mijë boshnjakë s’guxojnë të kthehen në shtëpitë e tyre , do të mbetet shembull i oportunizmit , jo i drejtësisë ndërkombëtare. Të paktën diplomati amerikan , Hollbruk (dhe pala ruse natyrisht) s’besojnë t’i bien gjoksit. Ata dështuan edhe në marrveshjen e tetorit 1998 që konsumuan edhe minutën e fundit për Kosovën dhe Milosheviçi , duke u buzëqeshur atyre , përgatiti genocidin duke i sfiduar të gjithë. Gjykata e Hagës si organizmi më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare i ka edhe mjetet , dhe financat , dhe personelin dhe mbi të gjitha ka me vete të drejtën ligjore dhe morale për të vepruar. Me zvarritjet burokratike të saj të kujton zyrat e përgjumura të O.K.B. , organizatë kjo , që ka ardhur koha të gjallërohet në të gjitha organizmat e saj deri në Këshllin e Sigurimit me atë “të drejtën e vetos” që së shumti pengon frymëmarrjen demokratike të vetë O.K.B.-së. Tani që e dinë edhe gurët e rrugës se kush është Sllobodan Milosheviçi , vajtka dhe kryeprokurorja e Hagës në Kosovë dhe bëka një “zbulim” të ri : Milosheviçi mund të akuzohet edhe për gjenocid (!) S’mjaftojnë dëshmitë okulare të mijëra kosovarëve të masakruar ? S’mjaftojnë mbi tre milion qytetarë të deportuar nga Kosova , Bosnja , Kroacia ? S’mjaftojnë të dhënat rrënqethëse të qindra gazetarëve nga e gjithë bota ? S’paskan zë qytetet dhe fshatrat e zhuritura të Kosovës ? Le pastaj që nga vjeshta zonja Luiza Lambur do japë dorëheqjen dhe në malin e dosjeve të kriminelëve mund të bjerë shi ! Opinioni botëror pret që Gjykata e Hagës të jetë një Nuremberg permanent , që kriminelët duhet të dridhen nga forca e drejtësisë ndërkombëtare kudo që ndodhen , mbi kalë apo nën kalë. Gjene çka ! Në Kosovë viktimat dihen , kriminelët janë në kërkim…

                     

                               HAKMARRJE ? VETGJYQËSI ?(!)



Kosovarët po ktheheN në gërmadhat e tyre. Pakica serbe po ikën nga Kosova. Shumë zhurmë po bën bota mbi këtë fakt , që pritej. Politikanë , diplomatë , analistë , gazetarë përgjithësisht zhurmojnë dhe ca të vërteta të mëdha harrohen me keqdashje për shqiptarët. Ndonjëri , si Lamberto Dini , arrin deri në kërcenim për kosovarët ! Kjo ndodh kur akoma bota s’po mban frymëmarjen nga tmerret e paimagjinueshme të serbëve në Kosovë. (Akoma vazhdojnë të zbulohen varre masive. Galeritë e minierës së Trebçës rënkojnë nga kufomat. Këto galeri krematoriume akoma s’po zbulohen , ndërsa bota u anashkalon fatit të 7000 kosovarëve që po torturohen e kalben nëpër burgjet serbe… Ekranet e përgjakura të televizionit kanë filluar të heshtin dhe kriminelët po harrohen ! )

Pakica serbe po e lë Kosovën. Thuhet se rreth 180.mijë (serbo-romë ), duke djegur edhe të lashtat edhe shtëpitë e tyre , kanë marrë rrugët. Thuhet se kosovarët po hakmerren mbi ta dhe KFOR-i s’di nga t’ia mbajë. Kjo është një pjesë e së vërtetës , bile më spekulantja. Serbo-romët që po ikin kanë bërë krime , zotërinj ! Kur Kosovarët iknin nga shtëpitë e tyre kjo pakicë , vrau e plaçkiti së bashku me militarët serbë , me mendimin se kosovarët nuk do të ktheheshin më , se Kosova mbeti bosh dhe gjithçka do të qe e tyre. Po i bënë hesapet pa hanxhinë. Ata nxitojnë të ikin se duart i kanë me gjakun e fëmijëve grave e pleqve të pambrojtur kosovarë , se shtëpitë i kanë plot me mallrat e plaçkitura të kosovarëve dhe tani i marrin me vete. Ata nuk besojnë as në ushtarët e KFOR-it , që deklarojnë mbrojtjen e tyre se serbo-romët e Kosovës ato vrasje nuk i bënë burrërore , fjala vjen në luftë por tinëzisht mbi popullsinë civile se qenë shqiptarë. Kosovarët që i kishin gjitonë të vjetër dhe që bashkëjetonin me korrektesë me ta , i njohin kokërr më kokërr ata , gjitonët , që një mëngjes u kthyen në armiq të egër dhe ai “mirëmëngjesi” serbisht i tyre qënkej vrasës , përdhunues dhe hajdut ordiner.

Një frymë e përgjithshme pacifisto-kristiane ngrihet gjithandej përtej oqeanit e përtej kontinentit. Dhe thirrje për falje , për paqe , bashkëekzistencë , tashmë  midis kosovarëve dhe serbëve. Edhe intelektualët më seriozë kosovarë dhe shqiptarë nuk janë për hakmarrje dhe vetgjyqësi. Qeveria e përkohshme e kryeministrit Thaçi dhe Shtabi i Përgjithshëm e UÇK , dhe korpusi i paqes , bëjnë thirrje për vetpërmbajtje dhe përgjegjësi ligjore ndaj rasteve të dhunës së Kosovarëve ndaj pakicës serbe. Mirë bëjnë. Tregojnë kështu prioritetin e racës së tyre , tregojnë se janë dinjitozë dhe të civilizuar , tregojnë se duan të fillojnë një jetë të re. Fjala është pjesë e lirisë , dhe koka e falur nuk pritet.

…Kur legjionet romake linçuan Krishtin , Krishti i kryqëzuar tha : “Fali , o zot , se nuk dijnë ç’bëjnë !” Po kosovarët nuk janë Krishti dhe legjionet e zeza serbe e dinin shumë mirë ç’bënin. Ata kryqëzuan një popull të tërë dhe Shën Thomai s’ka përse ta vërë gishtin në plagë se bota i di fort mirë plagët mbi popullin kosovar. Kush kërkon të fshihet pas gishtit , nuk shikon malin e të vërtetave të dhimshme. Thika në bithë të huaj nuk dhemb , thonë gjirokastritët.

Shtrohen ca pyetje të thjeshta : Po sikur të të vrisnin ty vëllanë , babanë , nënën ; të të përdhunojnë gruan e motrën , të të djegin familjen të gjallë , si do veproje ?

Pa marrë aspak në mbrojtje rastet e hakmarrjes , kemi të drejtë të pohojmë se këto veprime janë thjesht njerëzore. Kosovarët që kthehen në Kosovën e zhuritur janë njerëz që kanë parë ferrin , njerëz me sy të shtrembëruar nga tmerri , njerëz që i ka mbytur trishtimi , njerëz që , në një çast , s’shohin asnjë shpresë që , pa familjen , jeta u bëhet pa kuptim. Vjen e rëndon kështu më tepër njeriu me kompleksin e tij se sa “e drejta” ose “e padrejta” firmosur nga dikush. Akoma kjo botë është bota e mëkateve dhe , kur nuk dëgjohet asnjë fjalë pendimi nga goja e mëkatarëve , mua më kërkohet të fal ! Rastet e hakmarrjes , në këtë konteks , nuk i përkasin sadizmit. Është vetgjyqësia e dhembjes pa kufi. Është vetgjyqësi sporadike kur mungon gjyqësia. Mos kërkoni të falim dhe djallin se kështu do të rivrasim Krishtin ! Të gjitha marrveshjet , politikat , diplomacitë janë të pasukseshme pa marrë parasysh natyrën njerëzore. Dhe njeriu kosovar sot kërkon vetëm DREJTËSI. Bota është e detyruar të ushtrojë drejtësinë , pra dhe ndëshkimin mbi kriminelët e vërtetë. Kështu do të qetësoheshin sado pak ata mijra njerëz nën dhe. Mos na detyroni të vrasim ! Asnjë luftë nuk i ka shtrëmbëruar kosovarët. Ata kanë jetuar më tepër në harkun e vdekjes se sa të jetës dhe i dimë mirë ligjet e saj.



                                                                                        P. L.                                        





                                            SHERRI SI ALEAT



Ne s’kemi pasë rast ndonjiherë me pa të shkrueme në gjuhën tonë amtare nji histori , nji të çfardoshme histori të marrdhanieve shqiptaro-serbe. Kjo pikë e jetës shqiptare ishte e shenueme me shejin e kafkës me dy kocka iks e shigjetën e përthyeme zig-zag : pra rrezik vdekje ose jete , si të duesh me e thanë. Marrdhaniet tona shtetnore e publike janë zhvillue simbas të tana ligjeve të absurdit. Në klimën e atij absurdi janë rritë e selitë breza njerzish që , tashti , në kohën e lirisë , po i themi , paraqiten bartës së nji filozofie kombtare opurtuniste , simbas të cilës problemi shqiptar do të zgjidhet vetëm parcialisht e nën veprimin e faktorëve ekonomikë.

Enver Hoxha e kishte ndalue pa afat botimin e studimin e Fishtës sepse ai ishte haptas e pa ekuivok antisllav. Në anën tjetër marrdhaniet e diktatorit me sllavët e jugut e , ma vonë , me krejt familjen sllave ishin , pak me thanë , si të maces me miun. Të paktën kshtu dukeshin prej përjashta. Ai që e vuni i pari re ket aburd , ishte Ismail Kadareja. Ai e vuni re jo për të paditë e për ta demaskue , por për ta zbutë e për ta justifikue. Ai thoshte se për kulturën shqiptare shovinizmi ishte i huej dhe se kurrë nuk do t’i bahej atij vend në të. e si shoven shpallej Fishta.

Në fakt të moshuemit më thonë se kur u prishën atëherë me jugosllavët , më 1948 , e para gja që pritnin ishte të rizbulohej Fishta e të hidhej në publik si kalorës i çështjes së mospatjes iluzione te sllavët e jugut. Megjithë propagandën histerike antisllave të regjimit në at bisht dhjetvjetshi të 40 , Fishta nuk u thirr , ai u karakterizue edhe ma thellë me nofka e etiketa nga ma denigrueset. Tragjikët e mdhej na msojnë se , kur mbreti jeton nji epokë absurditetesh , kjo nuk do të thotë se mbreti asht i marrë. Ai mund të jetë shumë i mençëm , por mbetet mbret i absurdit. Kultura shqiptare e socializmit bashkë me të gjithë ata që mundoheshin t’ia thyenin qoshet , që ajo të dukej sa ma njerzore , nuk mund ta pranonte “shovinizmin” e ndonji letrari tashma të vdekun , por fare mirë mund të kalonte tangent me dy fjalë “të indinjueme” vdekjen , sakatimin e shpërftyrimin e kosovarëve që në Europë ishin viktima përmanente dhe pika ma e errët e qytetnimit të kontinentit për krejt ket shekull.

Ka në Shkodër nji proverb me nji përmbajtje të shqueme demokratike , sidomos në drejtim të lirisë së fjalës : Fjala mort s’ban. Pra , tue u nisë prej ksaj thanie e tue e marrë atë si të mirqenë , del se fjala duhet thanë e se thania nuk përban krim. Mandej , mbasi të jetë thanë , duhet tolerue. Serbët i vrisnin kosovarët e ne , që mund të binim në shovinizëm , regjimi na shpëtonte tue na dhanë variantin e vet të proverbit : Vrasja nuk ban dam. Pra shihet se ky absurd i pashoq e kishte bazën e vet diku që na nuk e shifnim. Thelbet e dukjet nuk përputheshin e në lumin që i ndante , diktatura peshkonte lirinë që do ta shfaroste lirinë.

Nji gja ishte e vërtetë se na shqiptarët , ktej e matanë , e kishim punën keq , shumë keq. Çdogjasend që ndodhte e ne na dukej si sherr , sherr mund të ishte , por ishte sherr për të keqen tonë.

Nji idiot , emnin e të cilit nuk due ta përmend prej frike se më ndyhen letrat , kishte thanë :shqiptari asht peshk me reumatizëm. Me nji fjalë shqiptarit i ban reaksion ambjenti me smundjen që ka. Autori i ksaj thanie mbetet idiot , por kjo thanie e padit se edhe ai asht bir i Adamit.

Ngjarjet rreth e qark Shqipnisë në ket qindvjeçar që po mbyllet nuk kanë qenë të pakta , nuk kanë qenë të largta , nuk kanë qenë që nuk na kanë përfshi. Gjithmonë na kanë përfshi , gjithmonë na kanë përla. Ishin vetëm iluzione narciziste të gjitha ato që thuheshin gjoja për pozicionin tonë gjeografik e strategjik , për pasunitë tona të mbi-e nëntokës. Si ka mundsi që , megjithë kto që pjesrisht edhe janë , na mbetemi qerosi i Ballkanit , ma i vogli e ma i keqi ? Pse s’shitemi , pse s’na blejnë , pse s’i duhemi kujt gja ? Pse sherret vijnë për të mirë të tjerëve e për rrezik tonin ? Të gjithë u rregulluen e po rregullohen. U rregullue Greqia që , të paktën për gjykimin e të shumtëve , në mbarim të Luftës së Dytë gjendja atje ishte ku e ku ma e keqe se në Shqipni. Bile thonë se deri në fillim të vjetëve ’60 ende midis të dy vendeve mund të bahej njifarë krahasimi. Të mbetun në nji zonë kalimtare , mu në aksin e menteshës mes Lindjes e Prendimit , diçka si ma prendimorët e lindorëve , ose si ma lindorët e prendimorëve , komb i ndamë në shumë shtete , ku shteti amë nuk arriti kurrë me e çue at kandar , në të cilin hypin e peshohen shtetet , i pazoti me mbrritë peshën kritike në kuptimin kuantik të fjalës , na qemë nji fuqi kollaj e magazinueshme , e konservueshme , e stivueme diku mbas dyqanesh. Por kryesisht me Serbinë fqinje. Prania e Serbisë asht ndoshta shkaku i trajektores absurde të historisë sonë. Dy kombet tona historia i ka ngërthye keq. Na jemi ma të dobët se jemi të mbajtun nji jetë nën regjim robinsonian. Herë goditet Shqipnia , herë goditet Kosova. Ja , p.sh. në ket dhjetvjeçarin e fundit 1990-1999 Kosova asht goditë dy herë , Shqipnia nji. Matematikisht radhën e ka Shqipnia. Në nji mnyrë ose në nji tjetër të vjen mendimi se diçka e qellimtë e përcakton dobsimin alternativ e permanent të ktyne dy njisive shqiptare.

Me luftën e temën e përgjithshme të çështjes së saj , Kosova asht ba njisi në vete. Bota u ngrit për t’i ndeshkue serbët se ata u binin në qafë shqiptarëve për të vetmin shkak se ata ishin shqiptarë. Por nga ana tjetër , të paktën zyrtarisht , përjashtohet opcioni i pavarsisë së saj. Dhe kjo ndodh pse ? Sepse ata janë shqiptarë e , si të tillë , nesër do të kërkojnë të bashkohen e të formojnë kshtu atë të tmerrshmen , të frikshmen , të rrezikshmen : Shqipninë e madhe. Lkurëmurrmëve të Timorit Lindor , copë ishulli mes Indonezisë e Australisë (ku ban dreqi çerdhen do të thoshte njeni prej prindëve të mi) ua kanë vu për fije punën e pavarsisë. Pse kjo ? Sepse nuk janë shqiptarë. Simbas logjikës që e ka prodhue kta njiqind vjet ket absurd shqiptarët nuk duhet të jenë të pavarun se bahen të mdhej. E kur të bahen të mdhej mund të kërkojnë me hapë edhe ata dyqan në pjacë. Pra mund të kemi prapë sherr.

Ka disa të mençëm në Tiranë , produkte të amshta të nji mitre kulturore që pjell për traditë e me porosi dështakë të të gjitha fushave , që kanë ardhë ne jetë me lshue alarme e me flokët e shpupurishun në erë si profetët e Izraelit , me kantilenë hedhin pyetje fataliste të tipit : “O zot , ç’po ndodh me ne ?” Se gati sa s’harrova , se tash së fundi kanë zbulue se ka edhe Zot , mbase kaluen nji karantinë spirituale ateiste që i mori fmi e u nxorri thijat e bardha.

Shqiptarët s’mund të nisin sherr se janë të dobsuem , të ndamë , të përçamë e të indoktrinuem eksklusivisht me kultura materialiste të çdolloj marke. Shqiptarët me tru në bark Fishta i kishte hetue qysh në periudhën e Pavarsisë. Shqiptarët s’janë të zotët me prapsue sherret që u vijnë prej të tjerësh , bile gjuejnë rastin e marrin në dorë me zell flamurin e vetshkatërrimit. Nji shqiptar për shqiptarët kishte thanë : peshk me reumatizëm. Në kohën e mbretnisë inteligjenca dojçkulturë do t’i lshonte ktij gojkeqi anatemat që kishte lanë pa i lshue atij ose asaj që pati pyetë për ne nëse kishim bisht apo jo. Në kohën e monizmit sockomunist njeriu i ri i prekonizuem prej epokës nuk do të ngurronte me pre pa plan nji hektar pyll për të ba me drutë e tij nji turrë drush , prej atyne që inkuizicioni koprrac nuk kishte ndezë ndonjiherë nën kambët e as ma të rrezikshmit heretik. Por , ani , s’ka gja. Nëse nuk digjej heretiku , digjej përditë ndërgjegja kombtare , ngadalë , pa za , si furrat e qymyrit.

Thonë se natyra i ka dhanë organet jetsore dy e nga dy si rezervë që jeta të vazhdojë. Shqipnia doli e mbarueme prej 1990-tës. Kurrë ndonji herë tjetër atdhedashunia shqiptare nuk kishte qenë në nivele të tilla polare. Rinia shqiptare shpërtheu ndër ekzode të papara , biblike. Bota u çudit me ne dhe , në maninë e saj aristokratike për të pa e regjistrue fenomene të rralla , na la të shpërthenim. Ky qe nji sherr tjetër i ri , nji hemoragji kombtare , të cilën shkaktarët direktë e përshëndetën si shfirm të nji uragani që normalisht duhet të kalonte mbi krenat e tyne. E mbetun pa rininë , Shqipnia u mlak 20 vjet për nji gjashtëmujor. Në vakuumin që u përftue montohej demokracia. E shqiptarët axhaminj filluen ta ndërtojnë demokracinë me idenë e ngulët se ajo ishte e kundërta e diktaturës. Pikëmasëpari ngatrruen disiplinën me mungesën e lirive e ia panë sherrin.

Pjesa tjetër e shqiptarëve që jetonte në Kosovë kishte kohë që shihej sy më sy me të keqen  që e kishte pllakosë. Qendresa e shqiptarëve të atjeshëm po bahej përherë e ma konkrete. Beogradi e krasiste ketë qendresë , por ajo fryhej mbrenda nji forme që i jepte përherë e ma pak figurë. Sa herë godiste Beogradi , ai detyrohej  të bante faul me shumë dishmitarë. Lvizja në Kosovë kishte karakter masiv , por avancata ishte e vogël. Vonë e kuptuen serbët se shqiptarët po loznin nji taktikë që do t’i ekspozonte para opinionit. Prepotenca serbe i goditi shqiptarët pa marrë parasysh se kush po i shifte e ç’përshtypje ishin tue ba. Për herën e parë në historinë e tyne të re shqiptarët provokuen sherr dhe e vazhduen at sherr. Kshtu arritën kosovarët të thyejnë akullin e pasivitetit e të dalin në nji aksion që ekspozonte serbët , vërtetonte tezat e tyne e pretendimet e tyne dhe shenonte riorientimin e opinioneve mbrenda nji Europe që kërkonte t’i vorroste njiherë e përgjithmonë fajet e saj historike në sherbetin vizionar të kontinentit të bashkuem. Si me thanë : Eh , bani pak durim. Le t’ju vrasë serbi edhe disa kohë , derisa  të ndërtojmë Europën e Bashkueme.

Kshtu pra kosovarët e thyen statusin e provincës së humbun ku s’merret vesh se ç’ndodh , me thoj e me dhambë , përmes sakrificash që vetëm ata i dinë , e futën kronikën e Kosovës në krye të masmediave botnore e , ma vonë , çeshtjen e tyne nga rajonale e kthyen në ndërkombtare. Serbëve u plasi cipa. Anakronizmi e prepotenca e tyne e shfaqun kjartë qysh në luftën e Bosnjës , arriti forma të tilla që argumenti serb padiste nji paranojë politike të papame ndonjiherë qysh mbas regjimeve nazi-fashiste. Diplomatët e emisarët e Beogradit kudo në botë që mbronin tezat e veta , tingllonin si teneqe të ndyshkuna. Skolasticizmi e shabllonizmi i shprehjes i bante vërtet qesharakë. E pame në optikë divorci , serbët i shembëllenin nji burri të çapërdisun që s’pranon t’i japë ndamjen së shoqes me argumentin idiot se ka në zotnim fakte që vërtetojnë se ajo asht pronë e tij.

Prapë po e them se cili ka qenë çmimi që paguen kosovarët për përmbysjen e opinioneve , ketë duhet të na e thonë vetë ata kur t’u mbyllen plagët e të bahet bilanci i cikatriceve.

Pra ksaj radhe kosovarët ia hynë me vetdije sherrit , e provokuen dhe e ushqyen. Me kthelltsi e gjakftohtësi caktuen shpi për shpi edhe hisen e damit. Politika demografike e familjes me shumë fmi fliste për nji strategji sherri të dhimbshëm. Çdo çift prindësh programonte aq lindje aq fmi sa i duheshin Kosovës për t’u trashigue e Serbisë për të shue orekset e saj kanibale mbi shtetasit e vet heterogjenë. Në vetdijen e prindit kosovar ishte plotsisht e kjartë se gjysma e kërthive të prehnit ishte e destinueme për flijim. Vetëm se nuk i dinin me emna qysh ma përpara. Familja shqiptare e Kosovës kishte pranue të kthehej edhe njiherë deri tek caku i seleksionimit natyral , ku rolin e faktorit objektiv natyror e luenin serbët me vetinë e hallkës eprore darviniane në zinxhirin e ushqimit.

Me mbarimin e luftës në Kosovë në qershor të ktij vjeti , atje u dyndën gjykatës ,prokurorë , hetues , organizma juridikë që ndjekin krime ushtrish e paraushtarakësh. Nën nji diell përvlues që ishte edhe ma djegës ketë verë , u zhvorrosën para syve të kamerave e ekspertëve me maskën e pamungueshme mbi hundë e gojë mija kufoma , u identifikuen e u gjetën vorre të mdha kolektive , vorre nguti. Thika e Kosovës çante barkun e vet në nji harakir gjigant për t’i dhanë botës evidencën juridike të veprës së frikshme që kishe ba abisi i shpirtit serb ndër shqiptarë. Grumbullimi i kufomave arriti madhsinë e kodrës. Ndër letrat e ligjeve ndërkombtare , kur grumbulli i kufomave arrin madhsinë e kodrës , ky u quejtka krim lufte e ata që dhanë urdhën të bahet ashtu , u quejtkan kriminelë lufte. Me përcaktim kjo punë.

I pari që inkriminoi botnisht Milosheviçin si përgjegjës kryesor për krimet e kryeme në Kosovë , ishte kryeredaktori i revistës prestigjioze gjermane “Shtern” , Mikael Majer i cili në editorialin e revistës së vet të datës 24.06.1999 kërkonte qysh në titull burgim të përjetshëm për Milosheviçin. Por vetë ai shprehej se gjetja e autorëve materialë të krimeve ishte punë fort e vshtirë , nëmos e pamundun. Aty përmenden edhe dy a tre emna të njoftun të stafit Milosheviç e kaq. Europianët nxitojnë me mbyllë dosjen. Kaq nxitojnë sa janë gati të rekomandojnë edhe ndeshkime shembullore.

Çetnikët serbë le të tregojnë mejhaneve të fshateve të tyne të prejardhjes për shqiptarët që kanë therë , për kosovaret që kanë përdhunue , e ashtu , në atë eufori gjakatare që i karakterizon , dëshprimi për humbjen e sasitë e forta të alkoolit le t’i bajnë që të betohen mbi ikonat e Krishtit se prapë ashtu kanë për t’ia ba.

Unë mendoj se me at sherr avionash , shkatrrimesh , të vdekunish me e pa faj , në Kosovë situata asht përmbysë kryekput. Sllobodan Milosheviçi si kryetar shteti që luftonte për Serbinë e për veten , tashti , me shkputjen e Kosovës s’ka pse të luftojë ma për Serbinë. Pra i mbetet vetëm vetja e vetëm ajo. Mbetja e Milosheviçit në fuqi edhe mbas shkputjes së Kosovës e hymjes atje të forcave ndërkombtare të KFOR-it , tregon ma së miri se grupi i tij lufton për karrike. Lufta për karrike tashti duhet të jetë mprehë edhe ma tepër sepse rrzimi i Milosheviçit e ardhja e nji tjetri në vendin e tij do me thanë që Prendimi të parin kusht për ta njoftë e ndihmue udhëheqjen e re në Serbi , pikëmasëpari do të kërkonte arrestimin e dorzimin e Milosheviçit në Gjyqin e Hagës. Pra sot Milosheviçi luen o qafa , o nafaka. Siç asht edhe e natyrshme të mendohet Slloboja duhet t’i ketë shtrëngue mirë vidat në Beograd. Çdo diktator “i mirë” dëshiron me vdekë në dyshek. Shtabet e ushtrisë i ka me vete se ushtria qe mjeti special i kasaphanës në Kosovë. Opozita duket e terrorizueme , shkriftohet lehtë sepse asht nën akuzën e tradhtisë ndaj Kosovës. Fakti se shefi serb nuk ka ndërmend me luejtë prej vendi , motivon edhe tezat e disa aleatëve tradicionalë të Serbisë që mundohen ta inkuadrojnë aleain e tyne në veprimtaritë ndërkombëtare , qoftë edhe me Milosheviçin në krye. Pra dikush vrapon t’i sugjerojë Prendimit se Milosheviçin do ta kemi aty e se nji shtet si Serbia nuk mund të përjashtohet për hatër të udhëheqjes së saj.

Marr me mend se sa vetë sot në Kosovë do të flasin me nji urrejtje të pakufi , se sa nana kosovare do të shkarkojnë mbi kokën e bashme prej gjedhi të Milosheviçit namët proverbiale që sot , si atëherë , në kohën e Kreshnikëve , janë në gjendje me tundë malet e me i ça në dysh. Ky asht zani i dhimbjes së pafashitun e , si i tillë , duhet respektue. Por duhet të ketë në Kosovë prej atyne që Milosheviçin nuk e shofin ma si përpara (mos o zot se kanë hy në sherbim të tij !) Ata e kanë kuptue tashma se Milosheviçi mendon për veten e tij , por jo nëpërmjet të Kosovës. Ai po merret me opozitën , me kontrollin e saj , me asgjasimin e saj , me neutralizimin e saj me obstruktimin e çdo forme serioze që mund të marrë ajo. Kjo nuk asht pak për nji kryetar shteti që mbasi hangri 70 ditë bombardime , nënshkroi kapitullimin e vet , kur ketë gja mund ta bante para fillimit të së keqes. I mbetun pa aleatë , i izoluem prej botës me rezoluta , mbrenda nji embargoje asfiksuese që do të gjujzonte vetë Amerikën , me nji papunsi që po i afrohet 50% të fuqisë së aftë për punë  e nji nivel pagash që i ngjasin atij të vjetit 1955 , Slloba i mban kryet nalt e vështrimin e tret larg. Ata që dinë me lexue imazhet domosdo do t’u ketë ra në sy se si janë rudhë shpatullat e se kostumet nuk ia mbushin si ma parë volumet obeze të sllavit tipik. Me sytë gjysëm të picrruem e andrrimtarë edhe ai si i gjithë soji i diktatorëve , andrron se nuk asht ma i keq se të tjerët që vdekja të mos e gjejë në dyshek e mbrenda nji pallati qeveritar , i rrethuem prej nderimesh e sherbimesh që parashikon protokolli.

E pame kshtu vepra e Milosheviçit nuk ka mbarue. Vërtet që ajo tashti ka hy në aktin e fundit  , por ky akt parashikohet të jetë ma i gjati. Ai e ndien se mjaft ka punue për të tretët , për të përgjithshmen. Tashti kushtet janë krijue që ai t’i kushtohet plotsisht vetvetes. Pra në Serbi do të ketë sherr. Sherr në kuptimin e ngrimjes , stanjacionit , paralizës.

Papritmas Sllobodani nga armiku numër nji i kosovarëve asht kthye në diçka tjetër që unë s’e them dot mik , sepse me të vërtetë  jam i mjeruem proporcionalisht për zezonën kosovare të pranverë-verës 1999. Por ai tashti , pa dashjen e vet , sillet si aleat i kosovarëve. “Kosova mbeti e imja , por Serbinë jua futa në frigorifer për tejngrimje , jua paralizova , jua kallkanosa”.

Siç shihet nga gjysmëfusha kosovare sherri ka kalue në gjysmëfushën serbe. Kosovarët janë të angazhuem për rindërtimin material , por edhe shpirtnor e institucional të atdheut të vet. Mbrendë kanë gjithë ekspertët e botës që po ndihmojnë që Kosova të faktorizohet. Kosova ka forcat e saj politike që duhet të ndihmojë me çdo kusht rritjen e saj të gjithanshme. Kosova , kjo gocë e re sportiste që mbas traumës së fundit kthehet në pistën e garës plot shndet e energji , kurse Serbia , kjo plakë rrole që struket në frigorifer me brymë e heje akulli ndër vetulla e flegra të hundës.

Sinqerisht kemi përshtypjen se sa ma tepër të zgjatet era e Milosheviçit , aq ma para do të ecë Kosova , aq ma pak kompatibël do të bahet ajo me at shtet që i rivendikon sovranitetin  e që , hëpërhë  , a për sy e faqe , a pse ia ka plasë zoti të dy sytë e ballit , mendon se nuk ka humbë. Plasaritja e përjetshme mes Serbisë e Kosovës u ba e çame me luftën e fundit. E çamja po rritet se po rritet vetë Kosova. Kur rriten fort të çamet , i quejmë hendek.

Pra Sllobodani asht betue : sa të jetë gjallë nuk e lshon pushtetin ; jo për ndonji gja , por cilido që të vijë do të heqë dorë prej Kosovës. Fjalët janë të kjarta. Ato donë me thanë se kushdo që të vijë , do ta dorzojë te autoritetet e Hagës e ai do ta kalojë kusurin e jetës i ndrymë në nji qeli burgu.

Mendoj se shqiptarve që munden , u ka ardhë koha të pajtohen me Sllobodanin. Jo vetëm të mos e shajnë ma , por të merakosen për të , për shndetin e tij , për humorin e tij. Tashti Sllobodani u duhet shqiptarëve , u duhet fort. Në “telesna strazhën” (truprojën) e tij duhet të hyjnë djelmosha shqiptarë që ta ruejnë që të mos na i ndodhë ndonji gja e keqe. Shqiptarëve u takon kjo jo vetëm se janë sokola , por me at bllokim që i ka ba ai Serbisë e pushtetit polotik atje , ai po u del shqiptarëve kokrra e mikut. Po të ishte gjallë Skënderbeu do t’i vente pa ngurrim në dispozicion kohortën e vet pretoriane.

Dikur në kohën e regjimit titist , ishte ba zakon që , me rastin e ditlindjes së kryetarit Tito , kërcitnin telegramet anekand Kosovës me nji mijë shndete për marshallin kroat. Atëherë ky ishte rregull protokollar i shtetit komunist. Por sot në rrethanat e reja që u krijuan , patjetër që duhet gjallnue kjo praktikë. Shqiptarët kudo qofshin duhet ta festojnë ditlindjen e Sllobos , të zdërhallen atë ditë , të bindet dreqi e t’i luten zotit që ai të bahet njiqind e ma vjeç , që të jetë i fortë e mendjendritun që të mos dalë kush që ia nxjerr Serbinë prej frigoriferit. Në përvjetorin ma të afërt të bahen parti , festime , të hidhen fishekzjarre. Kore masive të kndojnë “hepi bërthdej-n” e nji tortë e madhe , e papame në analet e artit kulinar të bahet gardh me asi qirash që tregojnë numrin e vjetëve që mbush ky mik që aq fort i urren shqiptarët.

E torta të hyjë në librin Gines për vjetin 1999.

Kshtu mbaron lavdia e botës.

Kshtu fillon lavdia e botës.



                                                                                            P. SH.

                 



















































                 GJYMTYRËT E SHTETIT QË KËRKON NJË EMËR



Maqedonia e sotme , së cilës i vënë përpara emrit një “ish” , është një shtet pa bazë dhe pa çati. Dhe “ishi” para nuk ishte “e drejtë historike”, por një sajesë artificiale alla serbe , alla sllavo-bolshevike , që u gatua nëpër guzhinat e Versajës , të AVNOJ-it , apo të Jaltës. Edhe përpara këtij “ishi” ajo ishte një “ish” , gjithashtu , sajesë serbo-bullgare , produkt i nostalgjive të Garashaninit , që donte të ngrinte më këmbë fantazmën e Car Dushanit. Historianët mund të vazhdojnë më thellë nëpër “ishin” dhe rezultati i Maqedonisë së sotme , do të ishte barazi me një term historiko-gjeografik të lashtë , që nuk ka lidhje me historinë e re të krijimit të kombeve dhe shteteve modernë që njeh bota.

Diplomacia botërore gaboi duke e njohur shtetin e ri maqedhonas , që i kanë mbetur orët në vitin 1989. Gaboi dhe shteti shqiptar , që e njohu atë , duke ligjëruar lënjën jashtë kombit të një gjymtyre organike të vetvetes. Ish republika jugosllave e Maqedhonisë , ruan cilësitë e ish federatës dhe ngërthen në vetvete probleme politike ndëretnike me kundërshti të dukshme , që nuk mund të mbulohen gjatë. Ky shtet i sajuar kështu do të jetë problematik , pamvarësisht nga farsat paqësore e demokratike , që mundohet t’i ngjiti diplomacia botërore pas qafe. Ndoshta është frika e shpërbërjes së këtij shteti , që ngrihet fantazma dashakeqëse e “Shqipërisë së madhe” dhe që është drejtpërsëdrejti e lidhur me pamvarësinë e Kosovës , dhe që atakon drejtpërsëdrejti iluzionet serbe , bullgare e greke. Konflikti që shpërtheu në RFJ dhe që e shpërbëu këtë , nuk u zgjat në Maqedoni nga pelivanllëqet midis Millosheviçit dhe Grigorovit ,të cilët ishin në unison të plotë kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kundër shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe sot pas Grigorovit , të gjitha forcat politike pseudo demokratike në Maqedoni , kundërshtojnë rreptësisht pavarësinë e Kosovës , sepse kanë frikë nga faktori shqiptar dhe nga “e (pa) drejta e tyre historike”.

Mendoj se do të vijë një ditë që vetë diplomacia botërore , do të ndiejë domosdoshmërinë e ripërkufizimit të shtetit maqedonas jo vetëm për emrin e saj , por për vetë shtyllat ku mund të ngrihet ky shtet.

Aktualisht në ish rep.jugosllave të Maqedonisë ballafaqohen dy popuj , ose dy etni të përcaktuara.

Nga njëra anë janë shqiptarët që jetojnë në territorin e tyre të lashtë , pjesë e trungut shqiptar , autoktonë , me vazhdimësi të paprerë etnike, historike , gjeografike , kulturore , psikologjike dhe linguishte. Nga ana tjetër populli maqedonas i mbërthyer kryesisht me etni dhe kultura të ndryshme bullgare , serbe , greke e pak turke , që i bashkon vetëm konstantja e njohur – antishqiptarizmi në tërësi – dhe në veçanti shtypja e gjithanshme e shqiptarëve të Maqedonisë.

Asnjë nga këto etni nuk përbën shumicën 51%, për të krijuar shtetin e shumicës , por të gjitha bashkë (veç shqiptarëve) mund ta realizojnë edhe duke fshehur numrin e saktë të shqiptarëve me të gjitha rrugët antidemokratike , siç kanë vepruar këto 10 vjet. Asnjë etni e veçantë nuk është 45% sa shqiptarët. (Regjistrimet e 94-ës i nxorrën shqiptarët 23% , duke u mohuar indintitetin rreth 20% të popullit shqiptar.)

Në politikën maqedonase sundojnë dy forca , dy rryma që kanë emërues të përbashkët , antishqiptarizmin. E para është politika neokomuniste proserbe , gjoja e reformuar , por që i digjet xhani për Serbinë e madhe dhe Millosheviçin. Zgjedhjet e fundit presidenciale treguan se , pikërisht , kjo rrymë proserbe e përfaqësuar nga Tito Petkovski , dhe e financuar direkt nga Milosheviçi , përbën rrezikun më të madh për Maqedoninë. Duke investuar Petkovskin , Milosheviçi investon serbizmin , urrejtjen ndëretnike , skenaret e ardhshme ogurzinj , krizat qytetare , pa të cilat të dy nuk mund të qëndrojnë në pushtet. (Kujtojmë skenat fashiste të Bit Pazarit , Gostivarit , çarmatimit , vrasjet e shqiptarëve në kufi etj.) Fushata zgjedhore , nën epshin nacionalisto-komunist serb tregoi të kundërtën e propagandës presidenciale – faktin se rreziku i Maqedonisë nuk janë shqiptarët , por serbizmi i maqedonasve , nostalgjia historike serbe. Kjo nostalgji agresive është mina shpërthyese e prespektivës së Maqedonisë , që s’është çudi një ditë të ndeshen me pjesën tjetër maqedone. Vazhdon kështu deformimi i një kombi fantazmë pa busull. Populli maqedonas , edhe tani në kushtet , kur po bije dramatikisht mithi serb , vazhdon të shihet në pasqyrën serbe ! Vota e tij , që mund ta largonte nga ajo pasqyrë , ia afroi më tepër fytyrën dhe më tepër duket deformimi total i shqisave të tij. Nga shtegu serb , vazhdojnë të qarkullojnë e të zbresin në tokat e tjetërkujt , milosheviçët maqedonas. E dyta është politika nostalgjike nacionaliste bullgare që është ravijëzuar që nga koha e Shën Stefanit 1877 dhe ka mbetur konstante që nga kriza Lindore e që nga Lufta e parë dhe e dytë , Botërore. Kjo rrymë , e zhytur në përrallat , zhgënjimet dhe disfatat e 150 vjetëve të fundit , nuk mund të bëhet demokratike duke qëndruar akoma , hipur , nëpër kuajt romantikë të Bullgarisë së madhe. Gjithsesi , të dyja rrymat , dominohen nga sllavët , të cilët janë ardhacakë në gadishull , të cilët gjithashtu janë dominuar nga serbizmi dhe politikat shtypse. Të dyja këto rryma , që ndajnë pushtetin në mënyrë alternative , do të donin t’i shihnin shqiptarët të ndarë me mure midis shqiptarëve ( Shqipëri -Kosovë , e Shqipëri –Maqedoni ), do të donin që faktori politik shqiptar në Maqedoni të ishte “sa më pluralist”, që partitë të grinden për një ministër apo deputet dhe gjithmonë të ishin një parcelë ku mund ta shfrytëzonin si të donin për t’i marrë edhe prodhimet edhe votat. Pluralizmi shqiptar në Maqedoni është vetëm dekor , vetëm sa futet në lojë në proçesin e radhës , gjoja demokratik. Ata do të donin ta ruanin Federatën Jugosllave , do të donin të mos binte as muri i Berlinit. Baza ideologjike e tyre është bolshevizmi sllav , që e kishin dhe që u mundua ta mbante gjallë nacionalizmi serb i Milosheviçit , Sheshelit e i pseudolibralit V. Drashkoviç. Nëpërmjet këtij nacionalizmi serb ata e paraardhësit e tyre , kishin siguruar në shekuj sundimin barbar mbi shqiptarët autoktonë. Edhe sot , në mënyrë paradoksale , këto dy rryma nëpërkëmbin të drejtat e shqiptarëve , duke vënë në fytyrë maska demokratike. Dhe me këto maska duan të arrijnë dhe nëpër instancat e OKB-së , e në Komunitetin Evropian.

Shqiptarët e Maqedonisë pas rënies së komunizmit , të mbërthyer nga shtypja barbare e vëllezërve të tyre në Kosovë e të lënë “pas porte” nga trungu i Shqipërisë nënë , këto dhjetë vjet , kanë mbetur pa zot , të zhgënjyer nga pseudoreformat maqedonase dhe nga diplomacia botërore. Me peshën e rëndë të shtypjes së Kosovës dhe përpëlitjet e demokracisë shqiptare , ata nuk kanë mundur ta programojnë indentitetin e tyre në të drejta esenciale që u takojnë të të gjithë popujve. Nën çatinë e një shteti të pa qenë , armiqësor dhe dashakeqës , janë mjaftuar vetëm me kërkesa minimale , që shkojnë deri në ndryshime të Kushtetutës së 1991 , për të cilën nuk kanë votuar. Kërkesat e tyre për gjuhën e shkollën shqipe , për universitetin e Tetovës , për ekonominë lokale etj , kurrsesi , nuk mund të jenë të kënaqshme , edhe sikur pala maqedonase , t’i realizonte maksimalisht. Çështja e shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të zgjidhet as me ndryshime kushtetuese as me autonomi. (Të dyja kundërshtohen rreptë nga maqedonët serbo-bullgarë.) Autonomia e shqiptarëve , (po të mbajmë këtë opsion), do të sillte autonominë e palës tjetër , tepër problematike në mesvedi , dhe gjithsesi autonomi e pa drejtë për ta , si në planin politik ashtu edhe në atë territorial. Maqedonia nuk mund të bëhet mbajtëse e shtetësisë , sepse nuk plotëson asnjë kusht legjitim as historik as kontemporan. Në Maqedoni nuk ka vetëm çështje shqiptare , por dhe çështje maqedonase. Ato shtete që e kanë njohur , përjashtojnë çështjen shqiptare , duke ndërlikuar më tepër të dyja çështjet. Këtu nuk është puna vetëm te emri , siç ngulmojnë grekët se “Maqedonia” qenka pjesë e kulturës helene , jo –është te ndërtimi i shtetit , te kollonat që mund ta mbajnë atë në këmbë.

Dhe megjithatë problemi nuk është kaq i komplikuar sa duket. Maqedonia mund të qëndrojë më këmbë vetëm si shtet dy etnish (shqiptaro- maqedonase), pra prej dy kombeve , dy shtyllave , krejtësisht të barabarta , qoftë federatë , ose konfederatë. Zgjidhjet e tjera , qoftë edhe të sferës kushtetuese , janë vetëm mashtrim dhe ligjërojnë shtypjen e gjithanshme të shqiptarëve.

Fushata e fundit e zgjedhjeve për president tregoi më së miri fytyrën pseudo demokratike të shtetit maqedonas. Të gjithë kandidatët për president , dhe dy më “demokratikët” Tito Petkovski dhe Andovi , u tmerruan nga deklarimet e dy kandidatëve shqiptarë (formalë) për pavarsinë e Kosovës. Radikalizmi i problemit Kosovar , për partitë maqedone , u konsiderua ndërhyrje flagrante në punët e bredëshme të Jugosllavisë , bile , edhe ndryshimet kushtetuese që kërkuan shqiptarët , janë quajtur “si kurth” antishtetëror…

Çdo president apo kryeministër në Maqedoni mund të zgjidhet vetëm me një alternativë , ANTISHQIPTARIZMIN. Po shqiptarët pse futen në zgjedhje , nën një kushtetutë që nuk e kanë votuar?!                                                                                                                                                       Le ta themi troç :Partitë politike shqiptare në Maqedoni , dashur pa dashur , janë kthyer në vegla të shtetit fantazmë maqedonas, që ka prirje thellësisht serbe ose bullgare ose serbo-bullgare , siç është i definuar pushteti qëndror. Partitë politike shqiptare në Maqedoni harxhojnë energji të mëdha për probleme të vogla , e shumta , për tu përfshirë në kombinimet politike maqedonase , duke ndihmuar kështu në shtypjen e tyre. Kur është fjala për probleme thelbësore të shtetit , si problemet kushtetuese , ato të mbrojtjes , të politikës së jashtme , apo problemet makroekonomike etj , partitë maqedonase bëhen bllok kundër shqiptarëve. Pluralizmi nuk ekziston tek shqiptarët. Ai që është aktualisht ndihmon pluralizmin maqedonas dhe zhgënjen elektoratin shqiptar. Në të njëjtin shtet nuk mund të ketë dy lloj pluralizmash. Pluralizmi shqiptar ndihmon atë maqedonas duke shërbyer edhe si maskë demokratike edhe si dekor ku sundon shovinizmi partiak dhe shtetëror maqedon.

Në fakt shqiptarët nuk e kanë zënë demin nga brirët dhe po zhgënjehen me lojën e kualicioneve. Dhe kjo , jo vetëm për faj të tyre. Maqedonia është shtet pa emër , pa kollona , me çati artificiale. Përpara se të njihej si shtet , ajo duhet të përkufizohej , e , nëse nuk u arrit kjo , duhet të ripërkufizohet. Në kushtet që ndodhet aktualisht faktori shqiptar , (si komb) diplomacia botërore , me në krye atë amerikane , duhet të ulet realisht midis shqiptarëve dhe maqedonasve ,për një marrveshje detyrimisht ndëretnike ,detyrimisht të barabarta siç thamë , federative ose konfederative. Ky duhet të jetë edhe synimi strategjik politik i shqiptarëve. Etniteti shqiptar është në përputhje të plotë me tendencën historike , me të drejtën historike , me të drejtën e vetvendosjes. Përrallat e fqinjëve (serbo-bullgare-greke), për frikë destabilizuese në rajon , janë pa bazë reale , janë psherëtima orthodhokse të dëshpëruara , që fabrikohen nga politika shovenonacionaliste sllavo –serbe. E kundërta është e vërtetë. Pra , nëse nuk gjen zgjidhje të drejtë faktori shqiptar në Maqedoni , sipas mendimit tonë , në një federatë ose konfederatë me pëlqimin e të dyja etnive , rajoni do të jetë i pastabilizuar , i kërcënuar , i predisponuar për konflikte.

Këtë kërcënim prespektiv nuk mund ta reshti as plani i stabilitetit në Ballkan , as penticilinat extra që mund t’i bëhen Maqedonisë. Është e vërtetë që pavarësia e Kosovës dhe demokratizimi i Shqipërisë u jep krahë shqiptarëve të Maqedonisë , por njëkohësisht është e vërtetë që etnia maqedonase mbi të cilën ka pretendime Serbia , Bullgaria dhe Greqia , paraqitet një etni problematike  që vazhdimisht ka shtypur dhe persekutuar shqiptarët një lloj si Serbia. Edhe kjo etni , që i jep tonin shtetit maqedonas , është ushqyer me histori të gënjeshtra , si Serbia , ka ligjëruar luftrat e pa drejta si Serbia , është mbështetur në pseudohistori e pseudoshkencë si Serbia , e ka ndërtuar jatakun në territore të huaja si Serbia , mbështetet në ideologji totalitariste sllave si Serbia…

Kufinjtë e shqiptarëve në Maqedoni janë rreptësisht të përaktuar , si kufinj etnikë dhe gjuhësorë. Gabojnë ata , “shkencëtarët” serbë që i përcaktojnë kufinjtë e shqiptarëve në të ashtuquajturën Maqedoni perëndimore vetëm me Tetovën , Gostivarin dhe Dibrën. Hapësirat etnike , historike Lindore të shqiptarëve janë Struga , Dibra , Kërçova , Gostivari , Tetova , Shkupi dhe Kumanova. Këta kufinj nuk kanë guxuar t’i mohojnë as historianët dashakeqas sllavo-bullgarë. “E drejta historike (lexo : e padrejta) e etnisë maqedonase , është rezultat i pushtimeve dhe pazarllëqeve të vazhdueshme. Le të mos futemi në thellësi , në ëndrrat e rimëkëmbjes së perandorisë së car Dushanëve , as në ëndërrimet bizantine , për t’i bërë helenë gjithë ortodoksët e Ballkanit…

Ishin serbët dhe bullgarët që në prag të luftës ballkanike (1912) e shpallën Maqedoninë autonome , duke bërë pazar me trojet e shqiptarëve. “Serbia njohu kërkesat e Bullgarisë për Maqedoninë në jug të vijës gjarpërore , që shkon disi në veri nga Kriva-Pallanka deri në anën disi veriore nga qyteti i Ohrit”. Pra , pjesët veriore , të banuara nga shqiptarët etnikë , nuk do të përfshiheshin nën qeverisjen bullgare. E ashtuquajtura “Paqja e Bukureshtit” më 1913 , nga pozitat e forcës vendosi që gjysma e Maqedonisë (Maqedonia e Egjeut) t’i binte Greqisë , një pjesë e madhe (Maqedonia e Vardarit) u quajt Juzhna Srbija- sipas shkollës serbe të J. Cviriqit e Aleksandër Beliqit ; ndërsa Bullgarisë së mundur i ra rreth 10% e Maqedonisë ose Maqedonia e Pirinit. Siç citon Xhelal Zejneli në “Albania” dt. 29.10.1999 , burime të shumta historike – del qartë se viset shqiptare në Maqedoni , janë pushtuar nga Serbia në Luftën e Dytë Ballkanike dhe janë vënë në ankand për interesa hegjemoniste.

Edhe në AVNOJ-in (1943), (ku edhe këtu nuk morën pjesë shqiptarët sepse ata vendosën në Bujan për fatet e tyre ), komunistët jugosllavë shovinistë , i lanë shqiptarët nën Serbinë nën Malin e Zi , duke shkelur parimin etnik dhe parimin e vetvendosjes me të cilët gënjyen në mënyrën më kriminale shqiptarët. Këto gënjeshtra i hëngri lehtësisht PK shqiptare. Praktika e ndërtimit të socializmit në Shqipëri dhe Jugosllavi u ngop me slloganet hipokrite : të parimit demokratik , të parimit të vetvendosjes , të barazisë së kombeve e kombësive , të vëllazërim-bashkimit etj , etj , që rezultuan në parrulla mashtruese bolshevike dhe që ligjëronin pushtimin e gjysmës së territoit etnik shqiptar. Kështu Bukureshti i 1913 , AVNOJ-i i 1943 , e ASNOM –i i 1944 , janë marrveshje në kurriz të shqiptarëve , ku forcërisht është shkelur drejtësia historike për të ruajtur ekuilibra shovinistë , kryesisht të ndikuara nga Serbia dhe Federata Jugosllave. Meqë AVNOJ-i doli jashtë loje , Federata Jugosllave u shpërbë (1989) , rrjedhimisht edhe Maqedonia e sotme , që u shkëput nuk gëzon asnjë legjimitet. Ajo u krijua me nxitim , gjoja për të shpëtuar nga shpërndarja e konfliktit në jug të Ballkanit , dhe të tëra aktet ligjore , shkëputjen , referendumin , kushtetutën i  ka marrë në mënyrë të njëanshme pa pjesmarrjen e shqiptarëve dhe kundër tyre. Nuk mund të vazhdojë gjatë një Maqedoni pa shqiptarët. Ajo mund dhe duhet të definohet vetëm duke mbrojtur me ligj të drejtat historike të shqiptarëve , që të afirmojë vlerat gjithmonë të diskutueshme të vetvetes. Fuqitë e mëdha nuk mund të ruajnë ekuilibrat ballkanikë duke ruajtur hegjemonizma të vjetra sllavo-ortodokse. Ajo që u shpërbë në Federatën Jugosllave , nuk mund të konservohet në një gjymtyrë të saj , që ruan tërësisht vetitë e së tërës.

E pra , nëse pranohet , që Maqedonia është një vend strategjik për Aleancën Perëndimore dhe për Paktin e Stabilitetit , ajo duhet të ketë një emër , një identitet dy etnish (shqiptaro-maqedonase). Përndyshe ajo nuk mund të jetë një realitet. Përndyshe ajo do ngatërrohet me këmbët e veta.



                                                                                                P. L.





                                           

                                                                     















                                                                   



























                                               PJESA  E DYTË











                                         AIZBERGU  KOSOVAR

















































                                                 

                                             

                                      AIZBERGU KOSOVAR



Anmiqsitë serbe kundër qytetarëve jugosllavë me kombsi shqiptare në Kosovë kanë formën e ajsbergut. Ajo që shifej e merrej vesht ishte gjithnji nji pjesë e vogël , fare e vogël , e asaj që ndodhte në të vërtetë atje. Përsëri i përngjet ajsbergut ajo që ndodhi ket vjetë para syve e vemendjes së gjithë botës në krahasim me atë që ka ndodhë atje qysh prej 1913 e deri më sot.

Kto anmiqsi kanë edhe nji veçori tjetër. Ato nuk janë e nuk kanë qenë të ndërsjellta. Vrasësit e viktimat kanë nji vijë demarkacioni të kjartë mes tyre. Ata i ndan nji hendek i madh. Ky hendek asht njerzor , mendsor , moral.

Opozicioni serbo-shqiptar thjeshtohet e mund të paraqitet me binomin ATA e NA , ku e-ja lidhse nuk ka as vlerën e plusit , as vlerën e barazimit. Ajo ka vlerën e të ndryshmes deri te e kundërta. I pari që i dha formulim artistik ktij raporti ishte Fishta :

                                          Ne na ndan nji qiell e’i dhe ,

                                          Ne na ndan nji gjuhë e’i fe ,

                                          N’mni t’shoshoqit kemi le ,

                                          Na shqiptarë , ata janë shkje !

                                                                     (Lahuta e malcisë)

Për ketë deklaratë bubulluese Fishta ekspozohej si shovinist , bile si i vetmi shovinist i kulturës shqiptare të të gjitha kohnave , të cilën ajo ma “e reja” , ma “modernia” , pra socialistja , nuk mund t’i bante kurrsesi vend në gjinin e saj.

Në ato vargje të indinjueme , të revoltueme , këlthitëse ku kupa e qiellit duket e ulët sa nji tavan WC-je në ushtri , Fishta formulon diversitetin kulturor që dallon serbë e shqiptarë , gati-gati tue vu theksin se ky diversitet asht baza permanenet e anmiqsive. Mbrenda kontekstit të nji letërsie heroike siç ishte ajo e Fishtës , stampat nacionaliste e ngjyrat e flamurëve janë formulat populiste të shpjegimit të situatave.

Dashakqijtë e shqiptarëve e dashamirësit e serbëve në Ballkan e pranojnë ndeshjen serbo-shqiptare si ndeshje të përjetshme , ashtu siç edhe asht në të vërtetë , por ata e paraqesin si të shpërpjestueme , kryeneçe , gjithsesi në dezavantazh fatal për shqiptarët. Pra , me nji fjalë , ata mundohen t’ua tërheqin vemendjen ktyne të fundit : “Pse haheni me serbët që kanë kaq tepër epërsi mbi ju ?”

Stërzgjatja në kohë e konfliktit i ka dhanë ktij ballafaqimi nji nuancë të dukshme biologjike. Pra diçka si me thanë , lufta e MACES me MIUN. Unë mendoj se formula MACE-MI nuk i shpreh ati marrdhanie , ose , ma mirë me thanë , ato mosmarrdhanie. Trajta e kundërvumjes mund të ketë marrë edhe nuancime biologjike , por konflikti zhvillohet simbas skemash të kjarta përplasjesh kulturore deri në gjansitë e botkuptimeve e të etikës universale.

Në Europë e në Amerikë u fol e flitet shumë për njifarë Millosheviçi të zi si djall me brina. A thue se nji ditë të bukur , ashtu si në parabolën time të dasmës serbe , na delka nji nëpunës banke , na hypka në tribunë e , me nji të hapun goje , i hidhka trutë e gomarit miletit “engjullor” serb. E , mbas ksaj , ai na u lshoka pa periz mbi viktimat e tij , shqiptarët. Pyesim : A mund ta eksitojë sot nji Millosheviç freng popullin e Shatobrianit , Hygosë e Bernadetës Subiru të çohet e t’i bjerë , psh , popullit belg ? Para ekzekutimit politik të ktij Millosheviçi “freng”, francezët do t’i kthenin në pshtymore e gëlbaztore ekranet e televizorëve të vet.

Millosheviçi erdhi për ta çue përpara nji vepër mjaft të përparueme antishqiptare. Ajo çka kishin ba paraardhsit e tij , jo vetëm që nuk kishte mjaftue për ta shue kundërshtimin e shqiptarëve , por , përkundër , ata ndërkaq kishin fitue terren jetsor e kultural.

Millosheviçin e sollën për provë , kuptohet. E , meqë më 1989 , me heqjen e autonomisë , ai e kputi nyjen gordiane simbas origjinalit të anekdotës , ata që e sollën në fuqi menduen se e kishin gjetë ustanë. Asokohe ai u duertrokit nxehtsisht. Ai që e fillonte me nji notë kaq të naltë “koncertin” premtonte kreshedo për serbët në të ardhmen e nji kryqzatë ogurzezë për shqiptarët e atjeshëm.

Vezhguesit europianë të politikës nuk deshën ta parashikojnë kreshendon e ktij kangtari të ri serbo-jugosllav. Po të mos ishin zbehë në kujtesën e tyne profesionale rastet flagrante të ardhjes në politikë të “shefave karizmatikë”që , si puna e atyne vjehrrave xhada shqyejnë macen para nuses qysh të hanën mbas dasmës , ata i kishin të gjitha të dhanat për të ba parashikimin se Millosheviçi mbrenda nji dhjetvjeçari do të arrinte në mi-settima e , se kjo notë sopranosh këlthitëse e qiellplasëse do të ishin gropat e Krushës së Madhe e të sa e sa Krushave të tjera që plotsojnë mozaikun e holokaustit kosovar të pranverës 1999.

Megjithatë Millosheviçi nuk asht aq djall i zi e as vetë serbët janë aq engjuj krahbardhë. Dikush që ishte msue me folë me parabola e që serbët thonë se e besojnë fort , kishte thanë nja njizet shekuj para sotit : Immanes oves , immanior ipse. Të shemtueme delet , por ma i shemtuem ai (bariu).

Në kushtet e nji kuadri disi pluralist , opozita e mendimi alternativ mbajti nji heshtje fajtore. Drashkoviçi çirrej nëpër kanalet prendimore se nuk po e merrte vesht se pse NATO-ja bombardonte nji vend sovran. Lidhë me bombardimet ai luente kinezin , kurse për Kosovën ai ngulte kambë se ishte pjesë integrante e Serbisë. Kur në Kosovë vepronte nji UÇK , theksimi i integriteteve ishte pak ma pak se direkt bekim i operacioneve ushtarake serbe në krahinë. Inteligjencia serbe nuk reagoi as veç mas , as kolektivisht. Ndonji prift solist trokiti deri në dyert e Rambujesë. Kurse serbët e thjeshtë që kishin veshë uniformën e ushtrisë serbe a federative , me shishe të rakisë në dorë e me epsh shtazarak u banë ekzekutuesit materialë të kasaphanës mbi landën e gjallë shqiptare.

Më ka mbetë në kujtesë nji intervistë që i merrte korrespondenti i Bi-Bi-Si-së një inxhinieri beogradas në rrugët e kryeqytetit serb ato ditë të topituna që vinin mbas netësh bombardimesh. Inxhinieri shprehu çudinë e madhe për sa po ndodhte në qiejt e tokën e Serbisë. Korrespondenti e pyeti :

-A e dini se ç’po ndodh në Kosovë ? A shifni ndonji kanal prendimor ?

-Beogradasi u përgjegj se i shifte të gjitha , me Si-En-En , Bi-Bi-Si e Dolçe Vele.

Atëherë iu hodh englezi :

-Si mendoni ju për ata mija kosovarë që ikin prej shpijave të veta ?

Beogradasi ngurroi , ftyra iu nde e i fitoi ftoftsi :

-I shof , i shof , tha , por , me thanë të vërtetën , unë nuk mund të ndiej asnjilloj dhimbsunie për ta.

Cinizmi i inxhenierit nuk spjegohet me asnjilloj censure. Serbët nuk jepnin përshtypjen se ishin viktima të nji diktature që ata po vuenin. Epshi i tyne shqiptarvrasës e liçenca paranoiake për ta realizue atë , përbanin dimensionin e sigurtë të lirisë së tyne si dhe shkallzimin e meritimit të ofiqeve. Serbët e diktatorët e tyne të ktyne kohnave të reja ishin të molepsun të gjithë me njilloj filozofie me thelb kolonialist.

Largimi i Millosheviçit që aq me ngulm kërkohet e vehet si kusht sot nga bota , mund të jetë fillimi i zgjidhjes , por jo zgjidhja vetë. Ndjenja e nji epërsie patologjike të popullit serb mbi fqinjët , kryesisht mbi shqiptarët , asht nji epidemi me bazë të gjanë në Serbi.

Edhe mbas shkatrrimit të nazi-fashizmit në Europë , Brehti s’gjente ende shkak për t’u gzue. Thoshte : Nëse koka iu shtyp , mitra e saj (kupto :e Gjermanisë )mund ta rilindë të keqen.

Tue lanë mënjanë faktorët materialë që të pakët kanë qenë në avantazh të shqiptarëve , në Kosovë janë ndeshë sot e gjithëherë dy filozofi : filozofia e jetës me atë të vdekjes. Shqiptarët ishin gati që edhe të vdisnin që jeta të vazhdonte në Kosovë. Kurse serbët jetonin atje që të kryenin shtypjen , zbrazjen , vakuumin , shfarosjen e shqiptarëve që ishin shumica e , për ma tepër , autoktonë.

Patëm kujtue se emnat e Hitlerit , Himlerit , Stalinit , Pol Potit do të mbeteshin në kujtesë të njerzimit si kulme të kujtesës kriminale. Por , ja , se dolën ketë pranverë Millosheviçët , që ua patën zili “lavditë” përbindshave të sipërpërmendun e u futën t’i konkurojnë.

Në sajë të Millosheviçëve e të kujtesë sonë të plagosun tash së fundi me ngjarjet e Kosovës , kta përbindsha gjindvrasës na duken çuditrisht ma pak fajtorë e ma lehtë përgjegjës. Kur të takohen të gjithë nji ditë në ferr , nazistët gjermanë do të pajtohen ma së fundi me komunistët serbë , do të derdhen lotë e qyrra autokritike se si asnjena palë nuk kishte arritë me kuptue në kohë se ata ishin buka e nji mielli. Mes tyne do të linden edhe idile.

Kjo historia e freskët e Kosovës asht shkrue me shkronja gjaku që kanë madhsinë e njeriut në kambë. Serbët shumë shpejt do të kenë nevojë ta përmirsojnë imazhin e vet para njerzimit. Por mbas gjithë atyne që ndodhën , për ta njerzimi fillon prej shqiptarëve. Na nuk kërkojmë që atyne t’u vijë turp. Për turpin nuk ka njisi matëse. Na shqiptarët , për të gjitha të kqijat që kemi psue prej tyne , kërkojmë si fqinjë që ata të ndryshojnë me lik e me shpatë. E , që t’u besojmë se kanë fillue me ndryshue , ata duhet të heqin dorë botnisht e me autokritika dorë prej Kosovës.

Historia i thrret sot serbët ta lexojnë me sy të ri e mendje të kthjelltë kartelën klinike të krimit kolektiv e të vetvrasjes.



                                                                                              P. SH.









                 

                               SERBIA  DHE  PANSLLAVIZMI



Bashkimi sllav ka lindur si kanosje ndaj civilizimit perëndimor. Realiteti historik ka treguar se pansllavizmi asnjëherë nuk ka qenë produkt i ideve të fuqishme për përparimin shoqëror edhe të vetë vendeve sllave. Shpresat e mëdha pansllave janë ngritur mbi humbjet dhe zhgënjimet e mëdha. Si ideologji e ngritur mbi racën sllave , ajo ka thurur mithe mbi viktimat e të tjerëve dhe mbi disfatat e vetvetes. Edhe kur Rusia si shtylla e pansllavizmit ka siguruar aleatë perëndimorë , ajo është pozicionuar kundër të tjerëve , kundër aleatëve dhe , me potencialet e rëndësishme në të gjitha sferat e jetës , ka dalë si fuqi e gatshme për të përballuar çdo konflikt e për të mbrojtur racën sllave. Perandoria sllave , ngritur në imagjinata absurde të hegjemonizmit  , me arsyetime të sajuara e false , i ka ngjarë një përralle të frikshme me heronj arinjtë polarë , që po të dilnin nga strofullat e tyre do të bënin hatanë. Diplomacia evropiane e këtij shekulli duhet të quhet fajtore që , për të mos dalë sllavët në Mesdhe , ka bërë lëshime kriminale në Ballkan , duke lënë të ndezura flirte rusoserbe dhe turke në dëm të disa vendeve ballkanike , sidomos të shqiptarëve.

Me të drejtë arsyetohet se po ta kishte prishur Evropa një shekull më parë sundimin osman në Evropë , edhe faqja e Ballkanit do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do të kishin një shekull vjetërsi në lirinë e tyre. Diplomacia e zezë e Evropës i mbajti gërmadhat turke të ngritura në Ballkan si një kërcënim fiktiv kundër Rusisë. Gjithmonë ka patur plane ogurzeza në të ashtuquajturën perandori sllave , dhe gjithmonë ka patur orekse të mëdha ruse për ta mbajtur “Serbinë e madhe” si aleatin më aktiv e më të fuqishëm në Ballkan për të dalë në portet e Adriatikut dhe Jonit.

Vendlindja zyrtare e Pansllavizmit është Praga ku më 1848 u mbajt kongresi i parë. Ideologjia sunduese ruse , nga pozitat e të madhit , ka dashur që t’i mbajë sllavët e tjerë në këto 150 vjet si bashkim racist por , edhe në kushtet e regjimit komunist , ku i futi nën një çati , asnjë herë s’ka arritur bindje të plotë. Kështu sllavët perëndimorë , polakët , çekët sllovakët , kroatët , sllovenët (shumica katolikë) që përdorin alfabetin latin , nuk i honepsin nacionalistët rusë , veçanërisht të përkëdhelurit e tyre , serbët fodullë. Është fakt që këta u solidarizuan me bambardimet e NATOS më shpejt se sllavët e tjerë , të cilët edhe pse nuk e simpatizonin regjimin kriminal të Millosheviçit , për instikt racor u shprehën kundër aleancës perëndimore. Themi për instikt racor se konflikti në mes të sllavofilëve dhe perëndimit ka përcaktuar jetën politike ruse , të paktën në 150 vjetët e fundit. Rënia e komunizmit që në dhjetëvjeçarin e fundit tronditi të gjithë sllavët që në pak vjet e kthyen fytyrën nga perëndimi për të shpëtuar një herë e mirë nga mithet , zhgënjimet dhe sheqerosjet absurde të humbjeve. U shpërbë BRSS në disa muaj dhe fasadat e republikave përbërëse u çanë ; çatia pansllave që rusët e kishin skuqur edhe me gjakun e miliona sllavëve ra në baltë për të mos u ngritur kurrë. Është paradoksale por duhet të pranojmë që disa vende të perandorisë së kuqe si Shqipëria , Bullgaria , Rumania dhe vetë Rusia , të cilat kanë vuajtur më tepër , edhe nga zelli personal i diktatorëve vendas , po ndahen me vështirësi nga ajo. Kjo ka shumë arsye , por komunizmi në Ballkan lidhej edhe me izolimin , edhe me mosnjohjen , edhe me faktin se shtresat populiste që dominojnë votën , kishin krijuar njohje lokale me soj e sorollop , që po rezultojnë , në tranzicion si struktura mafioze provinciale me pasoja të rënda kundër demokracisë.

Tani këto shtresa , jo aq për nostalgji ndaj Enver Hoxhës , Çausheskut etj , por për të mbrojtur pronën e tyre , “qetësinë që kishin në kohën e Hoxhës” etj disa herë në këtë dhjetëvjeçar , pa alternativa zhvillimi , do të çorientonin sa nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme bolshevike të gjithë mendimin politik në vendet e tyre e në rajon , e në disa vende e shtresa shoqërore , ky i vdekur do të bashkëjetonte me të gjallët dhe do t’i rrëmbente vota të shumta demokracisë.

Për çudi në këto kohë rilind vëllazëria rusoserbe , jo vetëm si interesa ekonomike të Rusisë për të dalë në Adriatik , por në veçanti Serbia do të bëhej stadiumi ku Rusia kërkon t’i tregojë botës se akoma mbahet dhe se për Serbinë bën sikur është gati të dalë në ring me kampionë.

Rusia , ish superfuqi para pak vitesh , sot mbart me vete jo vetëm kujtesën e vrarë të primarit që ka humbur , por edhe mungesën dhe ankthin e perspektivës. Zhytur në një shkretim të tmerrshëm shpirtëror , ku lulëzojnë mafia dhe banditët , ku politika është bërë biznes në duart e ish ministrave dhe shefave të KGB , ajo do të imponohet në arenën botërore me arsenalin e vjetëruar të armëve , qoftë edhe duke prishur diçka , kur nuk është e zonja të ndërtojë dhe të prodhojë diçka. Iluzionet , trillimet , zhgënjimet e vetvetes ajo kërkon t’i imponojë në Serbinë e Milosheviçëve , ajo kërkon “kokën e turkut” jashtë vetes , ajo bashkohet edhe një herë me krimin  duke u fshehur pas etnisë më të egër serbe ; ajo inkurajon urrejtjet e botës , pa nxjerrë mësimet nga disfatat totale të epidemisë komuniste ; ajo kërkon veç të afirmojë vetveten me çdo kusht. Me kartën e Milosheviçit , Rusia u ballafaqua me Aleancën Atlantike të drejtuar nga SHBA , jo vetëm si avokate e krimit , por si palë primare diplomatike duke tërhequr drejt vetes mëkatin dhe urrejtjen e botës. Vendet e tjera sllave kanë shpallur divorcin përfundimtar me të , bile Polonia , Hungaria , Rumania u bënë anëtarë të NATO-s. Bullgaria , e quajtur republika e 16-të e BRSS , historikisht aleate me të , tani nuk shikon asgjë në filozofinë e humbësit të madh. Maqedonisë multietnike aktualisht me Grigorovin i pëlqen gërnja e Rusisë dhe Serbisë me botën sepse shtyn jetën e një shteti , ku faktori etnik shqiptar është dhe do të jetë përcaktues në ekzistencën ose mosekzistencën e tij. Deklaratat e Ukrainës dhe Bjellorusisë për të rikrijuar grupime sllave janë dëshira fiktive të personave dhe qeverive për të mbajtur pushtetin dhe jo të popujve të tyre të sapodalë nga katasrtofat e aleancave sllavo-komuniste. Shumica e ish republikave në BRSS kërkojnë të hyjnë në NATO , Rusia , kështjella e pansllavizmit , si dikur , lufton për të mos shpërbërjen e Jugosllavisë ! Ka politikanë rusë që e quajnë katastrofike shpërbërjen e BRSS dhe RFJ, e ndërsa e para u prish pa gjak , e dyta Serbia nacionalkomuniste , u bë shkak për qindra mijë të vrarë e miliona të shkulur nga vendet e tyre.

Mbrojtja e Millosheviçit që nga Zhuganovët , e Zhilinovskët deri te B. Jelcini , pa u distancuar fare nga krimet e Serbisë , është mbrojtje me sllogane të dala boje nga skalionet komuniste të korruptuara. Duke spekuluar me meritat e Serbisë në Luftën Antifashiste , duke kujtuar Vietnamin , kolonializimin etj , synimi i saj është antiamerikanizmi. Rusia harron se para pak vjetësh ishte superfuqi me tiparet më agresive të vjeljes së mbivlerës , ajo harron Çekosllovakinë , Hungarinë e 56’ Afganistanin , Çeçeninë ; ajo harron se spiunët e saj vepronin në çdo cep të botës si metastaza kanceroze deri në fiset afrikane ; ajo harron humbjet dhe , tani , me antiamerikanizmin e saj gjen Serbinë si bazë për të mbajtur ndezur urrejtjen e humbësit e për të vazhduar allishverishet diplomatike për hua e kredi. Urrejtjen e sjell varfëria dhe shpirti i të varfrit është i manipulueshëm. Diplomacia megalomane ruse e rrethoi Serbinë e Millosheviçit me kuarcën mbrojtëse në të gjitha tavolinat diplomatike sepse shfrytëzoi frikën e Evropës për mos shpërbërjen e Jugosllavisë , frikë kjo që shihte një reaksion zinxir në rajon e më gjerë.

              Ankthi postkomunist në Rusi dhe në vende të tjera sllave ka krijuar ekstremizma që s’mund të bashkëjetojnë gjatë. Tendenca e politikës për të mbrojtur pseudolavdinë e dikurshme , historinë , kulturën , dinjitetin , bën që të mbajë ndezur konflikte shoqërore. Ata nuk e kanë bërë gjyqin e vetvetes , të paktën për periudhën katastrofike të Lenin-Stalinit. E shkuara e pansllavizmit , të paktën në këtë shekull , është një kujtesë e gjymtuar panpopullore që mban peng të ardhmen. Shumica e vendeve ish sllavo-komuniste nuk janë distancuar nga krimet staliniste. Akoma përpëliten në pushtet Primakovët , Çernomerdinët , Putinët , Milosheviçët , Grigorovët ndërsa mijra ish komunistë në Rusi , Serbi , Bullgari , Shqipëri etj (natyrisht me mësimet e Lenin-Stalinit në zemër) , janë përfshirë nëpër rrjetat më të ndyra të korrupsionit. Shpërthimi i jetës instiktive , vulgariteti shpirtëror dominon realitetin ; imperativët morale dhe kulturore që ruajnë konstruksionin shpirtëror të një shoqërie mungojnë ; qytetërimi i tronditur rus , jo pa merita , nuk e përballon dot evazionin barbar të rrugës dhe të tregëtarit të vogël hajdut , që zgjatet deri te kryeministri dhe presidenti. Aktualisht më e rrezikshme se bombat atomike është mafja ruse , që për një kohë të shkurtër , u përhap në Rusi e Evropë si rrezik për popujt. Natyrisht mafja ruse , s’ka të bëjë me pansllavizmin , ajo nuk përfaqëson asnjë ideologji , veç mbushjes së xhepave të saj si të gjitha mafjet e tjera. Ajo është e lidhur edhe me terrorizmin dhe kur të ketë pozita të forta do kërkojë zyrat e shtetit dhe deputetët e vet. Me sa duket perëndimi nuk e kish parashikuar dhe nuk e ndaloi dot korrupsionin galopant në vendet paskomuniste dhe tani i duhet të paguajë për të mbrojtur demokracitë e brishta gjithnjë të rrezikuara nga mafja politike dhe ekonomike. Por perëndimi nuk mund t’i hedhë paratë në erë për të bërë reforma në gotë të ujit. FMN-ja jep miliona borxh , por kërkon kushte të rrepta. Diplomacia amerikane , dollari amerikan , shpartalluan filozofinë dhe realitetin sllavo-komunist të Evropës Lindore dhe tani , me gjakftohtësi , i krijojnë mundësi ish superfuqisë ruse të flasë si palë duke i dhënë një vend klasik në grupin e kontaktit , G.7 , a G.8 , paçka se Rusia zhurmon e shpesh bëhet avokate e diktaturave në Irak , Iran apo Jugosllavi , duke mos besuar as vetë në konçesionet që arrin të marrë nga pendimi.

Sidoqoftë mjegullat po shpërndahen dhe relievi i krimit duken qartë. Rusia u pozicionua , për të zi të saj , në krahun e barbarizmit serb dhe herë pas here , për të mbuluar plagët e veta e për tu mbyllur gojën komunistëve të Dumës , ndërmerr operacione ushtarake në Çeçeni duke u larguar nga civilizimi demokratik perëdimor. Edhe ajo si Serbia “ po ndërmerr veprime kundër terrorizmit çeçen” dhe hedh bomba mbi popullsinë e pa mbrojtur civile. Dhe bota hesht. Me sa duket duhet të bëhen qindra mijë çeçenë refugjatë , që të zgjohet nga gjumi OKB –ja , e tu hedhë pako me ushqime !Filozofia e pansllavizmit është e verbër. E vërteta , e drejta , e mira , e moralshmja s’mund ta mbulojë gjatë fytyrën pas mentaliteteve të gjymtuara. Neurozat tragjike ruso-serbe , urrejta , racizmi , ndasitë politike e fetare dëmtojnë të zotin. Dhe krimi s’mund të mbulohet me baltën e varrit. Kriminelët serbë po indetifikohen. Ata një ditë do të përgjigjen dhe do ndëshkohen si domosdoshmëri për çlirimin e vet popullit serb. Kurrë nuk mund të quhet i lirë një popull që shkatërron lirinë i një populli tjetër. Krimin aq makabër që ndërmori Kosta e Milosheviçit , s’mund ta mbrojë as një avokat i madh siç është Rusia. Dhe avokati do të mbetet në krahun e të dënuarit. Aq më pak mund ta mbrojë kriminelin i ashtuquajturi patriotizmi rus. Në emër të atij patriotizmi (o zot , pati vite që edhe shqiptarët thanë atdheu ynë është BRSS(!!!)) , e pra , në emër të atij patriotizmi u vranë , u zhdukën u persekutuan miliona rusë … dhe mijra shqiptarë ! I vrau interancionalizmi , i vrau patriotizmi socialist. I vranë diktatorët në emër të popullit ! Krimin nuk mund ta mbrojë kurrsesi fantazma e revolucionit vampir të 1917-ës , paçka se , herë pas here , ngrihet nga varri dhe kërcet kockat me ankth. Krimin dhe dhunën kundër një populli nuk mund ta mbrojnë as priftërinjtë politikanë , Alexej II apo Pavle. Dhuna i përket satanait jo zotit. Dhunën e ushtruar ndaj popullit kosovar nuk mund ta justifikojnë as intelektualët me emër të tipit Jevtushenko , as pseudo shkrimtarët politikanë të tipit Drashkoviç. Slloganet leniniste veçse shtojnë temperaturën e të sëmurit. Dhe kur ndërgjegjija kombëtare e disa popujve është e sëmurë , atëherë , nuk duhet t’i drejtohemi natyrës , që krijon kombet , por politikës që krijon shtetet. Pseudondërgjegjia kombëtare lind pseudoshtet.

Përsëri fjalën e kanë politikanët.

Vulat janë në dorë të më të fuqishmit.



                                                                                              P. L.











































                      HIPOTEZA E DYTË LIDHË ME ZANAFILLËN.                

                             DARDANIA KUNDREJT DALMACISË



Kangët e Eposit të Kreshnikëve na duket se në mjaft pasazhe  reflektojnë nivele të hershme , primordiale të bashkekzistencës iliro-sllave. Pavarsisht se ato kangë , falë oralitetet të tejçuemjes së tyne , janë e paraqesin nji realitet mozaikor epokash , na vijnë si montazh temash diakronike , ku indi logjik –poetik asht prishë shpesh prej imperativash e preponderancash historike e kulturore , tue mbajtë të paprekun gjithnji korpusin e madh të tij. Ai erdhi deri në ditët tona me shtresëzime të shumta tematiko –historike , shpesh inkoherent , por madhshtor që mban në ftyrë gjurmët e nji rituali poetik shumbreznor. Shtresat në të kanë efektin e borës , ku e fundit fshin e zhduk pararendsen. Eposi i Kreshnikëve ishte si nji lumë i madh që mblidhte në shtratin e vet ujnat e nji pellgu , i përziente në të e , në deltën e derdhjes , askush num mund të thoshte se ky ujë asht i filan prroi , ky tjetri i filan sheu e kshtu me radhë. Eposi i Kreshnikëve asht nji defter i madh i krajatave të fisit shqiptar. Në të janë rregjistrue e fshi marrdhaniet me sllavët , kalimi nga ilirë në shqiptarë , nga paganë në kristianë e në myslimanë ma së voni. Ai libër i madh i epopesë iliro-shqiptare mbante shenim ndryshimet e mdha që ndodhnin. Mbas konceptimit poetik që rezulton si njifarë “shkence” emocionesh , ai merrte me vete edhe kronikën , për aq sa mund të mbajë mbi vete nji vepër arti elementë gnoseologjikë. Asht krej e kuptueshme dhe e shqueshme në të se ngjarjet e mdha e ndryshimet e mdha kanë pasë biletën e parë për të hy në të. Ndryshimet nuk duhet të ishin medoemos klamoroze. Ato mund të ishin procesuale e të ngadalta , por Eposi i thithte e u caktonte vendin që u takonte jo lidhë me bujën që kishin shkaktue , por lidhë me thelbin e ndryshimeve që kishin ndodhë. Shumkush asht i mendimit se pjesa ma themelore e ktyne kangëve asht krijue në kohën e ndamjes me sllavët , pikrisht atëherë kur ata formuen shtet e i shtynë shqiptarët deri në kufijtë e Alpeve shqiptare ; Periudha pak ma përpara asht e shlyeme prej ktyne evidencave. Vetëm terthorazi e me deduksion mund të hedhim pak dritë në at prolog. Prej fjalëve të Halilit marrim vesht se ideja për t’u martue me nji vajzë sllave si Tanusha nuk përban tabu morale , por , në rrethanat e nji krize politike me krajlin ,kjo punë asht praktikisht e pamundun. Anmiqsitë janë të akutizueme e hapsina për krushqi baraz me zero. Në Epos , mjerisht , s’mund të marrim vesht ma tepër sesa martesat me sllavët kishin liçencë edhe në rang vegjlie e barijsh siç ishte familja e Mujit. Kjo liçencë nuk ka të bajë me lidhjet e krushqisë që , për arsye politike , shumë familje feudale kishin me princa e vojvodë serbë. Në të gjithë Europën feudalizmi asht i mbushun me kryqzime martesore mes fisnikësh e bujarësh kombesh e shtetesh nga ma të ndryshmet. Krushqitë ishin forma ma e rendomtë por edhe ma efikase për të themelue aleanca. Ajo që sot bahet përmes paktesh e mbledhjesh samite , asohere bëhej në kishë përmes ceremonisë ku çifti lidhej në mnyrë të pazgjidhshme simbas formulës “në të mirë e në të keqe”.

E për të hjedhë dritë e për të ndërtue nji hipotezë , duhet medomos t’u sillemi elementëve të tjerë që janë moshatarë ose edhe ma të hershëm sesa fenomeni që përpiqemi me ndriçue. Sfondi i të gjitha ktyne ravgimeve të kombit iliro-shqiptar , të cilin na po e marrim si të dhanë e si të mirqenë , mbetet gjuha iliro-shqipe e homogjenia e tyne e sprovueme. Elementët e gjuhës sjellin shpesh realitete të paprekuna , të cilat , meqë janë gjuhë , shenohen gjithsesi ma pak e ma ngadalë se po të ishin histori. Pra realitetet gjuhsore , të pamë si argumenta jashtagjuhsorë , paraqesin në vetvete nji gjendje bruto , e cila duhet t’i nënshtrohet nji procesi interpretues me të gjitha firot e lajthitjet që e shoqnojnë.

Më vjen ndër mend emni i famshëm e Dalmacisë , krahinë ilire kjo në krye të herës e ma vonë e latinizueme , ma vonë prapë e sllavizueme e , sot , përfundimisht sllave , por që emnin s’e ka ndryshue. Dalmacia si fjalë përban nji toponimi të lashtë , shumë rezistente , përfshise e kuptimplote , poqese na i referohemi iliro-shqipes e dalim te fjala “delme” ose “dele”. Që të marrë nji krahinë e tanë emnin e saj të përveçëm , të përqasshëm pa kurrfarë dyshimi me fjalën “dele” , asht krejt e natyrshme të deduktosh se bagtitë e leshta , dhentë , blegtoria ishin zëja kryesore e aktiviteti ekonomik ekskluziv i asaj krahine. Mandej mendohet që si rezultat i sa u tha ma nalt , ai vend duhet të ketë qenë i përmendun për racat e mira të deles , si për lesh ashtu edhe për qumësht. Fenomeni gjuhsor e etnografik nuk mbetet i izoluem mes familjes së madhe ilire. Kaonët , p.sh , diku midis Vlonës e Sarandës e ndoshta deri në Butrint (Buthrotis -prej bus (ka) threfo-(ushqej)) janë fise bujqish sepse Virgjili te “Gjeorgjikat” e tij e përmend fisin e kaonëve e Kaoninë ilire si vendin e parë ku , të paktën në pellgun e Mesdheut , u kultivue gruni. Pra unë kam të drejtën të deduktoj se emni i fisit ilir të kaonëve vjen prej rrajës ka-u. Unë mendoj se në familjen e madhe ilire fisi kaon me referencat që kemi prej Virgjilit e tue u nisë prej etimologjisë së emnit , i cili na sugjeron bujqsinë përmes kaut që asht vegla madhore e punës në krejt bujqsinë e paramotorizueme , bante përjashtim në rregullin e përgjithsueme se ilirët ishin blegtorë. Por na nuk kemi për qellim të ndalemi as te Kaonia as te Kanina e Vlonës si reziduitet probabël i ktij emni të lashtsisë.

Dihet prej të gjithëve se Kosova e sotme në antikitetin ilir quhej Dardani. Dihet gjithashtu se prejardhja e ksaj fjale prapë spjegohet me shqipen e sotme e lidhet me fjalën “dardhë”. Fenomeni asht i kjartë e lehtsisht i deduktueshëm , sepse edhe nji fis tjetër ilir , fisi i mollosëve që jetonte rreth liqeneve të Ohrit e Prespës , njifej edhe si blegtor përmes qenve të tij kolosalë “mollosë” që zavendsonin njeriun në ruejtjen e kopeve , por edhe përmes mollës si pemë frytore shumë prodhimtare në krahinë. Edhe sot mollët e Korçës , Pogradecit e Bilishtit janë të mirënjoftuna e të kërkueme në tregun e pemëshitjes.

Kam të drejtë me mendue se kur nji krahinë , qoftë sot , qoftë dikur përmendet për nji prodhim të saj , ky prodhim duhet pa si kultivim , si zëje e popullsisë së asaj treve. Ndryshe do të delnim në konkluzionin se Dardania ishte vendi ekcelent i goricave e Mollosia vendi i mollëve të tharta të malit. Pra gjithmonë bahet fjalë për dardha e mollë të buta që janë ba të tilla falë zellit e përkushtimit të njeriut , që i ka trajtue ato simbas nji kodi agro-teknik sado primitiv qoftë ai.

E , meqë ky libër i kushtohet Kosovës , po ndalemi te Dardania. Në radhë të parë Dardania asht nji trevë kontakti limitrofe me korpusin e madh sllav që fillon aty e mbaron te Uralet , tue përfshi kombe e kombsi , shtete e federata me rreth treqind milionë banorë. Siç e dishmon historia e konfiguracioni i hartave gjeografike , kjo trevë asht caku i fundit i avancatës sllave , caku kritik i tkurrjes iliro-shqiptare , zonë e nxehtë e nji rivaliteti shekullor , që edhe në kta momente nuk asht qetsue plotsisht e nuk i dihet fati përfundimtar. Kosova asht kufini ma këlthitës i Europës , kufimi ma i pazaptuem i kontinentit , zjarm i ndezun mbrenda në ujë , ose ujë i ngrimë në gjiun e nji zjarmi. Mos të harrojmë ato që historia na i sjell si ma të sigurta e që janë akti ma tragjik i historisë së kombit : kryengritjet e vjeteve 1909-1911 në Shqipninë e Veriut e Kosovë si sprinti i fundit i lufrave për pavarsinë e gjithë kombit , të famshmin Kaçanik që u quejt Termopilja e kohëve të reja.

Kosova ia fali Pavarsinë Shqipnisë e vetë mbeti nën nji pushtues të ri , ma të egër , ma të rafinuem , ma

paranoiak se i përparshmi. Raste të tilla nuk ka në historinë e popujve. Votra e luftës për pavarsi të mos e gzojë për vete pavarsinë , he medet ! Prandej edhe ndoshta mbeten të ndieshëm të tjerët ndaj tragjedisë sonë. Kosova asht ba simboli i paradoksit ma të dhimbshëm. Ka shekuj që hemorragon. Ka shekuj që rritet , andrra e saj asht me prapsue 1913-tën. Ku asht edhe i vetmi krim i saj për të cilin akuzohet : të anullohet 1913-ta. Nji andërr kolektive që e shofin të gjithë sytë e Kosovës :sytë e hapun , sytë e fjetun , sytë e vdekun , sytë e pakrijuem ende ndër fetuse mitrash.

Si ta spjegojmë ekzistencën e ktij bastioni shqiptar mu në vijën e kontaktit me sllavët ? Në ç’mnyrë kjo pendë ia ndali turrin sllavëve e nuk lshon as nji pllambë dhe ? Çka e përban forcën e ktij shqiptarizmi në ket skaj verilindor , në ketë zonë konfliktesh të nxehtë prej gjakut që s’pushon së derdhuni , ku ledhi i qindresës asht gatue me mish e kocka të nji anonimati vigan ?

Tue u nisë prej relievit gjeografik të Kosovës e prej rrafshnaltës që përban zemrën e saj , nuk asht e vshtirë të vijsh në përfundimin se Dardania-Kosovë asht nji vend i bekuem për prodhimtari buqsore. Mbase në antikitet atje ishte ma e spikatun frutikultura , por , gjithsesi , na duket , se veprimtaria kryesore e dordanit-kosovarit ka qenë puna me tokën. Kjo lidhje nuk asht vetëm lidhje pronësie. Mbase ajo asht ma e fundit. Tue punue tokën brez mbas brezi njeriu i mson asaj sekretet , ia di kohët për ta ba atë sa ma aleate me jetën e vet. Ndjenja e mbrojtjes së territorit , kaq e rrajosun në tanë piramidën e botës shtazore , te njeriu kthehet në ndjenjë të transformimit të territorit. Pra për njeriun toka ka qenë e para veprimtari krijuese , i pari laborator i kolaudimit të trunit logjik. Për të toka asht elementi universal , bazë për jetën. Ajo asht nji qerthull i mbyllun ku fillon e mbahet ekzistenca e mandej , përfund , merr fund edhe ajo , për t’ia fillue rishtaz ciklit të individë të rij , të cilët do të përshkojnë me saktsi të njajtën trajektore në nji cikël të pafund. Lidhja me tokën e bani njeriun stacioner , i dha mundsi të vezhgojë e të korrigjohet lidhë me analizën e objektit të interesit të tij. Sensi i ngulitjes në koordinata të caktueme për nji veprimtari të caktueme socio-ekonomike , u integrue në nji fazë të dytë te qytetnimi urban , mbrenda të cilit njeriu i përgjiste bujkut për kah sedentariteti , por veprimtarinë e vet e zhvillonte në nji numër përherë e ma të madh prodhimtarish jo bujqsore , që presupozonin gjithmonë e medomos themelin e vet bujqsor.

Por toka asht edhe pronë , ndjenjë pronsie , e madhe ose e vogël , simbas rastit. Ajo përmban nji mori marrdhaniesh juridike të rregullueshme me ligje themelore ose me ligje të ndërmjetme. Ajo përmban qelizën e të ashtquejtunit atdhe. Ekziston nji marrdhanie metonimike , produkt i kulturës , që prona , toka (pjesa) shihet e konsiderohet identike me atdheun (e tana).

Tue persiatë ndonjiherë shkaqet intime të krizës së madhe të shqiptarizmit në Shqipni , gjithmonë më vinte e më vjen ndër mend se shkaku organik që provokoi ket reces të pashoq ishte edhe zhdukja e pronës private me sistem prej regjimit soc-komunist. Ashtu sikurse kriza morale ka në themel të sajin dbimin e Zotit , po ashtu kriza e patriotizmit ka në themel asgjasimin e pronës.

Unë jam dakort me Mjedën që thoshte se ilirët ishin popull i lumtun. Ata banonin në hapsina ku sot ndoshta banon pesëdhjetfishi i asaj që ishin ata atëherë. E , kur ndër Ballkane filluen kallaballëqet , për ilirët mbaroi lumtunia. Ata do të banin tash e mbrapa llogarinë me fise të tjera , me kultura të tjera , me gjuhë të tjera , me mnyra të tjera jetese , deri me piksynime mysafirësh që drejtoheshin kundër të zotit të shpisë.

Popullsitë që erdhën , depërtuen paqsisht përherë e ma thellë ne prapavijat ilire , tue shfrytzue porozitetin e një popullimi me dendësi specifike të pakonceptueshme për kohën tonë. Kto popullsi kishin edhe nji atu tjetër , të cilën në fillim nuk e përdorën , por vetiu u ndihmoi t’i banin vend vetes , të nguleshin e , me kalimin e kohës , të simulonin nji fasadë autoktone. Ata ishin esencialisht bujq , punonin tokën e identifikoheshin me të.

Por ilirët nuk kishin qëllue të gjithë barinj. Kishte prej tyne edhe bujq si dardanët , kaonët , albanët , barinj si dalmatët , bujq e barinj si mollosët , peshkatarë si labeatët , luftarë si ardianët , lundërtarë si liburnët , puritanë si parthinët , metalurgë si pirustët. Bota ilire paraqiste nji ind të larmishëm profilesh kolektive që në ato kohë parahistorike ose historike përcaktoheshin prej llojit kryesor të veprimtarisë jetsore që ata zhvillonin.

Sharra sllave që kishte hy në trupin e madh të Ilirisë duket se e preu e u zhyt ma me lehtsi në zonat e popullueme prej fisesh baritore , siç ishte Dalmacia e banorët e saj. Por hasi gozhdë në zonat e trevat e fiseve bujqsore ose gjysëmbujqsore. Ky relitet që ndodhte pa kronikanë , historianë a të tjerë subjekte të kujtesës , la gjurmë të pashlyeshme në formacionet gjeo-demografike , të cilat duhen ndriçue e shkoqitë mirë prej shkencave përkatse.

Qëndresa kosovare e jehona e saj që vjen prej thellësisë së shekujve asht nji fill i pakputun qytetnimi e kulture. Bujku dardan kundër bujkut sllav. Bujku kosovar kundrejt bujkut serb. Në Dardani sllavët i gjetën tokat e zana e s’patën shumë gjana për tu msue vendasve. Në Kosovë bujqit serbë duhet të ishin edhe ushtarë që t’ua merrnin tokat , ose taksat mbi tokat e prodhimin bujqsor. E kshtu në këtë pikë të prushtë ku takohen , por edhe përplaset shqiptarizmi me serbizmin , ndeshja midis bujqve që u banë edhe ushtarë kreshpërohet prej shekujsh. Ky front i nxehtë e i papaqtuem ka futë në genin e ktyne dy bujqve rivalë instiktin e përleshjes së përjetshme si në mitologji Anteu me Atlasin. Anteu kosovar e ka pisk punën kur Atlasi serb e ngre në hava , por kur kamba i cik tokën , ai rimerr forca. Atlasi serb përleshet me nji piksymin të vetëm : ta shkpusë Anteun kosovar prej tokës se vetëm ashtu edhe do ta mundte. Por Anteu kosovar e ka mendjen fresk e manovra e tij përqendrohet në ardhjen patjetër në kontakt me tokën. Aty ai rimerr prapë fuqi e dyluftimi vazhdon.

Në botën e kafshëve raste të nji anmiqsie të tillë ka pothuejse në të gjitha hallkat që përbajnë të ashtuquejtunin zinxhir të ushqimit : macja me miun , luani me antilopën , gepardi me zebrën , ujku me qingjin etj , etj. Kjo luftë , sado e egër  e e pamshirshme ka nji fill gjithmonë të pagabueshëm , ajo zhvillohet në të mirë të jetës , të ekzistencës së species. Simbas ligjeve darviniane e të evolucionit në përgjithsi , zinxhiri i ushqimit ka prirjen të asgjasojë ata indivdë që janë ma të dobët , ma të paaftë. Pra skenat e llahtartshme mes kafshëve që ndiqen me tërbim e që ngrejnë shtatin kokërr , në fund të fundit janë realitete prej të cilave të dyja kafshët , hem specia e viktimës , hem specia e agresorit , dalin objektivisht të përmirësuem , pra të fituem. Kurse në ndeshjet shqiptaro-sllave agresioni serb nuk bahet në emën të jetës. Ai bahet në emën të vdekjes e vetëm në emën të saj. Serbi sulmon kokat , ajkën e mendjes e të shpirtit që specia shqiptare të zvetnohet , të degradohet e të bjerë në degradencë. Dora e serbit nuk ka ngurrue me vra fmi e ferishte (të ardhmen) , gra shtatzana (gjeneratorët e jetës njerëzore) , pleq e plaka (përvojën e jetës) , djem në lulen e rinisë (qendresën) , intelektualë , poetë , shkrimtarë , politikanë (mendimin kritik) , qenie për të cilat shoqnia e ata vetë kanë harxhue kapitale të pallogaritshme pune individuale e kolektive , të pashprehshme në terma ekonomikë e monetarë. Në rrafshin moral ai agresivitet asht prevers , i mbrapsht , i ulët. Mirë më thoshte miku im kosovar Sh.Kelmendi , poet , se nuk ka mundsi që nji popull autokton të sillet ashtu siç u sollën serbët në luftën e Kosovës.

Por anmiqsia e përjetshme , ky konflikt që amshohet si në mitologji , më duket se na difton edhe nji gja tjetër. Ky konflikt që të përjetsohet duhet të plotsojë nji kusht : forcat duhet të jenë të barabarta , pra ata duhet të jenë në ekuilibër fizik të përsosun. Përndryshe njena palë ia del tjetrës e konflikti mbaron. Dikur në konflikt me sllavët ishte e tanë Shqipnia e Veriut e gjendja ishte po ajo. Atëherë Kosova ishte e vogël. Tashti që Kosova asht rritë e Shqipnia u fut në kllapa të tjera , Kosova u gjend në ring tek e tek me serbët e konflikti përsri mbeti i përjetshëm. Ajo iu kundërvu tashti e vetme Serbisë e era mitologjike e ktij konflikti nuk u ndërpre. Nji gazetar francez më pati deklarue në konfidencë se persona të naltë të politikës franceze u kishin tërheqë veshin serbëve tue u thanë : “E morët Kosovën që ta shtroni , ta asimiloni dhe mbajtët 80 vjet. Dështuet. Çka prisni ? Lejeni të shkojë në shpi të vet.”

Bajta e të gjithë barrës së qendresës mitologjike të shqiptarizmit ndaj sllavëve nga ana e Kosovës si njisi e vetmueme e ktij fronti tejet të nxehtë , tregonte pa ekuivok se Kosova po bahej e vetmjaftueshme , pra nji tjetër Shqipni , në tjera kohna , në tjera kushte.

Ekuilibrimi i forcave me ato të serbëve , gja që dishmohet prej karakterit mitologjik pa kohë e pa hapsinë të këtij konflikti , tregonte edhe nji herë se sa forcë kishte serbi me i rrëzue shqiptarët , aq forcë kishin shqiptarët me qindrue pa u rrzue në ndeshje me ta. Gjendja e nji ekuilibri asht , na duket e dukshme dhe e vërtetueshme. Nëse serbët na e pushtuen Kosovën , nëse e masakruen Kosovën , nëse e gjakosën atë periodikisht , kto të gjitha tregojnë se s’ka ekuilibër , atë që thashë ma parë. Jam dakort. Sa herë kosovarët janë damtue prej serbësh , ky ekuilibër asht prishë. Por ai nuk asht prishë se serbët kanë qenë në gjendje me gjetë mbrenda vetes së tyne edhe nji Serbi tjetër , sikurse shqiptarët te Kosova nji Shqipni tjetër , të dytë e të vetmjaftueshme. Ky ose kta ekuilibra janë prishë , edhe shumë shpesh bile , sepse serbët të paaftë për t’u dyfishue , janë përpjekë e kanë mundë me gjetë aleanca të jashtme , të cilat kanë qenë faktori themelor që i ka zbritë marrdhaniet shqiptaro-serbe nga nivelet mitologjike në ato historike të përditshmënisë. Kur shqiptarët e Kosovës arritën nji herë me sigurue aleatë , Serbia u zbyth e mundun , ashtu siç ishin zbythë të mundun me dhjetra herë shqiptarët para Serbisë & Co.

Kshtu pra na duket se bota e madhe ilire erdhi tue e rrgjue territorialisht mbrenda caqesh të reja , ma të vogla , kuptohet. Pra , përgjithësisht formula ilire e qendresës nuk mund të funksiononte para eksapansionit historik sllav. Formula e saj ishte humbse , njifte vetëm taktikën e tërheqjes e të lshimit të territoreve, të asimilimit e të bdarjes , si thotë Budi.

Imperativi i asaj kohe që teorikisht duhet imagjinue si e tranizicionit iliro-shqiptar ishte përballja e zbritjes sllave drejt e mbrenda territoreve ilire. Përballimi nuk mund të ishte ushtarak. Sllavët ishn ndërthurë e zonalitetet e përzieme kishin konfiguracionin e lkurës së zebrës. Përballimi ishte kulturor , mendsor , pra total. Fiset themelisht bujqsore kishin pasë ma sukses në qindresën e tyne. Aty fenomenet e rrshqitjes ishin ma të pandieshme. Shpirti i fisit ishte prekë shumë më pak. Sllavët ishin të pranishëm , por shenjat dalluese me vendasit ishin të pangatrrueshme. Shpesh fenomeni shprehej me të anasjelltën e vet ; grupime sllavësh asimiloheshin prej fiseve vendase. Në ketë matje forcash , shtyj njeni e shtyj tjetri , të mos harrojmë se harku i kohës asht ma i madh se tre shekuj. Fiset ilire me profil kryesisht baritor ndërkaq kishin përvetsue zejen e bujqsisë si element risie e moderniteti , gja që shkaktoi ndryshime rrajsore në psikën e tyne. Nga ana tjetër martesat mikste me sllavët i kishin ballafaque kto dy kultura etnish e njoftja e botës për ta ishte edhe ma e madhe. Përziemja me sllavët kur ajo nuk kishte rezultue dërrmuese , e kishte përshpejtue procesin e formimit të nji vetdije etno-kulurore , e cila deri atëherë nuk kishte pasë pika të forta e të qindrueshme referimi nga pikpamja konotative. Në ato zona ku bashkekzistenca me sllavët lejonte e impononte nji opozicion speciesh , lindën kushtet ma ideale të krijimit të formulës së re , e cila do të lejonte shpëtimin e farës së fisit e e vazhdimësisë gjenetike të aksit iliro-shqiptar.

Mbas stinës së dyndjes së popujve në Europë , të paktën , morën fund etnitë e kullueta. Kjo vlen edhe për ne , jo vetëm se jemi europianë ,por sepse kultura jonë e dishmon në mnyrë eksplicite përziemjen gjenetike me fise heterogjene.

Pasqyra homerike e Eposit të Kreshnikëve ka në të betimin solemn të Halilit që nuk do t’i qesë fat vetes , po nuk mori për grue Tanushën e Krajlit. Me sa duket edhe fiset kanë kiminë e tyne. Landa e kulluet ilire ishte rezistente në aspektin biologjik e ketë e dimë të gjithë. Në aspektin etnik , kulturor  ajo u tregue e dobët dhe e pamjaftueshme për të sigurue vazhdimsinë si e tillë. Atëherë në kushtet e imperativit të përmirësimit të konsistencës , ilirët huajtën elementë të sllavëve , edhe gjenetikë edhe kulturorë  e , mbas nji procesi të gjatë kolaudues e konsistues shqiptarët nuk ishin ma nji element i “kulluet” mendelevjan. Ata ishin “komponim”. Me shumë ilirizëm , por doemos , edhe nji dozë sllavizmi. Asht paradoks i plotë sesi , nën trysninë sllave , u përziem me sllavët ,për tu ba ballë sllavëve. Komponimi i ri që doli prej ktij reaksioni ndëretnik e ndërkulturor , duhet të ishte hibridi absolut , i vaksinuem përjetsisht prej rrezikut të rrëshqitjes e të asimilimit. Elementi sllav në genin e ri shqiptar funksiononte simbas devizës : të njof prandaj të ruhem. Kurse elementët iliro-pellazgjikë që ishin edhe pjesa preponderante e ksaj krijese të re etno-historike , përçonin konotacionet gnosologjike të kulturës e mendsive. Sado paradoksale që të duket , duhet thanë se shpesh ndodh që mbrojtja ma e mirë asht kur përfillet , përqaset  , bile përthithet kundërshtari. Skënderbeu , thonë , midridadizohej , pra merrte çdo ditë doza mikroskopike helmesh vdekjeprunëse që qarkullonin asokohe në shishka të vogla oborreve feudale e shkaktonin gjamë të hatashme. Ktë e bante që të rriste rezistencën e organizmit në rast helmimi me qellim prej ndonji kundërshtari politik. Edhe Henriku VII i Francës midridadizohej , bile me arsenik , por nuk e merrte rregullisht dozen se ishte i pavullnet e i mefshtë. Kur desh ta hiqte qafe e ama , Katerinë de Medisi , ia leu fletët e librit që ai lexonte me krypna arseniku e , meqë edhe ai i shkretë si puna e Titos , faqet i sillte mbasi e lyente gishtin tregues me pshtymë , ia plotsoi dëshirën së amës , i lshoi fronin e vetë shkoi në dhe.

E , kshtu pra , dalngadalë familja ilire në fundin e ekzistencës historike të ktij termi , merrej njilloj edhe me blegtori , edhe me bujqsi. Ky ndryshim i madh në mnyrën e veprimtarisë ekonomike , solli medoemos edhe mendsi të re , edhe mnyrë të re jetese. Pasunimi i jetës së saj e ndryshimet që pasojnë në aspektet shoqnore e kulturore rezultuen si nji hop i madh cilsor që geni etnik kryente për vetmbrojtje. Formimi i shqiptarizmit prej shtratit të madh të familjes shumfisnore ilire ishte inovacion. Ky inovacion ishte baza mbi të cilën do të zhvilloheshin aftsitë kombformuese e shtetformuese. Formimi i shtetit të Arbnit , para plot nji mijë vjetësh , me tanë rudimentalitetin e brishtësinë e vet shenonte fundin e tranzicionit iliro-shqiptar e fillimin e erës arbano-shqiptare. Kshtu etnia jonë e kishte kalue me sukses vaun ma të rrezikshëm në historinë e vet e kishte dalë matanë , e shpëtueme.

E kshtu pra delja dalmate , e grahun prej barinjve të fundit , mori shtigjet për ma në jug , sepse kamba a saj dythundrake mund ta thekte vrapin edhe deri në Australi. Por dardha e Dardanisë ishte e ngulun thellë në tokë , ajo ishte pjesë e asaj toke. Mbi të kaluen furtuna tymnash e gjuhët e zjarrmit e lëpinë. Por ajo s’harronte çdo pranverë me çilë lulet e saj të përgjakuna e në vjeshtë me dhanë frutet e lkuqta e të lmueta si faqja e ndrojtun e vashës së Kosovës.



                                                                                              P. SH.                      







































                                                     KOSOVA

             DHE RRJETA E MERIMANGËS SLLAVO-KOMUNISTE



Shtrati i vjetër i merimangës ka qenë në Rusi. Prej këtej nisin fijet drejt Ballkanit për të dalë në Adriatik e në Mesdhe. Merimanga e zezë sllave stacionohet në Serbi dhe duke mprehur dhëmbët e helmatisur të Millosheviçëve , historikisht është ushqyer me mishin e gjallë të popujve të tjerë veçanërisht me të vetmen racë jo sllave , racën shqiptare. Duhet të pranojmë se rjeti i kësaj merimange ka qenë shtirë në të gjithë Evropën. Lirshëm ka qarkulluar merimanga mëmë në këtë rjet gjigand duke shkelur mbi popujt e Ballkanit sa herë që , diku , priteshin fijet e saj. Më së miri u pa kjo edhe në luftën e fundit në Kosovë , gati gati , sa krijohej përshtypja se NATO-ja nuk luftonte me Serbinë por me Rusinë. Megjithëse në të gjitha opsimet e paqes të shkelura dhjetra herë nga Millosheviçi në të gjitha prçeset e luftës , Rusia është përcaktuar qartas në krah të serbëve , duke bekuar kështu direkt dhe indirekt krimet kolektive të serbëve kundër popullit kosovar. Ececejaket marramendëse të diplomacisë ruse nëpër kryeqytetet evropiane , të kujtojnë fillimet e shekullit , kur coptohej trupi i kombit shqiptar , pothuajse në të njëjtat linja. Merimanga i dinte mirë rrugët e kalimit. Rjeti i saj ishte lidhur edhe në çatinë e Bashkimit Evropian dhe , duhet të pranojmë se SHBA dhe Anglia , promotori i luftës në Kosovë , nuk arritën as në fund të këtij shekulli , ta shmangin influencat ruse në Ballkan , duke vështirësuar ose , të paktën , duke tejzgjatur zgjidhjet përfundimtare. Është ky shkaku që akoma , edhe pse lufta në Kosovë ka mbaruar , nuk është arikuluar qartë pavarsia e Kosovës ; nuk është hequr dorë nga zgjidhja “nën Jugosllavinë” dhe megjithëse Millosheviçi është cilësuar kriminel lufte nga gjykata e Hagës , akoma ka iluzione për ta trajtuar palë atë ose nacionalistë të tjerë kriminelë , gjoja opozitarë. E ashtuquajtura opozitë serbe ishte në unision të plotë të krimeve të shtetit serb ; ajo nuk foli asnjë fjalë kur po çfarosej sistematikisht një popull i tërë ; opozicioni i saj kundër Millosheviçit është fajësimi i tij pse e humbën Kosovën , pse u shpërbë Jugosllavia ; opozicioni i tyre majtas e djathtas Millosheviçit është për karrike dhe vështirë se gjen një zë për demokratizimin e serbisë pa Kosovën , e pse jo , pa Malin e Zi.

Lufta e Serbisë kundër Kosovës gjithmonë ka qenë ndeshje gladiatorësh me të gjitha armët antike dhe mesjetare. Njeri prej tyre (Kosova) ishte jo vetëm i paarmatosur por edhe pa aleatë e tifozë , tjetri i kish të gjitha dhe armët dhe tifozët dhe , lozhën mbushur me aleatë. Kështu është masakruar në heshtje dhe askush nuk ka dashur të dëshmojë përmasat e krimit. Në stinën e fundit të luftës ishte e njëjta skenë gladiatorësh veçse kishin ndryshuar aleatët. Perëndimi nuk mund të toleronte më terrorizimin e popullsisë shqiptare. NATO-s me në krye SHBA , i duhej të mbronte në Kosovë vlerat e qytetërimit bashkëkohor duke ndëshkuar përfundimisht Serbinë , vatrën e lufrave agresive në dhjetë vjetët e fundit. Koha tregoi se diplomacia e bombave ishte më rezultative. Dejtonet dhe takimet e panumërta diplomatike i shtonin jetën kriminelit. Për herë të parë shtetet ballkanike në përgjithësi ranë dakord për të ndërshkuar Serbinë dhe e gjithë bota demokratike po dënonte dhe ndëshkonte kriminelin. Për këtë mendojmë se janë të pajustifikueshme lëshimet e mëdha që i bëri perëndimi diplomacisë ruse ; Këto lëshime shpesh bëheshin në emër të Bashkimit Evropian. Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë i duhej të mbante ekuilibrat në Evropë dhe të shmangte , hiq e mos këput , Rusinë me një Dumë Komuniste që psherëtinte për ish Bashkimin e lavdishëm Sovjetik. Le t’i shohim më nga afër se si u diferencuan aleatët në krah të krimit.



                                                KOMUNISTËT



Edhe këtë radhë antena e komunistëve u drejtua nga Moska. Ekrani i tyre jepte skena të përsëritura nga Duma e Zhirinovsit. Ata flisnin me vete nga gëzimi kur dikush tha se Rusia i ka kthyer raketat kundër NATO-s , kur disa anije të zeza të Stalinit do bënin ca xhiro në Mesdhe , kur çdo ditë dëgjonin thirrje ultimative për ndalimin e bombardimeve…

Partitë komuniste në Evropë e më tej treguan se kanë mbetur skllave të propagandës sovjetike mbi imperializmin amerikan. Ora e tyre ka mbetur tek Lenini dhe kërkojnë të vijë në skenë Stalini. Për ta SHBA janë kreu i imperializmit , janë shtypës të popujve , janë xhandar ndërkombëtar. Shabllonizmi primitiv , slloganet e dala boje i kanë verbuar kaq shumë sa nuk mund të shohin jo vetëm realitetin e ri , por as vetveten. Ata janë qënije pa kujtesë. Nga kujtesa e tyre është fshirë fakti se ata (dhe BRSS) ishin aleate me SHBA kundër fashizmit. E pra edhe , sipas slloganeve të tyre , ata kurrsesi s’mund të ishin në një front me fuqinë më të madhe në botë që e konsideronin imperialiste. Ata nuk duan të kuptojnë se SHBA ishin promotor për shpartallimin e fashizmit. Ata nuk duan të hapin sytë të shohin se me “imperializmin amerikan” janë 20 shtete më të zhvilluara të botës , që luftojnë për demokraci , për paqe e humanizëm e prosperitet të gjithanshëm ; bloza në sy nuk i lë të shikojnë se , pikërisht , qëndrimi i SHBA mbron të drejtat  ligjshme njerëzore e kombëtare të një populli që po martirizohet , masakrohet e po dëbohet nga vendi i vet prej regjimit gjakatar , shovinist të Millosheviçit. Pantera i mbron këlyshët e vet. Brenda llojit nuk ka gjyq. Kjo specie , më e përçudnuara në kapërcyell të këtij shekulli , asnjë herë nuk pa se regjimi “socialist” i Millosheviçit është varianti më i zi , më i egër i regjimeve staliniste në Evropë. Amalganë komuniste , nacionaliste , shoviniste , një terror i përsosur shtetëror , e kishte treguar veten në masakrat e përbindëshme jo vetëm në Kosovë por edhe në Kroaci e Bosnjë para disa vjetësh. Regjimi serb i Millosheviçit është njolla më e zezë në historinë moderne të Evropës. Verbëria komuniste asnjë herë nuk i ka parë paralelet e krimeve masive të Lenin-Stalinit në ish Bashkimin Sovjetik , ku thuhet se vrau , zhduku me dorë të ftohtë mbi 20 milionë rusë ; Regjimi i Millosheviçit ka paralelen e vet në halokaostin nazist para e gjat Luftës Botërore , ai nxitoi t’ia kalojë Suhartos në Indonezi , Pol Potit në Kamboxhia … Në flamurin e tyre është gjaku i popujve të tyre. Historia u tregoi fundin e tyre.

Komunistët e sotshëm kudo që janë e heqin veten të reformuar. Diku janë dhe në parlament , diku ngrehin edhe kualicione qeverish , por qëndrimet e tyre ndaj luftës në Kosovë , treguan se janë pjellë e hamullisë së regjimeve staliniste , nostalgjikë të diktaturave të hekurta e të luftës së kasave. Renditja e tyre në krah të Millosheviçit , pa marrë parasysh masakrën dhe genocidin gjakatar kundër popullit të Kosovës , është akt kriminal kundër idealeve të drejtësisë shoqërore që reklamojnë vetë në programet e tyre , është njollë e re turpi e komunistëve gjoja të reformuara , është , së fundi , grahmë e vdekjes së tyre shoqërore morale.

Të paktën komunistët shqiptarë heshtën. Mbrujtur nga e njëjta lëndë sllave , ata panë se “internacionalizmi proletar” kish plasur si tullumbac ; ata më së fundi panë që atdheu i tyre është dhe Kosova , dhe se vetëm “imperializmi amerikan” dhe NATO mund t’i jepnin atdheut të tyre lirinë.

                                                                                                         

                                                 PACIFISTËT



Së pari pacifistet kishin dështuar në elementin shqiptar në Kosovë. Është tronditës fakti se nën hijen e gandizmit të Ibrahim Rugovës , Millosheviçi fitonte kohë për të bërë atë që bëri në Kosovë.

Këtu e kemi fjalën për pacifistët anë e kënd botës që nuk donin të prishnin ujëkëndet e tyre , që edhe kur në ekranet e televizionit shikonin mizoritë serbe ndaj kosovarëve , i shpallën bombardimet e NATO-s agresion kundër popullit serb dhe kërkonin ndalimin e menjëhershëm të bombardimeve. Atyre nuk u dhembej Kosova , por trembeshin nga shkallëzimi i konfliktit. Dolën edhe nëpër manifestime kundër NATO –s dhe Amerikës ; ata shikonin vetëm flakët e luftës dhe jo vatrën e zjarrit , Serbinë , ata nuk panë shtypjen dhe dhunimin e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të popullit të Kosovës. Edhe këta gjallonin në shtratin komunist , qëndruan sehirxhinj dhe nuk donin të kuptonin se genocidi dhe represioni i Milosheviçit , nuk filloi me bombardimet e NATO-s. Ata harruan se Serbia gjithmonë ka patur të gatshëm tridhjet mijë trupa ushtarake kundër Kosovës. Tridhjet mijë dërgoi për t’i shtypur në vitet 60’ , 30000 kish dërguar me 1981, kur reparte të specializuara tankesh e avionësh rrethuan Prishtinën e vranë nëpër rrugë 1000 kosovarë , e mbushën burgjet me shqiptarë nëpër gjithë Serbinë ; 40000 dërguan së fundi (mars- prill  1999) , këtë radhë për të dëbuar e shfarosur një popull të tërë. Pacifistët e kanë kujtesën të shkurtër. Ata harruan që takimi në Rambuje ishte kërkesë e botës përparimtare për ta zgjidhur konfliktin serbo-kosovar në tavolinë , harruan se “Rambujenë” e firmosën paqësorët kosovarë dhe jo Milosheviçi , harruan se terroristi diplomat serb , kish shkelur dhjetëra konventa e marrveshje pacifiste dhe kur bota caktonte e shtynte datat e paqes , ai , nëpër ethe , përgatiste krimin e madh , shfarosjen e popullsisë së Kosovës. I ashtuquajturi Grupi i Kontaktit , ku merrte pjesë edhe Rusia , të gjitha mbledhjet dhe deklaratat i bënte nën mjegullën ruse ku , jo vetëm që nuk dukej objektivi i qartë për Kosovën , por edhe veprimtaria e Bashkimit Evropian për vendimet e saj , skicohej nën mjegullat e stepave ruse. Thirrjet histerike të Umberto Bosit i shtonin ditët e të keqes së madhe , që po mbruhej në Kosovë e , të çuditshme ishin disa deklarata të Lamberto Dinit , ministrit të jashtëm italian për të ndaluar bombardimet e për të zgjatur dorën ndaj Milosheviçit , deklarata këto që atakonin edhe politikën e Italisë , bazat e së cilës u vunë plotësisht në dispozicion të Aleancës së Atlantikut ! Me sa duket diplomati plak këtë herë ngatërronte gjakun e shqiptarëve me disa allishverishe biznesi me Sllobodanin. Më e “sinqertë” në qëndrimet e saj Papariga greke. Mbetur në idetë fikse të kohës së bolshevikëve ajo ka gjithmonë rreth një milionë grekë , që me në krye të njëqind stalinistëve , organizoi në Athinë , Pire e Selanik demonstrime të dhunshme për vujatjet e vëllezërve serbë , duke u përballur me policinë para ambasadës amerikane , para porteve dhe bazave të NATO-s. Kanalet televizive greke ditë e natë bënin thirrje për të ndihmuar serbët dhe arritën deri në organizimin e anketave publike , ku grekët duhet t’i përgjigjeshin pyetjes : “Kush është kriminel Bill Klintoni apo Sllobodan Milosheviçi ?” Të gjitha partitë politike greke , të majta e të djathta , të vogla e të mëdha , nuk u ngritën asnjë çast nga llumi pacifist pro Sllobo , duke vënë në dyshim qeverinë  e Kosta Simitit që në të gjitha ditët e luftës niste ministrin e jashtëm Jorgo Papandreu nga Beogradi nëpër kryeqytetet e Evropës me një “protovuli” paqësore nën sqetull. Të ashtuquajturit komunistë si Berinati , Kosuta apo Rosana Rosanda e kompani , të ngjirrur për të mbrojtur drejtësinë shoqërore dhe të drejtat e ligjshme të popujve , do çudisnin edhe Milosheviçin me deklarimet e tyre publike. Ata thërrasin kundër imerializmit amerikan e kurrë nuk thanë një fjalë kundër masakrave shtetërore të Serbisë kundër kosovarëve. Edhe kur i ngacmonin gazetarët ata guxonin të thoshnin se kosovarët janë të rrezikshëm dhe terroristë. Po ju pyesim zotërinj : cilët janë terroristë ? Mijëra pleq , gra e fëmijë kosovarë që u vranë me plumb pas koke ose u therën me thika ? Qindra mijë familiarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre , që pas linin qytete e fshatra e shtëpi në flakë ? Kjo është gjuha e Milosheviçit , zotërinj ! Është gjuha e krimit. Shkruani në biografinë e reformimit tuaj se , veç të tjerash , keni pushkatuar 1000 fëmijë kosovarë , nga mosha dy deri në tetë vjeç ! Shyqyr , o zot që shpëtuam nga mafia dhe terroristët !

Pacifistët ngrenë lart flamurin e humanizmit por humanizmi i tyre nuk është as realist e aq më pak njerëzor sepse mohon interesat e një populli tjetër që masakrohet barbarisht. Ai është dritëshkurtër sepse nuk shikon tendencat e zhvillimit të botës së sotme , ku vihet re se ndërvarësia she bashkpunimi ekonomik , ushtarak e politik është domosdoshmëri. Askush në Evropë nuk mund të lajë me duart si Pons Pilati e të lerë pa ndërshkuar shkaktarët e krimit. Akuzat pacifiko-komuniste ndaj SHBA dhe NATO-s , që ndërhyjnë ushtarakisht për të mbrojtur interesat e tyre , janë naïve e të dala boje. Kush nuk ka interesa ? A mund të ketë politikë jashtë interesave ? Këto akuza të nxjerra nga defteret e Leninit nuk dëshmojnë se interesat që shkojnë në dobi të popujve  e të paqes janë plotësisht të ligjshme dhe se interesat amerikane dhe të Bashkimit Evropian duan që Ballkani të shndërrohet nga burim luftrash në një zonë stabile të zhvilluar. Kjo nuk mund të arrihet pa ndërshkuar kriminelin dhe pa shuar vatrën e luftës. Asnjë herë kori pacifistor komunist nuk tha një fjalë se lufta e NATO-s ishte e domosdoshme për të vendosur paqen ; janë pikërisht ata që e kanë mbushur kokën me citatet leninisto-staliniste të luftës së drejtë apo të padrejtë , por që u rreshtuan direkt apo indirekt në krah të agresionit serb. Kështu interesat e tyre u ngritën mbi moralin. Tani që paqja po vendoset në Kosovë , ata duhet të shikojnë se qëndrimet e tyre bien ndesh edhe me interesat e tyre dhe gjithsesi janë amorale. Pas dështimit të regjimeve komuniste në Evropë , pas shembjes së “ Murit të Berlinit” pacifistët e komunistët e kanë shpallur veten të reformuar. Në disa parlamente ata flasin me zërin e bolshevikëve të reformuar ruse , por qëndrimet absurde të tyre ndaj luftës në Kosovë u a prenë buzët pacifiste e ata flisnin me dhëmbë duke treguar prirjet e vërteta antidemokratike , shtypse dhe çnjerëzore. Zogjtë e korbit paskan pendë të bardha !

Korbi i zi ,shaluar mbi viktimën këndon kra-kra ! Një mëngjes , me sqep , takatak , i shkuli pendët e tij. Dhe ja korbi i zi , pa pendë u duk i bardhë…

Dhe tha : Siç e shihni , s’jam korb i zi

   por ah ! puplat e reja !

   Si do jenë vallë ? !



                                                                                               P. L.      



































   

 

                                                               

                                             SLLOBODANËT…



Ballkani ka patur me bollëk heronj kombëtarë , por nderimi për ta na del i komplikuar , sepse heroi i një kombi është njëkohësisht kriminel për kombin tjetër. Monumentet janë të përkohshëm. Ata i rrëzon hija e vetvetes , sepse vetë kanë projektuar dimensionet e humbsit. Dhe statujat e lirisë me emra të përveçëm , një mëngjes , kthehen në statuja turpi për të ngritur statuja të tjera të dyshimta. Me sa duket edhe profili i ardhshëm i tyre , në se do të duam që me çdo kusht t’i derdhim në mermer , do të jetë i dyzuar midis Akilit dhe Hektorit , Gjergjit dhe Sulltanit , Ali Kaurit dhe Ali Pashait , Nënë Terezës dhe djallit… Në brendësi të tyre , nëpër kapilarët e mermerit , ravijëzohen damarët e urrejtjes si metastazat e kancerit , që i rrëzon një ditë. Ndoshta gruaja trup vogël nga Kosova e dinte këtë dhe tha : “ Statujat s’janë për mua. Satanait i pëlqejnë fytyrat e tij.” Dhe mori emrin e madh , dhe u quajt nga e gjithë bota NËNË TEREZA ; Është nënë Tereza jonë , pra , ajo trup vogëla , e madhja Kosovarja !

Po le të vazhdojmë me statujat :

MJERË ATA , QË NDËRTOJNË STATUJAT E VETVETES PARA SE TË VDESIN !

Dhe përsëri Ballkani i dha qytetërimit lëndën e një diktatori , specmentin koncentrat të racës së tij me emrin “Sllobodan” që do të thotë “I LIRË” ; natyrisht , statujën serbe të lirisë !

Edhe Rembrandi i madh do ta kishn të vështirë të bënin portretin e tij. Edhe i thyer edhe stoik , që s’ia bën syri tërr , edhe i sëmurë (jo vetëm diabetik) dhe më vitali si urdhërdhënës , edhe i pa shpresë dhe i frikësuar , edhe buzë greminës dhe kalin e mban në dy këmbë ; triumfator si mashtrues dhe sfidues i përpiktë ndaj gjithë botës , mjeshtër i kapërcimit të një krize për të projektuar një krizë më të rëndë , vetëm e vetëm për të mbajtur vertikalisht hurin e pushtetit të tij ; edhe i vrazhdët edhe fin , kameleon me pupla të përgjakura , ai erdhi në pushtet si shpresa e popullit të vet. Statuja e tij “ e lirisë” nisi pikërisht në Kosovë për tu rrëzuar pikërisht në Kosovë. Rënia e tij e bujshme do të përplasej me gjëmë mbi popullin e vet duke e shkatërruar atë , tashmë me statujën ndërshkimit përfundimtar , si një mjeshtër , që shkatëron atë që nuk mund ta arrijë.

          Kurrsesi nuk mund të jemi në një mendje me biografin e tij Gjukiç që thekson : “Millosheviçi është një ekspert për kthimin e disfatave serbe në fitore” E kundërta është e vërtetë : Serbia (dhe Jugosllavia) nuk mund të gjente pinjoll më të përshtatshëm për shkatërrimin dhe shpërbërjen përfundimtare të saj. Le të kujtojmë fare pak fakte : Nën drejtimin e tij , Jugosllavia i ka borxh Bankës Botërore miliarda dollarë ; pas luftës në Kosovë (Që akoma s’ka mbaruar çmimi i saj) Serbia u kthye në gërmadha në pikat më vitale të saj , që llogariten në mbi 100 miliardë dollarë dhe ekonomistët thonë se prodhimi i brendshëm ka rënë me mbi 50% , d.m.th. në miliarda të tjera dollarë. Ndërsa , po të ngrihej nga varri ideologu i tij antropofag , akademiku serb Vasa Çubrilloviç (1898-1990) do përulej me respekt se Sllobo i paska tejkaluar edhe ëndërrat e tij të gjakta : Gjat pushtetit të tij , ky Fyhrer ballkanik , është përgjegjës për 500.000 të vrarë , të zhdukur dhe të gjymtuar dhe i më se 5.000.000 shkularakëve pa faj. Historia e Ballkanit nuk mban mend armik më të egër , më tinzar të kombeve të vetë Ballkanit. (Ai është po ashtu mjeshtër i ngritjes së kurtheve edhe ndaj miqve të tij) E pra , Sllobodani u ngrit në pushtet në qytetin e Pozarevaçit mbasi të dy prindërit e tij kishin vrarë veten. ( Lus zotin të mos ketë genin vetëvrasës se , me sa duket , i duhet akoma Serbisë dhe “daja” i tij rus e “vëllai” i tij grek e paskan fort për zemër e disa profesorë në perëndim e dashkan si palë për të nënshkruar kartrat e paqes !)

Ai studjoi për drejtësi ( lexo : për padrejtësi) dhe shpejt , me krahë të fuqishëm gaforeje , çan drejt majave të pushtetit të karavidheve. Në prill 1987 , pikërisht në Fushëkosovën historike , ai veshi pendët e palloit dhe , para miliona serbëve të mallëngjyer , që ishin sjellë me ngulm shpalli programin e tij se “askush nuk do t’i shtypte më serbët” se “Kosova është djepi i Serbisë” dhe , dhe …Sllobo u bë hero.

Në se Ballkani do të pjellë politikanë të këtij tipi , ata do të kenë ç’të mësojnë nga ustai serb : mënjanimin e pamëshirshëm të kundërshtarëve politikë , (natyrisht me mënyra demokratike se jemi në Evropë , de !!) , manipulim dhe kontroll i rreptë i medias , coptimin e opozitës duke u hedhur edhe portofole të trashë (Vuk Droshkoviçit) dhe propagandë , vetëm propagandë për ta bërë të zezën të bardhë. Dhe shikoni ç’ kameleon modern !

Erdhi si përkrahës i Josip Broz Titos e më pas e akuzoi si “ shkaktar të mjerimit të popullit serb” ; erdhi si nacionalist , por për të shpëtuar lëkurën , u kthye kundër nacionalistëve të llojit të vet , Radovan Karaxhiç e Ratko Mladiç. Dhe del gjithnjë “me duar të pastra”. Në krye të kupolës serbe , emri i tij nuk del as me terroristët e Arkanit , as në mafien ekonomike , ndërsa miliona dollorë dikush i derdh në emra të tjerë për “shefin”! Ç’faj ka shefi që është i rrethuar me dashuri dhe respekt , dhe se depozitat e tij kalojnë miliardin ?!

Por “Sllobo”nuk është emër i përveçëm. Dhe Hitleri nuk do të ishte Hitler pa Gelbësit dhe Gëringët që e rrethonin. Sllobodan Millosheviçi nga simbol u kthye në fenomen dhe gjithmonë është rrethuar nga sheshelët e arkanët , nga Gjingjiçët e Drashkoviçët , jo vetëm majtas e djathtas (politikisht) , por deri tek udbashët e fundit që , me thikë në dhëmbë , therën burra , gra , pleq e fëmijë kosovarë dhe terrorizuan një popull të tërë me mënyrat më kriminale të Neronit të lashtë apo Holokaustit nazist.

Dhe altopalantet e krimit janë vrasës. Me sa duket ingranazhet serbe funksionojnë të tillë në të gjithë mekanizmin shtetëror dhe gjyqi i Hagës do ketë me se të merret. Sidoqoftë , ndërsa bota e qytetëruar , më në fund , Sllobon e pagëzoi si kriminel lufte , e ardhmja e tij politike në Serbi është e papërcaktuar. (Analistët bëjnë ca llogari të thjeshta : Në parlamentin aktual serb , që në seancën e fundit u dukën si murgjër të droguar , aleanca e majtë ka 110 nga 250 vënde gjithsej. Radikalët kanë 82 , ndërsa Lëvizja e Ripërtëritjes serbe , tashmë opozitare ka 45 vende. Në rast bashkimi , këta dalin mbi deputetët e Sllobodanit dhe skenari është i lexueshëm) Dalja e Sheshelit nga kualicioni qeveritar , nga pozita krejtësisht nacionaliste , në mos është kurth (Sllobo-Sheshel) , që të mbajë ndezur ekstremin shovinist edhe nesër , nuk e dobëson aspak Sllobodanin përkundrazi e tregon edhe “antishovinist” në sy të perëndimit. Por… “ të bëra mike nga halli” ! Kujt t’i besosh ? Pejsazhi politik serb tërësisht nacionalist , tërësisht i infektuar me sindromin “Kosova djep i Serbisë” , me sa duket , e ka të vështirë të dalë nga shporta e karavidheve të tipit “sllobo” dhe , sado që të përpiqet të zgjasë krahët majtas a djathtas , do të përdridhet dhe do të kapërhidhet brenda asaj shporte.

Le të shpresojmë se droga nacionaliste do tu dalë shpejt ! Le të shpresojmë që populli serb do të mësohet të jetojë pa pallavra të vetëfabrikuara , pa baladat e të tjerëve , vënë mbi ballë si kurora lavdie !Le të shpresojmë se do të mësohen në realitete të tjera !

Dimri ballkanik është i egër. Ata që janë mësuar të ngrohen me legjenda të të tjerëve , duhet të fillojnë një jetë tjetër , me tekste të tjera historike , pse jo dhe me akademikë të tjerë…

Përndryshe , edhe brezat e rinj në Serbinë e tkurrur do të ndiejnë ftohtë dhe nëpër ngricat e dimrit do kërkojnë vazhdimisht të identifikohen. Shpresoj të vijë sa më shpejt ajo ditë kur të fillojnë të tregojnë : Na ishte një herë një Dushan , një Çubrilloviç , një Rankoviç , një Millosheviç që na ngritën si balon në qiellin e Ballkanit , pastaj na lëshuan dhe na vranë !



                                                                                              P. L.































                              SHTEGTIMI I MONUMENTEVE



Nuk mund ta them me data , me burime , me referenca. Im atë e ka të shkrueme diku , të tregueme prej dikujt e që pret të besohet prej të gjithëve. Në nji katund të krahinës së Krajës , zonë në veriperendim të liqenit të Shkodrës , kishte ndodhë nji ngjarje e çuditshme. Koha duhet të jetë rreth dhjetvjeçarit të fundit të shek XIX.

Nji bari delesh kthehet për në katund , zbret te nji livadh , mbledh grigjen , i numron e i ven për shteg drejt shpisë. Ky livadh ishte i njoftun , sepse caku i fundit i çobanisë , prej ku ata vendosnin mëngjesave se në ç’krah do t’i çonin bagtitë e , mbramjeve , ishte vendtakimi ku , para se të merrnin rrugën për në katund , ata i tregonin njeni tjetrit peripecitë e ditës : zogjtë që kishin vra dhelpnat që kishin pa , delet që kishin thye qafën rrmoreve etj. Pra ky livadh ishte i njoftun. Shpesh çobanët e vegjël , të kujtuem se ishte ende herët me u kthye ndër shpija , ndërtonin në at livadh lojnat e tyne të thjeshta , tue pasë për spektatorë secili delet e veta.

Nji mëngjes çobani i parë që u ngjit te livadhi , u gjet para nji pamje të pazakontë e nuk po u besonte syve të vet.

Livadhi ishte mbushun plot me gurë vorresh. Gurë të skalitun , të nximë e të stërnximë prej kohës , shkronja , numra , të gjitha të pakuptueshme , të çuditshme. Livadhi i tubimit të çobanisë mbrenda nji nate ishte kthye në vorrezë : kryqa , gurë , rrasa , shkrime. Bariu ishte shtangë. Mbrambë ai kishte kalue andejpari dhe , me gjasë , kishte qenë i fundit se muzgu ishte i shtymë.

Delet u futën në livadh si nëpër nji vend të njoftun mirë e tregonin padurim që të niseshin për në shtigjet e përpjetave.

Djali s’po vinte në vete. Ky livadh i tjetërsuem kaq papritmas i kalli frikë. Kishte ndigjue se mali ka orë e zana që bajnë çudina , deri njeriun e ngrijnë e e bajnë gur e shkrep. Iu duk se ishte tamam rasti e se e pabesueshmja që tregohej prej të tjerësh , po i ndodhte vetë atij. Deshi të kthehej e të sulej teposhtë , por delet si kishte ma përpara. Ato silleshin nëpër livadh mes gurëve të çuditshëm , blegrinin e tregonin padurim. Djali mbylli sytë , u turr në livadh me zdapin në dorë , u ra deleve dhe , ashtu , në rrokopujë , i futi në shtegun e zbritjes. U grahu me britma e goditje frenetike të zdapit. Për pak ishte te kambët e malit. U turr në shpi të vet , i zgjoi prej gjumit e , me nji frymë , u rrfeu për livadhin në mal.

Njerzit ulën krenat e çobanin e shifnin me shqyrtim. Ma në fund vendosën të shkonin te nji komshi i tyne , plak në moshë por që kishte pa botën se kishte qenë barkaxhi me ulqinakët.

Kur mbrritën te livadhi , u gjetën përballë me sa u kishte përshkrue çobani i vogël. Burrat u shpërndanë nëpër patalok e po shikonin me kujdes ata gurë. Barkaxhiu plak u ul mbi shalë e po shqytonte nji gurë me mbishkrime të kjarta.

“Janë vorre malazezësh , tha marinari plak e sakaq u korrigjue : Janë gurë vorresh malazezësh. Njiqind , njiqind e pesëdhjetvjeçarë , ndoshta edhe ma tepër.”

“Na jemi rritë në kto ana. Kta gurë s’kanë qenë ktu.”U hodh e tha nji burrë i thyem në moshë.

“Ju betohem , u hodh djali i vogël. Kur kam kalue mbramë kndejpari , ktu s’kishte gurë me të ça kryet.”

“Si mund të kenë ardhë ktu kta ?” pyeti i ati i çobanit.

“Atë gjejeni ju që keni barka e i bini kryq e tërthuer liqenit.” Foli barkaxhiu i vjetër e ra në mendime. Dikush e ndigjoi tue thanë me vete : “Kjo punë e ka nji kokërr.”

Lajmi u përhap si rrufeja ndër banorët e krahinës. Kureshtarë palë e palë niseshin për te livadhi në mal. Padyshim ai livadh mbrenda nji nate ishte ba livadhi ma i famshëm i botës së tyne. Nji fushë bari me goricën e shtrembët në mes , luledelet e kakërdhitë e përjetshme të mrizimeve ishte kthye në nji vorrezë hijerandë malazezësh që mbante çifte numrash katërshifrorë datlindjesh e datvdekjesh , emna me –viç e shkronja të panumurta cirilice.

U mor vesh prej peshkatarësh se nji natë ma parë , mbas mesnate , nji barkë e madhe “tregtare” malazeze kishte ardhë prej Virpazarit , ishte ndalë disa orë në breg pranë katundit në fjalë , ishte nisë prapë pa u marr vesht destinacioni i saj.

Pa dalë kurrkund në vete Shqipnia , sllavët e jugut përgatiteshin për gllabrimin e tokave shqiptare. Meqë invazioni drejt shqiptarëve bahej simbas kanuneve të kulturës së vdekjes , ndonji mendje “ akademike” kishte dhanë porosi që të eksportohej në afërsi të Shkodrës nji vorrezë e harrueme malazezësh , në mnyrë që nesër të ishte sa ma i bazuem “shkencërisht” pretendimi i tyne kobzi “Skadar je nas” (Shkodra asht e jona)

Lufta e sllavëve po bahej përherë e ma dinake. Shqiptarët pa u kujtue vazhdonin me ba gjumin e tyne të kthjelltë e të pasherr. Historia po përgatitej të shtrëngonte në morsë gjymtyrët e saj jetsore. Shekulli XX po fillonte me sfida biblike për ta. Toka shqiptare po gatitej me lindë të vdekunit e ardhshëm.



                                                                                            P. SH.





                            DIPLOMACIA  E  GJELIT  TË  KUQ





Besojmë se shprehim mendimin e shqiptarëve dhe shqetësimin e njerëzve demokratë kudo që ndodhen se edhe Samiti i Sarajevës (30 korrik 1999) , nuk i shpëtoi dot agresivitetit të federatizimit ruso-jugosllav. Shpresa e vendeve ballkanike u duk se u daravit përsëri nëpër mjegulla.

Dëgjuesit dhe lexuesit e deklaratës përfundimtare , pavarësisht nga disa investime , që mund të bëhen , i mbetet një shije e hidhur në gojë dhe ka të drejtë të pyesë : akoma me keqardhje për Republikën Federale të Jugosllavisë kur kjo , në mos është shpërbërë absolutisht nuk ka të ardhme ?! Akoma me kompromise parimore mes perëndimorëve dhe rusëve ? Akoma me “respektim të sovranitetit dhe intergirtetit territorial të RFJ-së ?” Edhe më , akoma me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara që e trajton problemin e Kosovës në kuadrin e Jugosllavisë ?! A thua se perëndimi nuk e kupton se tani Serbia dhe Kosova nuk mund të bashkjetojnë më ? Në Sarajevë , ku kish filluar Lufta e Parë Botërore , ku akoma janë ta freskëta gropat e gjakut nga serbët e Milosheviçit të ditëve tona , në Sarajevën multietnike , produkt i një paqeje artificiale imponuar nga “Dejtoni”, fryu një erë pacifiste globale nga të 41 vendet e fuqishme pjesmarrëse. “Stabily Pact” nuk mund të realizohet pa bashkpunimin e shteteve ballkanike , paçka se mund të derdhen miliarda. Mendojmë se pjesmarrësit nuk patën parasysh realitetin rajonal , komplekset historike , mentalitetin e gjymtuar ballkanik , kujtesën historike agresive serbomadhe. Ishte vendi dhe koha , që Bashkimi Evropian , të ndante edhe përgjegjësitë , të tregonte se ishte fajtor i krijimit të neurozave tragjike , urrejtjeve etnike , racizmit , ndasive fetare dhe kulturore që , me krijesën e Jugosllavisë , që nga 1913 deri te aksioni gjakatar , famëkeqi “Patkoi” , kish bekuar krimin. Kish ardhur koha e fundit të një shekulli të përgjakshëm me demonët e tipit Tito , Rankoviç , Milosheviç , etj. Ky fund historik nuk kërkon vetëm dollarë , por më shumë DREJTËSI. Papa Gjon Pali i dytë ka thënë : “Paqja qëndron në drejtësi”. E pra si mund të ketë drejtësi pa ndërshkuar kriminelët ? Lufta 77 ditëshe e NATO-s , historike për kombin shqiptar , nuk deklaroi përfundimisht kapitullimin pa kushte të regjimit barbar të Milosheviçit. Avokatët e kriminelit me emrat Boris , Çernomirdin , Ahitsar , apo SHEJTAN ,  çuditërisht rreshtoheshin në anën e fitimtarit ! Dhe kur krimi është kolektiv , avokatët kërkojnë e nuk janë të zotë të sjellin para drejtësisë qoftë dhe vetëm kapon , presidentin Sllobodan Milosheviç ; atë që fatkeqësisht e quajnë akoma president të Jugosllavisë…Nejse ! Avokatët modernë mendojnë se ky kriminel lufte do t’ia hipë një ditë avionit dhe do paraqitet në Hagë…! Amen !

Kemi mendimin se si para luftës (Mars 1999) , gjatë saj dhe pas saj , ish Jugosllavia është trajuar me një humanizëm politik ala Moskva si qëmoti. Edhe në paragrafin “shtesë” për Kosovën , që u realizua me këmbënguljen e shqiptarëve dhe aprovimin e Bill Klintonit , Samiti i Sarajevës nuk e trajtoi Kosovën si etnitet që po shkon drejt pavarësisë së plotë nga Serbia. Krimet e përbindshme të Serbisë kundër Kosovës e kanë shtyrë vetë sinorin te thana. Flasin për unifikimin e rajonit dhe i ha meraku se perëndimi me armët dhe dollarët e veta ndez fantazinë serbe për hakmarrje dhe fetishizon rolin e të ashtuquajturës opozitë serbe. Opozita serbe tashmë e mbetur si peshku pa ujë , mund të jetë opozitë kundër Milosheviçit , por nuk është kundër nacionalizmit serb , kundër shovinizmit agresiv serb. Asnjë fjalë nuk kemi dëgjuar deri më tani për tu divorcuar nga krimi shtetëror serb kundër Kosovës. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe sepse opozita është bashkpunëtore në krim , nacionaliste e vrasëse si ustai i saj Sllobo. Një frymë e përgjithshme humanitare perëndimore , theksimi i “rëndësisë së ruajtjes të karakkerit multienik të Kosovës” me çdo kusht , na duket jo realiste , kontradiktore e diktuar si gjithmonë nga diplomacia ruse. Kaq e dukshme është kjo se mund të thuash NATO-ja luftoi e kritetet e fitores i vendosi Rusia. Është ky një lashim parimor që i bën Bashkimi Evropian Rusisë. Perëndimi i vërtetë , SHBA , Anglia , Franca e Gjermania , tashmë si përcaktuese të procesit historik në Evropën Juglindore , nuk duhet të bjerë nën presionet ruso-orthodhokse serbe , ndryshe problemi i Kosovës shtyhet në kalendat greke dhe vetë perëndimi duhet të paguajë rishtas për gabimet e tij , në procesin e palestinizimit të shqiptarëve.

Pa hyrë në konceptet e ekonomistëve , mua më duket se pakti i Ballkanit ose i stabilitetit , nga plan “marshall” që u nis , mund të përfundojë në plan “kapter” sepse nuk ka strategji të qartë , sepse ngatërrohen kufijtë politikë të rajonit me ato ekonomikë.

Kufinjtë politikë janë tepër të ndërlikuar në rajon e politikës ruso-serbe i jepet mundësia për spekulime të reja. Ja pamja politike : Vojvodina , Mali i Zi , Sanxhaku duan të shkëputen nga regjimi i Milosheviçit , por vështirë e kanë pa aprovimin e rusit. Milosheviçit nuk i bëhet asnjëherë vonë të dërgojë edhe tanket. Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë dhe pjesa lindore e Shqipërisë , janë nën ndikimin e domosdoshëm të proceseve të Kosovës. Në Kosovë po realizohet një ndarje faktike me serbët , që nuk e do as Rusia as Perëndimi , tani për tani. Republika Serbska tensionon mardhëniet midis qeverisë fantazmë të Bosnjës dhe Beogradit. Ndërkohë thellohet shkëputja e kroatëve të Hercegovinës me federatën fantazmë kroato-myslimane. Etnitë boshnjake janë më të lidhura me kombet e tyre sesa me Sarajevën. Vula politike e “Deitonit” ishte gjysëm vulë sepse mungonte zgjidhja për Kosovën. Ndoshta të dyja , Bosnja dhe Kosova me problemet e mprehta që kanë , do të kenë nevojë për një “Deiton” të ri , ku strategjia politike të jetë më e qartë dhe permanente.

Pa patur parasysh këtë realitet politik , nuk mund të ketë plan serioz stabiliteti. Rrugët e planit afatgjatë ekonomik nuk mund të shmangin Slloveninë , Hungarinë , Bullgarinë , Rumaninë dhe ish Jugosllavinë , sepse dashur pa dashur , do pealizohej Kosova , Mali i Zi dhe Vojvodina. Ekonomia e fuqishme do t’i zbutë kufinjtë politikë. Koridoret e mëdha janë artere të fuqishme ndëreuropiane unike , që furnizojnë jo vetëm Evropën me burimet energjitike të kontinentit plak , por edhe Azinë Qendrore nëpërmjet Detit të Zi , Kaspikut dhe anasjelltas. Nëpër koridoret jetike të Evropës ngatërrohen dhe interesat amerikane me ato të Evropës. Amerika synon të ndihmojë anëtarët e rinj të NATO-s dhe shtetet e varfra , që aspirojnë si Shqipëria , Maqedonia e Bullgaria  , që kundërshtohet si gjithmonë nga Rusia. Sidoqoftë korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për rajonin e ndërtimin e tyre e pengon politika. Interesat e Shqipërisëdhe Kosovës janë rreth korridorit 8 që ka prioritet dhe në politikan amerikane.

Lexuesi i ka të freskëta ecejaket e Çernomirdinit në ditët e luftës për të shpëtuar me çdo kusht klikën e Beogradit. Ai lëvizte nëpër fijet e vjetra të merimangës ruse në Beograd , Bruksel , Këln , në çatinë e BE , deri në Uashington etj për tu kthyer përsëri në Beograd. Krijohej përshtypja se Bashkimi Evropian , G-8 , e Grupi i Kontaktit më tepër kish merak që të mos ta prishte me Rusinë , se sa me Amerikën dhe Anglinë. Lëshimet e vendeve të caktuara të BE ishin kaq parimore , sa ia kalonin edhe lëshimeve të pas Luftës së II Botërore , ku fronti rus jo i vetëm , rezultoi fitues. Diplomacia ruse në unison me regjimin e Milosheviçit , donte të shmangte NATO-n dhe të linte problemin e Kosovës nëpër dyert burokratike të OKB-së e të Këshillit të Sigurimit , ku ka të drejtën e vetos. A thua se Kosova duhej shkatërruar dhe NATO-ja të fillonte bombardimet vetën për të futur Rusinë në Ballkan ?! Me siguri kjo nuk ka qenë srtategjia e SHBA dhe NATO-s. apo , mos për të shpëtuar regjimin e Jelcinit dhe Zhirinovskit duhet t’i hapej çdo portë Çernomirdinit që të krijohej përshtypja se edhe tani pas shembjes së komunizmit dhe shpërbërjes së BRSS , çoç është dhe Rusia ?…Përpjekjet e Millosheviçit për krijimin e një federate fantazmë sllave ( Serbi , Rusi Bjellorusi e Ukrainë ) për tu lidhur pastaj me Kinën e kuqe , janë produkte të guzhinës ruse , që nuk i përtypën dot , as vetë sllavët. Ato synonin të atakonin NATO-n dhe SHBA e sidoqoftë trembën disa ditë evropianët , se mos djalli i zi , organizohet përsëri e , larg qoftë , del nga shishja e u drejtohet raketave ruse me mbushje bërthamore. Me përjashtime të pakta (Anglisë dhe Francës) duhet të pranojmë që Bashkimi Evropianë u fut në lojën e Rusisë dhe të Beogradit , aq shumë , sa dukej se në Ballkan nuk mund të gdhihet mëngjez pa kënduar gjeli rus. Dhe ky gjel nga racë e zgjedhur kish që nga 1917-a që këndonte bukur dhe dëgjohej kudo në gjysmën e globit. Tani vërtet , i kanë rënë puplat dhe nuk e dëgjojnë as pulat e oborrit të tij , por ka zë akoma dhe në Ballkan e Evropë , ka veshë besnikë që s’mund të bëjnë pa ki-ki-ri-kun e tij. Rishtas puplat mund t’i dalin si dikur të kuq dhe të përgjakur. Filandezi Ahtisari , në emër të BE , fluturonte si skifter i plagosur nëpër kryeqytetet e Evropës dhe veçanërisht në Moskë e Beograd me buzëqeshjen vesh më vesh do mendohej të zgjidhte mirë fjalët të mos atakonte gjelin rus e të mos i acaronte më tepër nervat Millosheviçit. Dukej ashiqare se një këmbë e kish në Rusi tjetrën në perëndim , ndaj diplomacia evropiane çalonte…Këtë donte të faktonte para Evropës dilomati amerikan Talbot ?! Ndoshta ! Në dilomaci hyn edhe buzëqeshja. Sidoqoftë , kjo diplomaci çalamane , nën diktatin rus arriti që në Këshillin e Sigurimit Beogradi të tregohej si palë. Iluzionet politike të Ahtisarit e kompani , indirekt , u thonë të gjithë diktatorëve se , po të kemi me vete gjelin rus , mund t’i shpëtojmë ndëshkimit së NATO-s dhe SHBA… Se ja : Perëndimi bëri luftën për dy muaj , UÇK u vra e u gjakos gati dy vjet , por ka diplomatë Bashkimi Evropian , që për të mos rrezikuar në asnjë mënyrë në rajon , e hapin llastikën aq sa të mos përplaset mbi kokën e gjelit rus dhe se duhet ta dinë edhe SHBA , se s’mund të jenë gjithmonë violinë e parë de !… se janë ca gjëra të ngatërruara që nuk i kupton Bill Klintoni.

Sidoqoftë diplomacia ruse rezistoi dhe mbrojti aq sa mund të mbronte nga sllavizmi i saj dhe i Serbisë. Së paku tregoi se pa të e kundër saj nuk mund të merret asnjë vendim në Ballkan. Ushtarët e saj , paçka se disa prej tyre luftuan në vijën e parë kundër Kosovarëve , tani kanë ardhur si mbrojtës ! 3600 ushtarët e saj duhen konsideruar forca të Sllobodanit , dekor i rrezikshëm në funeralin e tij dhe mbrojtës të Kosovarëve ! Ata të kujtojnë litarin e Nastradinit. Thonë se në prag të vdekjes Nastradini , la amanet , që një copë litar t’i lidhej me arkivolin e tij e të nxirrej mbi baltën e varrit. Mirë që vdiq , thonë kalimtarët , por është detyra jonë që të gjejmë dhe të dënojmë atë që mbyti Nastradinin. Sherri mbeti edhe pas varrit dhe gjyqet vazhdojnë !!                                                                         P. L.



























                                DY RRUGË QË TAKOHEN MË PAS



Rruga paqësore diplomatike , evropiavo-amerikane , nuk kishte kordinata të qarta për zgjidhjen e problemit Kosovar. Ajo rrugë u mundua të arrinte në Kosovë me ekipe të kundërta , me lëshime të mëdha parimore nëpër terrin e pakapërcyeshëm , që nuk ishte vetëm si rezultat i qëndrimeve ruso-serbe , por edhe i diplomacisë evropiane dhe amerikane. Kjo diplomaci kish diktuar në “Dejton” duke e anashkaluar Kosovën , që përbënte vatrën më shpërthyese e më problematike në Ballkan. Ruso-millosheviçët arritën , që shkaktarin numër një të luftës në Jugosllavi , ta trajtonin si palë , duke u preokupuar me millosheviçët e vegjël Karaxhiç e Mlladiç , që do rezultonte në përgatitjen e ethëshme të ushtrisë serbe për t’iu vërsulur Kosovës. Gabimi u trash , u përsërit disa herë , deri në minutën e fundit , dhe diplomacia botërore po sfidohej për ditë nga diktatori serb. Bombardimet eNATO-s filluan me shumë vonesë dhe u ndërprenë shpejtë , si rezultat i atyre presioneve që nuk donin t’i ndërmerrnin “ndaj një vendi sovran” megjithse ky vend sovran , na paskish dalë “sovran” edhe mbi konventat botërore dhe , në mes të ditës , në sy të Kofamanëve , kish ndërmarrë agresion ndaj popujve të tjerë. Bombardimet e NATO-s u bombarduan nga qëndrimet ruso-sllave dhe nga të gjitha markat e pacifizmit abstrakt evropian. Në këtë rrugë të gabuar midis dështimeve dhe zhgënjimeve , ishte ravijëzuar edhe politika paqësore e Ibrahim Rugovës. Pra , bota dhe politika Kosovare , i kërkonte diktatorit gjakatar serb , bisedime e marrveshje dhe nuk e kuptoi sfidën poshtëruese , që po u bënte ai të gjithëve. Sllobodan Millosheviçi kështu kish vepruar edhe më parë me luftën në Slloveni , Kroaci e Bosnjë , duke shkelur në të gjitha konventat dhe marrveshjet botërore , që mbanin edhe firmën e tij. Dhe nuk është faji i tij. Kam mendimin që diplomacia botërore , edhe tani , që e ka cilësuar : “kriminel lufte “ po i bën lëshime atij dhe kastës së tij por dhe opozitës serbe , që e kanë mbushur dhe derdhur shumë herë kupën dhe janë gati të hyjnë në aventura të reja në Mal të Zi , në Vojvodinë dhe në Kosovë.

Rruga paqësore diplomatike , karakteristikë e civilizimit perëndimor dhe që u jep tonin , sot , të gjitha veprimtarive mbarëbotërore , provon edhe se si mund të kompromentohet përballë diktatorëve të pariparueshëm të tipit Sadam apo Sllobodan. Ata dëgjojnë vetëm dipllomacinë e bombave , ata janë të pandreqshëm edhe pas bombardimeve , prandaj , nëse politika botërore , synon të shpëtojë jo vetëm popujt viktima , por dhe vendet e tyre , pra edhe Irakun e Serbinë , duhet të jetë më e vendosur në politikat e imponimit dhe të forcës. Fryma pacifiste kristiane , gjithashtu ka rezultuar e gabuar dhe u ka mbajtur iso djajve të zinj , që kanë veshur vellon e priftit orthodhoks në Serbi apo tumanet myslymane në Irak.

…Djalli dhe militarët e tij e kryqëzuan Krishtin , sepse , Krishti , i dërguari i Zotit , u besoi atyre dhe u tregua më paqësor se ç’duhej ; nuk e di si mund të ishte Krishti i pakryqëzuar ; ndoshta kryqëzimi ishte i domosdoshëm për të ngritur lart besimin e përbaltur të racës së mëkatarëve. Me siguri që Krishti ka ndryshuar , në se do të vijë përsëri midis mëkatarëve , por djalli , a thua do të pranojë paqëshit të zbresë nga majat që ka pushtuar ? Apo raca mëkatare e njeriut do ta kryqëzojë krishtin përsëri ?…

Sidoqoftë , në një vend evropian , që quhet “Kosovë” , pa mohuar rrugën paqësore , po ngrihej një forcë që kërkonte armë e donte që ta hapte rrugën e paqes dhe të drejtësisë me armë ; sidoqoftë forcat e Aleancës perëndimore vendosën bombardimin për të sjellë paqen…

Rruga e paqësore erdhi pas rrugës dhe gropave që hapnin bombat. Këto dy rrugë do takoheshin më von me dy ekipe , njëri civil , tjetri ushtarak , për tu shkrirë në kohë e për tua lënë radhën përsëri diplomatëve , që kishin gabuar gjatë e që ishin dëshmimtarë të kryqëzimit të një populli.



                                                                                              P. L.













































                                               IBRAHIM  RUGOVA





UÇK është epilogu i “gandizmit” të Ibrahim Rugovës dhe i dështimit të diplomacisë perëndimore në Kosovë. Presidenti legjitim i Kosovës , shkrimtari Ibrahim Rugova , ky “kalorës i brishtë” , gjatë një dekade të tërë , njësoi programin e forcave të reja postkomuniste. Ai mendonte se furia e barbarizmit serb do zbutej në Kosovë , ai mendonte se ecte në rrugën që kërkonte Perëndimi demokratik dhe i bëri thirrje popullit të vet të ruante gjakftohtësinë , të duronte , se natyrshëm do vinte dita që problemi i Kosovës do zgjidhej në një tavolinë.

Faktikisht ai ishte dhe s’ishte president. Kosova e vetshpallur “Republikë” u njoh vetëm nga Shqipëria mëmë dhe institucionet e shtetit të Kosovës , ishin për Serbinë ca paralele fantazma jashtë shtetit , që nuk i prishnin  punë Milosheviçit , bile bile , një rrethanë plus për të justifikuar terrorin që po merrte trajtat nga më të egrat për ta shtypur Kosovën.

Nuk mund ta akuzosh Ibrahim Rugovën se ai donte të shmangte luftën , duke ruajtur esencën kombëtare e duke shpresuar në proceset demokratike , që synon të zgjidhë bota e emancipuar nëpërmjet referendumeve dhe vetvendosjes. Ai shpresonte se problemi i kombit shqiptar , më i ndërlikuari i Lindjes paskomuniste , do të zgjidhej në kuadrin e ndryshimeve cilësore ideologjike , pasi diga e ujrave komuniste qe çarë nxitimthi në mënyrë të pariparueshme. Dhe ndoshta mendoi se në këtë dekor të ri global , do të demokratizohej edhe ish Jugosllavia !

Dhe “kalorësi ynë” i brishtë hipur në kalin e bardhë të paqes , thirrej nëpër institucionet ndërkombëtare , merrte edhe dekorata paqeje ; ai pritej e përcillej me nderime nga personalitet më të larta në botë ; fjalëpakë , Ibrahim Rugova , dëgjohej gjithandej si shpresë dhe si zhgënjim për shqiptarët. Teza e tij pacifiste se Kosova gradualisht do shndërrohej në “një subjekt më vete të së drejtës ndërkombëtare” me anën e votës dhe me ndihmën diplomatike të fuqive të mëdha , faktikisht , kishte mpirë përpjekjet për pavarësi të kosovarëve. Mos vallë Ibrahim Rugova ishte koncentrat i shpirtit paqësor dhe poetik i popullit shqiptar , që donte t’i tregonte botës se shqiptarët nuk janë barbarë , e terroristë , nuk janë për konfrontime , siç i kanë cilësuar jo pak politikanë ewvropianë ? Mos vallë Ibrahim Rugova është atakim i politikës konservatore shqiptare “që me armikun nuk mund të ulesh në një tavolinë , nuk mund t’i japësh dorën e nuk mund të bisedosh me të ? Kohët moderne i kanë prishur skemat e luftës “shpatë me shpatë” e “dhëmb me dhëmb” dhe vjen një ditë kur gjeneralët e kurndërt , që donin të vrisnin njëri tjetrin një ditë më parë , ulen të bisedojnë për paqe !…

Por poetët s’janë gjeneralë , ata s’mund të drejtojnë rrjedhjet e gjakta të luftës dhe do bënin mirë të zbrisnin vetë nga ai kalë. Ata do ishin “kalorës të domosdoshëm në sferat e kulturës e nëse këtu do të ishin vërtet gjeneralë”, kombi do tu përulej me nderim nëpër breza. Nuk duam ta paragjykojmë personalitetin e Ibrahim Rugovës , siç bëjnë disa , me një të rënë të lapsit. Koha me nxitim po shket duke e lënë pas. Realiteti kosovar , ashiqare , foli e po flet kundër tij e , nëse ai nuk e kuptoi pozicionin e tij , pengesë , në rrjedhat e luftës në Kosovë , nëse vazhdon të mos kuptojë se në skenën kosovare kanë dalë “kalorës” të rinj , politika e tij “e durimit” perceptoi në një “nënshtrim poshtërues” dhe diplomacia personale , aq më keq në “një lojë kuishingësh”!

Kemi mendimin se Ibrahim Rugova si iluminist i trembej tmerreve të luftës. Duke njohur makinën e përbindëshme ushtarake serbe , ai parashikonte vetëm katastrofë në duel me të. Ishte president i një Republike fantazmë , që nga çasti në çast , mund të përtypej nëpër zinxhirrët e tankeve serbe ; drejtonte një qeveri në mërgim , që s’kishte ushtri kombëtare dhe pothuajse fare teknikë luftarake.

Por Ibrahim Rugova është edhe viktimë e diplomacisë perëndimore ; viktima dhe pengu i saj , sigurisht. Fatkeqësisht diplomacia evro-amerikane deri në mars 1999 , diplomacia e orës së fundit e tipit Hollbruk , shpresonte se do ta impononte Milosheviçin për të njohur “barazinë e të drejtave qytetare të kosovarëve” kjo dështoi ; fatkeqësisht , në të gjitha tavolinat diplomatike , Kosova trajtohej si pakicë dhe , e shumta , kjo diplomaci do risillte kushtetutën e abandonuar nga serbët. Kjo dështoi. E bashkë me të edhe Rugova. Artikulimi i tij në intervistat konçize se “zgjidhja më e mirë është pavarsia e Kosovës” ishte një psherëtimë sa për të larë buzët. Presidenti i Kosovës e kuptoi se Konferenca e Dejtonit , duke imponuar një paqe të tendosur në Bosnjë , kish spostuar dhe kish shtyrë padrejtësisht problemin e Kosovës. Grupi i kontaktit e G-teta , më von , do lundronin në një graso të hollë oportuniste , që s’lëvizte asnjë ingranazh për zgjidhje përfundimtare. Plotësisht e grasatuar ishte dhe veprimtaria e Rugovës. Me këto veprime , që kishin nisur në Londër që më 1992 , edhe më , diplomacia perëndimore nënçmonte faktorin fondamental gjeopolitik shqiptar. Ish federata jugosllave përpëlitej në ethet e luftës. Fatkeqësisht edhe Kroacia , Bosnja , Sllovenia nuk u lidhën me faktorin shqiptar , ku do merrnin vërtikun e veprimeve të tyre luftarake , kundër Serbisë në favor të tyre dhe të Kosovës. Rugova , me institucionet e tij paralele , mjaftohej vetëm me deklarata , trokiste me ndruajtje në ndonjë zyrë të OKB-së dhe kaq. Kjo i zhgënjeu shqiptarët që po kërkonin tashmë , rezistencë aktive. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite , diplomacia perëndimore është kundër ndryshimit të kufijve. Në fund të fundit kjo diplomaci nuk është aspak e drejtë dhe aspak realiste e , nëse nuk ka variantin përfundimtar në paskenat e saj , do të rezultojë e gabuar , do të ngatërronte edhe vetveten me lëshimet parimore të imponuara nga vëllezërit siamezë Rusi Serbi. Kështu i gjithë mjedisi ishte mbushur me sende të grasatuara që , në mos ishin antishqiptare , ishin më të manovrueshëm në duart e diktatorit skrupulloz serb , që po përgatiste masakrën. Në këtë mjedis , kolltuku i Ibrahim Rugovës , gjithmonë e më tepër , u vinte për shtat politikanëve ruso-perëndimorë , që i zgjasnin duart e bardha e do ta përkëdhelnin edhe duke e propozuar kandidat për çmimin “Nobel” të paqes.

 “Gjeneralit” tonë civil , hipur në kalin e bardhë të paqes , dukej se i pëlqenin spaletat dhe , gati për dhjetë vjet , dominoi në skenën kosovare duke penguar veprimet guerrile dhe organizimin në kohë të UÇK-së.

Fatkeqësisht edhe politikanët e shtetit shqiptar , të paktën deri në tetor të vitit 1998 , nuk u ngritën asnjë çast për zgjidhjen përfundimtare , pavarsinë e Kosovës. Deklarimet e tyre si “çështje e brendëshme e Kosovës” , se , se edhe ata s’janë “për ndryshim kufijsh” e broçkulla të tjera , treguan se ishin gjithmonë një vrimë nga fundi i kavallit. Në politikën e shtetit shqiptar , dukshëm jetonin , jo vetëm reminishenca të Partisë së Punës , por edhe fantazma e mendësi antikosovare nëpërmjet ish ministrave komunistë të riardhur në pushtet pas rebelimit bolshevik të 1997-ës.

Ky qëndrim i shtonte ditët e pacifizmit absurd të Rugovës. Isoja e mbajtur nga politikanët e shtetit shqiptar për marrveshjen Millosheviç- Rugova për arësimin në Kosovë dhe , sidomos , qëndrimi i ish kryeministrit shqiptar Fatos Nano në takimin e Kretës , nën një muzikë serbo-greke , do çakordonte gjithë spektrin politik në shqipëri dhe në Kosovë. I çuditshëm na duket edhe qëndrimi i opozitës në Shqipëri. Me përjashtim të Partisë Republikane , mendimi opozitar do skajëzohej deri në “mobilizimin ushtarak” nga BK dhe legaliteti nga njëra anë , deri në heshtje nga disa të tjerë. Përcaktimi i PD shqiptare , “një komb një qëndrim” , duke përkrahur segmente të shkëputura të rezistencës së Rugovës dhe Bukoshit , atakonte kostanten që kërkonte vetë , pra , rezultonte një komb dy qëndrime. Këto turbullonin dhe do skajëzonin majtas e djathtas mendimin politik shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri , deri në tentime për të ndarë UÇK , në segmente të liderëve politikë në të dyja Shqipëritë…

Por në skenë kishte dalë tashmë UÇK-ja që do të ndikonte fuqishëm , jo vetëm në skenën shqiptare , por edhe në diplomacinë perëndimore si dhe , do të zgjonte nga gjumi diplomacinë hipokrite ballkanike.



                                                      UÇK

                                              (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)



Veprimet e mëtejshme të Ibrahim Rugovës , në zgrip të dyshimeve të mëdha , i heqin të drejtën atij për ta cilësuar si prolog të UÇK-së. Kemi të bëjmë me dy rrugë me kahje të kundërt. Atje ku kishte dështuar rruga pacifiste e Rugovës dhe e diplomacisë evropiane , bile para para tyre , po merrte shtat lëvizja e armatosur deri në konturet e UÇK-së që , pa asnjë ekuivok , do ta çonte problemin e Kosovës në majat më të larta të politikës botërore duke u bërë edhe pararendëse e bombardimit të NATO-s.

UÇK  nuk ka ditëlindje. Ajo ishte shpirti luftarak i popullit trim të Kosovës. Si një palcë vitale , ajo lëvizte vrullshëm nëpër shtyllën vertebrale të Kosovës ; ishte gjaku valë , që qarkullonte në venat e një populli heroik ; ajo nuk ka munguar kurrë nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Ajo gjendej në çdo shtëpi , në çdo qytetar ; një grusht i mbledhur , revolte , një atentat , një këngë lufte , një demonstratë me grushta të ngritur me gjokse të mbushur urrejtjeje , ku artikuloheshin edhe në heshtje marshet e Hymnit Kombëtar. Ajo është çarku i pushkëve të fshehura nën pragun e shtëpisë a të betonuara në murin e oxhakut. Në këtë shekull që po mbyllet , serbi gjakatar kishte ndërmarrë dhjetra e qindra programe për ta mbytur e groposur , por ajo kurrë nuk është shuar. Atë nuk e zinte plumbi se ishte shpirt e këngë , qëndresë dhe vetmohim. Ajo ishte dallgë e detit të turbulluar nga gjaku i mijëra kosovarëve , që rrihte brigjet e urrejtjes ; ajo ishte erë mali e oksigjen lirie. Atë nuk mund ta shtypnin as zinxhirët e tankeve në Prishtinë , as avionet që fluturonin mbi çatitë e shtëpive. Ajo ishte vrull djaloshar , që jetonte në qindra mijra fëmijë , nxënës e studentë kosovarë ; shpirti i saj liridashës rridhte bashkë me qumështin nga gjiri i nuseve e nënave dardane. Ajo qëndronte e papërlyer nëpër ofiçinat e torturave , kur sadistët serbë do prenin gishta , krahë e këmbë , do nxirrnin sy me thonj e do përzhutnin trupin e heronjve me hekur të skuqur. Ajo nuk do të shuhej as nëpër burgjet e Serbisë ,ku mijra e mijra shqiptarë do sfidonin vdekjen çdo ditë. Shpirti i UÇK do të ngrihej edhe nga varret si amanet i Azem Galicës , Mic Sokolit , Sulejman Vokshit , Ismail Qemalit , Abdyl Frashërit dhe e qindra e qindra patriotë të tjerë si lapidarë lavdie. Ajo ishte harku i qëndresës shekullore , tendosur për vdekje dhëmb për dhëmb me serbin. Ajo dukej sikur kish lindur nga vdekja për ta gjunjëzuar e sfiduar vdekjen. Ishte harku dhe shigjeta që do qëllonte në shenjë.

Në fund të këtij shekulli , në tehun e thikës së ekzistencës së kombit shqiptar , shpirti luftarak i qëndresës së popullit kosovar do të bëhej fakt i ndërgjegjes kombëtare. Ajo me kohë kish frymëzuar poetët e mëdhenj të kombit : Gjergj Fishta , Martin Camaj , Ismail Kadare , Kasëm Trebeshina , Rexhep Qosja , Dritëro Agolli , etj.

Nëse tani , studiues e poetë kanë nisur të shkruajnë për kronikat e UÇK-së , është fjala për stinën e lulëzimit , frutet e qëndresës , trëndafilët e kuq ,që mbushën Kosovën anë e mbanë , ku , e egër , lufta kish pllakosur gjithandej.

Mbi qëndresën e armatosur të kosovarëve , që në dekadën e fundit , po trajtëzohej për tu organizuar si UÇK , u hodh shumë baltë. E zezë kjo baltë që në fillim , u hodh nga majat e shtetit serb. Ishte e natyrshme. Gjithmonë baltë ka hedhur propaganda serbe mbi shpirtin kryengritës të shqiptarit. Pas Milosheviçit e korit ortodoks serb edhe altoparlantët rusë e grekë e panë UÇK-në si terroriste , separatiste , luftënxitëse ; madje të egër gjakatare , inkriminuese , produkt i mafies shqiptare e ndërkombëtare që merrej me trafik armësh e droge. Filmi për ta qe sterrë i zi. E filmi i UÇK mbeti si sinonim i terrorizmit , por këta “terroristë” u ngritën shpejt nëpër skenat ku mbruhej fati i Kosovës ; këta “terroristë” , kryesisht të rinj , u takuan me emisarët më të lartë të botës diplomatike që nga K.Hill e Gelbart deri te H.Solana , Bler e Ollbrajt. Këta “terroristë” firmosën paqen në Rambuje , ndërsa “paqësorët” e Milosheviçit po përgatisnin terrorin makabër mbi popullin kosovar me emrin domethënës “Patkoi”. Qysh në fillim të viteve ‘80 në Perëndim ishte krijuar LPRK-ja (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës ) . Kjo organizatë kishte anëtarësinë e vet brenda në Kosovë ku partiotët vepronin në fshehtësi të plotë. Këta njerë të thjeshtë trashëgonin amanetin e trimave Jusuf Gërvalla , Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. Në fillim të viteve ’90 kjo organizatë u quajt LPK ( Lëvizja Popullore e Kosovës) dhe do të rritej si oponencë e kujdesshme kundër qeverisë me synimin organizimin e lëvizjes aktive të vetveprimeve kombëtare. Gradualisht ajo doli kundër qëndrimeve të fjetura pacifiste të LDK-së e nën frymën e akademik Rexhep Qoses , “Saharovit shqiptar” Adem Demaçit , Ukshin Hotit e intelektualëve të tjerë të shquar , do të merrte krahë nëpër aksione të guximshme kundër milicisë serbe. Kjo lëvizje thellësisht patriotike nisi të mbajë përgjegjësinë e aksioneve luftarake e nga vatrat ilegale , duke u strehuar në gji të popullit kosovar , nën terrin  një shtypje të gjerë të tipit fashist , filloi të dalë me komunikata luftarake me firmën UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës ). Për herë të parë emri i UÇK u përmend nga shtypi perëndimor dhe u njoh nga administrata amerikane ; do të dilte hapur pas aksionit të Gllogocit e së bashku me shtypin shqiptar , do të përmendej edhe nga shtypi francez dhe italian. Lëvizja studentore e tetorit 1997 , do ta bënte UÇK-në më masive , më rinore në kryeqytetin e saj , Prishtinë. Ndërsa regjimi serb po e mbulonte Kosovën armë e udbashë gjithandej e , me pretekstin e armëve , do mbushte burgjet me shqiptarë e gjyqet farsë s’kishin fund.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte tërësisht vullnetare , tërësisht çlirimtare e tërësisht për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur kombëtare. Ajo u ngrit si forcë djaloshare patriotike kundër shtypjes serbe , për të mbrojtur shtëpitë e popullin e Kosovës. Ajo ideohej nga ajka e inteligjencës kosovare , drejtohej nga oficerë të shquar shqiptarë e çdo ditë , veçanërisht gjatë 1998 do rreshtohej si një ushtri kombëtare me marshin e saj luftarak , me stemën e saj ( një shqiponjë në fushë të kuqe dhe gërmat e arta të saj : UÇK ) dhe u organizua në luftë e sipër si ushtri plot dinjitet , nëpër njësi , brigata e zona operative me struktura komanduese në çdo instancë. UÇK-ja u përhap në të gjithë territorin e Kosovës , me armë në dorë , duke tronditur jo vetëm pushtetarët e Beogradit , por edhe ekuilibrat rajonalë.

Filmi i zi mbi UÇK-në po zbardhej. Nëpër ekranet e televizionit “CNN” e “Euronews” , lëviznin luftëtarë kosovarë , qafëgjatë e krenarë duke shtrënguar armët në gjoks , jo si spektakle televizive natyrisht. Ata qindra e mijëra djem e vajza që e kishin marrë vdekjen në sy , do hidheshin nëpër beteja luftarake kundër ushtrisë serbe , do të vriteshin e do të plagoseshin pa zë e bujë si luftëtarët më popullorë të kohëve moderne për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe e gjithë familjes së Jasharëve , në Prekaz të Drenicës , do vazhdonte me një varg të gjatë dëshmorësh e do të ndizte flakë zemrat e luftëtarëve të lirisë brenda dhe jashtë Kosovës.

Të ngjethej mishi të shikoje ata qindra djem e vajza kosovarë , që do merrnin avionin ose anijen e do linin punën , shkollën a familjen në SHBA , Australi , Kanada apo Evropë për tu rreshtuar në radhët e UÇK-së. E kur pyesnin gazetarët në Durrës apo Rinas se ku shkonin e nga vinin do të përgjigjeshin shkurt : “Shkoj të vritem për Kosovën time !” “Shkoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës !” “Rroftë Kosova e lirë!” Këta të rinj të bukur e trima do ta bënin më të besueshëm atë absurd aq jetik të racës kosovare : “Dua të lind shumë djem , që të ketë Kosova ushtarë , të ketë dhe serbi për të vrarë !” Serbi kishte vrarë plot e plot , vit për vit , tani e kishte radhën Kosova të krenohej me djemtë e saj. Komandantë të UÇK po njiheshin brenda dhe jashtë Kosovës si persona publikë si Hasim Thaçi , Ramë Buja , Azem Syla , Krasniqi , Agim Çeku e me radhë Ramush Haradinaj , Rexhep Selimi. Dhjetëra komandantë të tjerë që drejtonin luftimet në terren akoma s’i ka zbardhur filmi. Ata luftonin e komandonin me emra lufte “Lumi e Mali , Tigri e Gjarpëri , Çeliku e Sulltani…” Ishte domethënës fakti që UÇK u përfaqësua denjësisht në Rambuje dhe kryetar i delegacionit do të zgjidhej intelektuali i ri Hasim Thaçi. (Gjejmë rastin të përshëndesim zgjedhjen e të rinjve në krye të punëve të shtetit në Kosovë dhe në Shqipëri , dhe shprehim besimin e shpresën , se brezi i ri gjithnjë e më tepër , do të mbajë mbi supe përgjegjësinë e madhe të drejtimit të kombit shqiptar kundër sharlatanëve politikë që , kurrsesi , s’mund të na çojnë në Evropë me mendësi stalinisto-enveriane.) UÇK e ka cilësuar veten si aleate të NATO-s dhe mbajti mi supet e brishta të saj edhe detyra luftarake , që i takonin NATO-s.

Strategët e luftës ajrore që ndërmori alaeanca perëndimore u futën në luftë me Serbinë ,duke mundësuar zero viktima. Akoma me psikozat e vdekjes së luftës në Vietnam , gjeneralët e NATO-s , nuk donin të kthehej në Amerikë asnjë arkivol dhe bënë namin që të liroheshin dy robër amerikanë. Të gjithë barrën e gjakut në “terrenin e NATO-s” e mbajti UÇK-ja dhe populli martir i Kosovës. 77 ditët e bombardimit e përcaktojnë këtë luftë krejtësisht të veçantë në llojin e vet. Ushtria e Milosheviçit fortmirë e maskuar , dhe nga më të fortat në rajon , nuk ia bëri “bamb” kundra ajrit të NATO-s ; teorikisht dukej s një luftë kompiuterash , butonash e ekranesh nga larg , sikur donte të provonte saktësinë e goditjeve të avionëve modernë. Kosova dhe UÇK e pagoi me gjakun e mijëra luftëtarëve dhe viktimave të pafajshme. Gjithë potenciali ushtarak modern i Serbisë u derdh mizorisht mbi Kosovë ; ditën në drekë , ata , iu turrën popullit të pambrojtur me të gjithë forcën e armëve , me vrasje masive , me djegie masive të qyteteve e fshartrave  , me deportime masive , me tortura e përdhunime masive ; mishin e gjallë të kosovarëve terroristët serbë e përdorën si mburojë rreth topave , tankeve dhe bazave të saj. Kujtojmë se Milosheviçi komandonte në luftë 92 mijë ushtarë , 1500 tanke , 450 avionë lufte , 8 brigata kundërajrore , 7500 marinarë , 10 nëndetëse , 4 fregata dhe 60 mijë policë domethënë të gjithë potencialin ushtarak të ish Jugosllavisë , të grabitur nga ish republikat e të blera apo prodhuara me djersën e milionave qytetarë të ish federatës. Ndërkohë nuk u morën parasysh propozimet e kryeministrit anglez , Toni Bler dhe e disa strategëve amerikanë për futjen e trupave të NATO-s në Kosovë. Duke mos u përjashtuar si mundësi , bombardimet e NATO-s zhvilloheshin natën ; e nuk e linte as shiu e as retë , as presioni pacifist e konjuktural i aleatëve të vet. Ndërsa në Kosovë vriteshin njerëz me mijëra , diplomatët ndërronin gravatat për të mundësuar çdo ditë ndalimin e bombardimeve…Kot e kërkonte futjen e trupave në Kosovë Aleanca Perëndimore. Ajo i kishte trupat , kishte UÇK trime në çdo cep të Kosovës , por , le ta themi troç : u dukej e lirë jeta e kosovarëve dhe nuk u dhembte në mish sakrifica mbinjerëzore që po bënin luftëtarët e UÇK-së. Atyre u duhej të luftonin kundër trupave serbe të armatosura gjer në dhëmbë , u duhej të mbronin kolonat e panumërta të popullatës që linte Kosovën në flakë , u duhej të mbroni rreth 500 mijë të tjerë pyjeve dhe maleve të Kosovës , ndjekur nga lukunia e milicëve ; mijëra gra , pleq e fëmijë që si në “Çetën e Profetëve” u detyruan të hanë rrënjë e lëkurë pemësh për të mos vdekur urie. Dhe , vini re ! Edhe atëherë kur ndonjë bombë e NATO-s , gabimisht , qëllonte mbi kolonat e ikjes së kosovarëve apo në bazat , ku serbi forcërisht i kish vënë si mburoja të gjalla , asnjë viktimë që kish shpëtuar nga bomba , asnjë shqiptar patriot , kudo që ndodhej , nuk tha asnjë fjalë kundër NATO-s e kundër bombardimeve të saj. E pra kemi të bëjmë me një racë dinjitoze , që jo vetëm di të luftojë , di të vritet me nder , por di të vlerësojë edhe aleatin , paçka , me një faturë të rëndë gjaku. Vetdija patriotike shqiptare ishte në sprovën më sublime , momenti ishte historik për kombin shqiptar , se , mbi të gjitha , këtë herë , faktori shqiptar rreshtohej me aleatët më të fuqishëm në botë. Po binin kambanat e fitores përfundimtare të shqiptarizmës dhe UÇK s’kishte kohë të varroste të vrarët. Dëshmorët binin në heshtje. Ata kishin emra të thjeshtë e të padëgjuar më parë. Në lapidarët e tyre të lavdisë nuk janë shënuar akoma emrat e Fehmi e Xhevë Lladrovacit , burrë e grua , të Rexhep Malës e Nuri Berishës , Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut , Zahir Pajazitit e Edmond Hoxhës , Hakif Zejnullarit e Nait Hasanit , Adrian Krasniqit e Skënder Çekut… Akoma nuk ka mbaruar apeli i dëshmorëve , akoma mungojnë emrat e qindra ushtarëve dhe dhjetëra komandantëve të UÇK , akoma s’kanë mbaruar së gjeturi varret masive , emrat e qindra fëmijëve të vrarë me plumb pas koke , emrat e vajzave të përdhunuara masivisht. Pengu i gjakut është mal i rëndë.

Më lart thamë për dy ushtarët amerikanë zënë rob nga serbët. Të gjithë u gëzuam kur u liruan , por a e dinë strategët e NATO-s , se akoma serbët mbajnë peng rreth 7000 mijë kosovarë nëpër burgjet serbe ? Pse heshtin krerët e diplomacisë së OKB apo BE ? A mos vallë KFOR bën shëtitjen e radhës nëpër qytetet e zhuritura të Kosovës ? Nuk e besojmë , po kemi të drejtë të pyesim e ta ngremë ulërimën në kupë të qiellit. Nëse vërtet lufta e Aleancës mbrojti vlerat e demokracisë perëndimore pra vetveten , riafirmohet si një forcë paqeruajtëse globale , vlerat e saj nyjetohen pikërisht në Kosovë. Kosova po bëhet kështu simbol i sigurisë dhe i përgjegjësisë së botës së qytetëruar , përfaqësuar nga NATO me në krye SHBA. Kosova s’ka borxhe. Evropa ka borxhe ndaj saj dhe është fat historik për popullin shqiptar , që SHBA shikojnë përgjegjësitë e veta në tragjedinë e një populli martir. Kosova , gjithashtu , është një mësim shembullor se si diplomacia botërore nuk duhet të humbasë energji , pse jo dhe dollarë , kur ka të bëjë me diktatorë të pakorrigjueshëm. Kosova , gjithashtu , është vendi shembullor , ku drejtësia botërore duhet të ushtrojë të drejtat dhe forcën e saj.

Kosova kërkon vetëm të drejtën e saj të mohuar , lirinë , pavarësinë.



                                                                                              P. L.              



























                     



                    POLITIKA  DHE  FANTAZMA  E PËRÇARJES



Politikat e mbrapshta të vendeve ballkanike kanë grumbulluar urrejtje reciproke dhe , të mbarsura me të keqen , kanë sjellë realitete luftrash të përsëritura. Ballkanasi bën politikë nga mëngjesi në darkë , “ha” politikë dhe , me që ka prodhuar asortimente jo cilësore , ndjehet i pangopur pikërisjt me politikë. Genet e sherrit dhe të përçarjes kanë qenë gjithmonë të pranishëm. Të gjitha politikat e Ballkanit , të çdo shteti e kombi veç e veç , vuajnë nga historizmi. Të gjitha kanë vuajtur nga egoizmi dhe nga interpretimi subjektiv i historisë. Këto interpretime kanë përfunduar në ethe luftrash. Gjyshërit dhe stërgjyshërit trima , lavdia e heroizmi ballkanas , rëndojnë mbi brezat e rinj , që edhe këta mburren me emblemat e dikurshme , të mbretërve , kontërve e krajlëve , duke mbajtur ndezur memoriaen historike , paçka se si konstante e kanë parë veten nëpër gërmadha luftrash dhe hije monumentesh.

Emocionet e interpretimit të historisë kanë nxitur politika primitive deri në fallsifikim të së vërtetës , deri në ligjërim të ekspansionit dhe të krimit. Trevat e preferuara e më pjellore të kontradiktave kanë qenë etnitë , autoktonia e pakicat kombëtare. Etnitë e trazuara , kanë qenë mollë sherri e luftrash të gjata dhe Ballkani ka harxhuar energji të jashtzakonshme për to.

Nuk është për tu çuditur që , edhe pas rënies së komunizmit në Evropën Juglindore , problemet etnike vinë e ndërlikohen duke tensoinuar politikat. Ballkani ka hartën më të ndërlikuar të etnive e pakicave kombëtare , që ndërthuren nëpër kufijtë e njeri tjetrit e që , jo vetëm nuk janë bërë urë lidhëse , siç thuhet , por gjithnjë mbajnë peng politikat e së tërës.

Ishte pikërisht politika e mbrapshtë primitive , nacional komuniste e kastës së Milosheviçit , që u bë shkak konfliktesh , deri në luftra civile e që rezultuan në qindra mijë të vrarë e miliona të deportuar dhunshëm e , që , akoma nuk po kthehen në shtëpitë e tyre si në Bosnjë , Kroaci , Serbi , Kosovë , etj. “Deitoni” po provon se si mund të bashkjetojnë etnitë e ndryshme nën një çati të përbashkët , ku secila ndjen të ftohtin e psikologjisë ballkananike. Fallsifikimi i historisë, emocionet shoviniste të interpretimit të saj janë ngritur deri në nivel akademik , për të justifikuar politikat e mbrapshta , duke cënuar rëndë kulturën dhe edukatën e qytetarëve.

Të sëmurë me kompleksin e autoktonisë , historianë , profesorë e shkrimtarë , u kanë fryrë politikave shoviniste e raciste , duke thirrur në skenë ushtarakët e priftërinjtë që t’i hapin rrugë konfliktit. E kur këto politika primitive kanë gjetur aleatë në vende të fuqishme të Lindjes dhe Perëndimit , retë e luftrave kanë sunduar Ballkanin. Qiellit të këtij gadishulli i mjafton edhe një shkëndijë për të ndezur rrufetë. Atmosfera e urrejtjes ka krijuar situata ankthie frike.

Më i godituri nga politikat e mbrapshta të Ballkanit dhe të Evropës ka qenë kombi shqiptar , megjithëse vetë nuk ka relive të pazgjidhura etnish. Mbi kombin shqiptar kanë rënë sopatat e të tjerëve pa mëshirë. Historia është e mbushur me fakte tronditëse , kur krahina (vilajete) apo qytete shqiptare janë nxjerrë në ankand. Vështirë se gjen krahinë apo qytet shqiptar që të mos jetë nxjerrë në pazar disa herë kur ka dashur Serbia , Mali i Zi , Greqia , Turqia apo Italia , natyrisht kur gjenin frekuencën e duhur te Rusia , Anglia , Franca apo Austro-Hungaria. Në ankand ka dalë Mitrovica e Shkodra , Prizreni e Gjirokastra , Mirdita dhe Janina , të gjitha ish vilajetet e saj , pa përjashtim. Shumë herë në këtë shekull , Shqipëria është bërë shesh lufte e shumë herë është kërcënuar me ndarje copa copa për ta zhdukur nga harta e Ballkanit. Këto harta të zeza , hartuar nëpër shtabe ushtarake e diplomatike, i gjen akoma nëpër tekstet e vjetra të fëmijëve të shkollës

Në fund të shekullit XIX , kur perandorisë turke i kish ardhë fundi , gërdalla e vjetër mbahej në këmbë për të ruajtur ekuilibrat në Ballkan e në Evropë – kryesisht me ankandet e krahinave shqiptare. Skenat janë të lexueshme. Anglia e Franca nuk donin që Rusia të dilte në Mesdhe , pra pra dhe në Ballkan. Franca afrohej me Rusinë duke përkrahur me forcë sllavët , pra pozicionohej si kundërshtare e Shqipërisë. Ndërkohë Rusia jepte kokën për Serbinë , që me intriga e aleanca të mbrapshta ballkanike , donte të ndalonte Turqinë e raskapitur tashmë , të kishte influenca në Ballkan. Nga ana tjetër Anglisë i duhej të mbronte gërdallën turke , duke u bërë dëm shteteve të veçantë të gadishullit , veçanërisht Shqipërisë. Kështu dolën në pazar dhe u shitën Plava , Gucia , Hoti e Gruda. Orekset serbo-turke do të prishin shumë herë ekuilibrat e brishta ballkanike e do të sillnin në skenë Kongresin e zi të Berlinit , Shën Stefanin , Konferencat e Versajës , Londrës apo Parisit etj. Kështu përçarjet ballkanike do mbyllnin gojën përkohësisht me vitin fatal 1913, kur u coptua përfundimisht Shqipëria. Skenat e intrigave diplomatike nëpër zyra të mëdha , në trojet e Ballkanit , sidomos në Shqipëri ktheheshin në skena lufte , në qytete e fshatra të djegura. Në trojet shqiptare , ledheve e ferrave gjen të gjitha gëzhojat e plumbave , dhe armëve të prodhuara në Evropë , në Rusi , në Kinë e Amerikë.



                                                           

                                                             *

                                                      *           *      



Por kombi shqiptar- viktimë e gjitonëve - ka ngrënë edhe vetveten si rezultat i politikave të veta të mbrapshta , të përsëritura në të gjitha kyçet e historisë së tij. Le të kujtojmë disa momente.

Që kur u nda perandoria romane më 393 , në kohën e perandorit Teodos , politika shqiptare nuk ka rezultuar dobiprurëse. Fatalisht kombi shqiptar u inkuadrua me Lindjen trupërisht dhe me Perëndimin shpirtërisht. Trupi e treti gradualisht shpirtin katolik dhe e mbylli në guackën bizantine si relikë të dikurshme. 200 vjet luftë herë me perëndimin e herë me lindjen , manastiret e Bizantit do të bëheshin sunduese në jetën e shqiptarit , natyrisht , jo me shkëlqimin e tij të Kostandinopojës në qendër , por me mykun e manastirve provinciale të Ballkanit. Kur pakicat shqiptare do të guxonin të varnin në qafë atë relikën e dikurshme katolike , ndizej sherri që e kish folenë në kishat ortodokse të Serbisë , Greqisë apo Bullgarisë. Edhe për fatkeqësi të shqiptarëve , por edhe vetë kristianizmit , lufta midis dy kishave nëpër shekuj , do të rezultonte në luftë midis dy botëve me tipare esenciale të papajtueshme. Shqipëria në mes , problematike me perëndimin e mollë sherri për lindjen. Këtu kryqëzoheshin vijat e luftës , këtu shfrynin urrejtjen të dyja kishat , këtu u ruajt psikologjia bizantine e përçarjes. Historia e familjeve të mëdha shqiptare është historia e përçarjeve , e interesave provinciale e bajraktare. Ato që përbënin oxhaqet e larta të kombit nuk janë marrë vesh edhe përballë kërcënimeve të mëdha që i kanoseshin kombit. Familjet e mëdha si Topiajt , Blinishat , Zenebishët , Balshajt , Shpatajt , Muzakajt , Komnenët e të tjera në malësinë e veriut e në Labëri , me flamurë e emblema të veta , me tituj kontër e princësh , me krushqira në të gjithë gadishullin ballkanik dhe midis tyre , me një kulturë që nuk binte më poshtë nga ato të oborreve evropiane , në se do të kishin një zë , një qëllim , një ushtri , ishin në gjendje të bënin jo vetëm Shqipërinë , por edhe Ballkanin. Kur këtë e bëri Gjergj Kastrioti , pra i vetmi që bashkoi shqiptarët , bota pa se si për 30 vjet rresht , ata mundën të përballonin , të ndesheshin dhe të fitonin edhe me perandorinë më të madhe e më të egër të kohës në shekullin XV. Pas Gjergjit që është quajtur “mburoja e krishtërimit në Evropë” , Ballkanin do ta pllakoste sundimi osman , që mbi Shqipërinë e mbushur me lavdi , do të binte jatagani turk me gjithë egërsinë aziatike. Kultura turko-muhamedane , duke mos pranuar kombësi tjetër veç islamizmës , do të përdorte edhe divergjencat midis kishave dhe me forcë dhe intriga vendosi fenë myslymane. 20 shekuj kristianizmi të shqiptarëve nuk u rezistuan dot 3 shekujve myslymanë. Edhe kur qindra shqiptarë myslymanë arritën majat në shtetin osman , në rolin e vezirëve , pashallarëve e kryeministrave , të verbuar nga lavdia ata , ndoqën përgjithësisht politika të mbrapshta ose indiferente për Shqipërinë. Këto politika do të acaronin edhe fqinjët kapriçozë e xhelozë që nuk arritën dot në shkëlqimin e “turqve arnautë”. Këta shkëlqimin e kishin për vete dhe për Turqinë , aspak për Shqipërinë. Edhe atëherë , kur nga fundi i shekullit XIX , shtetet ballkanike kristiane nisën të lëviznin për pavarësi nga Turqia , u shtypën dhe nga gjeneralët e egër shqiptarë. Pikërisht ky fakt do përdorej nga Serbia dhe Greqia ortodokse për t’i akuzuar shqiptarët , si turq e ndoshta , ky fakt ishte një faktor më tepër që solli 1913 e zezë për Shqipërinë. Propaganda ortodokse ballkanike ishte treguar tepër agresive edhe rreth “Lidhjes së Prizrenit” që , së bashku me shtete të tjera evropiane , arritën ta çajnë këtë lidhje nga më të shkëlqyerat në historinë e shqiptarëve e që kombi shqiptar pas saj po rrezikohej të zhdukej. Veprimet diplomatike të shqiptarëve muhamedanë , nuk e bindën dot Evropën kristiane ne drejtësinë s tyre. Në prag të konferencave evropiane që , falë agresivitetit ortodoks ballkanik , po përgatisnin ndarjen fatale të 1913 , pesë komisione shqiptarësh rrahën kryeqyetet e Evropës , por të pesta nuk kishin një strategji , bile edhe brenda përbrenda njerës prej tyre. Atëherë Turhan Pasha , kryetari i komisionit shqiptar në Versajë , e kuptoi se para diplomacisë kristiane evropiane , me emrin “Turhan” dhe “Pasha”, nuk e dëgjonte njeri dhe , vullnetarisht , iku duke ia lënë vendin e kryetarit , katolikut imzot Bumçit. Ky moment , çuditërisht ndikoi në pavarësinë e Shqipërisë , në diplomatin e madh Ismali Qemalin , që , dhe ky qëndroi aq pak si kryeministër , ndoshta se quhej Ismail dhe diplomatët e Evropës e dinin se vinte nga divanët e mëdhenj turq. Evropa nuk mori parasysh përpjekjet dhe luftrat e shqiptarëve muhamedanë në Kosovë , në malësitë e veriut dhe në Labëri , që qenë grirë me turqit qindra vjet për liri.

Pikërisht politikat e mbrapshta kishin bërë që të binte edhe njeri nga vezirët e mëdhenj , Ali Pashë Tepelena , më i ndrituri pas Skënderbeut. I quajtur “kaur-pasha” , me një këmbë në Stamboll me tjetrën në Shqipëri , ai , politikani më kapriçoz , u bë i pabesueshëm edhe për turqit edhe për grekët edhe për shqiptarët. Rezultati : koka në Stamboll , trupi në Janinë. Sidoqoftë mbi Shqipërinë e pavarur (1912) , bërë në një të tretën e saj , deri vonë në fund të këtij shekulli , do të rëndonte ndërshkimi fatal i përçarjes dhe i ndasive , që mjeshtërisht do drejtoheshin nga shtetet nacionaliste ortodokse të Ballkanit gjatë gjithë shekullit. Ndarjet territoriale , përçarjet , bajraktarizmi , fryma krahinore e bejlerëve të mëdhenj e të vegjël , edhe në çaste kritike të kombit shqiptar , do të përsëriteshin herë pas here si një mallkim i zi mbi racën shqiptare. Toleranca midis tre feve , nuk ishte e mjaftueshme për të bindur të tjerët në të drejtën historike të kombit shqiptar. Dhe ortodoksia ballkanike kudo “argumentonte” se Shqipëria është një vend myslyman , turkoshak e , si i tillë , s’ka vend në Evropë. Personalitete të ndritura të kombit shqiptar , në pushkë e penë , katolikët Dom Nikollë Kaçorri , Imzot Bumçi , homeri shqiptar At Gjergj Fishta , deri te Sereqi e Anton Arapi , në dyert e Evropës , përfaqësonin vetëm 10% të popullsisë shqiptare katolike. E këta , bashkë me figura të mëdha të ortodoksëve shqiptarë , nuk janë kuptuar edhe nga turkoshakët shqiptarë. Më të vendosurit dhe më idealistët , edhe midis myslymanëve shqiptarë , që kanë nxjerrë , gjithashtu figura të mëdha të pushkës e të penës , nuk e kanë shmangur dot nga supet atë , ndërshkimin fatal që rëndonte mbi të gjithë , përçarjen.Fantazma e përçarjes midis shqiptarëve ishte armë nga më efikaset në strategjinë e armiqve të Shqipërisë. Kjo fantazmë do tononte situatat aq të rënda politike në vitet 1913-1924. Ajo fliste turqisht , serbisht , greqisht , italisht. Ajo do të ishte prezente edhe në Revolucionin e 1924-ës , ku i ndrituri Fan S. Noli , u mundua të bënte shtet demokratik e ku intrigat serbe do ta godisnin ne nevojën e një mbreti shqiptar. Me ardhjen e Ahmet Zogut , mbret i shqiptarëve , një nga figurat politike më karizmatike por që e kishte emrin “Ahmet” e mbi të cilin sistemi komunist 50 vjeçar ka hedhur shumë baltë ; e pra , as me të nuk pushoi së vepruari fantazma e përçarjes. S’kish si të ishte ndryshe me një mbret , që njihte mirë psikologjinë turkoshake , që , me kuran në dorë e intriga oborri , donte të realizonte reforma demokratike perëndimore.

Në vitet e luftës NÇl. 1939-1944 , përçarja u institucionalizua edhe më tepër , ajo do të merrte edhe proprocionet e një lufte civile , pas konferecës së Mukjes dhe do t’i bënte dëme të pallogaritshme çështjes së kombit shqiptar. Prej këtij momenti , duke spekuluar me idetë komuniste , influencat serbe (apo ruso-jugosllave) do ta bënin Shqipërinë dhe Kosovën si çiflik të tyre , ku do të zhduknin e persekutonin me dorë të lirë çdo nacionalist shqiptar , që luftonte apo propagandonte kombin dhe do të zhgënjente të gjithë shqiptarët. Zhgënjimi ishte i hidhur dhe zgjati gjysëm shekulli. Lufta e klasave , që drejtoi me dorë të hekurt E.Hoxha për 50 vjet , do të ndante e do shkretonte shpirtin e shqiptarëve me pasoja katastrofike breznish. Arriti puna deri atje , sa burri të kish frikë nga gruaja , vëllai nga vëllai , djali nga babai , e sigurimi i shtetit , që është drejtuar gjithnjë nga Enver Hoxha , dinte saktësisht edhe sa luga e pirunë ka shqiptari e se ç’bisedohet në krevatin bashkëshortor.

Për 50 vjet , Shqipëria u drejtua nga një stalinist , mjeshtër i intrigave dhe i vrasjeve pas shpine. Fjalimet e tij që nga vlerat e majdanozit , që nga zbulimet e naftës , që nga dobia e peshqve , që nga vlerat e realizmit socialist e deri te politika e bunkerëve , për të luftuar socialimperializmin sovjetik dhe imperializmin amerikan , do ta bënte atë të ndërtonte projeksionin e vetvetes mbi historinë dhe të ardhmen e shqiptarëve , bile dhe për perspektivat e proletariatit botëror…

Dhe shqiptarët dhe kosovarët , që kishin braktisur fenë , do t’i faleshin atij si zoti vetë , duke u bërë kështu pjesmarrës , së paku të përçarjes katastrofike. Diktatura komuniste në Shqipëri ishte aliazhi më solid sllavo-turko-komunist , më i rëndi nga të gjitha vendet lindore komuniste. Edhe kur u nda (BRSS) , Stalini e Hrushovi , nga Titua e Traktati i Varshavës , pra nga e gjithë Lindja , Enver Hoxha u bë më lindor nga lindorët , më turkoshak nga turqit , më stalinist nga Stalini e më titist nga Titua. Izolimi i Shqipërisë ishte bërë total dhe Kosova gjendej pa rrugëdalje nën kthetrat serbe , natyrisht nën tulumbacet e PPSH , që pëlcisnin gjoja për të drejtat e kosovarëve dhe që , fatkeqësisht , pak kosovarë e kuptuan se mbi ta po luhej , në mos tradhëtia më e madhe , hipokrizia më çnjerëzore.

Dhe ata quheshin “Hoxha”, “Shehu” , “Hazbiu”…e kishin lindur në Stamboll…e që hapnin sytë në sabah e mendonin kë të zhduknin në “aksham”.

Politika e mbrapshtë e përçarjeve do të lindte politikanë të vegjël fshati , që do të mbushnin Shqipërinë në çdo qytet e krahinë si produkti më bastard i Shqipërisë. Këta politikanë provincialë , do të drejtonin shtetin , ushtrinë , ekonominë , artin e kulturën dhe do t’i mbyllnin gojën inteligjencës.

Reminishenca të kësaj politike do të shkonin deri në Rambuje të Francës , ku diplomatëve perëndimorë , do t’u dilnin djersë , deri sa komisioni gjithëkosovar , foli në një zë. Ndëshkimin fatal të përçarjes e shoh edhe në demokracinë shqiptare ku , me dhjetëra parti me një elektorat të ndarë bardhë e zi , partiak për interesa të vogla partiake e vetijake të gjithë pseudo demokratët majtas e djathtas spektrit politik.

Hijet fatale të përçarjes duken edhe në klasën e re politike të Kosovës , me dëme të mëdha sot , kur problemet , që presin zgjidhje , janë mal të rënda. Me sa duket politika shqiptare përsërit vetveten dhe vuan nga mungesa e tolerancës dhe e pragmatizmit. Memoria historike e shqiptarëve është ankth i të sotmes. Dimensionet e përçarjeve të djeshme , regëtijnë mbi ne e fatalisht duken sikur përgjojnë edhe origjinalin e së nesërmes.



                                                            *

                                                     *            *    



Politika si derivat i kulturës në Ballkan ka sunduar dhe diktuar ndërgjegjen shoqërore , deri në krijimin e një psikologjie gadishullore si për agresorët dhe për viktimat. “Mendon si ballkanas , vepron si ballkanas , hakmerresh si ballkanas , shkruan si ballkanas”…etj, shprehje këto , që tregojnë specifikën në të gjitha sferat e kuturës. Edhe politika shqiptare , megjithëse ka qenë gjithmonë mbrojtëse, nuk ka dalë nga caqet e kulturës kombëtare egoiste konservatore. E mbarsur me egoizmin e politikanit të vogël , zëri i të cilit dëgjohet vetëm në fshatin apo krahinën e tij , kur dilte në “pjacë” ajo nuk çlirohej dot nga vogëlsirat , nga ndasitë fetare e krahinore dhe e çonte sherrin edhe në tribuna kombëtare. Personalitetet e rrafshit kombëtar , që nuk i kanë munguar Shqipërisë , rrethoheshin nga shumica e të vegjëlve “të fshatit” dhe nuk përfaqësoheshin dot për të ushtruar politikat pragmatiste perëndimore.

Shumë herë në histori jemi bërë dëshmitarë të humbjeve të mëdha , shumë herë jemi futur në aventura ta rrezikshme , duke pranuar të ndesheshim edhe me më të fuqishmit e kohës.

Vërtet që jo për faj të saj , se siç thamë politika shqiptare ishte mbrojtëse , por , kur nuk kemi patur mundësi të ndërtojmë ura , rrugë të gjera , dritare me dritë , ligjet e punës dhe të shpërndarjes së të mirave materiale , pse duhet të ndërtonim kështjella , tunele , bunkerë ?! Ushtritë e mëdha të perandorive shumë herë erdhën mbi kështjellat tona , i rrafshonin ato sa herë që donin , iknin e vinin përsëri… Politika shqiptare nuk ka qenë realiste , nuk ka qenë e përshtatshme për të administruar një vend të vogël me mundësira të vogla ushtarake , ekonomike etj. Në mënyrë donkishoteske , ajo ka luajtur “heroin” dhe nuk ka gjetur aleatët e përshtatshëm. Me “kostum të kuq” ajo ka tërhequr tërbimin e demave – ka pranuar duelet – dhe më së paku , në s’e nuk ka lënë kokën në betejë , ka fituar vetminë duke krijuar një vetizolim vrasës. Izolimi i fundit 50 vjeçar , ishte edhe rezultat i kështjellave të dikurshme , gërmadhave të trashëguara. Komunizmi në Shqipëri gjeti terrenin e aventurës , më lehtë se në vendet e tjera të Lindjes.

Politikat ballkanike bizantine nuk dinë të harrojnë , nuk dinë të falin ; sunduese në to , kujtesa e vrarë historike , me fantazmat e përçarjes në mes , ato hakmerren dhe kur i hapin rrugë të nesërmes.

Ky është Ballkani , mburojë e politikave konservatore egoiste , porta e vjetëruar e Evropës , njëkohësisht relikë muzeale për të treguar atë , që nuk duhet të bëjë bota e civilizuar.

Kohët kanë ndryshuar. Dhe aleatët kanë ndyshuar. Duhet të ndryshojmë edhe ne. Mjaft më me heronjtë e politikës. Pluralizmi politik nuk duhet të sundohet nga fantazmat historike të përçarjes , por nga alterativat për të forcuar demokracinë.

Lufta e fundit në ish Jugosllavi , tani në fund të shekullit , tregoi më së miri se politikat e mbrapshta shoviniste janë të zonjat të vrasin vetveten duke ruajtur të gjitha cilësitë e krimit primitiv.

Ka vend për të nxjerrë mësime edhe agresori edhe viktima.



                                                                                           P. L.



























                                 



































                                    AGRESIVITETI I HUMBËSIT



                                                      “BOKS” ?!



Beogradi i ngjan boksierit të njohur të ringut që s’e ka humbur kurrë ndeshjen. Edhe kur ka rënë përdhe , gjuqtari nuk i ka numuruar sekondat e të mundurit dhe atij i është dukur çdo ndeshje e fituar. Pa ndyshim , boksier profesionist , ai e ka laburatorin e vet të mbushur me medalje lavdie veçanërisht për humbjet. Lojtar i zhdërvjellët , por gjithsesi dinak , i egër , tinzar dhe mashtrues !

Në ndeshjen e fundit , në se do të vazhdonte të qëndronte në këmbë , goditjet e kundërshtarit do të ishin goditje mortale. Por ai theu gjunjët dhe ra plasur në anë të ringut duke zhgënjyer tifozët e racës së tij. Dhe ashtu i gjymtuar , i trukullosur me shikim mjegullor , edhe këtë radhë , ai gjen forca për të mos pranuar nokautin. Edhe këtë radhë ai akuzon kundërshtarin për lojë të pandershme dhe proteston ndaj gjyqtarit , megjithëse ky ka vulën e shumëkombëshit. Këtë radhë , i shëmbur në pjesët vitale të trupit të tij , për të mos guxuar më të dalë në ring , ai , guxon të mburret se ndeshjen e pati me kampionin e botës. Dhe përkrahësit e shumtë të tij duartrokasin humbësin e madh.

Diku në prapavija hapen shishe shampanje , paçka se koncerti i improvizuar i ngjan këngës funebre që përcjell “kampionin”                                                                                    

                                                                       

                                                   BEOGRADI



Serbia e mundur e Milosheviçit është hedhur në sulm diplomatik. Një zhurmim i pafund diplomatësh dëgjohet gjithandej nëpër instancat më të larta të OKB-së dhe kryeqyteteve të Evropës. Zhurmë agresive e humbësit , që jo vetem s’pranon realitetin e ri të rënies në anë të ringut , por kërkon dhe llogari , deri në kërcënime se “gjeneralët serbë janë gati të rihyjnë përsëri në Kosovën e Jugosllavisë”. Jovanoviçët japin e marrin me ankth dhe dorëzojnë letra proteste me firmën e presidentit të tyre S. Milosheviç. Serbët zhurmojnë. Serbët kanë gojë. Serbët kërkojnë veshë të dëgjohen. Serbët kërkojnë diku të varin xhaketën se gjithmonë mbetet për ta një gozhdë në mur. Zhurmimet serbe janë rezultat i oportunizmit të diplomacisë së të mëdhenjve. Rezoluta e 10 qeshorit 1999 e këshillit të sigurimit si dhe të tjera rezoluta oportune të grupit të kontaktit , G-7 , a G-8-tës , që në presionin e Rusisë dhe Kinës , u la referenca për përkatësinë e Kosovës nën RFJ , inkurajon Milosheviçët e Serbisë që të kërkojnë “të drejtat” e tyre. Megjithëse realiteti i ri në Kosovë ecën ndryshe , pavarësisht nga firmat e  KofiAnanëve , Çernomirdinëve apo Ahtisarëve , duhet pranuar , se diplomacia botërore , në vend që tu paraprijë realiteteve të reja të pas luftës , vazhdon të përsëriti gabime parimore që atakojnë lirinë e Kosovës , po se po , por edhe vetë qëllimet e luftës që ndërmori NATO.

Në esencë zhurmimi serb është për të sabotuar ndërhyrjen paqësore ushtarake në Kosovë. Antenat e ekraneve të zinj serbë kundërshtojnë qetësinë që po vendoset në Kosovë , kundërshtojnë totalisht formulën “Kushner”. Atë që humbën në planin ushtarak serbët kërkojnë ta fitojnë në planin diplomatik. Ata u bien të tëra burive të tyre në OKB. Dhe kjo ndodh kur OKB  e ka përjashtuar nga radhët e saj si shtet agresiv , rrjedhimisht nuk gëzon të drejtat që rrjedhin nga antarësia. Paçka ! Dhëndërin që nuk e qasin në fshat , kërkon vajzën e priftit për nuse !

Serbët kundërshtojnë transformimin e UÇK-së. Ata nuk duan as tjetërsimin e saj sipas gradës kombëtare amerikane , as kthimin e saj në civilë të tipit të mbrojtjes franceze. Ata i tmerron krijimi i një policie shqiptare në Kosovë , sipas tyre : “brenda territorit Jugosllav”. Dhe në sy të të gjithë botës , duke iu kundërvënë drejtpërsëdrejti administrimit ushtarak e civil ndërkombëtar në Kosovë , krijojnë “trupën mbrojtëse serbe”paralel me atë Kosovare , kundër formulës “Kushner”. Ata mbajnë ndezur sherrin në Mistrovicë , duke e mbushur pjesën veriore me militarë të specializuar nëpër zyrat e UDB-së dhe dëshirojnë që këtë sherr , jo vetëm ta kalojnë mbi urën e qytetit por ta mbjellin kudo nëpër Kosovë , duke sfiduar kështu çdo konventë ndërkombëtare.

Dhe zhurmojnë.

Serbët kundërshtojnë shërbimin e ri doganor midis të dya anëve të kufirit shqiptar. Ata i tmerron prerja e burimeve financiare doganore , siç i tmerron prerja e të gjitha burimeve kolosale të Kosovës si në bujqësi , miniera , tregëti etj , etj.

Dhe zhurmojë.

Serbët kundërshtojnë ngritjen e një sistemi të ri gjyqësor në Kosovë si shkelje të kushtetutës jugosllave (lexo , serbe !) , të asaj kushtetute që vetë e kishin vendosur , vetë e mohuan , e vetë e shkruan dhe e vulosën si shkeljen më flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Dhe zhurmojnë.

Serbët kundërshtojnë shpërnguljen e pakicës serbe nga Kosova dhe akuzojnë KFOR-in për paaftësi për të vendosur bashkëjetesën multietnike. Ata i tmerron një Kosovë pa serbë , ku batalione partiake e ushtarake zbrisnin kur të donin në çairin e “tyre” për të marrë toka të majme , trojë ndërtimi , rroga të mëdha … për të ndryshuar 8% e pakicës serbe me popullatë “autoktone”. Paçka se pakica serbe iku me vrap para se të hynte ushtëria ndërkombëtare në Kosovë , paçka se vazhdojnë të ikin , sepse e njohin veten dhe e dinë ç’kanë bërë në kosovën “e braktisur” , paçka se pakica serbe e kosovës i mbeti në derë Beogradit dhe s’ka avukat t’i mbrojë as pakicën as shumicën …

Dhe zhurmojnë.

Serbët protestojnë për vizitat e personaliteteve shqiptare në Kosovë , sikur këta të ishin lugetër , ardhur nga ndonjë planet tjetër , që rrezikojnë Jugosllavinë , paçka se nuk ndihen për vizitat e ministrave të jashtëm francezë dhe gjermanë (Vedrin dhe Fisher) , të cilët , edhe këta , nuk ia morën dorën Milosheviçit. Ata u tërbuan nga vizita e Bill Klintonit në Prishtinë dhe protestuan atje ku mundën , deri në hënë… Ata i tmerron çdo vizitë e shqiptarëve të shqipërisë së jugut në shqipërinë e veriut (Kosovë) … vetëm pak para disa muajsh çdo shqiptar , që do të guxonte të kalonte kufirin shqiptar , do hante plumbin , ose do dergjej burgjeve të Serbisë , tani…

Dhe zhurmojë.

Serbët kanë nisur të organizojnë banda sabotazhi diversioni në Serbi dhe Mal të Zi , për t’i dërguar si “pakicë serbe” në Kosovë që , me çdo kusht të krijojnë incidente duke vrarë edhe serbë. Ajo po aktivizon si asnjëherë tjetër UDB për të vënë mina në çdo hap që po bën administrata ndërkombëtare ,… Dhe zilet e minave i transmeton deri në OKB për ta akuzuar atë si të paaftë për të vendosur qetësinë.

Dhe zhurmojnë.

Duan të na trembin me zhurmë. Pak po të të zërë gjumi ata ta ngulin thikën në shpinë. Zhurma  ka qenë dhe është armë. Veprojnë çmendurisht. Veprojnë serbisht.

Qëllimet e tyre janë të qarta.

Ata duan që të krijojnë të çara në frontin diplomatik ndërkombëtar që të lehtësojnë bërrylat e diplomacisë ruse ; ata kërkojnë t’i hapin rrugë KANTONIZIMIT  të Kosovës , ngritur si alternativë që në Rambuje… Dhe deklaratat e gjeneralëve serbë “se do shkojnë në Kosovë , që nesër , po të duhet , me qëllim që të mbrojnë kontonet serbe nga terroristët shqiptarë”. Serbët e ndiejnë frikën. Ata po shikojnë se gjymtyrët e pavarësisë se Kosovës po shfaqen dhe po forcohen me shpejtësi. Nesër , pamvarësisht nga firmat e hedhura , kundër dëshirës së djallit , Kosova do të jetë e PAVARUR. Diplomacisë ndërkombëtare i duhet të hedhë firma të reja , për realitetin e ri.

Agresiviteti i diplomacisë serbe përkon me përpëlitjet dhe përçarjet në opozitën serbe , megjithëse kërkesat e tyre dhe qëllimet , pothuajse , janë identike. Sheshel , Drashkoviç e kompani majtas e djathtas Milosheviçit  , po e satanizojnë opozitën më tepër se shefi i tyre. Të kërkosh sot që “alternativa më e mirë për daljen e Jugosllavisë nga kriza , është Milosheviçi , do të thotë se shporta e karavidheve të politikës serbe është në dorën e kriminelit. Dhe tani , ky president , i akuzuar si kriminel lufte , vazhdon të bëjë krime ndaj popullit të tij.

Ndoshta janë dhëmbët e fundit !

Thonë se gjarpëri i plagosur e ka helmin më të rrezikshëm.

Shiheni , dëgjojeni ! Cirilika serbe derdh helm e vrer , gënjeshtra , sharje , shpifje , kërcënime. Kapakë terri mesjetar mbulojnë gjithçka. Është zëri i diktatorëve , është fundi i tyre. Ditëliga për cirilikët e tyre.

Serbët e kanë arritur deri më sot t’i shmangen gjykimit. “Thelbësorja është të arrish t’i lejosh vetes gjithçka –thotë Alberk Kamy –qoftë edhe sikur të shprehesh herë pas here , botërisht , me të madhe , karakterin tënd të poshtër.”

                                                                                                                 

                                                     MOSKA



Të gjitha valët e Moskës janë të sinkronizuara me ekranet serbe. Bile avokati i madh di më shumë se i akuzuari , ai ka edhe të drejtën e vetos dhe po përgatitet që , diçka nga zhurma diplomatike serbe , ta paraqesë në ndonjë rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit. Bazë mbetet Rezoluta 1244 , (Kosova nën Jugosllavi)!

Por edhe avokati ka hallet e tij. Mbi të bien shigjetat e drejtësisë shpesh më tepër se i akuzuari. I duhet të mbulojë zhurmën e serbit me zhurmën e tij , sepse s’dëshiron të identifikohet me të. Strukturat ushtarake të Rusisë nuk janë të qeta. Megjithëse e pranoi sfidën e NATO-s , zëra funksionarësh të lartë dhe gjeneralësh thonë se : “Skenari i NATO-s për zhvillimin e operacioneve paqëruese është një prespektivë e rrezikshme”NATO , vazhdon programin e vet me dhe pa dëshirën e Rusisë. Interesat ruse në krahinë bien mbi veshët e shurdhët të Aleancës , pa probleme. Serborusët kanë interes ta dramatizojnë situatën në Mitrovicë , Rohovec , dogana dhe kudo , ku shohin shfaqjen e gjymtyrëve të pavarsisë së Kosovës. Avokatit i duhet të paguajë apologjinë e vëllait siamez. 35 milion dollarë për të mbajtur ushtarët e tij rëndojnë edhe më mbi buxhetin bosh të shtetit.

Dhe zhurmojnë.

Sepse KFOR-i nuk ka marrë masa për të ndaluar hakmarrjen e shqiptarëve mbi serbët , sepse edhe ushtarët rusë janë të rrethuar me urrejtjen kosovare. Ata i tremben identifikimit të ushtarëve të vet , mercenarë që bënë masakra së bashku me serbët në Kosovë.

Ata zhurmojnë se gjoja ushtarët rusë janë të rrezikuar nga guerrilas të UÇK-së. Nuk është këtu problemi. Rusët e kuptojnë që pjesmarrja e tyre në KFOR nuk është strategjike. Si Aleanca dhe Rusia e njohin mirë njëra tjetrën. Të dyja u bënë mike nga halli , jo nga malli. Rusi është në dasëm , megjithse nxitoi të zërë një vend pa marrë akoma ftesën , ai nuk mund të bëhet dollibash.

Në këtë pozicion të padëshirueshëm ka filluar të bëjë deklarata gjeneralësh , që , po t’i marrim të vërteta , përbëjnë një rrezik të tmerrshëm jo vetëm për Kosovën , por për të gjithë Ballkanin. Uturima arrin në shkretëtirë që tonon në veshët e botës , pa i nxjerrë dhëmbët , por thotë “Unë jam këtu”

Ja llogaritë e tij :

Ose të tërhiqet ai , ose KFOR-i nga Kosova. Kjo do të thotë një përmbysje totale e marrveshjes ndërkombëtare. Po të largohej KFOR –i , Rusi së bashku me ushtrinë serbe do të vendoste qetësinë në Kosovë. (Gjeneralët serbë menjëherë deklarojnë gadishmërinë e tyre për tu rikthyer në Kosovë.)

Si shumë kërkon avukati i krimit. NATO-ua dëgjon dhe hesht. Aleati i tij kërkon të përgatitë një tragjedi të re , duke siguruar komandën në të gjithë Ballkanin , që nuk e ka patur as para as pas Luftrave botërore. Gjithsesi propaganda rusoserbe kërkon të ndezi gjakrat dhe të bindi opinionin ndërkombëtar se serbët duhet të rikthehen në Kosovë. Dhe kalemxhinjtë e Milosheviçit shkruajnë letra , i firmosin në Moskë dhe i dërgojnë në OKB. Letrat akuzojnë çdo hap demokratik që ndërmerr aleanca në Kosovë.

Në fakt Rusia , që i ndërron kryeministrat sipas stinëve , ndieu të ftohtë. Rusia e tranmatizuar nga varfëria , më të lehtë do ta kish të dilte nga KFOR-i , përndryshe i duhet të turpërohet nëpër këmbët e NATO-s. Ariu nuk kupton që e ka humbur davanë. Dhe ulërin. Ndoshta për nostalgji të viteve të shkuara. Le të ulërijë !

Duhet të kalojë akoma ca kohë që i munduri të qartësojë vështrimin për të parë sa e fortë ka qenë goditja. Plaga dhëmb kur ftohet. Koha e shëron. Megjithëse gjyqtari nuk e shpalli humbësin sipas rregullave të ndeshjes , u zhgënjye dhe avokat-mbrojtësi. Kur t’i vinë sytë në vend , humbësi duhet ta shpalli vetë humbjen. Kështu do lehtësohet edhe avukati agresiv.

Atëherë Moska duhet të mbledhë kartërat për të kërkuar sherre të reja.

                                                                                          P. L.

                                         

                                            DYQIND MILIONË



Mars 1913. Të ndamë në njisi të zhdërvjellta marshimi , aty rreth orës 11të paradites , ushtritë malazeze banë hymjen e tyne triumfale në Shkodër. Rrugët ishin bosh. Ata pak qytetarë shkodranë me origjinë malazeze që banonin në Shkodër , nxorën prej sepetesh kostumet kombtare e flamurët tringjyrësh të Malit të Zi e i banë ksaj ushtrie nji pritje prej çlirimtrarësh.

Nji shkodran që e kishte mejhanën e vet në rrugën Gjuhadol , kah edhe po përshkohej ushtria , po i shifte me kureshtje kolonat e gjata të ushtarëve e , me mend , po i numronte.

Në nji shej kohe numri u ba i madh , ushtarët iu dukën shumë. Harroi shifrën e u ngatrrue.

Në at çast nji oficer u shkput prej kolonës e u fut në dyqan. Kërkoi nji top me shkrepsa. Mejhanexhiu që dinte disa fjalë sllavisht , i dha shkrepsat dhe e pyeti me xhentilecë :

-Allah-ile , sa banorë baheni ju në Mal të Zi ?

Oficeri kapi topin e shkrepsave e , si ta priste atë pyetje , iu përgjigj atypëraty :

-Na e rusi dyqind milionë…



                                                                                            P. SH.



                                         

































                                           ATO QË NUK DUKEN…



Ato që nuk duken , nuk thuhen hapur. Të pakën , janë objekt i specialistëve të sferave të ngushta , sidomos i atyre , që vendosin mbi veprimet dhe kundërveprimet strategjike. Shpesh përgjigjen e shumë pyetjeve e jep koha. Analistët e marrdhënieve ndërkombëtare , vinë më pas e parashikuesit e proçeseve të rëndësishme botërore , janë nën trysninë e një grupi të vogël njerëzish të fuqishëm , që bëjnë ligjin. Maja e aisbergut nuk i tregon përmasat e nënujshme.

Cilat qenë shkaqet e vërteta të ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi ? Cila është e ardhmja e federatës jugosllave ? Po e Serbisë ? Po e Kosovës ? Ç’fytyrë do ketë kombi i ardhshëm shqiptar ?

Ato që janë thënë , që janë dukur në sipërfaqe , kanë sjellë shumë kokëçarje midis analistëve , midis atyre që aprovuan bombardimet e NATO-s dhe atyre që i kundërshtuan ato.

Sidoqoftë fundi i shekullit XX tregoi qartë se superfuqia amerikane është imponuese. Supershteti  (SHBA) , me potencialët e fuqishme ekonomike e ushtarake , ndikon dhe drejton interesat mbarëplanetare. Arma strategjike e këtij supershteti oqeanik , është civilizimi perëndimor , stadet e larta të demokracisë së botës anglo-saksone. Demokracia , dëshirë dhe ëndërr mbarënjerëzore , imponon zgjidhjen e problemeve me nivelet e larta të zhvillimit ekonomik , me forcën e parasë dhe prioritetet intelektuale si dhe me forcën e armëve moderne. Sfera e imponimeve është dhe sfera e kundërshtimeve. Pavarësisht nga motivet humanitare , të mbrojtjes së të drejtës së popujve , apo të të drejtave universale të njeriut , konflikti në Jugosllavi , ravijëzoi qartë kontinentin euro-aziatik. Patëm një ballafaqim aizberik planetar midis “detit” dhe “bregut”. U ballafaquan aleatë strategjikë brenda NATO-s , me aleatë e kundërshtarë jashtë Aleancës Atlantike.

Konflikti në Jugosllavi , ndryshon cilësisht nga luftrat e mëparshme. (jo nga dëmet dhe pasojat , natyrisht). Xhorxh Bush , më 1992 , shpalli botërisht se “veprimi kundër Irakut , është prelud i ndërtimit dhe i rregullimit të ri të botës” Me sa duket , lufta në Jugosllavi është hapi i dytë drejt tezës së Bushit. Me sa duket do të kemi të bëjmë edhe në të ardhmen me luftra të vogla e të mesme. Ndoshta këto do të jenë të domosdoshme si rezultat i shpërbërjes së shteteve euroaziatikë , kundër diktaturave totalitare zonale dhe etnocentrizmit. Civilizimi , perëndimi i fuqishëm demokratik , me sa duket , në kuadrin e zgjidhjeve globale , nuk do të lejojë vatra dhune e lufte jashtë kontrollit të tij.

Para se të fillonin bombardimet në ish Jugosllavi , Bill Klintoni deklaroi : “Nëse ne duam të krijojmë një sistem marrdhëniesh ekonomike të shëndosha , veç kësaj për të pasur mundësinë që të lëvizin mallrat në të gjithë botën , atëherë Evropa është kyçi i krijimit të këtij sistemi. Ja se në çfarë , më së shumti , përmblidhet problemi i Kosovës.”

Kjo deklaratë e presidentit amerikan zbulon një të vërtetë strategjike. Për mbrojtjen e interesave amerikane në rajon , Kosova përbënte një nyje , një kyç të vogël , për të patur në dorë kyçe të tjerë për dyert strategjike të Evropës. Interesat ekonomike janë baza e konflikteve dhe e ballafaqimeve të mëdha shtetërore dhe kontinentale. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e dinë mirë se trevat shqiptare kanë potenciale të mëdha , e një të nesërme optimiste të zhvillimeve ekonomike , të bazuara në nëntokën e pasur dhe detin e pashfrytëzuar. Trojet shqiptare (Kosovë-Shqipëri) janë shumë të pasura me kromite. Ekonomistët thonë se këtu gjenden 90% e rezervave evropiane të kromiteve si dhe rezerva të jashtëzakonshme me plumb , zink , argjend , nikel e hekur-nikel , metale të çmuara këto , aq të domosdoshme në industrinë ushtarake. Minierat shqiptare , me pak investime në fushën nxjerrëse e përpunuese janë thesar i madh , i pashfrytëzuar. Mundësitë e importit janë 10 herë më të lira se nga Afrika e Jugut , e pasur me krom. Komplekset gjigande të industrisë ushtarake perëndimore kanë nevojë për nëntokën kosovare e shqiptare. A mos konflikti në Kosovë shpërtheu edhe për të mbrojtur prespektivën e produkteve të çmuara ? Dhe bregdeti shqiptar është , gjithashtu , joshës e strategjik në Evropën Juglindore. Atje mund të nisin e të mbarojnë artere të rëndësishme të transportit strategjik Lindje-Perëndim. Pra , ka një strategji afatgjate , me qitje të largët , që perëndimi u pozicionua si antijugosllav. Për këtë kemi një arsye më tepër që të kërkojmë një Kosovë të pavarur , një Kosovë të tregut të hapur , pra një Shqipëri të fuqishme , ku eksportet e metaleve të jenë dominuese në financat e kombit. Thuhet se Serbia , vetëm nga tregëtia e plumbit kosovar në Evropë nxirrte miliarda dollarë në vit , thuhet se Rusia e Serbia parashikonin investime të ndërsjellta , me vlerë 10 miliardë dollarë. E megjithë këtë , specialistët vërejnë se Jugosllavia , krahasimisht me zonat e gjera të Perëndimit , të Azisë , Paqësorit e Rusisë , nuk ka resurse strategjike dhe ekonomia e saj është e papërfillshme. Këtu duhen parë edhe shkaqet e vërteta pse Serbia këmbëngul për të mos humbur Kosovën. Shkëputja e Kosovës në të drejtën e saj historike , i këput damaret jetike Serbisë. Motivet e tjera etnike ideologjike , racore , historike fetare etj janë motive të dorës së dytë e të tretë , kryesisht të sferës emocionale prapagandistike ! Mbi këto motive , pra të dorës së dytë , regjimi i Milosheviçit përgatiti dhe amplifikoi pra pagandën e genocidit serb ndaj kosovarëve. Këto motive , pra të dorës së dytë , i hapën rrugën Aleancës Perëndimore për të ndërmarrë bombardimet në Jugosllavi.

Analistët e gjeopolitikës i shikojnë më qartë përmasat e aisbergut. Sipas tyre konflikti në ish Jugosllavi , ka të bëjë me përpjekjet e Perëndimit për të imponuar parimet e reja të civilizimit , sidomos në tregjet e hapura e të lira. Nuk ishte halli tek një Milosheviç , as te konflikti fetar , as te nacional komunizmi serb; konflikti nuk ishte as për të mbrojtur kosovarët. Të gjitha këto së bashku , ose secila veç e veç , shërbyen si preteks i konfliktit. Perëndimi goditi në ish Jugosllavi për të goditur politikat e vjetra konservatore , totalitare të Euroazisë. Pikërisht në Serbi , me në krye një “trim” si Milosheviçi , Euroazia konservonte më së miri politikat e saj të vjetëruara totalitore , pikërisht Serbia përbënte portën e hekurt të kufirit perndimor të Rusisë , pikërisht në Serbi , edhe shtete të fuqishme si Kina apo India , konservonin dhunën e ardhëshme ndaj etnive të vogla me tendenca shkëputjeje , pikërisht në Serbi nyjëtohen sfidat e Evropës së Bashkuar.

Është e vështirë të bësh një analizë të forcave lëvizëse në konfliktin e Jugosllavisë. Nuk kishin të bënin me “luftë klasash” siç përcakton marksizmi , as me luftën fetare siç thonë fondamentalistët , as me luftën raciste siç thoshnin nazistët e sionistët. Kishte diçka nga Maltusi , që i shikon luftrat si domosdoshmëri për pakësimin e popullatave të dëndura , “për higjenizimin e njerëzimit” , por kjo vetëm për anën e Milosheviçit , që e dëshironte Kosovën pa kosovarë. Gjeopolitika këmbëngul në argumentet e luftës së madhe të kontinenteve. Fundi i shekullit të XX tregoi tiparet mbarëplanetare të Ishullit të Madh (         SHBA) dhe të kontinentit të Madh (bregut) Euroazisë.

Angazhimi amerikan në “mbikqyrjen” e kontinentit plak , që ka shumë huqe , është total. Evropa e Bashkuar duhet të përballojë tre sfida të mëdha : Krijimin e një partneriteti me Rusinë , stabilitetin e Ballkanit dhe pajtimin e Turqisë me Greqinë. Në të tria këto sfida , SHBA , jo vetëm që janë partnerë me Evropën , por e drejtonë këtë. Këtu zënë fill edhe kundërshtitë , disa herë të pakapërcyeshme, por çdo aleancë e partneritet e drejton i fuqishmi. Me sa duket , krijimi i një partneriteti të ndershëm me Rusinë do të jetë afatgjatë dhe gjithmonë problematik. Sllavizimi , në më tepër se një shekull , ka qenë i zotëruar plotësisht nga RUSIZMI. Qysh nga shëmbja barbare e carizmit , Rusia , jo vetëm që nuk i ishte afruar Evropës , por kishte ecur kundër saj , mbërthyer nga parime ideologjike që Evropa nuk i kishte njohur kurrë. Patologjia rusokomuniste për të krijuar kudo në Evropën e Lindjes (e më vonë kudo në planet) sipas fazave qytetarin sovjetik , ka qenë marrëzia më e madhe që i ishte imponuar njerëzimit.

Pas përmbysjes së regjimit totalitar komunist , Rusia , gjithashtu është larg Evropës së Bashkuar dhe civilizimit perëndimor. Çdo hap që hidhet në drejtim të këtij civilizimi , që drejtohet nga SHBA dhe të fuqishmit e Evropës si Anglia , Franca , Gjermania etj , do të ndeshet në kundërshtimet e Rusisë. Sfida është kokëfortë. Perëndimi duhet të paguajë për reformat demokratike në Rusi. Dhe me paratë e perëndimit Rusisë i duhet të vrasë edhe çeçenët. Dhe perëndimi duhet t’i mendojë mirë kritikat për të se Borisët nuk firmosin në deklaratat që i duhet të bëjë bota e qytetëruar. Bill Klintoni deklaron hapur : “Ne duhet të kemi besim te aftësitë tona për të bërë atë çka është e mirë dhe kur ajo është e vështirë… siç është paqja në Lindjen e Mesme apo demokratizimi i Rusisë , apo një partneritet konstruktiv me Kinën.”

Pra , Amerika luan me topa të gjatë duke vëzhguar të gjitha pjesët e fushës. Dhe nuk e fsheh qëllimin : “Para së gjithash ne duhet të ruajmë vullnetin tonë dhe dëshirën për të kryesuar , për të siguruar atë udhëheqje amerikane , që për 50 vjet ka krijuar miq dhe aleatë në anën tonë , ndërsa ka lëvizur malet përreth botës.” Milosheviçi për të është një fosil i vogël , i fundit i gjallë i erës së komunizmit dhe i diktatorëve në Evropë. Parimore për SHBA është partneriteti me Rusinë , sfida më e madhe për tu përballuar , që Evropa nuk mundet e vetme. Demokratizimi i të varfrit është i vështirë dhe , kur ky është fortmirë i armatosur , mendjen e ka te armët , pa le që ka qenë dikur …dikush … !

Në këto rrjedha strategjike , politika amerikane shikon edhe demokratizimin e Serbisë apo izolimin e Irakut dhe Iranit që kërcënojnë rajonin me armë të zhdukjes masive.

Po Kosova dhe Shqipëria ç’vend zë në këto rrjedha ?

Është fakt ogurmirë që politika shqiptare (dhe kosovare) nuk bije ndesh me rrjedhat strategjike të politikës perëndimore. Por pas aparencave ka mjaft probleme , bile , disa tepër të mprehta. Sa herë që bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës , për shqiptarët e Maqedonisë , për të ardhmen e Kombit Shqiptar , sidomos bashkimin e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë , analistët e gjeopolitikës mbledhin buzët në dëm të çështjes shqiptare. Çështja shqiptare disa herë në histori ka qenë problem i mprehtë sidomos i Lindjes. Tani në fund të shekullit , gjithashtu , vazhdon të jetë problem , jo vetëm i Lindjes , por edhe i Perëndimit. Politika shqiptare nuk duhet të pajtohet me ata analistë të gjeopolitikës , qofshin këta profesorë , apo kryeministra të vendeve të fuqishme , që e trajtojnë çështjen shqiptare , në veçanti pavarsinë e Kosovës , aq sa të mos hapë probleme , aq sa të mos mundet të ndryshojë status cuonë rajonalë. Autorët e “politikës së madhe” nuk ka pse të kenë frikë nga etnocentrizmi shqiptar. Problemi etnik shqiptar duhet të çlirohet nga mendësitë e vjetra të politikës evropiane ; ai është një dosje që e mban peng Evropa konservatore për të zbutur partneritetin e saj me Rusinë. Ky peng kurrsesi nuk mund të dalë në pazar me Serbinë dhe sikur kjo të demokratizohet. Pakti i stabilitetit , rrjedhjet globale duhet ta presupozojnë zgjidhjen e çështjes shqiptare. Demokratizimi i Shqipërisë dhe i Kosovës është aspiratë thelbësore e palës shqiptare , që nuk atakon kurrsesi civilizimin perëndimor i cili s’mund të quhet i tillë nëse e përjashton atë. Si do të jetë Kosova dhe Shqipëria pas protektoratit perëndimor ? A është e gatshme politika shqiptare të japë zgjidhjen më të drejtë që do t’i trokasë në portë ? Besoj se të drejtat e njeriut nuk bien ndesh me të drejtën e popujve për vetvendosje. Dhe sovraniteti , s’ka përse të tkurret vetëm për hir të të drejtave të njeriut.

Aisbergët , sado që të jenë të mëdhenj , e kanë jetën më të shkurtër se ujët e detit. Vjen një ditë që ata përthyhen e shkrijnë.

Ata që kanë në dorë të tundin malet e botës , duhet të lëvizin e të heqin një herë e mirë , gurët mbi qafën e popujve të vegjël , pra , dhe të Kosovës.



                                                                                         P. L.



















































































                                                                 

                                                                   





                                     PJESA  E  TRETË



                         









                               LIMFA  E  BALADAVE













                          MASMEDIAT  THRRASIN  REMBRANDIN



Në kohën kur ekspozohej para publikut tablloja e Rembrandit “Leksioni i anatomisë” në botën akademike hollandeze plasi skandali. Kjo tabllo e njoftun e mjeshtrit paraqiste nji shtrat mbi të cilin ishte e shtrime nji kufomë me mishnat e saj mavi të zbehtë si parafinë e muskujt , vende vende të çamë e të hapun për demonstrim anatomik. Mbi të nji çetë kureshtare studentësh “borgjezë” me kapelet e zeza strehëgjana e jakën prej dantelle të bardhë të pamungueshme rreth qafës.

Shkaku i skandalit ishte thjesht akademik : a duhej të paraqitej në pikturë , qoftë edhe nën titullin e leksionit të anatomisë pamja makabre e nji kufome të kërveshun mishnash me ato tone ngjyrash që njeriun delikat i sugjerojnë automatikisht edhe erën e stërvinës ?

Me nji fjalë estetika e kohës nuk e lejonte at lloj realizmi makabër , sidomos në artet figurative ku sugjestioni asht shqisor e i atypëratyrshëm.

Morgu rembrandian kishte ngritë nji polemikë e kjo polemikë ishte mbyllë mbasi disa estetë kishin dekretue ligjin estetik se disa objekte , disa gjendje , disa rrethana nuk janë të bukura , janë antiestetike edhe kur qëllimi i rrethanës e i ekspozimit asht i moralshëm. Me sa di unë Rembrandi ia mbylli derën kufomave në tabllotë e veta , e , përveç ndonjë etydi me karbon , s’u mor ma me mishna njerëzore të hapuna e të shpërvjeluna.

Na sot e kemi të vshtirë ta imagjinojmë se cili kishte qenë ai trill që e çonte Rembrandin të skandalizonte katedrat kritike të kohës që , për kah rreptësia , ishin po aq autoritare sa gjykatsit me togë e parrukë.

Lojën me figurën a figurat sot e ka në dorë televizioni. Lufta e Kosovës u mbulue prej kanaleve ma prestigjoze të botës , 24 orë pa pushim. Shqiptarët e Shqipnisë e zbuluen Kosovën përnjiherësh me amerikanët e australianët. Habia jonë qe e madhe. Kosovarët na dukeshin ftyra të njoftuna , ftyra të pame diku. Na s’e dinim , ne s’na ishte thanë se raca shqiptare kishte veçanti fizionomike që na bajnë me njoftë njeni tjetrin pa pasë qenë takue kurrë. U hap para nesh edhe Kosova me pejsazhet e saj e me fshatnat e saj. Për sytë tonë zbulimi figurativ i Kosovës ishte nji rivelacion i madh. Ne u gjetëm përballë vetes sonë pa ditë se ç’duhej mendue për të. Shumëkush s’guxonte ta quente atë vete , megjithatë ngjashmënia ishte impozante , gja që e rriste në kulm mbetjen tonë si guakë. Operatorët punuen me shumë frymzim artistik. Refugjiatët i merrnin prej kambësh. Dukej nji varg i pafund kambësh të pasintonizueme ritmikisht që ecnin për diku. Kambët ishin të ndryshme. Kambët ishin protagoniste të ikjes së madhe. Ftyrat ishin diku nalt , maje supesh , të ngime e pa shprehje. Kambët përpinin rrugët tue lanë gjurmë të ngrime e të thella në baltën e njomë. Nji popullsi në ikje. Kryesisht gra , foshnje e pleq. Ndonji burrë i moshës së re deri mesatare , kur kalonte para kameras , mundohej t’i shmangej objektivit. Mosha e tij ose ishte në mal e veshun ushtar , ose ishte në dhe tue u kalbë. Portretet e ktyne burrave ishin shumë tragjikë. U trembeshin kamerave si smundës. Por mjetet e informacionit nuk ndaloheshin te askush. Ftyrat njerëzore të çdo moshe , të dy sekseve kalonin si në konvejer. Dhimbja njerëzore bante paradë. Kam parasysh portrete pleqsh të moshave 60 deri 90 e kusur vjeç. Kameramanët insistonin mbi figurat e tyne. Gropa e syve me rrudha radiale ishte e skuqun prej lotësh që as derdheshin , as thaheshin. Nji plakë ka nji hall , hallet e atyne ditëve , e atyne njerzve , e atyne figurave. Çon dorën e fshin lotët. Mnyra se si i fshin asht e pazakonte. Ajo nuk i fshin lotët me bulat e gishtave të dorës , por me trinën , pjesën e prapme të saj. Akti i fshimjes së lotëve përsëritet te shumë pleq , bile edhe te disa fmi. Të gjithë i fshijnë me trinën e dorës. Kocka e treguesit në cep të grushtit , futet ma lehtë në kavitetin e synit , e kruen ma mirë , i mpin ma mirë gjandrat e lotit e ata , lotët , do t’i vonojnë pak deri në fshimjen tjetër. Unë ngul kambë se ne shqiptarët i fshijmë lotët ndryshe prej të tjerëve , gja që e lehtëson njoftjen tonë ndër vete në raste rrethanash që shkaktojnë lotë dhimbje.

Televizioni na sillte burra , burra të panumërt që qanin. Për botën anglo-saksone nji figurë burri që qan asht saktsisht baraz me figurën e nji grueje që qan. Për ne , shqiptarët , për nji burrë që qan themi se asht i dobët , ose , pale se ç’hall të madh ka. Të gjithë burrat që i kam pa tue qa në ato ditë ekzodi biblik ishin të dobët. Kishin dobsi për shpitë , për të afërmit që i kishin humbë rrugës , për kullën e djegun , për arat e punët e bujqsisë , që dita po rritej e ata po largohesin tue i lanë tokat djerr. Të gjithë burrat që i kam pa tue qa në ato ditë ekzodi biblik kishin nji hall të madh. Ishin tmerrsisht të piklluem që s’mund t’i ndalnin lotët.

Por fotografia  e luftarit të UÇK-së që bie në gjuj para nji binari me numër përsipër te nji vorrezë kolektive e qi bani xhiron e botës , mbetet emblematike për ketë luftë. Nji djalosh i ri , rreth të njizetave , ka mbrritë te vorri masiv i fshatit të vet e mbasi ka lexue numrin ka identifikue njeriun e familjes , prindin , vllain. Ai e ndjen se asht vonue e se kjo vonesë ka shkaktue humbjen e personit të dashun. Kap dheun me dy duer , e shkërmoq e çon sytë përpjetë me pyetjen e dëshpërueme që s’do përgjigje : pse ? Rreth e përqark askush , në sfond ndonji kaçube e dielli që bie pingul. Toka asht e thame. Mbas shinave të fundit , dielli e ka plasë tokën. Plasja e tokës sugjeron dhimbjen për tokën. Asht ende pranverë , por në foto kanë hy përdhunisht elementë të verës. Eksplozioni i verës përkon me eksplodimin e dhembjes. Jazi i verës asht ma shkrumbues. Ky njeri duket i pangushllueshëm.

Interesante asht edhe fotografia e nji kosovari që , me sytë e mbushun me lotë , i tregon reporterëve dy fotot e fmive të vet të humbun. Rasti asht pak ma special se të tjerët. Ketë herë subjekti në objektiv ka nji përziemje të çuditshme dhembje e inati bashkë. E çuditshmja asht se inatin në foto nuk e ka me autorët e zhdukjes së fmive të vet , por me reporterin , para të cilit ai pozon ose detyrohet të pozojë.

Për fshatarin kosovar që i kanë humbë fmitë , dy fmi si drita , fotografitë e të cilit ai i ka vendosë mbi portofolin e vet dhe ia tregon me ngulm objektivit , ka krijue nji raport të caktuem emocional , negativ kisha me thanë , me fotoreporterin që mshifet mbas aparatit dhe kërkon ta fokusojë ose ta inkuadrojë.

Reporteri ban nji detyrë të vetën. Ai fotografon dhe me fotot e veta përpiqet të sensibilizojë opinionin. Dhe kaq. Por fshatarit në objektiv që intuitivisht e di se sa e gjatë do të jetë procedura e kalimit nëpër opinion e se , deri atëherë , diçka e keqe mund t’u ndodhë fmive të vet , poza para atij reporteri i duket qesharake e humbje kohe. Ai nervozohet se nuk mund të vendosë nji kontakt sy më sy me reporterin. Ai dhe fmitë e tij nuk mund të jenë dakod me atë zgjidhje që u ofron ai e aparati i tij. Ky , mendon fshatari , vrapon mbas njerzish që kanë dhimbje të mdha , tregon interes për ta , shkrep dy-tri herë blicin e vet dhe kur unë mendoj se ky njeri mund të ma zgjidhë problemin , ai çohet e kris me nji “falemnderit” me kokë. Fshatari ndjehet intimisht i tallun. Ai njeri me kamera , sa ma dhimbje të madhe të fotografojë , aq ma mirë paguhet. Po fmitë e mi kush i gjen ? Turbullt fshatari e ndien se puna e gazetarëve ka diçka cinike , tallëse , therëse. Banu keq ti , po s’të erdha unë me vrap. Prandaj në sytë e tij shndrisin dy lloje dritash : dritat e lotëve të dhimbjes e xixat e inatit.

Revista gjermane “Shtern” kishte në mbarim të luftës së Kosovës nji rubrikë të madhe në lidhje me hatatë që u gjetën në atë krahinë mbas hymjes së KFOR-it. Foto të mdha sa të dy faqet. Foto pusash fshati me kufoma të plandosuna mbrendë e silueta kpucësh që nxijnë mbi pasqyrën e ujit. Në nji dyfaqësh tjetër , pranë nji vijë uji , nji trup i pajetë e koka e tij , kafkë tashma , disa metra larg. Pranë kafkës , nji masë e kuqe e leshtë skalpi i tij. Sipër diçitura : E vranë se nuk kishte pare të blente lirinë. Në faqen tjetër , makabriteti : plani i parë i kafkës pa skalp. Nofulla e poshtme , e dalë prej çernierash , imiton nji të qeshun llahtare. Kafka , e njomë. Landa kockore ngjyrë e gjallë , plot lagshti limfe. Gati e tejdukshme. Ikja e lkurës e tipareve të individit që qe , nuk ia ka heqë plotsisht asaj kafke idenë e të qenit gjallë. Ajo asht nji kafkë e gjallë. E qeshuna e saj e çapërdisun sikur thotë : S’keni se ç’më bani ma. Kudo rreth saj fitila indesh mishtore që varen të patretuna. Diku mbi kockat e ngrituna të vetullave asht ndalë nji mizë , nji mizë prej atyne të kalbzimit. Mizë e ndritshme , mizë prej çeliku. Nishan i bukur mbi vetullën që s’asht. Hienave të Afrikës , ndër ne u përgjigjen kto lloj mizash. Fort kujtoj se paraqitja e ktij tmerri , që fare mirë mund të quhet “njeri i zmontuem” , asht ba prej gjermanëve për të dishmue se “jo , na s’kemi ba të tilla gjana”. Ndoshta subkoshienca e popullit gjerman ndjehet ma pak e presueme , kur raste të tilla flagrante ia diskutojnë primatin e mizorive të tyne gjatë Luftës së Dytë.

Prej thellsisë së kohës koka kuqane e Rembrandit tundet sa pak e buzët e tij formojnë nji buzqeshje gati të papërceptueshme :

“ A ju pata thanë ? Mos e merrni si të huej asgja njerzore.”

             

                                                                                              P. SH.

                     















































                       KUFINJTË E DHEMBJES DHE TË BUKURISË



Atë ditë isha vetëm në shtëpi. Ekrani i televizorit më dukej i përgjakur. Ndërroja kanalet por njollat e gjakut ishin gjithandej njëra mbi tjetrën. Prej andej , nga teatri i luftës , më dukej se gjaku rridhte i pastër , i nxehtë , rrëke ; lante ekranin e televizorit dhe binte në dyshemenë e dhomës sime i kuq flakë. Gjëmojnë në qiell avionë të rëndë. Në tokën e Kosovës ngrihen zjarre ferri e hapen gropa të mëdha. Turmat e grave të fëmijve , të pleqve , e gjithë popullsia e Kosovës , ndiqet pas nga hienat serbe. Qindra hiena të uritura serbe kafshojnë nga pas. Dhe mishin e njomë të fëmijve dhe kockën e pleqve 90 vjeçarë. Dhe s’ngopen me gjak…

Ashtu të plagosur , të raskapitur , me shapka në këmbë e me rrobat e trupit , të lagur , të ftohur , të pangranë , vendosur nëpër kollona të gjata , me foshnja në duar ; ashtu të heshtur e dinjitozë , të urtë gjer në palcë , kalojnë kodra e lumenj e pyje , kalojnë qafa malesh , kalojnë kufijtë e vdekjes.

…Ku , ku t’i varrosim të vdekurit ?! Kërkojmë një vend , të hapim një varr ! Jo , vazhdo rrugën ! Pas kemi serbin. Edhe pak , edhe pak ! Dhe dynden e dynden drejt tokës arbërore. Dhe ajo e moçmja , e varfra , buzëplasura historike ka dalë e gjitha në rrugë , hap krahët e i pret. Ja Kosova , e gjitha këtu ! Nga avioni kampet e kosovarëve duken si varre të murrme. Ç’ka ndodhur vallë ? Mos kanë shpërthyer flakët e Vezuvit apo tërmeti ka rrafshuar gjithçka ? Jo. Nuk janë varre. Është Kosova mbledhur e gjitha këtu , nëpër kampe , nëpër çadra. Ja qytetet : Prishtina , Gjakova , Peja , Prizreni , Drenica…, ja një çadër e madhe maternitet , ja lavamani , ja shkolla dhe disa fëmijë që lozin me top. Ndanë rrugicave , diku , për të mos u vënë re , pleq të lashtë sikur kanë zbritur nga legjendat , kryqëzuar gjunjët dhe krahët e gjata humbasin me orë të tëra në vetvete të zhytur në mes të gjëmës…

Midis kampeve , midis qyteteve e fshatrave të mbledhur në krahë të njëri tjetrit , ca rrugë të ngushta , të përbaltura me emra të çuditshëm : Bill Klinton , Toni Bler , UÇK , Miss Albania… E nëpër to , gjithmonë , plot e përplot rrugicat me fëmijë , me mijra e mijra ! Janë mbledhur këtu të gjitha cicërimat e Kosovës , janë çarë qiejt e saj e kanë derdhur zogj. Sa shumë zogj paska pasur ai qiell ! E këto rrugë , që kufizojnë kampet , me ata emra kuptimplotë , ndoshta janë emrat e bulevardeve të nesërme , emrat e shpresës , emrat e lirisë , që këtë radhë i dërgoi zoti si shpëtimtarë nga qielli…

                                                                                         P. L.                                                                                                

                                                      TEUTA



Ajo kish emrin e mbretëreshës së madhe ilire. Ishte një nga mijëra vajzat shqiptare që nga Epiri deri në Dardani me emrin “Teuta” ; si mijra vëllezër të saj në çdo skaj të kombit shqiptar me emra mbretërish ilirë “Bardhyl , Agron , Genti , Pirro , Gjergj…”

E masakruan Teutën.

Se ishte kosovare. Se ishte e bukur. Se mbante emrin “Teuta”…

Ishte nga fshati Zhur , pranë kufirit me Shqipërinë. Buzë Zhurit u zvarritën qindra mijra kosovarë për të kapërcyer qafat e vdekjes , të ndjekur pas nga lukunia e militarëve serbë. Buzë Zhurit ishte instaluar një batalion ushtarësh serbë , që ruanin kufirin e do të ktheheshin disa herë në Zhur për të zhuritur çdo frymë të gjallë që guxonte të qëndronte në “Zhurin serb”!!..

Por dhembja nuk fillon e nuk mbaron këtu. Në atë përzënije të skëterrshme të një populli të fisëm ndoshta dhembja që vjen nga plumbi ishte më e lehta. Prindër kosovarë mbanin prej dore fëmijët e tyre , sidomos vajzat dhe me fytyra të tmerruara , nxitonin të kalonin kufirin. Maska të zeza serbe depërtonin midis turmave dhe me thikë në dorë shkëpusnin vajzat e bukura.

Halil Dauti 52 vjeçar , me të shoqen Farien , nuk e mbrojtën dot vajzën e vetme Teutën. Maskat e zeza e kapën vajzën pas gërshetit të trashë , e shkëputën nga prindërit përdhunshëm , e hoqën zvarrë dhe e përplasën veç , pranë bukurosheve të tjera , që qanin dhe lebetiteshin si zogjtë e sorkadhes midis panterave , që jargëzonin e qeshnin …

Prindërit hidhnin këmbët kuturu duke kapërcyer ferrin por fytyra u mbeti pas e tmerruar. Pas kishte mbetur Zhuri i tyre i përpirë nga flakët. Pas kishte mbetur Teuta , shpirti i tyre. Pas kishte mbetur një copë zemër e babait dhe e nënës ; një copë zemre prerë me thikë. Dhe gjaku nuk lëvizte nëpër damarët e prindit.

Atje , në të kapërcyer të qafës së Morinës , burri Halil Dauti do qëndronte një çast , do ta shkundte të shoqen prej supesh e do t’i thosh : “Mbaju , burrneshë ! Ky është fundi i shkjaut ! Kosova do çlirohet !”

Zemra e gruas donte t’i thosh : “ Po është e vogël Teuta , mor burrë ! Ata flokë të saj , ata sy ! Oj , oj !..

Ç’e dua unë jetën ?! Oii , Oii Kosovë , dashke dhe flokët dhe sytë e Teutës !! Por gruaja i përtypi lotët e kyçi zemrën dhe para burrit heshti.

E masakruan se ishte kosovare. Se ishte e bukur. Se mbante emrin “Teuta” !



                                                            *

                                                     *            *



Kur të gjithë kosovarët po kthehen me ngut në Kosovën tonë të lirë , Halil Dauti me të shoqen banon akoma në shtëpinë e mikut në Tiranë. Ata nuk po guxojnë të kthehen në Zhurin e tyre aq pranë kufirit , që tani , s’është më kufi. Ç’ka ndodhur ?

 Miku i tyre , Xhemali , që nxitoi për tu kthyer ka sjellë për ta nga Zhuri një dhembje të veçantë. Në jugë , nga anët e mia , i themi “mandatë”. Një zarf me anë të zeza , me vdekjen brenda ?! Jo. Një kujtim… Një kujtim të fundit nga Teuta ! Një qese e vogël plastmasi. Brenda një shall i bardhë mëndafshi , një orë dore , dy thika dhe fotografia e Teutës me sy të kaltër ëndërrimtarë…

Dhe dy thika , pra , që u ndodhën në tryesën e guzhinës së tyre. Njëra e mprehtë për të qëruar zarzavatet , tjetra për të prerë bukën…

E kish gjetur Xhemali nën mbulesën e divanit të përmbysur në shtëpinë e tyre atë mandatën e Teutës. Dhe mandata s’mbahet gjatë , mandatën e sjell edhe era edhe zogjtë , ajo është amanet.

Askush nuk guxon tu thotë prindërve të Teutës të kthehen në Kosovë. Të gjithë e dinë tashmë , por…

Dhe thotë nëna : “ Kam frikë të kthehem në shtëpi. Jo nga gërmadhat , jo ! Më përfytyrohet sikur në divanin , ku Teuta ka fshehur këtë qese të vogël plastmasi , do të gjej njollat e gjakut akoma të pa thara…”

Teuta nuk mundi ta duronte dot turpin. Nga fytyra e saj ëngjëllore nuk mund të shpëlaheshin jargët e serbëve. Në trupin e saj të brishtë demonët përdhunshëm kishin lënë farën e djallit…

Ejani me mua , vëllezër ! Edhe ju prindërit e saj ! Ejani ta kërkojmë Teutën në thepisjen e shkëmbinjve të Krujës ku pararendësit e saj u hodhën në greminë për të mos rënë në duart e turkut , ejani në humnerat e Sopotit , nëpër emrat e suljotëve. !

Është me to edhe emri i Teutës ; i pastër nëpër thikat e shkëmbenjtë e gjakut ! Humnerat e turpit janë më të thella. “Le të ndizet lulkuqe gjaku im”.

Këto mendoi në ato çaste me dy thika në duar , kur , me mënyrën e saj gjeti shpëtimin e nderit dhe emrit të saj.



                                                                                            P. L.



               





                                                  KALI  I BALADËS



Po ktheheshin kosovarët me ngut. Varganë të gjatë me zetorë , kamionë e autobuzë gjarpëronin bjeshkëve e qafave , të heshtur si në një funeral kombëtar. Askush nuk e dinte numrin e të vrarëve të mbetur atu këtu të pavarrosur. Ata , ashtu tek treteshin ngadalë nën shi e nën diell , rëndonin mal mbi truallin e zhuritur të Kosovës.

Mujë Berisha , hipur në një autobuz luksoz të NATO-s , sapo syri mjegullor i kapi trojet e tij , u ngrit më këmbë , zgjati krahun kockor dhe i thirri shoferit : “Ndal këtu !”. Dhe bëri të zbriste me atë trupin e gjatë si një konstruksion kockash të lidhura prej qëmoti kështu.

Dikush tha se ai plak është Bacë Berisha , se ai nuk e mban mend sa vjç është , sa djem e stërnipër ka. Në të zbritur një plak tjetër i foli : “Bacë , mos po zbret gabim ?” Dëgjova zërin e kalit , u përgjigj ai dhe kryet s’i ktheu pas. Sapo këmbët i zunë dhe , si një siluetë fantazmë u përkul në tokë. Seç thoshte me vete brenda gjoksit tërë brinjë dhe me ballë e me shuplakat e dorës prekte tokën sikur t’i thosh : Ja , erdha ! Të pata thënë , o i gjallë , o i vdekur do të kthehem , o Kosova ime e madhe !

Pastaj fantazma vuri duart në vesh sikur donte të kapte në erë një kumt të njohur , mbetur këtu , fshehur nëpër ahishte rrëzë bjeshkëve. Një erë e zgjatur , si kujë monotonte e godiste në veshët e plakut dhe nuk ndjeu nëpër të as trokun as hingëllimën e kalit të tij të bardhë. E kish lënë këtu atë ditë kalin e dashur. Ai kishte mbartur në shpinë të gjithë rob’t e shtëpisë. Kish bërë disa rrugë me fëmijtë në fillim duke i mbajtur me kujdes në shpinë , në vithe , në qafë. Pastaj me plakën e me radhë nuset e gratë e veja. Rrugën e fundit e bëri me të zotin , Mujë Berishën , harruar nga vdekja qyshkur dhe që s’donte ta linte shtëpinë për qamet. Por kali kish ulur shpinën dhe i kish thënë : Hip ! Dhe plaku e dëgjoi. Mbahej me zor mbi jelit e kalit , dridhej si purtekë e atje , pranë kufirit , nëpër turmat e njerëzve që iknin nën një shi të zi , dikush e kish zbritur nga kali. Plaku kish mbetur i vetmuar , kish humbur të gjithë të tijtë dhe mendja i rrihte te kali i braktisur… Kur e pyesnin në Shqipëri për njerëzit e shtëpisë , plaku murrëtohej në fytyrë , sytë e vegjël i humbisnin thellë ballit prerë nga rrudhat dhe i munduar thoshte : “Nuk e di , kam shumë. Nuk e di sa u hodhën këtej e sa mbetun brenda , nuk e di sa janë gjallë e sa kanë vdekë , por kalin e mbaj mend. E lashë atje kalin e bardhë. Nën një shi të zi. E nuk e di , a ka bar me ngrenë , a ujë me pi ; a është gjallë apo ka vdekë…”

Kuja e erës sikur i hidhte copa copa në vesh hingëllimën e kalit. Ai është , mendonte plaku , ai – e njoh zërin e kujës. Po troku i tij pse s’po dëgjohet ?! A thua ia kanë prerë këmbët kalit tim ?! Mos ka venë krah e fluturon ? Apo ka dalë kullave të krajlit për me marrë Mujin e Halilin a një nuse me duvak ?!…

Befas ahet e lartë u drithëruan nga piskama e hingëllimës. U ça ahishtja e dendur më dysh dhe , me sytë e mjegulluar , plaku nuk e dalloi mirë kalin e bardhë. Zbriti nga gjiri i reve të bardha apo doli nga dheu në mes të aheve të lartë ? Ja kali i bardhë para tij. Plaku kish hapur krahët pa kuptuar. Kali zgjati kokën mbi supet e plakut. E pushtoi atë kokë kali plaku e , me duart që i dridheshin , i fërkoi gushën e jelet e gjata ia mori në gjoksin e tij. Seç mërmëriti ca fjalë shpirti kali e plaku vuri re dy vraga të zeza lotësh që iu varën nëpër nofullat e gjata. Dy vija të zeza , të thella. Kish qarë kali me lot të nxehtë e loti kish bërë udhë në nofullat e gjata të kafshës.

 -S’pata as bar me hangër as ujë me pi – tha kali e shtatë Omerat kanë vdekë…

-E di , vëlla – tha plaku , po këtë plagë në kofshë kush ta ka hapë ?.

-Më kafshuan – tha kali , por shumë herë u shpëtova.

Plaku vuri re plagën e dhëmbit në kofshën e kalit. Ajo kish zënë dregëz të zezë. Vija e zezë e gjakut nëpër këmbën e hollë kishte ngrirë. E patkoi kishte rrjedhë gjak nëpër gjurma.

-Më qëlluan edhe me plumb në vithe , tha kali , po as plumbi s’më mbajti dot e trupi im e treti predhën , e unë fluturoja nëpër bjeshkë. U mbushën bjeshkët me korba këtë vit. Ato binin mbi mua si re të zeza , por nuk më shtrinë dot se bëra krahë e plagët nuk u a dhashë.

Plaku dhe kali shikonin njëri tjetrin në sy. Plaku mundohej të përfytyronte të zezat që kish hequr kali i kali mendonte plagët e të zotit.

-Pse hesht ? – pyeti plaku.

-…

-Më trego për të tjerët. A është gjallë vatha e shtëpisë ?! Fol , vëlla !

-Delet i vranë me breshëri plumbash – tha kali. I vranë atë nati që ikët ju. Shpirtërat e bardha të deleve rënkuan tërë natën e blegërimat u shuan në mëngjez. Qeni ndenji me kufomat shumë ditë duke ulëritur mbi to. Pastaj dhe qenin e qëlluan me plumba e i këputën të dyja këmbët e para. Dhe qeni u hoq branë si cung i gjakosur rreth e rrotull vathës e vate e vdiq , pa bërë zë , në pragun e shtëpisë së rrënuar.

Heshti kali përsëri. Dhe plaku heshti. Dhe zemra e tij godiste përbrenda brinjët e plakura.

-Po ti pse nuk më pyet për nusen e për Mujin e vogël , o Bacë ?! – tha kali.

-Kam shumë nuse , e shumë të vegjël – tha plaku. Po nusja e vogël , Bora , dhe foshnja s’është më – tha kali.

Por unë mbaj mend se Borën ti e more në shpinë me të voglin e saj – tha plaku.

-Ata e ndanë nusen nga turma , Bacë dhe e vranë me foshnjën në gji.. Eh , eh ! – bëri kali.

Sikur iu ça gjoksi plakut. Zemra i shkallmoi brinjët e plakura , uli kryet dhe : Mos vëlla , mos ! Ish e bukur Bora dhe ferishtja kishte emrin tim…

…Ish i hidhur prilli e lulemollën në kopësht e dogjën. E jonxhat i përzhiti flaka. E drapëri i hënës humbi nëpër bar. Oh , oh !

Kali ngriti kryet , e pa të zotin në sy e i tha : Mbaju Bacë ! Qumështi i nuses rrodhi nëpër vrima plumbi e buzët e foshnjes më kot kërkonin në gjirin e së emës. E qumështi u bë gjak e gjaku ngriu. E foshnja u bë engjëll e fluturoi me krahë pëllumbi. E kërkonte të emën varr më varr. E emrin e Mujit të legjendës mbante. Nipi i Nënë Terezës ishte e një mijë breza kosovar.

Hoqa keq , o zoti im – tha kali – Edhe unë bëra krah e po e kërkoj foshnjën gjithandej nëpër bjeshkë e s’po bije dot në të. ndoshta u bë shpirt a u bë ajër. E buzët e tij kërkojnë gji. Po s’pati gji për engjëj këtë radhë. Dhe shkëmbi dhe pema dhe bjeshkët dhe lulemolla në kopësht , donin të bëheshin gji e qumështi u ngriu. Thërret me piskama foshnja e britmat e tij ngrihen në kupë të qiellit. U shkoq shkëmbi e bjeshka e lulemolla u dogj. Shteruan buronjat e Kosovës dhe krojet rrodhën gjak.

E dëgjuan zanat e malit gjëmën , ato të kahershmet zana , që kishin ushyer Mujin e legjendës me qumësht ; donin të ngriheshin nga honet e baladës e të nxirrnin gjirin majë bjeshke , por kish shterruar prej dhembjes dhe gjiri i tyre. Zanat dëgjonin britmën e fëmijës e nga tmerri filluan të shkulnin flokët e gjijtë e sytë e tyre donin t’i nxirrnin me duart e veta.

Klithte pylli i lismajave e lisat thyeheshin një nga një. Ahet e gjatë rrëzoheshin me kujë , binin plasur , çaheshin trungjet e radhë radhë ktheheshin në arkivole. Kisha dëgjuar kujën e Ajkunës e të nuseve të veja , kisha dëgjuar dhe burrat të qanin e t’i binin gjoksit me bat , por s’kisha dëgjuar vaje bjeshkësh e shkëmbenj të thërrmuar nga morti jo !

Hip , o Bacë mbi shpinën time e unë do të të mbaj e bashkë me ty do fluturoj nëpër varre. Qëkur nisët të ktheheshit ju , ka fillue Muji me bezajt. Grykat e bjeshkëve oshtëtijnë ndryshe e gjokset e virgjëra të vajzave kanë fillue të rrjedhin qumësht të bardhë si bora. Është i gjallë Muji i vogël , Bacë ; ai endet si shpirti i pavdekshëm i Mujit të baladave ; thërret ai dhe po dëgjojnë edhe zanat e kahershme , që tundin gjirin , dhe buronjat e Kosovës e dëgjojnë e po shkrijnë e kanë filluar të rrjedhin edhe ujë të ftohtë dhe qumësht të bardhë



                                                                                              P. L.        

                               

                                               LUGINA  E  VDEKJES



Kish vite që kjo luginë e kish humbur emrin e saj dhe quhej “Lugina e vdekjes” ose “Kazermat e Llukarit”. Çmenduria serbe kish grumbulluar këtu gjithë arsenalin luftarak të vdekjes. Qindra automjete lëviznin këtu ditë e natë me vdekje ngarkuar. Depot e pafund rreshtoheshin njera pas tjetrës me barkun e zi mbushur me vdekje. Dhe pemët përreth dhe bari , dhe ujët , që çuçuriste me gjethet në fund , i përkisnin vdekjes.

Po përgatitej vdekja e një populli. Ushtarakë të çmendur serbë kishin projektuar në këtë luginë të gjitha llojet e vdekjeve. Ç’logjikë e përçudnuar njerëzore qe kjo që llogariste vrasjen e një populli me plumba të thjeshtë , me predha artilerie të të gjitha milimetrave , me lëndë kimike , me mina xhenjere , me raketa tokë-tokë e tokë-ajër ? Nga kjo luginë vdekja shpërndahej kudo nëpër Kosovë. Ajo binte nga qielli dhe qe mbjellur edhe në tokë. Qindra mijë mina të ish markës “BRSS” u mbollën nëpër rrugë , nëpër shkolla , spitale , nëpër kopshte pranë çezmave me ujë , kudo që mund të kalonin fëmijët kosovarë për të luajtur me minakukullat e bukura serbe. Vdekja do të mbetej pas edhe pas luftës si një mesazh i përhershëm. I gjaktë.

Një natë prilli , të gjitha depot e vdekjes i përpiu flaka. Aviacioni i NATO-s kish goditur me saktësi. Në “Luginën e vdekjes” ishin hapur varre gjigande. Krateret ishin kaq të thella sa nga nëntoka kish dalë uji i zi. Faqet e luginës i përzhiti flaka dhe vdekja e groposur thellë kratereve dukej se kishte gjetur fundin. Ndoshta Aleanca Atlantike bëri një provë të suksesshme dhe tregoi se si mund të groposej vdekja. Vite më vonë , ndoshta kur të mbijë bari i gjelbër dhe pemët të quhen pemë, mund të ndryshojë edhe emri “Lugina e vdekjes”.



                                                                                     P. L.

                                         



                                               STALLA  E  DERRAVE



Pranë “Luginës së vdekjes”, buzë gropës së thellë , që kishin hapur bombat , kishte shpëtuar për mrekulli një stallë derrash. Zëdhënësi i NATO-s , pasi raportoi se “Lugina e vdekjes” nuk ekziston më , se avionët e Aleancës nga distanca 5000 metra lartësi kishin kryer një nga bombardimet më të fuqishme në historinë e saj me saktësi matematike , si për të qeshur , shtoi se një stallë me derra serbë kishte shpëtuar e paprekur disa metra më tej.

Zëdhënësi i NATO-s nuk mund ta dinte se derrat serbë kishin filluar sherrin midis tyre. Ulërimat e tyre dëgjoheshin në të gjithë luginën. Ata kishin mbetur pa ngrënë dhe godisnin njeri tjetrin me nofulla ta shkumëzuara. Disa ishin shurdhuar e verbuar nga bombardimet dhe disa të tjerë kishin guxuar të çanin gardhin dhe kishin dezertuar. Por derrat nuk e kanë problem , as veshin , as syrin , ata çdo dhembje e ndjejnë në stomak. Të mësuar të futin nofullat kudo për të ngrënë në çdo çast , tani stomaku i tyre kish filluar të ulërinte nga uria. Ata janë derra nga më të zgjedhurit e racës së vet që s’e kishin provuar kurrë urinë dhe stomaku i tyre ishte gjithmonë plot. Tani kërcitjet e dhëmbëve po bëhen më të shpeshta dhe nofullat kockore goditnin njera tjetrën majtas e djathtas. Ata që kanë shpëtuar edhe nga sytë edhe nga veshët , tregojnë shtegun nga dezertuan derrat e parë , por derrat qorra me trupat e tyre të rëndë e me dhëmbët e derrit , nuk lënë shteg për ikje. Derrat më të mençur kanë filluar të grupohen dhe guxojnë të dalin kundër shefave të tyre , që po harrojnë masën e madhe të derrave , të cilët mbushën plot 48 orë pa ngrënë , pa pirë e pa dritë. Derrat me shkollë , në mesnatën e tretë u kërkuan vëllezërve të tyre që të vihen të gjithë në rresht dhe të organizojnë mitingje proteste , por hajde të të dëgjojë masa derrave shurdhë dhe qorrë , që duan të hanë. Vetëm një bisht derrash i dëgjoi ata , bile i akuzuan se ata me shkollë gjithnjë kanë ngrënë më shumë.

Ditën e  tretë , pas bombardimeve të “Luginës së vdekjes” , një avion spiun i NATO-s pa pilot , arriti të filmojë një skenë derrash , që akoma mbahet sekret : një derr qorr , duke përplasur dhëmbët me një tjetër qorr , i kishte hapur një plagë gjaku. Derrat e tjerë përreth , sapo ndjenë erën e gjakut , e kishin kollofitur të plagosur me gjithë qime.

Specialisti përkatës në komisionin e “Ndalimit të luftrave civile”, me gjysëm zëri , ishte shprehur : “Lusim zotin të mos përsëriten skena të tilla , përndryshe në stallën e derrave do të kemi shumë gjak”.

Një specialist tjetër në “Komisionin e goditjes së centraleve elektrikë” , duke kundërshtuar të parin , këmbënguli  në bombardimin e centraleve , me argumentin absurd , se derrat shohin më mirë njeri tjetrin kur ndërpriten dritat…

                                             

                                                                                          P. L.                                        



                                               VAJZA  E  KOSOVËS



Në të dalë të Llukarit , në rrugën Prishtinë – Leskovac , kosovarët u mblodhën me mijëra për të rivarrosurr 47 kufomat e një varri masiv. Mbi kufoma kishin hedhur një shtresë të hollë balte dhe të afërmit e largonin baltën me dorë për të njohur njerëzit e tyre. Kishte edhe fëmijë 2-3 vjeçarë , me kafkat e vogla të shpuara nga plumbi. Në togun e kufomave dhe një kokë e prerë vajze. Një kokë e bukur me sy të kaltër , ku dy copa qielli kishin ngrirë ; një kokë vajze me flokë të gjatë të verdhë sikur hëna të kish mbledhur tufë të gjitha rrezet e saj ; një kokë vajze me faqe të bardha sikur kishin mbledhur tërë nurin dhe hirin e nusërisë nga vellot e së dielës…

Një kokë e prerë vajze !

E morën njerëzit dhe e kaluan dorë më dorë. E kujt është kjo vajzë ? Ku e ka trupin ? Mos është koka e ndonjë engjëlli të panjohur që kish rënë në atë varr për të ndriçuar si diell midis vëllezërve dhe motrave të saj ?! Askush nuk e njohu askush nuk e gjeti trupin e saj.

…Thonë se trupin e vajzës e kanë bërë copa copa , thonë se e kishin parë në një kazermë militarësh nga të Arkanit që zgërdhiheshin nën maskat e zeza , thonë se… E dëgjuan pleqtë e urtë dhe thanë në kuvend : “Është jona  , është e të gjithëve. Do ta varrosim kështu pa trup dhe le të bëhet i gjithë dheu i Kosovës trupi i saj”.

E dëgjoi dielli i Kosovës dhe tha : “Kjo tokë ka nevojë për mua edhe nën dhe”.

E dëgjoi hëna e netëve të Kosovës dhe tha : “Trupi im do të ketë ballin e saj”.

E dëgjuan pemët dhe e morën nëpër rrënjët e thella që ta nxjerrin sythe nëpër stinët që vijnë.

Një shegë e varur në degë afër varrit me emrin “Vajza e Kosovës” plasi nga dhembja , u ça në mes. Kokrrat e shegës bien në tokë si lotë të nxehtë prej breshëri të kuq.



                                                                                               P. L.          



                                                   ULITIMATUM



Në të pesëdhjet e shtatë ditë të bombardimeve mbi ish Jugosllavi , gjenerali i NATO-s U.Klark , mori nga zëdhënësi i tij një zarf që i tërhoqi vëmendjen. Mbi të  , me bojë të kuqe , sipër emrit të tij , ishte shkruar fjala “Ultimatum”.

E hapi zarfin dhe lexoi :

“Ne , një grup poetësh nga Kosova , të mbledhur sot më 21 maj 1999 , të armatosur vetëm me armët strategjike të shpirtit human , urdhërojmë ulitimativisht :

Të ndalohen urgjentisht bombardimet mbi Serbi ! Bombat e Aleancës Atlantike të cilat atje ku bien , hapin gropa të mëdha , janë të paefektshme. Ne i konsiderojmë ato bomba arkaike për shekullin e ri , që po vjen , prandaj urdhërojmë që bombat të mos mbushen me lëndë plasëse , por me QUMËSHT , të tipit “Nunu” dhe derivateve të tij. Vetëm kështu fëmijët serbë nuk do pinë qumështin e nënave të tyre që u ushqen urrejtjen ndaj kosovarëve. Qumështi “Nunu” i mbyll gropat e urrejtjes..!”

                                                                                      Vazhdojnë firmat                  



                                                                                             P. L.

                                             KOMANDANT  PRESHEVA





Ai ishte ushtar , por të gjithë e thërrisnin “komandant”. Kishte vite që kish mërguar në Gjermani bashkë me gruan dhe vajzën e vetme. Punonte atje dhe me djersën e ballit mund të ndërtonte i qetë lumturinë e tij dhe të familjes.

Por damarët e gjakut i ulërinin përbrenda se zemra e tij , Presheva dhe e gjithë Kosova , lëngonte nën Serbi.

Një ditë dimri , më 1996 , ai la Gjermaninë dhe u fut ilegalisht në Kosovë. Prej vitesh ishte shpallur nga policia serbe person i rrezikshëm në kërkim dhe forca të shumta i qëndronin në pritje. “Puthmëni , i tha gruas dhe vajzës , se nuk mund të rri më këtu. Mua më pret Kosova”. E puthi gruaja dhe vajza me lot në sy dhe ai , burri dhe babai , mori një fotografi të tyre në portofol dhe u nis. Ish ditë dimri dhe një suferinë e ftohtë bore frynte në kufijtë e Kosovës. Grupi i tij u diktua nga forcat serbe dhe ra nëpër pushkë. Një shok i plagoset rëndë. Atëherë Presheva hodhi çantën e tij dhe e rrëmbeu të plagosurin në shpinë. E gjetën serbët çantën e tij me dokumentat e identifikimit edhe që atë natë të gjitha agjensitë televizive të Beogradit , kishin ndërprerë progarmet dhe dhanë njoftimin sensasional se “forcat serbe kishin vrarë në kufi terroristin e tmerrshëm me emrin “Presheva””. Pamjet tregonin fotografinë e tij të pasaportës , faqe nga ditari i tij i gjetur në çantë  dhe fotografinë e vogël ku ish fytyra e gruas dhe e vajzës.lajmin e dhanë edhe agjensi televizive të Evropës duke e bërë më të besueshëm kapjen e “terroristit”. E dëgjoi gruaja dhe u drithërua. Ra e këputur nga helmi në karrike dhe lotët i rrodhën breshër. “Puthmëni , - kujtoi se mua më pret Kosova !”. E dëgjoi vajza e tha : “Nuk e besoj. Ai më ka thënë se nuk e zë dot plumbi i serbit se unë kam dy zemra , njera quhet “Kosovë” tjetra ka emrin e vajzës sime…Jo , jo !”

Gruaja hapi portën e shtëpisë dhe priste ngushëllime nga qindra bashkatdhetarë emigrantë. Paketat e cigareve mbushur me nikotinën e dhembjes radhiteshin pa emër në tavolinën e dhomës. Vetëm vajza nuk ish përlotur asnjë herë. Atje midis burrave dhe grave kosovare ajo çohej më këmbë dhe nuk pranonte njeri për “kryeshnoshë”. Unë e di , thosh ajo , babai im nuk vritet , atë nuk e zë plumbi se ka dy zemra…Burrat dhe gratë përmalloseshin edhe më tepër nga fjalët e vajzës , pinin kafen e hidhur dhe largoheshin superënduar nga dhembja e atij burri…

Më datën 2 gusht 1999 midis të tjerëve , në portin e Durrësit priste tragetin e radhës edhe një burrë me mjekër të gjatë , i shkurtër në trup por i lidhur si me gjymtyrë të hekurta ; kish veshur uniformën e UÇK-së ; i qeshur në fytyrë dhe në ballë sikur i ishte ulur dielli i Kosovës. Ishte komandant Presheva që priste gruan dhe vajzën të vinin nga Gjermania. U kish bërë telegramin më të gëzueshëm të jetës së së tij :”U pres në Durrës më datën 2 gusht 1999 për të jetuar përfundimisht në Kosovën tonë të lirë !”

Gazetarë të shumtë që kishin dëgjuar vdekjen e tij e pyesnin :

- Ku ke qenë dy vjet ?

- Në Kosovën time. Kosova më thirri dhe unë e dëgjova.

- Pse të thërrasin “komandant Presheva”?

- Se jam ushtar i thjeshtë i UÇK-së.

- Pse është hapur fjala se nuk të zë plumbi ?

- Se kam dy zemra...    

Ja tek vrapojnë drejtim tij gruaja dhe vajza. Përqafohen. Shtrëngojnë në gji “terroristin” e vrarë para dy vjetësh. Vajza nuk përmbahet dot. Ngre krahët lart , i tund sikur do të përqafojë të gjithë njerëzit me radhë. Për herë të parë i shikon vëllezërit e saj të dashur në Shqipëri. Kaq të largët e kaq të afërt. Tek po linte buzën e detit e pyesnin vajzën :

- Pse nuk besoje në lajmin e vrasjes së babait ?

Ajo mban hapat dhe përgjigjet e vendosur :

-Sepse e dija që babai im nuk mund të vritej nga serbët , sepse e dija që ka dy zemra , njerën Kosovën , tjetrën mua , vajzën e tij , sepse e dija se ky det që ka emrin “Adriatik”, këto brigje të mrekullueshme një ditë do të ishin EDHE TË MIAT.

                                                                                           P. L.

                                             

                                                    GJASHTË  LISA…



Atje , në vargmalet e Zhurit , në kufi me Shqipërinë nxin një lisnajë. Mbi të ndalet era , vërshëllen dhe tutje luginës dëgjohet si rënkim bjeshke. E gjelbra e lisave është mbyllur në zi. Lisnaja rënqethet nga dielli nga hëna edhe nga yjet , sikur brenda saj ka një dhembje që s’e thotë dot.

Çobanë e fshatarë me bagëtitë e tyre i largohen lisnajës së frikshme. Nëpër të qarkullonin militarët serbë , kryq e tërthor , dhe akoma nuk dihet ç’fshihet nëpër hijet e rënda të lisave.

Qentë e mëdhenj të kopesë ngrenë kokën drejtim pyllit dhe ulërijnë për kob. Nisen për atje , por gjunjët u priten dhe kthehen pranë të zotit duke qarë me zë të mbytur. Dhe leshi i lëkurës u ngrihet gjemb përpjetë.

Diku , pranë një sheshi të vogël , ngrinin kryet gjashtë lisa të lashtë që vit për vit stinët i vishnin në trup.

Tani të gjashtë kanë ulur supet. Këtë vit pranvera erdhi me barut e plumba. Zogjtë braktisën foletë dhe degët krahëthyera , rënkojnë për ta. Majëlisat , të gjashta , drithërohen nga dhembja dhe gjethet e tyre i lëshojnë në erë të zverdhura e të ndryshkura si nekrologji të kaluara.

Lisat e panë me sy masakrën :

Sheshi i vogël pranë tyre u mbush , jo me dele të bardha si çdo vit , por me ushtarë të zinj. Ata i komandonte një oficer , emri i të cilit ishte diçka  si “Akrep”. Dhe sytë i shkëlqenin si të gjarpërit. Ai dha urdhër që të gjashta vajzat e zgjedhura të lidheshin në trungjet e lisave dhe të shijoheshin në këmbë. Akrepat u lëshuan mbi to. Trupat e brishta , lakuriq , i kishin lidhur me tel , shtrënguar pas lisave. Dhe krahët e hollë të vajzave i kishin ngritur lart të lidhura fort. Dikush tha “t’i gozhdojmë si Krishtin” por arkanët ishin ordhodhoksë dhe …dhe….

Pastaj të gjashtave u prenë kokën. Pastaj komandanti urdhëroi të vriten edhe lisat. Qindra breshëri plumbash ranë mbi ta dhe atje , ku mungonin kokat e gjashtë vajzave , ata prenë lëkurën e lisave rreth e rrotull. Lisat po vdesin ngadalë. Trupat e lakuriqta të vajzave po treten ngadalë. Kokat e tyre të bukura u morën nëpër çanta ushtarake për të zhdukur identitetin e bukurisë , ose për të treguar , atë , përkatësinë orthodhokse të një rrace të zgjedhur.

Ndaj lisat kanë varur supet dhe po vdesin më këmbë. Ata mbajnë në trup masakrën e gjashtë vajzave dhe vdekjen e tyre ; ndaj ulërijnë qentë e lisnaja ka rënë në zi.

Po njerëzit dinë të ulërijnë ?





Solana , Kushner , Xhekson … apo gjenerali Klark , të paktën , duhet të mësojnë të qajnë…



                                                                                            P. L.

                                                   TERRORISTI



Emrush Xhemajli mbushi 40 vjeç. Nuk e kish shkuar në mendje se kjo moshë do ta gjente të veshur ushtar me inicialet e UÇK-së. Në krah mban një çantë që e hap kur bëhet mbledhja e shtabit të UÇK për rajonin e Gjakovës. Ka një zë të urtë ai në atë shtab dhe , si intelektual , ka të drejtë të presë edhe grada në pushtetin e ri. Ka mbaruar akademinë e arteve në Prishtinë dhe Kosovën e ka përjetuar me shpirtin e tij tërë ngjyra nëpër telajo me vaj e me akuarrele. Para lufte serbët e kapën dhe e futën në burg si terrorist. Në çantë i kishin gjetur portretin e një gruaje. Një dardane me sy të ndritshëm. Mund ta titullonte “nëna” ose “gjyshja” ose “Kosova”. Por ai tha se ishte gjyshja e tij. Peneli i tij i kishte ndezur “gjyshes” sytë , dy sy të bukur , nën strehet e qerpikëve , që pikonin një dritë të brendshme. Dy sy si të një shpendi , që pret një rrezik nga çasti në çast ; dy sy që sulmohen nga të gjitha rrudhat dhe dertet e që vinë e trashen e kryqëzohen mizorisht në portretin e gruas , duke terrorizuar tiparet klasike të një dardaneje të lashtë dhe të re. Rrudhat përbënin terror dhe piktori u quajt “terrorist” dhe , të mbërthyer me pranga , e futën në burg…

Në çantën e tij “prej ushtaraku” ka një autoportret që , po ta shikojë një specialist serb , përsëri do ketë urrejtje për sytë ; përsëri sytë e piktorit i thonë persekutorit të tij “s’ta kam frikën” ; sytë e tij , pak të mbyllur , sikur marrin “ në shënjë” , sy “terroristi !” Për ca kohë piktori e la penelin në fund të çantës dhe mori në sup një mitroloz të lehtë (MLD). “Quhet mitroloz i lehtë , thoshte , por për mua është i rëndë , veçse di të këndojë bukur…” Dhe e zgjodhën në shtab.

E pyesin shumë gazetarë të huaj :

-Po tani ç’do bësh me mitrolozin ?

-Do t’ia dorëzoj gjeneralit të NATO-s , Xhekson por me një kusht :Dua ta di depon e armëve ku ndodhet.

-Pse duhet ta dini ?

-Se përsëri mund të më duhet… Mund të më duhet për të mbrojtur penelin , akuarrelet , bojrat e vajit … Herë pas here do shkoj ta vajis , të mos ndryshket. Dhe “terroristi” hap çantën dhe u tregon njerëzve arsenalin e armëve të tij : Një fletë të bardhë ku ka vizatuar buzëqeshjen e një shoku të ngushtë. E vizatoi me thëngjillin e një trau që vazhdonte të digjej , nëpër gërmadhat e shtëpisë të tij. Vizatoi buzëqeshjen e bardhë me blozë të zezë. Atë pasdite ai u hodh në luftë dhe një plumb e shtriu përdhe. Donte të merrej edhe pak me portretin , por nuk mundi t’i shtonte asgjë. Nuk donte t’ia prishte buzëqeshjen e bardhë… mjeti i zi paskeq qenë i përsosur !

Ky këtu është Ilir Soba – thotë piktori – Me këtë portret do kem punë tërë jetën. E kam filluar që përpara një viti dhe nuk e mbaroj dot. Ishte muzikant Iliri dhe u vra në mars të 1998-ës. I këndonte shpirti dhe kënga iu pre në mes. Edhe atij i thanë “terrorist” si mua. Ai vriste me këngë unë me akuarrele. Dhe kënga dhe ngjyrat “vrasin”. Më duhet t’i kthehem hera pas here për të dhënë shpirtin e muzikantit. Por nuk është e lehtë. Kishte mijra melodi shpirti i tij dhe njerëzit duan të dëgjojnë këngë. Melodia e prerë është element i lirisë , pra , melodi terroriste në pentagramet e luftës.

-Ç’do të bëhet me shtabin e UÇK-së ?

-Shtabi i UÇK-së do të kthehet në shtab të mbrojtjes civile. Le të vinë edhe serbë atje , po të duan por… por unë shtabin tim të rajonit do ta mbaj të paprekur…

-Si ? Po kjo bie në kundërshtim me marrveshjet.

-Jo , jo ! Unë kam frikë që ata do të më shpërndahen se ca janë bujq , ca çobanë ca studentë , ca minatorë… Ata i pret puna e tyre në paqe. Por unë si “terrorist” do tu bëj të tërëve portretin me akuarrele dhe do hap një ekspozitë me fytyrat e tyre të bukura prej luftëtarësh. Po të duan t’i takojnë njerëzit do t’i kenë të gjithë në një sallë , po të duan t’i dëgjojnë , do tu jap një zë e ata do vinë nga ara , nga bjeshka , nga bangat e shkollës , nga minierat , nga akademia.

Dhe armët e mbledhura do t’i gjejnë këtu.



                                                                                           P. L.                                    



                                       BUKURIA  E  PËRGJAKUR



Emrin e Bukurie Muratit nga Malisheva e Kosovës e dëgjova nga televizori. Më drithëroi historia e saj. Se kam për turp të them që më lëvizi mjekra , më përcëlloi gurmazi , sikur do çahej , mbulova fytyrën me duar dhe shpërtheva në lotë. Lajmet marramendëse nga skenat tragjike të Kosovës , kishin tronditur të gjithë familjen time dhe të Primos. Ndërsa mundoheshim të qëndronim burra , duke i fshehur lotët në sy të fëmijve , si një shpresë të fundit , për ditë do përsëritnin fjalët e gjeneralit Klark apo Xhemi Shei , që , që bombardimet e NATO-s do të vazhdojnë deri sa …

…Bukurie Murati e thonë. Ajo u foli gazetarëve duke mbajtur një fëmijë prej dore. E mbante fort , e shtrëngonte në gji sikur kish frikë se mos i shkëputej. Foli dhe shpirti i ulërinte. Nuk qante me lot. Nuk kishte. Gjendrat e lotit i qenë mbushur me gjak. S’ka lot Kosova , gjak po , shumë gjak !..

15 prill ishte. Kulmi i stinës së varreve… Buldozjerë serbë , me nofullat e hekurta , si dinosaurë modernë hapnin varre masive. Kosovarët duhet të zhdukeshin fizikisht , ata që rezistonin duhet të varroseshin së bashku…

Mora Primon në telefon për ta ndarë dhëmbjen me të. kështu bënim gjithmonë në të gjitha ditët e LUFTËS. Më doli , e shoqja , Sonja. Mezi më fliste. E kish dëgjuar edhe ajo. Ndjeva frymëmarrjen e tronditur. Nuk mundet të flasi tani , tha. Primua është mbyllur në dhomën e tij dhe qan. I vjen rëndë ta shikojë vajza të lotuar.

…15 prill ishte. Mbi Kosovë binin bomba të mëdha e hapnin gropa atje ku ishte instaluar kuçedra serbe , nëpër pallate e bunkerë , por më të mëdha ishin gropat që hapnin buldozerët…

…Nuk e mbaj mend vendin ku na grumbulluan por atje është diku në mes të Kosovës. Rreth e rrotull kishte pemë të gjelbëruara. Kishin hapur një gropë të madhe sa dyqind varre bashkë. Buldozerët qëndronin në anë. Me nofulla të mëdha , të kuqe turfullonin e sikur nxirrnin duhma gjaku të piksur dhe tym të kuq. Në fund të asaj grope kish kufoma të tjera me fytyra të ngulura në dhe. Pashë dhe kufoma pa kokë. Midis tyre dhe truptha fëmijësh që i kishte zënë gjumi ! Serbët nxitonin bërtisnin , shanin serbisht. Na rreshtuan rreth e rrotull gropës. Nuk e di sa ishim por bërtisnim shumë. Dridheshim. Dikush nga ne thirri fort : Mos u ligështoni se serbët qeshin ! Rroftë Kosova e pavarur !…Përqafova fort burrin. Dy fëmijtë më kishin kapur me krahët e tyre , më mbanin fort e mbulonin fytyrën me fustanin tim. Më tutje qe i gjithë fisi im. Në krah kunata që dridhej si zog e lebetitej. Serbët qeshnin. Njoha dhe dy komshijtë e mi që ishim rritur bashkë. Serbët nxitonin. Nuk e di sa ishte ora. Nuk e di a qe ditë apo natë por shikoja qartë se pemët rreth e rrotull shkëlqenin nga një gjelbërim i pazakontë. Të gjithë ne , përqafonim njëri tjetrin. Po ndaheshim për herë të fundit. Klithma fëmijësh. Dhe ato kufomat në fund më dukej se lëvizën. Serbët nxitonin , qeshnin. Pastaj breshërima automatikësh. Ramë. Serbët qeshnin. Nuk ndieja gjë. Të gjithë ramë mbi njëri tjetrin. Kufoma mbi kufoma. Mbi trupin tim kish rënë kunata ime , shpuar tej e tej nga plumbat. Kufomën e burrit dhe të fëmijve nuk i pashë. Të gjitha ishin njëlloj , të gjitha mbytur në gjak rënë njëra mbi tjetrën… Nuk di sa zgjati kjo , por ata nxitonin. Lëviza dorën dhe këmbën dhe mu bind dhe dora edhe këmba. Hapa sytë e pashë se nga qielli i stërkuqur kullonte gjak. Isha e gjallë e mbytur nga gjaku i kunatës. O zot ku jam ? O zot , ç’të kam bërë ? Pastaj u ngrita më këmbë. Kërkoja burrin dhe fëmijët. Kufomat ishin të ngrohta. Nuk e di sa u enda nëpër të vdekurit e mi. I thirra kujtesës. Nuk mbaja mend asgjë ; as emrin tim , as burrin , as fëmijët ; isha kufomë. Kur këmbët bënë të iknin dëgjova një zë :

-Teta , teta ! mos më lër këtu ! Jam gjallë ! Ishte një djalë i vogël flokëverdhë me sy të kaltër. Në rroba e në fytyrë kishte stërka gjaku. Ndoshta i kish shpërthyer gjaku nga zemra e nënës…E mora prej dore. Ecëm kuturu. Nuk e di ku na shpunë këmbët. Nga qafa e malit u drejtuam. Kur dola sipër pashë se isha me një këpucë. Ecnim. “Beni”quhej djali me flokë të florinjta. Nuk guxova ta pyes , i kujt është ? Ku e ka babin e mamin ? Jo nuk guxoja. Akoma nuk e kam pyetur. Unë kisha dy fëmijë tani kam vetëm Benin. Oh , oh ! Kisha burrin që atë ditë u kthye nga mali për të na prurë bukë. Kisha një fis të tërë. O zot ! Nëm forcë të kthehem t’i takoj të gjithë. Beni , të ka nëna ty ! Mos u shkëput nga mami !

Eja , bir i nënës ! Do kthehemi. Kosova është atje…

Pak ditë më vonë ajo u tha gazetarëve në një kamp se quhej Bukurie Murati , u tha se ishte nga Malisheva , u tha si i kishin kapur e rreshtuar rreth e rrotull një varri të madh.



                                                                                              P. L.  

                         







































                                NJË TEMË QË S’ISHTE PËR MUE



Bisedonim shpesh e gati gjithmonë me nji mik timin , funksionar i ambasadës franceze , për perspektivat e Europës , për nji kocept të ri në raportet midis popujve e kombeve. Kur unë shprehesha se e shifja të pamundun nji sy-më-sy të sinqertë në Kosovë mes shqiptarëve e serbëve , ai ngulte kambë në të vetën , tue më sjellë si shembull rastin e pajtimit franko-gjerman , humnerat e frikshme mes tyne në të kaluemen e nivelet e zilishme të bashkëpunimit aktual. Unë s’kisha argument për objekcione , sepse ai fliste për zonën e vet. Unë kam besue gjithnji se secila çeshje ka specifikën e vet. Unë shprehesha se çeshtjet specifike , duhen zgjidhë në mnyrë specifike. Ose duhen marrë masat e parashikue që çeshtjet të mos bahen specifike.

“Vetura ime , i thoja , nuk punon me benzinë pa plumb , do super.”

“Modifiko motorin. Ktheje në teknologjinë e re , më përgjigjej.”

Në maratonën gjigande të informacioneve që vinin prej Kosove ato ditë të luftës , nji ditë prej ditësh u fol për gra e vajza të reja që ushtarë serbë i mbanin peng e i përdhunonin kolektivisht. Në Bi-Bi-Si njena prej tyne foli me ftyrën në errësinë. Ajo u shpreh se për të jeta nuk kishte ma kuptim.

Fakti i atij haremi serb me vajza shqiptare nisi mbrenda meje nji ide. Pa përmendë kundërveprimin moral të femnës që përdhunohet , poshtnimin me dashje të palës përdhunuese e vetë kafshrimin e ktij akti , m’u duk për nji çast se bërthama e dramatikes qendronte tjetërkund. Imagjinova nji vajzë kosovare që nëpërmjet nji rrethane të tillë , ndien se ka mbetë shtatzanë e për të fillon nji luftë e tmerrshme. Ç’duhet të bajë me fminë e përdhunuesit të vet ? Kush mund të ishte baba i atij fmie , cili mes asaj toge të terbueme ? Si do t’i delte para njerzve të saj ajo vajzë ?

U përpoqa shumë të gjej nji hov madhshtor humanizmi e amsie te ajo vajzë imagjinare , por mëkot. U përpoqa “ ta fus në dorë” , tue e ba personazh që të më bindej. E vuna ta mbajë fminë , ta lindë e , në braktisjen e plotë të të gjithë atyne që e shofin tashma si të përdhosun pa rikuperim , e detyrova të fillojë kërkimin e përdhunuesve të vet me shpresën se dikur do ta ndeshte njenin prej atyne , me të cilin fmija e saj do të kishte shenjat fizionomike të prejardhjes. Pra , unë po kërkoja , përmes nji teme “interesante” nji linjë pajtimi , i nisun prej pozicionit të viktimës. Metri im artistik u revoltue , sapo më frekuentoi ideja e predikimit. Nga realiteti vajza e Bi-Bi-Si-së me zanin e saj të mekun e anglishten hungruese , ma kishte kputë shkurt : Ç’e due ma jetën ?

E kuptova se “motori” im nuk mund të modifikohej. Tema ishte e bukur , tërheqse , sidomos kur e ndien me lkurën e tjetrit.

Hoqa dorë prej saj. Kujt t’i duket interesante , le ta marrë. Unë s’kam asnji lidhje me të.

                                                 

                                                                                         P. SH.              

                                     





































































                                                 MISS  ALBANIA



Venera Mustafa u shpall bukuroshja më e mirë shqiptare për vitin 1999 dhe kurorën e Missit e mori në Tiranë. Është rastësi , thua , që ka emrin e perëndeshës së bukurisë ? Ndoshta. Por nuk është rastësi që është nga Prishtina e Kosovës. Venera “Miss Albania” shkëputet nga tmerret e luftës dhe vjen e bëhet simbol i bukurisë kombëtare. Ajo mundi tu shpëtojë masakrave serbe duke e maskuar bukurinë e saj , se serbët e kishin parë nëpër spektaklet e bukurisë që në moshën 14 vjeç. E ajo donte të konkuronte me bukuroshet e tjera nga Prishtina , Peja , Gjakova , Prizreni. Por skenat e qyteteve të Kosovës ishin mbushur me të gjithë shëmtinë që mund të pjellë vetëm raca serbe. Bukuria kosovare po përballej me përdhunime tortura , vrasje të vajzave të reja. Spektaklet serbe , gjithandej nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës , pa dëshmitarë , pa kamera e gazetarë po masakronin bukurinë e një race fisnike. Venera Mustafës i mbushet trupi mornica e sytë me lot kur kujton bukuroshet e tjera të konkurimit për “Miss Kosova”. Ato janë diku duke maskuar trupin e tyre. Ndoshta pyjeve të Kosovës , ndoshta kampeve të refugjatëve ; Mos o zot ! Ndoshta ndonjëra ka përfunduar në kthetrat e serbëve. Ndaj ka marrë të gjithë pikëllimin e vajzave të Kosovës dhe e ka qendisur në sytë e saj. Sytë e zi , sy të thellë në fytyrën e saj bjonde , trupi i saj i gjatë si dardanet e hershme të racës së saj , duket sikur u shmanget kamerave nga tmerri që ka parë e sikur do të shpallë dramën e bukurisë së saj.

Ajo mbuloi fytyrën me shami , veshi rrobat më të këqia të së emës dhe u shpëtoi militarëve serbë , që e lakmonin , kur e përzunë nga shtëpia e saj dhe hipi bashkë me dhjetra të tjerë në një makinë. Ishte e vetmja miss në botë që e përkuli trupin e saj për të mos iu dukur , mori një torbë në shpinë me ca tesha të saj të futura me shpejtësi ,dy libra , disa fotografi dhe një kukull moshatare me të. E raskapitur , pa bukë e pa ujë , nëpër kodra e gërxhe si refugjata , ajo , po ngjiste shkallët drejt një podiumi madhështor për tu shpallur jo “Miss Maji” e “Miss Prishtina 97” , por “Miss Albania 99”.

Bukuroshja jonë më të bukur ka shpirtin. Kur do të ketë kurorë bukurie për shpirtin ?! Është e ndjeshme si fëmijë, ndruhesh ta shikosh gjatë fytyrën e saj engjëllore se sikur e lëndon , sikur shkund vesën e majit nga një petale trëndafili.

Fytyra , trupi , emri dhe shpirti baraz Miss Albania. Kur i flet për këtë harmoni ajo të shikon gjatë , me ata sy ëndërrimtarë e të turpshëm , sikur i thyhet përbrenda diçka kristaline e loton.

- Ç’dëshironi ?, e pyes

- Asgjë që nuk meritoj.

- Po pse qan ?

Merr frymë thellë , shkrepëtin qerpikët dhe thotë : jam shumë e gëzuar se do rreshtohem me bukuroshet e Evropës jo për kurorë misi , jo ! Shqipëria ka vajza më të bukura se unë , por unë jam fatlume. Jam e sigurtë se kur të kthehem në Prishtinë , mbi qiellin e saj , do shpall KURORËN E LIRISË. Dua të vë me dorën time mbi flokët e përzhitur , dua të kthehem me fustan të bardhë nusërie , dua të fluturoj si pëllumb i bardhë mbi tymrat e luftës…



                                                                                          P. L.                

                             

                                          UJKU  I  RROK  ROSHIT



Vite të shkuara , kur nuk qe gremisur akoma sistemi komunist mu kthye “i pabotueshëm”edhe një libër me tregime. Unë dhe naiv dhe trim kërkova të ballafaqohesha në Shtëpinë Botuese. Redaktori kishte qëlluar një shoku im që kishim mbaruar së bashku universitetin

- Justifikimet tuaja , i thashë , janë budallëqe dhe jashtë parimeve letrare.

U vu në pozitë të vështirë redaktori (S.Ç) dhe kur pa që këmbëngulja në të drejtën time , më tha :

- Prit pak , të bisedojme shefat.

Prita. Ai u bë kokë më kokë me sekretarin e partisë dhe drejtorin për të më përcjellë me lezet. Me sa duket S.Ç u kish thënë se më kishte mik dhe i vinte rëndë të më thoshte se tregimet vuajnë edhe nga disa gabime ideore.

I kish thënë sekretari : me që e ke mik , i thuaj të ruhet , i thuaj të heqë dorë nga “Ujku i Rrok Rroshit” se do ta hajë.

Piva një kafe ngushëllimi me S.Ç dhe miqësisht i thashë :

 - Më vjen keq për ty !

- Pse ?, tha ai

- Të janë rritur dhëmbët , i thashë , ata hanë edhe miqësisht…

Akoma edhe sot nuk mund ta kuptoj pse duhet të heshtnim ne për Kosovën , e pse poetët e saj i trajtonim si një shtojcë mjerane në programet tona sikur të ishin , fjala vjen , nga Nikaragua… Neise , personazhi im , Rrok Rroshi nga Drenica paskej qenë i “rezikshëm” dhe donte të hante autorin !

Po e kujtoj :

…Rrok Rroshi ishte bari ,kish dele shumë dhe kish gjetë belanë me ujq. Ata binin çdo natë në vathë dhe bënin kërdinë. Kështui kish ndodhur edhe të atit edhe gjyshit të bariut. Shtoheshin delet , shtoheshin dhe ujqërit. Çdo vit Rrok Rroshi llogariste që gjysmat e qengjave i hante ujku.

Më në fund bëri një plan : vuri para e mall dhe filloi të ndërtojë një mur të lartë andej nga zbriste ujku me lukuni. Hapi themele të thellë , mblodhi gurë të mëdhenj anë e kënd sikur do të bënte mur kështjelle. Andej nga veriu , nga shtigjet ku zbrisnin ujqit , murin e bëri më të lartë. Dhe një natë grahën ujqit të uritur. I printe një ujk , më tinzari dhe më gjakatari i racës së tij. Pa vathën rrethuar me mur , ktheu kokën nga të tijtë e në gjuhën e ujkut u bëri shenjë të vërviteshin brenda.

Dhëmbët kërcisnin. Të tërbuar nga uria dhe nga blegërimat , u çanë barkun deleve të bardha sa u lodhën e prenë shumë qengja të njomë. Natë ish dhe frynte erë. Rënkimet e deleve ngriheshin në qiell po qielli s’kishte veshë. Natë ish dhe frynte. Nëpër natë nuk dukeshin as nofullat e gjata të ujkut , që thithte gjak. I zuri gjaku patsaj e , të ngopur morën një sy gjumë. Atje , pranë e pranë me delet e vrara. Blegërimat e përgjakura të qengjave i shpërndante era copa copa dhe ujku plak qeshte dhe në gjumë. Por , edhe nata më e gjatë ka një fund. I doli gjumi ujkut plak e bëri të ikte me këlyshët e tij. Nata po hollohej e ujku dalloi Rrok Rroshin , më këmbë me dyfek në sy. I frikshëm iu duk , i tmerrshëm e trup lartë me kokën në mal. E bashkë me sojin e tij u hodh e përhodh nëpër pjerrësitë e mureve , por sakaq , binin plasru në truallin e vathës e shkisnin nëpër gjakun e ngrirë. Plumbat e Rrok Rroshit qëllonin mbi ujk , e plumbave që bien nga qielli nuk u ruhesh dot.

Ca kohë u fsheh ujku plak nën barkun e deleve , por më kot , lëkurën e lanë atje. Atëherë ujku i plagosur , filloi të villte gjak. Nga dhëmbët i dilnin copa copa mëlçitë e njoma të qengjave dhe duke blegëritur si dele , ngriti kokën drejt qiellit dhe me lot në sy u lut : “Falëm o zot ! Të betohem se do ta ndryshoj zanatin e ujkut ! Ulma pak murin ta kapërcej e të mblidhem në shpellën time ! Falëm dhe këtë radhë , o zot !”

E doli fjala : “Mirë hyre , por mos mbetesh brenda si ujku i Rrok Rroshit”.



                                                                                          P. L.                                        

                     

                                                   RENESANCA



Ka rifilluar jeta. Pas asaj ikje makabre , duke sfiduar vdekjen , erdhi rikthimi i kosovarëve. Pa pritur autobusat e OKB-së , ata vrapuan për të gjetur Kosovën ashtu turma turma drejt tokës së premtuar. Biblike në ikje e biblike në kthim.

Shumëkush mendoi se e humbëm Kosovën. Analistë të shumtë e mendonin Kosovën gërmadhë bosh , bile pati edhe nga ata që akuzonin NATO-n se ndihmoi Milosheviçin për genocid… Në një nga ato nenet e tmerrshme të ikjes , pas mesnate , poeti Astrit Ajdini , do më thoshte në telefon ca vargje që më ngjethën shpirtin :

“U trembëm se do të vdisje , Kosovë

Dhe tim bir e përgatita

Si një gur varri mbi kokën tënde.

Vajzën time si një manaferrë të shkelur

Dhe gruan si një kordon të zi të mëndafshtë.

Unë do të isha si një manastir i shkretë

Me një gur varri në kokë ,

Një manaferrë e shkelur

Dhe një kordon i zi…

Por…

Kur kujton se e ke humbur , atëherë vjen e rishfaqet madhështia e Atdheut , paçka se me varre të mëdhenj , ti vrapon drejt tij dhe me ta prekur , vjen e ngrihesh si Anteu i legjendës… Pas rrezikimeve të mëdha.

Ka rinisur jeta. Atje në Çarshinë e madhe plotësisht të shkatërruar u hap kafeneja. U mblodhën njerëzit. E ndjenin të nevojshme të shikonin njeri tjetin në sy. Janë të rëndë , të heshtur.

Ngushëllojnë njeri tjetrin për ata që mungojnë dhe pinë kafen e fitores. Kanë dalë nga lufta me plagë të mëdha. Është shkatërruar buka , uji , rryma , spitali , shkolla , posta , fabrika dhe shumica në darkë nuk kanë ku ta vënë kokën , se shtëpia është kthyer në një grumbull gurësh që nxijnë.

Një artist propozoi që kafja e Çarshisë të quhet “Renesancë”se këtu mblidhen burrat që , pasi presin ngushëllimet , hedhin planet e jetës për nesër. Duhet të fillojnë nga buka e uji e pastaj me radhë : drita , shkolla , spitali , ara fabrika. Të gjitha duhet të rilindin. Po shënohen lindjet e para të pasluftës me emra foshnjash : Ilir , Drita , Fitore , Besim , Durim… (Një çift kosovar refugjat , që arrit të sistemohej në Londër , ato ditët e ikjes biblike , djalin e e porsalindur atje e quajti “Toni”, për nder të kryeministrit britanik Toni Bler , luftëtarit të vendosur për çlirimin e Kosovës)…

Radiot kanë filluar të flasin shqip të lira e të pavarura. Gazetat shqip po dalin me nxitim. Kronikat e tyre nxijnë nga bloza e masakrave por pas nekrologjive vijnë radhët e shpresës. Dimri i parë pas luftës po troket në Pejë , ku 80% e shtëpive janë shkatërruar. Po edhe dimri do të jetë stinë e punëve të mëdha dhe e ringjalljes. Ka filluar të qarkullojë leku shqiptar krahas markës gjermane. Kamarierit i vjen turp të të  kthejë resta me dinarë e emërtimet cirilike po zëvendësohen me shqip. Fëmijët kanë filluar të venë në shkollë. Po çelet univesiteti i Prishtinës pa frikën e policisë , tashmë. Dhe bujqit të djersitur kthehen nga ugaret. Bedri Emra , piktori i njohur çeli ekspozitën e tij me motivet e luftës dhe të fitores. Prishtina po përgatit pavionin e librit gjithshqiptar. Regjisori Ekrem Kryeziu pret t’i dhurojë Kosovës filmin me metrazh të gjatë për lotët dhe shpresën atdheut. Filmi është sponsorizuar nga disa shoqëri amerikane në Karolinën e Veriut. Po nisin koncertet. Këngëtarë të mëdhenj nga bota , artistë të mëdhenj të skenës duan të përshëndesin Ringjalljen e një populli. (Ronaldo , ylli i futbollit brazilian tha : “Do shkoj të luaj futboll me fëmijët e Kosovës”)

E gjithë Kosova e pas luftës më duket se është Agim i madh ose Renesancë.



                                                                                              P. L.















                                                 





































                                                       SOLSTIC





                                Atë ditë që ikëm ishte një ditë si kjo.

                                Të vdekunit qelbeshin nën diell të verës.

                                Ndër arat qose lulkuqja villte gjak.

                                Manat glaconin nji melenë të ndytë.

                                Luftat bahen zakonisht në verë.









                                Tulla e zhbirueme e humbi krismën.

                                Kambët në kso ditësh flasin ma shumë  se ftyra.

                                Atë ditë që iknin ishte nji ditë si kjo.

                                E nji trumë qensh , e madhe sa vetë na ,

                                na ndiqte gjithkund mbas.





                                                                               P. SH.

                                                                         Qershor 1999    









































                                                 

                                             

                                                                   



















                                                                       

                                PJESA  E  KATËRT    







             

    KOSOVA NË KAPËRCYELL TË MIJËVJEÇARIT











   

























                     MËCMËCET E POLITIKËS SHQIPTARE



Themi mëcmëcet që në kryeradhë se nuk po i përgjigjemi si duhet agresivitetit të politikës ruso-serbe. Dukemi të ndrojtur , të çoroditur , të dehur. Është detyrë themelore e politikës shqiptare të argumentojë kudo rrezikshmërinë e tendencave ruse evropiane për mbajtjen artificiale të Jugosllavis nën dominimin serb. Kjo duhet të jetë kryefjalë e diplomacisë shqiptare. I kemi tashmë aleatët strategjikë si kurrë ndonjëherë në histori , i kemi edhe mjetet , edhe kushtet , edhe momentin. Mbi të gjitha kemi të drejtën me vete. Për herë të parë ne rreshtohemi në krahun e së drejtës tonë me aleatë të fuqishëm , ndaj është e pafalshme që , në vesh të tyre , arrin më parë zëri i armikut tonë , zëri i humbësit , që përditë rreshqet në humnerën , që i hapi vetvetes , dhe përditë ka ndezur të gjithë akumulatorët e së padrejtës për të fituar atë që humbi. Nga heshtja , mëcmëcet tona , nga çoroditjet tona , ka rrezik që e drejta të kalojë në krahun tjetër , të përthyhet e të copëzohet për ne e për serbin. E drejta historike e kombit shqiptar kurrë nuk ka qenë kaq afër nesh. Ajo , megjithse ka ekzistuar në shekuj , është kthyer në tragjedi kombëtare , për faj të faktorëve të jashtëm , por edhe për faj të faktorit shqiptar. E drejta historike duhet të njihet dhe të vendoset nga instancat politike ndërkombëtare , përndryshe kalon në dorë tjetër. Ajo nuk është një shkop i drejtë vertikal. Edhe shtiza më e drejtë duhet të mbahet dhe të ngulet që të qëndrojë drejt. Tashmë e gjithë bota e di se Jugosllavia ishte dhe është një artificë politike nga më të rrezikshmet , ku demoni serb , duke kënaqur shovinizmin e vet të verbër , kënaqte dhe kënaq edhe interesa të x apo y në Evropë.

Paqja në Ballkan është më e vështirë se lufta. Shqipëria (Kosova) , që u bë shesh lufte , tani ka përgjegjësi më të mëdha për sheshin e paqes. Është e pafalshme që ne po ndihmojmë në zhurmën që po ngre kasta e Milosheviçit rreth sjelljes së “terroristëve” shqiptarë. Politika jonë nuk duket e ndërgjegjshme të kuptojë dhe të mbajë përgjegjësitë e veta për shansin historik. Bomabardimet e NATO-s mbi Jugosllavi , shkruan një faqe të re historie për vetë Aleancën dhe Ballkanin. Kjo ishte lëvizja më e madhe politike , diplomatike dhe ushtarake që nga Konferenca e Londrës më 1913. Kjo lëvizje shkatërroi çekulibrat e dy luftrave botërore në Ballkan dhe po kërkon nga fund shekulli i XX , zgjidhjen e çështjes shqiptare. NATO-ja me në krye SHBA janë çliruesit historikë të Kosovës ; kjo forcë më e fuqishmja në botë , realizoi atë që dukej e pa mundur , shporrjen e ushtrisë serbe nga Kosova. Të tjerat vinë më pas. Fatet e popujve nuk zgjidhen në një ditë. Vetëm bolshevikët kërkonin të vendosnin pushtetin me terror që të nesërmen e 17 nëntorit 1917. Sot për shqiptarët është e pafalshme çdo zgjidhje amatoreske , ekstremiste , që bie ndesh me administrimin ndërkombëtar në Kosovë. Do ishte mirë që shfaqjet e revanshit të disa kosovarëve të denoncoheshin nga vetë ata. Hakmarrja , vetgjyqësia nuk të jep dekorata. Këto ndihmojnë vetëm Milosheviçët dhe sabotojnë fitoren që presim. Ka ardhur koha që të dëgjojmë dhe të zbatojmë me korrektesë opsionet amerikane. Mbikqyrja ndërkombëtare nëpërmjet formulës “Kushner” është fat dhe detyrim për shqiptarët. Nuk është rastësi që propaganda ruso-serbe sulmon formulën “Kushner” në të gjitha elementët e saj. Ata po përpiqen që ta sabotojnë atë , për të thyer e copëzuar të drejtën historike të shqiptarëve , shkurt , për të krijuar mundësinë (fatale për kosovarët) e zbritjes së forcave serbe atje ku qenë. Shqiptarët kanë vuajtur dhe akoma s’janë zgjuar nga një patriotizëm ekstrem amatoresk. Patriotizmi ynë folklorik duke operuar me sllogane të vjetra , shqiptarçe , tani çon ujin në mullirin e Milosheviçit. Ne kemi vuajtur edhe nga trimëria. Më tepër se trima tani duhet të jemi dhe të urtë dhe të duruar. Është koha që ne shqiptarët tu tregojmë miqve dhe armiqve tanë se të drejtën tonë historike e mbrojmë në rrugë institucionale , me dinjitet dhe me këmbëngulje vetmohuese. Vetëm kështu mulliri i Milosheviçit mbetet pa ujë. Nuk ka asnjë arësye që ne të veprojmë si serbët. Në se do të ndajmë krimet me serbët (qoftë edhe rastet e pakontrolluara të disa kosovarëve) na duhet që të ndajmë të drejtën. Drejtësia nuk të njeh cili je , krimineli s’ka kombësi , ai është individual dhe ka emrin e vet. Dënimi i krimeve barbare të serbëve në Kosovë nuk është as detyrë as e drejtë shqiptare. Kjo fushë ka gjykatës të tjerë. Ato krime u bënë jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj civilizimit botëror , humanizmit botëror ; ato vranë ndjenjat e miliona njerëzve me aspirata demokratike , pse jo dhe të ardhmen e njerëzimit , prandaj dhe gjykimi mbi krimin e mbi kriminelët është pjesë e historisë , drejtësisë dhe qytetërimit njerëzor. Vetëm NATO mori përsipër t’i tregojë botës fytyrën evropiane të shqiptarëve. Këtë duhet ta justifikojmë. Një zhgënjim i ri do të ishte një humnerë pa fund.

                                                                         

                                                                                                P. L.  

                                                     POR…



Duhet të jemi realistë për të thenë dhe pranuar ca të vërteta të dhimshme. E kemi marrë si lehtë fitoren dhe , megjithse ajo s’është e përcaktuar akoma qartë , politika shqiptare , me mëcmëcet e saj , e largon , në vend që të shikojë përgjegjësitë e saj historike , për ta afruar. Mungon vizioni demokratik i Shqipërisë dhe i Kosovës. Flitet për Luftën e Kosovës sikur ka një shekull që ka mbaruar , paçka se tymrat e gërmadhave akoma janë në ajër , paçka se akoma s’kemi varrosur të vrarët. Pakti ballkanik si shpresë për zhvillimin demokratik të rajonit po kuptohet si dhuratë që do të na bëjë bota. Partiakë karieristë , nxitojnë ta përvetsojnë si meritë të tyre , apo ta kritikojnë me filtra të ngushta partiake për të akuzuar partinë tjetër. Akoma s’kemi projekte të sakta për të hapur gojën mbi nevojat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës. Pakti ballkanik nuk është akt bamirësie që pret shiritat e përurimeve , ai është proçes i gjatë pune , lodhjeje , mundimesh ; ai nuk është monopol i një partie qoftë në pozitë apo në opozitë , por shans që i jepet gjithë rajonit pra , dhe Kosovës e Shqipërisë ; ai çel hapësirat e punës dhe të ndryshimeve , me synimin strategjik , që t’i zvogëlojë muret ndarëse të Ballkanit me Evropën e pasur ;ai është dhe qytetërim që kërkon nga të gjithë qytetarë , jo dembelë , hajdutë e vrasës e politikanë çapaçulë.

Serbia dhe Greqia nuk do që korridoret 8 e 10 të kalojnë nëpër Shqipëri. Ca politikanë shqiptarë nuk po e kuptojnë akoma se këto dy korridore do të jenë si qarkullimi i madh dhe i vogël i gjakut për Shqipërinë , se Shqipëria strategjike është “Suezi” i Evropës dhe , duan s’duan disa , duhet të derdhin miliona në se nuk duan të përshkojnë rreth 500 km rrugë më tepër.

Por a mund të zbatohet si duhet Pakti ballkanik me një Kosovë të re nën Serbinë sipas rezolutave aq e kaq ? Edhe sot e kësaj dite , pas gjithë asaj tragjedie , që ndodhi në Kosovë , Komuniteti ndërkombëtar ka hezitime për të ardhmen e Kosovës , për mardhëniet e saj me Shqipërinë dhe Serbinë. Po zëri i Shqipërisë ku është ? Ku është zëri i shtetit shqiptar ? Ku janë politikanët dhe diplomatët tanë ? Akoma duhet të sorollatemi në mes miqsh të dyshimtë që në portokollet e tyre figurojnë Karaxhiçët e Milosheviçët si partnerë dhe “qytetarë nderi” ?!

Me sa duket akoma nuk është kuptuar që Shqipëria duhet të shkundet fort për të braktisur të keqen në ndërgjegjen e vet ; me sa duket bombat e NATO-s në Serbi kanë rënë edhe në Shqipëri , kudo ku kishte nostalgji serbe , mbi njerëz e flirte serbe , mbi lidhjet tradicionale të UDB në Tiranë , mbi sabotimet dhe agjentët e vjetër të KGB-së. Do të ishte katastrofike në se këto lidhje zgjaten deri te zyra e ministrit , deputetit apo kryetarit të Partisë. Bombat mbi nostalgjirat serbo-ruse nuk lënë gropa që të duken nga njerëzit , prandaj janë edhe më dëmprurëse për sllavofilët. Ne mendojmë se në axhendën e diplomacisë shqiptare të shtetit dhe të të gjitha partive pa dallim , Kosova , nuk po bëhet kryeradhë veprimi ; nuk po kuptohet se pa Kosovë të pavarur , nuk ka Shqipëri demokratike dhe anasjelltas. S’mund të ndahet gjysma nga gjysma. E s’mund të rregullohet një herë njera e pastaj tjetra. “Të çlirohet një herë Tirana nga komunizmi pastaj Prishtina”, artikulonte Milosheviçi dikur me hipokrizi e dikush nga kallëpi i politikanëve tanë mediokër , i mbante ison. Prandaj na duken krejtësisht të pamjaftueshme deklaratat e presidentit apo kryeministrit shqiptar për Kosovën ; prandaj na duken të papërgjegjshëm liderët e partive politike që nga mëngjesi në darkë merren me statutet e tyre se ç’rol do të ketë kryetari apo kryesia e ardhshme. Statutet e partisë nuk janë statute të Shqipërisë e aq më pak të Shqipërisë e të Kosovës ; prandaj na duken absurde qëndrimet e Rugovës dhe të LDK , që akoma s’ka thënë asnjë fjalë kundër krimeve të Serbisë e të Milosheviçit , kur nuk ka mbetur politikan serioz  në Evropë që të mos ta ketë dënuar atë. Shqiptarët kudo që janë , presin që I. Rugova në veçanti t’i japë shpjegime popullit të vet , në mos , populli i vet , t’i verë vulën atij dhe ta harrojë. Kripa në ujë e humet identitetin.

Nuk mund të ndahet problematika e Kosovës nga e Shqipërisë. Akademikët tanë në Shipëri , Kosovë e Maqedoni , e gjithë inteligjenca jonë patriote shqiptare duhet të argumentojë këtë domosdoshmëri. Politikës së sotme shqiptare do t’i dukej çudi të përdorte në axhendën e vet “Shqipëria e Veriut” për Kosovën. Po nuk e thanë shqiptarët këtë , kush do ta thotë ? Është tmerrësisht e dhimbshme të kujtoj një fjalë të një kosovari në Gjirokastër : “Mirë Prishtinën e bombardoi serbi - tha - po Gjirokastrën , këtë qytet të mrekullueshëm , kush e ka bombarduar ?!”…

Fatkeqësisht Shqipëria mëmë , në vitet më heroike të rezistencës kosovare , i foli asaj me antivlerat e saj , e gjitha , Gjirokastra e Vlora , Shkodra e Tirana , nuk u ndodhën në lartësinë e Abdyl Frashërit , Ismail Qemalit , e Buletinëve të dikurshëm ; as inteligjenca shqiptare nuk u ndodh në lartësinë e inteligjencës luftarake kosovare. (Veçohen këtu kontributet e Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qoses , që si dy pesonalitete të shquara , kanë thënë e shkruar opsinet më largpamëse rreth problematikës së kombit shqiptar.)

E pra , ka perënduar koha e regjimit komunist që , në mos e sabotoi problemin e Kosovës së bashku me Titon e Rankoviçët , heshti , heshti në mënyrë hipokrite për krimet e Serbisë , për masakrat ndaj kosovarëve që , për çudi , ndiqeshin edhe në Kosovë edhe në Shqipëri , kur vinin te trungu mëmë për t’i shpëtuar plumbit të serbit. Mikroopinioni në disa shqiptarë ose segmente të shtetit se koosvarët janë mafiozë etj etj , është opinion fashist i Milosheviçëve dhe UDB-së që , tashmë , konsiderohet “i bombarduar” nga Aleanca , por jo i zhdukur. Copa të këtij opinioni gjenden akoma në zyrat e politikës shqiptare dhe nëpër ambasadat tona kudo në botë. Tashti dhe heshtja shqiptare për Kosovën , nuk është vetëm paaftësi e neglizhencë , por merr trajtat e krimit…Ka filluar epoka e ndërshkimit , ka filluar epoka e së drejtës. E drejta duhet të flasë nëpërmjet pendimit dhe ndërshkimit të fajtorëve.

Komunizmi ishte kohë boshllëku dhe gjymtymesh të pariparueshme për njeriun shqiptar , ishte ndërprerje kulturash në ndërgjegjen e kombit. Ai e grreu shqiptarin deri në kockë. Varfëria dhe dhuna kaloi mbi të si një epidemi me përmasat e katastrofës në tre breza. Tranzicioni demokratik në Shqipëri , fatkeqësisht , po kalon me drama e zhgënjime të mëdha. Ai i ngjan stinës së breshërit që s’ka të mbaruar. Komunizmi e vriste shqiptarin me komandë , tranzicioni po e vret në kaos. Vazhdon “hemoragjia” njerëzore. I ngrati shqiptar që vjen nga dimri i egër dhe stina e breshërit , synon vetëm të emigrojë ; e pret e pret që të shohë një atdhe tjetër , pa krime , pa korrupsion , pa banditë nëpër zyrat e shtetit ; e pret e pret të kthehet në një atdhe , ku të ketë një zyrë të falet , të ketë një copë tokë të punojë a të ndërtojë e pret e pret që të hedhë votën për ata që e duan Shqipërinë dhe Kosovën , jo për të mbushur xhepin , por që kanë shqiptarizmën në shpirt e duan të venë një gur , të shtrojnë një rrugë , të shtojnë një çezëm për të pirë ujë , të shtyjë doganën jo në Morinë , por , sipër , në kufijtë e serbit.

Opinioni i rraskapitur dhe i zhgënjyer shqiptar pret nga Partia Socialiste të mbajë përgjegjësitë e veta , duke u shkundur e pastruar një herë e mirë nga “ishët” e pandryshueshëm dhe nga plehrat e reja që qelbin ajrin ; pret që të bëhet parti e re social demokrate , që gjithnjë të jetë alternativë për emancipimin e përgjithshëm të shqiptarit kudo që ndodhet në Tiranë apo në Kosovë , në emigracion përtej detit apo buzë kufirit. Një parti as e djathtë as e majtë , as e qendrës as e anës, nuk mund të hapë rrugët e punës dhe të përparimit.

Opinioni i rraskapitur dhe i zhgënjyer shqiptar pret nga Partia Demokratike të qëndrojë si aspiratë e ëndërruar me kohë. Shqiptari nuk mund të zhgënjehet më ; ai nuk të fal më dhe nuk mund të pajtohet me karieristë brenda partisë dhe jashtë saj ; populli nuk harron që PD në pushtet nuk i përballoi dot sulmet bolshevikoterroriste të të ashtuquajturit “popull”. Ajo është përgjegjëse në përçarjen e së djathtës shqiptare si alternativa , që çan më shpejt e më me guxim rrugët e punës e të përparimit.

Opinioni i rraskapitur dhe i zhgënjyer shqiptar nuk mund të pajtohet as me Lidhjen Demokratike Kosovare (LDK) të Ibrahim Rugovës. Ajo lindi në kohën e furtunave në Kosovë , por nuk qëndroi në lartësinë e furtunës. Pritej që ajo të bëhej shtabi luftarak i revoltës kosovare kundër regjimit gjakatar të Milosheviçit , por më tepër se parti , ajo gjalloi si lëvizje pupuliste me 700000 anëtarë , domethënë , gjithë popullata e rritur. Duket se Milosheviçi e pranoi këtë “parti”se e kish më të lehtë ta kontrollonte dhe ta sabotonte alternativën e saj “për pavarësinë e Kosovës” që artikulohej nga lideri i saj Ibrahim Rugova , ndërsa popullit  kosovar i thuhej të duronte , të protestonte me qiri në dorë , bile me gojë të mbyllur  si në varreza. Por kohët rrodhën shpejt. Doli UÇK në skenë që të shuante qirinjtë e indianëve për të ndezur flakët  e luftës çlirimtare , doli UÇK për të tonuar edhe në partitë politike të Shqipërisë e për të prishur ekuilibra skllavëruese për shqiptarët në të gjithë Ballkanin , që e kalonte dramën kosovare pa i dhëmbur barku. Shpirti luftarak i UÇK duhet të “armatosë” të gjitha partitë politike në Shqipëri e Kosovë. Shqipëria ka nevojë për alternetiva të vërteta demokratike , ka nevojë për ndryshime të dukshme , ka nevojë të ketë zërin e vet të fuqishëm. Dhe forca vjen nga e drejta.

E ndjejmë si detyrim moral të citojmë zërin e Ismail Kadaresë , që jo një herë tingëllon si shpresë kur , jo një herë kombi shqiptar është ndodhur para humnerave dhe zgjidhjeve të mëdha :

“…Shqipëria nuk ka nevojë për toka të popujve të tjerë , as i kërkon ato. Ajo s’ka nevojë për ide të çmendura e qesharake , për ringjallje perëndish të vjetra. Ajo nuk njeh mithe vrastare dhe as shpall vise të huaja si djep të saj. Ajo nuk joshet nga përndezje fetare , që përfundojnë pastaj me ndezje luftrash si fryma ortodokse ose myslymane. Ajo nuk njeh doktrina që nxitin urrejtjen kundër popujve të tjerë , e aq më pak projekte dëbimesh e masakrash. Ajo ka brenda vetes një energji e vitalitet të jashtëzakonshëm , që duhet të ndikonte për më mirë e që , për fat të keq , më së shumti , ka ndikuar për keq…Një Ballkan me kufinj të çdramatizuar , i çliruar nga xhindet shoviniste , me qarkullim të lirë njerëzish , mallrash , idesh , shkurt një Ballkan i evropianizuar , përkon plotësisht me aspiratën shqiptare”.

E drejta të bën të fuqishëm , e drejta të bën me zë , prandaj goja e Shqipërisë nuk duhet të jetë e belbër…

…Në fillim qe fjala !    

 

                                                                                               P. L.                                      













                                               ALBANOKTONËT



Fjala albanokton asht fjalë greke , mot savant , e cila fjalë për fjalë do të thotë “vrasës shqiptarësh”. Kshtu do ta spjegonte çdo fjalor kuptimin e këti termi. Për mue kjo fjalë ngërthen në vete jo vetëm caktimin konstant të viktimës tue lanë të hapun subjektin që i merr jetën , asgjason viktimën , por ai ka kuptimin se subjekti ka epshin e gjahtarit , ka zellin e pasionin e vrasjes së shqiptarëve. Për kta subjekte që marrin ket emën , vrasja e shqiptarëve asht nji safari që s’ka stinë e kanune , asht nji konkurs i shpallun përjetsisht që shoqnohet me çmime e shpërblime që derdhen pa hesap në favor të të gjithë atyne që veprojnë pa kurrfarë ngurrimi për ta meritue titullin “albanokton”.

Vemë re se antikiteti ishte i mbushun me pasardhsit e ktyne kampionëve. Asokohe kishim prindvrasës , vllavrasës , mbretvrasës. Krimi doli nga pallatet e mori fushat. Ndër grunore djerr kombet rrjeshtoheshin të mbërthyem në armë mishshqyese e kockëdërrmuese , ndër krisma lodrash e klithma gabzherresh , suleshin mbi njeni tjetrin me tërbim për ta zhgarravitë siluetën afërhyjnore të homo sapiens-it. Njerzit s’kishin ndërtue ende vijën Mazhino e bunkerat tullacë që , për kah përbindshllëku , më kujtojnë figurinat vigane të Ishullit të Pashkëve në Paqsor.

Vija e urrejtjes ecte e shtrihej ngadalë tue vendosë kufij ngjyrë tamthi. Mesjeta ishte stinë garash e kampionatesh. Atletët mbuloheshin me lavdi ma tepër se në antikitet. Kush vriste me urrejtje e pa e pshty dorën antarit e nji kombi tjetër , shpallej menjiherë kampion , merrte titullin …kton , ku pika- pikat janë emni i kombit të viktimës , hynte direkt në histori , mbahej mend emni i tij e tejçohej  brez mbas brezi. Kam gjetë në Greqi nji rrugë me emnin Vulgaroktonu , pra vrasës i bullgarëve.

Flitet ndër analet e historisë për nji të famshëm albanokton , i cili ndoshta ishte ndër të parët kampionë të disiplinës së albanoktonisë. Asht fjala për njifarë Thanasi prej Bizanti që ishte sundimtar në Janinë në kohën e principatave shqiptare. Ai jo vetëm kishte epsh në eliminimin fizik të shqiptarëve , por kishte edhe nji zakon tjetër : viktimave u nxirrte sytë dhe , mbasi ua fuste në shportë , ua dërgonte për presion atyne të cilëve kërkonte t’u nxirrte ndonji favor.

Pa dyshim kta 85 vjetët e fundit kupa e shqiptarvrasësve s’ka luejtë prej Beogradit. Ajo qëndron atje e shoqnueme prej diplomash e fletësh nderi që janë kampionët e çdo dhjetëvjeçari. Emnat e tyne atavikë e ndjellakqinj si fluturim korbash mbi fushë ku qelben kufoma , janë të shkruem me shkronja ari : Çubrilloviç , Andriq , Milosheviç , Arkan e mija e mija të tjerë serbë “të pafajshëm” që nuk ngurrojnë të heqin kambzën e pushkës , gryka e së cilës ka marrë shej kokën e nji shqiptari të çfardo moshe qoftë.

Miqtë e serbëve i ndigjojnë kto , i shofin përmes ekranit dhe evidenca asht e pakontestueshme. Thonë : “Në mos edhe shqiptarët…”

Mbas pikave që fitojnë serbët tue shpue kafka shqiptarësh ekziston nji keqkuptim i vogël. Nga dëshira e madhe e zelli i ndezun që kanë për ta nda serbin me sa ma pak përgjegjsi , ata tërthorazi na rekomandojnë qendrime urtsie prej idiotësh , e thue se shqiptarët , në durimin e tyne të pafund e rezistencën proverbiale e kishin dhe e kanë veten tepër. Simbas tyne , që çeshtja e shqiptarëve kosovarë të jetë e pastër , e pakompromentueme dhe e pacen , shqiptarët duhet të veheshin në radhë  para cungut ku xhelati serb i pret në seri kokat e tyne. Dhe kjo duhet të ndodhë derisa të mbarojë deri ma i fundit kosovar. Kta “mbrojtës” të së drejtës shqiptare kanë mirsinë elegante që të drejtën e shqiptarëve të Kosovës duhet t’ia jepnin në formën e kunorës funerare , e cila do ta kishte vendin mbi vorrin e tyne kolektiv.

Ka pra , nji prirje për ta pa kosovarin e mirë të zhveshun prej çdo të drejte vetmbrojtje e instikti zanafillës i të kundërveprimit , të cilin në botën e qenieve të gjalla e kanë edhe amebat.

Kjo lloj kritike kërkon të kalojë nën etiketën e nji kristianizmi ekstatologjik. Reagimi i kosovarëve duhet  të jetë deri në fund paqsor i përvujtë , servil e kokulun. Kta kristianë të vetshpallun nuk njofin mirë as Ungjillin. Vetë Krishti , kur u vu në kryq e po e mbërthente agonia e vdekjes , e vdekjes së pafaj sidomos , i bërtiti të Atit të vet me fjalët e famshme :Eli , eli , lama sabahtani. (Atë , atë pse më braktise).

Dhe fillojnë me u ba llogaritë. Në mes popujve që na rrethojnë e që historia na përpoq , askush në Europë nuk ka mbi ndërgjegjën e vet nji kohë ma të gjatë që të zgjasë shekuj krimesh nga ma të përbindshmet ndaj qenies e ekzistencës së shqiptarëve. Në lidhje me shqiptarët qytetnimi i serbëve asht ndalë te caku i kanibalizmit.

Tashti që lufta ka mbarue e njerzit u kthyen nëpër shpijat e veta, Kosova ban apelin e atyne që mungojnë. At që nuk kthehen duhen kërkue nën dhe. Komisione të posaçme hetimore hulumtojnë me rrajë çeshtjen. Munguesit do të vinë edhe nji herë mes të gjallëve. Zbardhimi i faktit ua ndërpreu udhtimin drejt materies.

Gjatë periudhës së luftës së Kosovës serbët e mbajtën nalt titullin e kobshëm të albanoktonit. Nuk mbahet mend se i sati kampionat ishte ky , por , me siguri , ishte kampionati i fundit. Në Serbi pritet të vijë demokracia. Kur të vijë ajo demokraci , e para gja që do të kërkohet prej saj , asht që të dorzojë përgjegjsit moralë e materialë të ktij sezoni albanokton. Bota e shqiptarët e kanë vu kusht. Por kta përgjegjës janë shumë. Pra , ose demokracia do të vonojë , ose fara e albanoktonëve do të mbetet e pandershkueme. Serbët , si kristianë , e kanë rastin me e ba pendesën. Serbët si europianë e kanë rastin me përqafue demokracinë e me kërkue ndjesë. Vetëm përparimi i shqiptarëve , shpejt e progresivisht , asht prova se serbët duen të braktisin lkurën e vjetër. Përndyshe shqiptarët do t’i harxhojnë përsëri të gjitha energjitë për strategjinë e qendresës , e kurdoherë që të vijë dita , ata do të jenë ata që ishin gjithmonë : dashnorë të lirisë së vet e mbshtetës të lirisë së të tjerëve.              



                                                                                          P. SH.































































                                          SKENA  MËKATESH









































































             



                           1. PINGPONGU  DRAMATIK  SELANIK - PRISHTINË



Skena e parë : në Brazil

Pjesmarrës : shefat e Bashkimit Evropian

(Debati midish shefave të mëdhenj se kush do të jetë kordinatori i Paktit Ballkanik u zhvillua i ashpër me perde të mbyllur. Aty pas mesnate , para një publiku të lodhur hapet perdja :)

Gjermani : Ja më në fund po merremi vesh që ministri gjerman Bodo Hombach, mund të jetë kordinator i Paktit Ballkanik. Kjo sepse Gjermania do të mbajë peshën kryesore në rindërtimin e Kosovës dhe të Ballkanit.

Anglezi : Unë e tërheq kandidaturën time (Ashley) me kusht që ai ose një tjetër anglez të konkurojë për të zëvendësuar Havier Solanën në krye të NATO-s.

Francezi dhe italiani : Edhe ne po biem dakort për gjermanin , por në krye të misionit të OKB në Kosovë të jenë zotërinjtë Kushner dhe Bonino.

Austriaku : Kundërshtoj kategorikisht !

(Të gjithë kokë më kokë e vesh më vesh)

Austriaku : Nëse nuk doni kandidatin tim , zotin Petriç në Kosovë , atëherë çojeni në krye të misionit të Bashkimit Evropian në Bosnjë , përndryshe …

Të gjithë shefat ; Dakort , dakort !

Gjermani (grekut) : Po ti , çke që kërkon të kundërshtosh që nga pika e sabahut kur filluam ?

Greku : Vendi i kordinatorit i takon Greqisë se qeveria greke është violina e parë në Ballkan.

Gjermani : I njohim meloditë greke.

Greku : Kandidati im ka mbështetjen e Maqedonisë , Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Zëra : Harrojeni Jugosllavinë ! Po Shqipëria ? Është e vërtetë ?… Sikur nuk na besohet…

Të gjithë shefat (të shokuar) : Si është e mundur ?! Shqiptarët u çliruan nga NATO dhe i besojnë shtetit më antishqiptar në gjirin e Aleancës , Greqisë ?!

Greku : Pyetni qeverinë shqiptare !

Një zë (monolog) : Mos është e vërtetë ajo që thotë opozita shqiptare për lidhje të fshehta serbo-greke ?! Çoç kam dëgjuar për ca punë të pista midis socialkomunistëve shqiptarë dhe pasokistëve grekë ! Ku ka zë , s’është pa gjë…

Anglezi : Zgjedhjen greke do ta kundërshtonte rreptësisht Kosova. Greqia nuk qe dakort me luftën tonë dhe në çdo takim diplomatik të le të kuptosh që Ballkani mund të rindërtohet edhe me Milosheviçin…

Gjermani : Si mund të administrojë dhe të kordinojë Greqia miliardat tona për Kosovën , kur vetë nuk paguan asgjë ?!

Heshtje.

Greku : Nëse nuk pranohet që unë të jem kordinator atëherë propozoj që qendra evropiane për Paktin e Stabilitetit në Ballkan të jetë Selaniku.

-Pse Selaniku ?

-Po kush ?

-Prishtina.

-Pse Prishtina ?

-Po kush ?

-Tirana.

-Tirana s’është e zonja.

-Sa është ora ?

-Pesë e sabahut !

-U lodhëm. Duhet të vendosim diçka.

Anglezi : Duhet të ruhemi nga lodhja , zotërinj. Më lejoni t’ju kujtoj se edhe në Versajë , më 1919 , shefat e mëdhenj të Evropës , kur aprovuan Konferencën e Londrës së 1913 , ishin shumë të lodhur. Diplomati ynë Herald Nikolson shkruan : “Ne ishim të lodhur dhe të mbingarkuar. Ne vazhdonim të mërmëritnim formulat tona të vjetra…Kishte çaste kur ne i thoshnim vetes : “Kjo është e padrejtë por , por… dhe u nxituam e thamë : “Më mirë një traktat i keq tani se një traktat i mirë pas katër muajsh”…Kemi bërë shumë punë të çrregullta dhe unë pyes veten se çdo të mbetet pas lodhjes. Andre Morua në parathënie të librit të Nikolsonit thotë : “Ideja e lodhjes shfaqet si temë qendrore e simfonisë (mashtruese) të Konferencës. Sa poshtë qëndronte diplomacia e Versajës…(!)”

Po ju po dremitni ? Ç’bëhet kështu ?

(Zgjaten ca duar të bardha të përgjumura dhe firmosin për Selanikun. Bie perdja.)

Skena e dytë (Pas një muaji , në Bruksel)

Zëdhënësi i Komisionit të ri Evropian : Siç e dini , zotërinj , realiteti politik në strukturat evropiane ka ndryshuar ndjeshëm. Forcat opozitare fituan zgjedhjet në parlamentin evropian. Është formuar qeveria e re e Bashkimit Evropian. Duhet të ndryshojë edhe projekti i Brazilit për Selanikun…

Gjermani : Kjo është logjike. Bashkohem me kordinatorin e i të BE.Ç’kuptim ka që Selaniku të bëhet qendër e stabilitetit kur paratë janë në Bruksel dhe puna në Prishtinë. Boll na lodhën të majtët me slloganet e tyre.

Greku : Atëherë jam i detyruar të përdor veton politike. O Selanik , o s’ka . Oposdhipote !

Francazi : Le të mendojmë një kompromis !

Anglezi : Propozoj 30 minuta pushim…

(Pas pushimit)

Greku : Jam dakort të lëshoj pe. Akuste parakalo ! Sekretariati i përgjithshëm i Paktit le të vendoset në Selanik , kurse zyra e projektit në Prishtinë.

Gjermani : Po kësaj i thonë Hane shan , hane Bagdat ! Më duhet t’i telefonoj presidentit tim.

(Nga telefoni , presidenti gjerman) : Prano kompromisin ! Gjermania nuk ka interes që për një grusht para , të dhëna për grekët , të humbasë projektet e perspektivës në Ballkanin Jugor. Këmbëngulni për korridorin 10 që do të lidhë Evropën Qendrore me atë Juglindore ! Nuk ka rëndësi Selaniku po “dhjeta” ose “teta”

Zëra të shefave të Evropës ( Në monologje) : Zëri i parë : Ç’kuptim ka sekretariati në Selanik kur qendra e ndërtimeve do të jetë Kosova ? Aktivizimi i aleatit më të keq të NATO-s në Ballkan është mesazh mjegullor për popujt e varfër të rajonit , për të cilët asnjëherë Greqia nuk ka qenë aq bamirëse thotë dhe se në luftën e NATO-s kundër Serbisë 95% e grekëve kundërshtuan.

Zëri i dytë : Caktimi i Selanikut si kordinues në Ballkan nuk shpreh vetëm interesat greke por edhe të Milosheviçit , i cili që përpara luftës ka favorizuar bizneset greke në Kosovë…

Zëri i tretë : A thua nuk e kupton Shqipëria , Turqia , Bullgaria dhe Maqedonia që korridori 8 u bllokua me veto ndërkombëtare nga Greqia ?!

Zëri i katërt : Eh , Shqipëria e shkretë ! Me sa duket , pas ardhjes në pushtet të ish kumunistëve Greqia u shpall partner kryesor dhe projekti më i madh ballkanik u tjetërsua. Qeveria e leninistit Nano miratoi anullimin e korridorit 8 dhe nënshkruan projektin e ofruar nga grekët.

Zëri i pestë : Sidoqoftë tani Shqipëria ka miq të mëdhenj. Në krye të “miqve të Shqipërisë” është Eladha e Odhisesë. Duke tërhequr prej hunde qeverinë matufe të Shqipërisë , Greqia bëhet pjesmarrëse e ndarjes së parave për Kosovën.

Hallall i qoftë !

Zëri i gjashtë : Politika pro greke e qeverisë (Nano-Mejdan-Gjinush-…) , si qeveri me prapanicë evropiane , forcon jo vetëm pozitat e lëkundura të Greqisë pas luftës së Kosovës , por edhe pozitat kriminele të regjimit të Milosheviçëve e Karaxhiçëve , të cilat parlamenti grek i ka shpallur “Qytetarë nderi të Greqisë”

Një zë nga salla : Unë jam skeptik rreth bashkpunimit të OKB-së , OSBE-së , BE , KFOR-it etj , etj dhe kam frikë se shpërndahen në erë , jo vetëm dollarët , por dhe vulat e përgjegjësitë në kilometrazhin Selanik-Prishtinë.

Një zë tjetër nga salla : E mo , mos ki kaq frikë ! Në fund të fundit Amerika…Ndërsa shqiptarët dhe kosovarët duhet të flenë të qetë se tani biletën për në Evropë e Amerikë do ta presin për Selanik me pak dhrahmi. Thonë mirë ata : “Më mirë një mik se një çiflik”

(Bie perdja).





                                         2.  RAHOVECI  DHE RUSËT



Rahoveci me rrethinat është një nga skenat ku drama heziton të shpërdridhet. Rahoveci kërkon të verifikojë drejtësinë. Drejtësi kërkojnë kufomat e pafajshme të shpërndara gjithandej akoma të pa prehura në varr. Diku , dikush ka hedhur një firmë që Rahovecin duhet ta mbikqyrin forcat ruse në vend të forcave hollandeze të KFOR-it. Rreth 40.000 shqiptarë ,ku ka edhe gra dhe fëmijë , bllokuan rrugët me makina e traktorë dhe paqësisht protestojnë “Jo , rusi në Rahovec !” “NATO , po ! Rusi jo !”. Dhe me radhë kryejnë shërbimin 24 orsh që të mos futen ushtarët rusë në qytet. Rreth 2000 serbë që s’kanë guxuar të dalin në pjacë presin shpresën e fundit , rusët. Midis tyre shqiptarët njohin kriminelët e masakrave. Ingranazhet e diplomacisë të mbushura me graso që nga Moska e Washingtoni , presin që rusët paqësisht të futen në Rahovec , “se jemi marrë vesh !” Kushner dhe të tjerë , bëjnë sikur nuk i besojnë shqiptarët , që thonë se midis ushtarëve rusë ka patur mercenarë , që kanë drejtuar masakrat në krahinë. Forcat e NATO-s nuk duan sherr me kosovarët as me rusët. Kanë filluar bisedimet :

Shqiptarët : Rusët kanë qenë aleatë dhe bashkëpunëtorë me militarët e Milosheviçit. Ata na kanë vrarë. Si mund t’i pranojmë tani të na mbrojnë ?!

Rusët : Ne zbatojmë marrveshjen. E shikoni që shqiptarët duan sherr ?

Serbët : Të drejtat tona mund të mbrohen vetëm nga ushtarët rusë !

Perëndimorët : Le të bisodojmë ! Ushtarët rusë janë djem të mirë. Ata do zbatojnë urdhërat e NATO-s.

Shqiptarët : Kush do t’i kapi kriminelët serbë , që bashkë me mercenarët rusë shkatërruan gjithë krahinën dhe mbushën rrugën me kufoma të pafajshme ?

Amerikanët : ( që përtej oqeanit) Hë , mo , pranoni 750 rusë se s’kanë ç’u bëjnë ! Në fund të fundit jemi ne !…

Kushner : Po unë kujt t’ia prish e kujt t’ia ndreq ?! Shënim : Deri në ditët e fundit të gushtit 1999 , kur kanë filluar shirat e parë të vjeshtës , skena është paqësore. Djemtë e mirë rusë presin të hyjnë në Rahovec. Në shtator metereologët parashikojnë shira të buta , pa shkarkime vetëtimash.



                                      3.  RUSISHTJA  E  ZOTIT  TALBOTT



Aty në të dalë të gushtit 1999 , zoti Talbott , zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan , ka dhënë ca mendime të çuditshme. Po i riprodhojmë ashtu siç i dëgjuam në valët e radios :

“Pavarësia e Kosovës apo ndarja e Bosnjës do të jenë gabime të mëdha. Ndarja e Bosnjës do të jetë katastrofë e shumëfishtë. Ajo do të jetë në favor të Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe. Ne nuk mbështesim as pavarsinë e Kosovës sepse shkëputja do tu japë zemër separatistëve dhe irrendentistëve të çdo lloji gjetkë në rajon. Shkëputja do të inkurajonte ithtarët e Shqipërisë së Madhe – një shtet i vetëm që shtrihet përgjatë gadishullit të Ballkanit nga Shqipëria drejt Maqedonisë Veriperndimore , e cila ka popullsinë e vet shqiptare etnike.”

Ai theksoi politikën amerikane se “ndryshimi do të ndodhë vetëm nëse Serbia çlirohet nga barbarizmi personifikuar nga presidenti Milosheviç !”

Gazetarët patën shumë pyetje për zotin Strobe Talbott por ai ishte i zënë me punë më të mëdha dhe nuk dha spjegime të tjera. S’kishim ç’të bënim dhe u përgjigjen vetë duke dalë në disa përfundime shkruan në gushtin që po ikën bashkë me vapën e madhe :

1.Sigurisht zoti Talbott ka folur anglisht dhe ka menduar rusisht.

2.Ai , shoku i ngushtë i Bill Klintonit , që ka fletur në një dhomë me të kur ishin çunakë , vraponte më tepër se Billi.

3.Duke e ditur si diplomat se heshtja është flori , ai , kur i duhet të flasë mundohet të jetë i palexueshëm dhe i papërkthyeshëm.

4.Ndoshta nën syzet me rreth floriri , ai sheh më mirë se presidenti i tij.

5.Thuhet se diplomati i shquar , mendon dhe bën të kundërtën e atyre që thotë.

6. Strobete Talbott është njeriu i të ardhmes se shtetet e Ballkanit i përfytyron si shtetet e Bashkuara të Amerikës me një flamur të përbashkët.

7.Kur e ka të vështirë të përgjigjet ai përdor shprehjen shqipe : “Kështu i do mushka drutë”

8.Si njohës i mirë i gjuhës ruse dhe botues i disa punimeve mbi BRSS-në , nuk e dimë a e di zoti Talbott si tingëllon në atë gjuhë frazologjia shqipe : “U mbars mali e polli një mi .”(?!)



                                          4.  MELODIA  E  HUNDËS



Moxarti kompozoi një natë një melodi që edhe pianisti më profesionist do t’i duhej që të përdorte jo vetëm të dya duart , por dhe hundën për të luajtur të gjitha notat e asaj melodie.

Pasi i kishin provuar të gjitha notat e melodisë funebre , duke i rënë pianos me duar e me këmbë , tani pas varrimit , serbët provuan të luajnë notat e hundës : Më 25 gusht 1999 , përfaqësuesi i pakicës serbe në Kosovë , Momçillo Trajkoviç , në mbledhjen e përbashkët të Këshillit tranzitor , propozoi që Kosova të ndahet në pesë kantone serbe. 1.Në rajonin e Prishtinës , 2.Në rajonin e Mitrovicës , 3.Në Kosovën Veriore , 4.Në rajonin e maleve të Sharit-Brezovica , Zhupa e Sreckës në rrethin e Prizrenit dhe 5.Në rajonin e Metohisë duke përfshirë Pejën , Klinën dhe Istogun.

“Pjanisti” Momçillo Trajkoviç u mundua ta luante melodinë përpara ekspertëve të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë , me të gjithë talentin e tij. Kjo melodi qe propozuar në Shtabin e Milosheviçit që para luftës dhe akademia e ndritur e Beogradit në netët e bombardimeve i kishte vendosur notat atje ku duheshin për t’i lojtur me hundë.

Melodia e hundës ishte provuar edhe në një piano në Moskë dhe u tha , u bë …

Kjo melodi kënaqte të gjithë serbët (dhe opozitën )dhe u siguronte atyre pjesmarrje në çdo cep të Kosovës dhe natyrisht vëllazërimin maksimal me shqiptarët , tashti jo me një , por me pesë serbi të vogla.

Por melodia nuk u dëgjua , jo se përfaqësuesit e OKB-së , NATO-s dhe shqiptarët s’kishin veshë , por pjanistit i qe prerë hunda.

…Dhe megjithatë këtë melodi e ka shktruar Moxarti dhe përsëri e përsëri ne do të mundohemi ta luajmë , qoftë dhe me hundë të prerë.



                                                                                             P. L.

                     

                               





   

                                         5.  BOMBARDIMI  I  NJË  KISHE



Në shkurtin e 1913 Mali i Zi çon ushtri me marrë Shkodrën. Mbas luftimesh të rrepta me malsorët në kodrat e Lodërtunës , ushtria malazeze fillon bombardimin e qytetit me artileri të randë. Dishmitarë të kohës më thonë se predhat “Shrapnel” përshkonin qiellin me nji uturimë rënqethse qiellin mbi qytet. Personi që m’i përshkruente ngjarjet , thoshte se predhat malazeze ngjanin si thasë çimentoje të kuq që e përshkonin flurudhën e vet me fishkullimë shurdhuese e atje , ku binin , nxirrnin ujin e zi.

I tmerruem , populli i Shkodrës sulet me gjetë strehim në Katedralen e qytetit , ngrehinë pa kurrfarë shije artiktonike , por gjigand ndërtimor , e teta në botë në llojin e vet.

Naosi qendror e navatat e Katedrales janë mbushë deng me njerz “si kokrrat në shegë” , do të thoshte Fishta. Të gjithë i kanë sytë e mbërthyem te tavani i naltë i ndërtesës. Prej andej presin ndihmën e Perendisë , prej andej edhe ndonji predhë fatale.

E lajmrueme prej informatorëve të vet për turmën e strehueme në katedrale , nji njisi artilerie merr nishan mbi të. Dy predha obuzi godasin e shembin nji trakt muri te dera ansore në krahun lindor të ndërtesës.

Mbas pak qyteti ra në duert e malazezëve , ma vonë hynë Pesë Potentat e Shkodra u ba qytet ndërkombtar.

Arqipeshkvia mori masa për riparimin e damit që katedralja kishte marrë në ijë. Dikush pati idenë që në murin e restauruem futeshin dy gzhoja predhe obuzi. Në gurin e skuadruem nën gzhojat u gdhend edhe data e bombardimit :24.2.1913 .

54 vjet më vonë , ketë herë jo Mali i Zi , por Mendja  e Zezë e nji Diktatori pa andërr se katedralja i kishte zanë diellin. Dhe e ktheu në stadium të mbyllun lojnash me dorë. Arkitektët që e kthyen katedralen nga tempull në hangar , banë prekje jo vetëm në interioret , çka ishte edhe e pritshme , por edhe në fasadat. Ndër të tjera zhgulën gzhojat historike të bombardimit malazias bashkë me gurin që mbante datën e ngjarjes.

I mbetun pa anmiq materialë , shteti i komunistëve i kishte shpallë luftë kujtesës.

Mbas ksaj malazeztë mund të bajnë be të dlirtë se s’e kanë bombardue kurrë popullin e Shkodrës , të mbledhun në kishën e të njajtit zot që thonë se besojnë edhe ata.

                                                                                                                               

                                                                                                 P. SH.                              





                                   6.  MITROVICË  1999  APO  1913 ?!



Ka një urë mbi lumin Ibër që ndan qytetin përgjysëm ; më saktë : që ndan shqiptarët përgjysëm. Edhe në kushtet e protektoratit në Kosovë , qytetarët e Mitrovicës nuk mund ta kalojnë urën. Nuk mund të shkojnë fëmijtë te prindërit matanë ; mësuesit dhe nxënësit s’mund të shkojnë në shkollën e tyre ; as burri te gruaja , as nusja me vellon e bardhë s’mund të kalojë mbi urë , dhe dashnorët presin në brigjet e urës…

Se nuk duan serbët , se militarë të armatosur i venë qytetarët shqiptarë në shenjë , se në Mitrovicë nuk janë vetëm serbët që banonin atje , por kanë zbritur civilë profesionistë për të mbrojtur urën ; se rajoni i Mitrovicës ka thesaret e minierave Kosovare , se se ngatërrohet 1999-a me 1913 dhe sherri shekullor serbo-shqiptarë është mbledhur e tkurrur tashmë në brigjet e urës. Për herë të parë në manualet e urave në mbarë botën , në Mitrovicë , po provohet se ura nuk lidh dy brigje , se ura nuk është ndërtuar për të kaluar njerëzit mbi të … Kjo mund të quhet “antiurë” ose “ura e sherrit”.

Si atëherë në fillim të shekullit , kur gërshërë të mëdha prenë pa mëshirë 2/3 e trupit të Shqipërisë për tua dhënë fqinjëve dhuratë ; ishin ato , gërshërët e mëdha që hapeshin e mbylleshin në Berlin , Londër , Paris ; si atëherë kur gjymtimi gjakatar i territorit të Shqipërisë preu burimet e jetës së tij , kur u coptua tregu i brendshëm shqiptar , kur qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë humbën të gjitha lidhjet me Kosovën ; kur Shkodra s’mund të shkonte në Ulqin , kur Tropoja , s’mund të shkelte në Pejë , Prizren , Gjakovë , kur gërshëra preu Dibrën e Madhe nga Dibra e Vogël …, kur mbeti jashtë territoreve shqiptare e vetmja hekurudhë e ndërtuar më 1873-74 dhe që lidhte viset shqiptare të Kosovës – Shkupin , Prishtinën , Mitrovicën etj me Selanikun dhe Evropën Qëndrore…;

si atëherë kur bujku shqiptar u nda nga ara e tij , bagëtia nga kullota , blerësi nga shitsi , gruri nga mulliri …si atëherë kur lumi Ibër skuqej nga gjaku dhe kufomat shqiptare i shtynte në det.

Fillimi i shekullit XX kërkon të mbajë mbërthyer akrepat e fundit të ditëve të tij kurdisur me zemberekun e ndryshkur 100 vjeçar…



                                                                                               P. L.



                                 







                                            7.  DON  KISHOTI  MODERN



Vetëm pamjen ka si ai. Fytyrë vrerosur me qime të bardha që ia kreh era. Ato qime e tregojnë të urtë dhe duket se i dalin direkt nga kafka e hollë prej asketi. Nuk dihet saktë sa vjeç është se ai kështu ka qenë gjithmonë lëkurëzi , qimebardhë e asnjëherë nuk e ka kaluar peshën prej 49kg. Kot thonë që është milioner me vila e gjë. Pamja e tij tregon se jeton në një shpellë si murg që të kujton Ezopin e lashtë ose Orakullin e Delfit.

Dikush tha se në vend të Sanço Pançes mori me vete një këngëtar të madh por , ai në intervistën e fundit deklaroi : “Jam krejtësisht i vetëm dhe dua të fitoj vetëm”. Ndërsa këngëtari Sanço me të gjithë seriozitetin e këngëve të tij po nisej për esap të vet dhe me lot në sy tha se kjo botë s’ka nevojë për bomba por për këngë kundër bombave.

Edhe Rosinanti i “Fytyrës së vrerosur” ishte nga më modernët e racës së kuajve. Vetëm se lëndën e kish prej Kalit të Trojës. I zoti që do të kalëronte mbi të kish qëllime jo për ta shkatërruar Trojën , por për t’i sjellë paqen , prandaj vetëm në rrugën nga shtëpia deri në aerodromin e Athinës ruajti siluetën e kalit të lashtë dhe të Rosinantit. Atje Rosinanti u shndërrua në një avion modern ( nuk dihet , qe kontigjent i NATO-s apo i qeverisë së tij. )që me porosi të veçantë , uli krahët për të marrë mbi shpinë kalorësin e vet , më të bukurin e racës helene.

Budalla i madh ka qenë ai Don Kishoti i Servantesit. Donte të përmbyste botën dhe të gjithë kalorësit keqbërës , i shkreti ! Po me se ? Hipi në një kalë kockë e lëkurë me një shpatë të ndryshkur. I shkreti ! Dhe luftonte me mullinjtë e erës e me kacupët e verës… Dhe Dylqinën e Tabozës një fshatare e kish.

Ku e ku ajo Dylqinja ime , vëlla !…

Dëgjo tani ! Unë po fluturoj në qiellin e Evropës që i hedh bombat si shi dhe , sipas arësyes së arësyes sime , me arësye marr guximin të deklaroj se do akuzoj dhe do luftoj jo me mullinjtë e erës , por me 19 shtete të NATOS ; unë , Don Kishoti modern i Athinës akuzoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë vërsulur me të gjithë avionët më modernë që ka pjellë mendja njerëzore kundër vëllait tim serb , që , në të drejtën e arësyes së mos arësyes së tij , po mbron vetveten heroikisht ; unë marr guximin të ngrihem edhe kundra të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit , që hapën portat e qiellit të tyre për t’i lënë të lirë , 1000 e ca avionë të NATO-s , të godasin Serbinë time me në krye heroin e saj , vëllanë dhe klientin tim Sllobodan Milosheviç.

Sa për ta ditur , unë kam qenë dhe jam avokati i Karaxhiçit dhe Mlladiçit , që Gjykata ndërkombëtare i ka akuzuar si kriminelë lufte. Po hë , pse nuk ia mbajti NATO-s t’i arrestonte ?… E pra , unë jam nga ai vend që i ka dhënë botës demokracinë dhe tani luftoj krejtësisht i vetëm për drejtësi botërore.

Turp të kenë të gjitha vendet e botës dhe ato ballkanike që në vend që ta shpallnin klientin tim Sllobodan , hero të gadishullit e akuzojnë si kriminel ! Se për herë të parë në historinë mijëvjeçare , ai , dhe vetëm ai , i shpalli luftë gjithë botës !.. Unë do ta ndërtoj monumentin e tij me flori.

Doni të thoni se jam i vetëm ? Jam krenar për këtë. Jam krenar për arësyen e mos arësyes sime që nga njëra anë e pallançës të jem unë , kryeavokati 49 kilogramsh dhe nga ana tjetër 20 shtetet më të rënda të botës , që i komandon qorrazi SHBA-ja.

Pastaj unë jam pasardhësi i Odisesë …Dylqinja ime mund të më presë jo dhjetë por 110 vjet , mjafton që të kthehem nga Haga në Itakë fitimtar…

Dhe u gënjen mendja se jam i vetëm. pas meje është Rusia e madhe orthodhokse , Kina e Konfuçit prej një miliard e 400 mijë frymësh , Hindia e Budës me një miliardë hindianë më këmbë ; Unë përfaqësoj 94 pikë 99 përqind të popullit tim , nga më të mënçurit në botë. Me mua janë të gjitha partitë komuniste të Azisë dhe të Evropës. Imperializmit amerikan nuk i shkon më , prandaj , ti , kryetari i Gjyqit të Hagës , bjeri gongut të fillojë gjyqi ! Unë po vij. Dhe mos kujto se je në gjyqin e Nurembergut , që i dënove ata burra , që tundën botën , sepse nuk u ndodha unë atje si avokat. Dosjet e mia janë mal me akuza.



                                                                                               P. L.

   

                                 8.  PRRALLË  E  VËRTETË  E  SERBËVE



Na ishte nji herë e në nji kohë , kah fundi i mijëvjeçarit të dytë , afër , shumë afër me datat kur Nostradamusi kishte parafolë ardhjen e Mbretit të Tmerrit , nji popull i qetë e i qytetnuem p bante dasëm të madhe në nji prej lëndinave të pronave të veta. Kanga e qejfi kishin shkue deri në kupë të qiellit. Hareja s’kishte të sosun. Dasmorët pinin , hanin , dollitë s’kishin fund , ngriheshin për njerëzit e fisit , deri për kafshët shtëpiake. Gratë ishin të gjitha të bukura , sa zor se mund të dalloje se cila ishte nusja. Burrat shtatnaltë e qeskinë. Ndër valle të lehtë si drej. Muzika derdhej lumë. Dasmorët nuk kuptonin orën që kalonte e dëshira e secilit ishte që koha të ndalej për hatrin e tyne që ajo dasëm të mos kishte fund.

Por pemët e para që qarkonin lirishtën sy ziliqarë e anmiqësorë xixëllonin e errsoheshin prej tërbimit që i shkatonte hareja e ksaj dasme. Kur tërbimi arriti ke s’ve , ziliqarë vendosën me e prishë dasmën. Dhe filluen të hedhin gurë mbi dasmorët. Gurët hidheshin me kaq forcë sa ndizeshin prej fërkimit me ajrin. Gurët ranë mbi tavolina , mbi gjellët , mbi qelqurinat. Tavolinat morën flakë , burra e gra u goditën në krye e në trup. Filloi rrëmuja. Asnji s’e dinte se kah vinin ata gurë , kush i lshonte , pse binin. Dasma u prish , nusja mori plagë në ballë e dhandrri theu nji krah. Secili vraponte ku të mundte për t’i shpëtue gurëve të zjarrtë që nji qiell i kthielltë i lshonte si çmos ndonjiherë.

Kur u mblodhën në shpijat e veta , dasmorët numronin plagët , por ajo që i mundonte më tepër , ishte pyetja pse.

                                               

                                                                                            P. SH.                        

                                 

                                9.  PRRALLA  PRRALLË  E KOSOVARËVE



Ku asht nusja e ksaj dasme ? Pse veli i bardhë mbi ftyrë ngjan se asht si të ishte prej hekuri ? Pse nusja asht gozhdue e s’po çohet në valle ? Pse gratë e tjera janë kaq të stolisuna e ia morën paun asaj që sot duhet të ishte e para për nur e pashi ? Pse nusen e dhandrrin nuk i kanë vu në mes kumbarët ? Pse kjo dasëm ka ma shumë “pse-ha” se dasmorë ?

Se nusja asht e grabitun e martesa po bahet përdhuni



                                                                                                   P. SH.                    

































                 HIPOTEZA  E  TRETË  LIDHË  ME  ZANAFILLËN

                     DISFATA  E  VËRTETË  E PRINC  LLAZARIT



Megjithëse në fillim të mijëvjeçarit të dytë shqiptarët treguen aftsi të mrekullueshme shtetformuese , megjithëse fisi i madh ilir bani modifikime gjenetike eficente , prej të cilave doli race e shqiptarëve , varja e sllavëve drejt Jugut ishte ba tshma zakon. Serbët si balli i nji fronti  të pamasë popujsh  homogjenë , në avancimin e tyne kishin inkurajimin e familjes së madhe sllave. Gjatë  së njajtës periudhë sllavë ishin organizue , kishin krijue shtete e mbretni e ekspansioni drejt tokave të atëhershme shqiptare nuk ishte zakon tekanjoz e sporadik. Ai ishte qellim e planifikim kancelarish.

Megjithatë fisi shqiptar ishte nji kundërshtar i pakandëshëm. Të pajisun me shpirt të hatashëm mbrojtës , ata ishin të gatshëm e të zotët me prapsue me fuqi të paimagjinueshme çdo sulm pushtuesi. Megjithëse kronika shenon edhe pushtime  territoresh shqiptare prej anës së serbëve ( koha kur u ndërtuen kisha e manastiret ortodokse nëpër Kosovë) sllavët parazgjidhnin gati gjithmonë taktikën e infiltrimit ma fort se atë të invazionit. Invazionet u jepnin serbëve vetëm fitore të përkohshme e , për pasojë , radikalizimin e qëndrimit të shqiptar ndaj fqinjit verior. Falë cilsive të hatashme luftarake të luftarit shqiptar opcioni msymës tek serbët mbetej nji variant i randë aventure me shumë të panjohuna.

Por shqiptarët shquheshin për njifarë naiviteti e pasherrie të pazakontë. Unë nuk due të them se kto dy cilsi të tyne nuk kanë qenë ndonjiherë e sadopak shkaku që ata të damtohen në rrethanat e tyne historike. Fqinjsia me sllavët e mardhaniet e tyne  majë më majë kanë tregue shpesh se pala shqiptare asht zanë edhe në befasi , ka besue ma fort se duhej , ka krijue iluzione për sende që , ma vonë , kanë dalë si të rreme etj.

Naiviteti e pasherria e shqiptarëve duket se buron prej autoktonisë së tyne. Kur je autokton , ata që të duhet e ke , e ke a priori , je i bamë për masën e saj , e ajo asht  e bame për masën tande. Bile , me sa duket , ilirët tokat , kullotat , delet , liqenet , lumenjtë , territoret jetsore i kishin me bollëk të pashembullt. Ata jetonin në territore gjeologjikisht stabile , pa përmbytje , pa tërmete , pa shkarje toke. Të gjitha kto u dukeshin normale , ata i gzonin pa ndonji entuziazëm , pa ndonji vlersim , përveç atij të Krijuesit , nëse paganizmi i tyne kishe sadopak ndonji nuancë panteizmi. Ata ndjeheshin aty. Qyshse kishin , le ishin ndie e pa aty. Ata nuk kishin pa ende diçka ma të mirë , diçka ma të lakmueshme. Bile ende s’ishte paraqitë para tyne dikush që t’ua lakmojë , që t’ua diskutojë pronsinë e përkatsinë. Askush s’u kishte thanë “shtyju ma andej , të ulemi bashkë”, ose , aq ma keq , “ik prej kndej se s’asht vetëm e jotja”, ose çka asht edhe ma keq “çdo ti ktu , largoju se asht e imja”. Ata ishin naivë e të pasherr jo vetëm se askush ende s’kishte ardhë me ua thanë kto fjalë deri para ardhjes së sllavëve , por sepse nuk kishin arsye me imagjinue se në mes të “a po më len mbrendë” e “po ti çdo ktu” rrinte metamorfoza historike  e karakterit e e sjelljes së ma të mirit nevojtar që krajatat e jetës e kanë hjedhë në viset e tua.

Pra iliro-shqiptarët ishin naivë sepse për nji kohë të gjatë nuk mund ta mendonin se si mund të ishte ndryshe. Ketë “ndryshe” ata do ta msonin patjetër në rrjedhjen e Kohës e të Ngjarjeve. E askush si ata nuk do ta paguente kaq randë atë naivitet të tejzgjatun prej autoktonësh. Kaq e vërtetë sa edhe sot , në ket kapërcyell shekulli e mijëvjeçari në njifarë mase punët e shqiptarëve janë ende në ajër , ende janë qellime të mshefta në duer të tretësh  , ende ky vend mesdhetar mbulohet prej mjegullinash si të ishim nord e që , xhelozisht e si për inat , ia velojnë të ardhmen  , a thua se e ardhmja e tyne asht nji e mirë që ata s’e meritojnë.

Në atë thellsi shekujsh të vjetëve 900 arbnit krijuen Shtetin e Arbnit e nisën jetën me nji indentitet të ri etno-kuturor të diktuem prej nevojash ekzistenciale. Edhe sot , plot nji mijë vjet ma vonë , Kosova kjo gjysëm e plotë e Shqiptarisë , nis rrugën përmes së njajtës mjegull , tue lanë mbas vetes nji vorrezë të madhe kohe , njerëzish  e mundi të shkuem dam. Kokërr më kokërr mbas 1000 vjetësh. 1000 vjet për me ba nji hap , nji të vetëm. 1000 vjet. O Zot ,sa breza i takojnë ? 40 me 50 breza. Kushedi. Ndoshta njimijëvjetshi asht njisia ma e vogël e kohës për autoktonët.

Edhe trimnia në luftë asht naivitet , mosllogaritja e vetvetes. Ka asish që trimninë e quejnë marrzi. Unë s’kam për qellim të ndaj ktu të drejtët prej të padrejtëve në ket lam. Por due ta besoj se trimat në luftë jetojnë në nji gjendje eksitimi psikik që i çon ata paradhanie te mohimi fizik i vetvetes. Kuptohet të gjithë kombet kanë epokat e veta të ktij eksitimi e ato njifen e klasifikohen si epoka heroike. Si gjithçka edhe epokat heroike janë stade të caktueme e koha jonë pothuejse i ka nxjerrë jashtë dyqani kto faza. Sot  asht koha e pragmatizmit dhe e zbulimit material të jetës me të gjitha rrjedhojat që i pasojnë.

Por ka sot njerz që janë gati – dhe e treguen ktë – me dhanë jetën  me nji lloj epshi të çuditshëm që botës e njeriut pragmatist nuk i len shumë hapsina për ta kuptue. Kosovarët u dyndën prej të katër anëve të Diasporës tue kndue kangën e esullt ;

                                     Ku po shkon moj lulja me erë ?

                                     Në Kosovë , te baca Azem.

Shto ktu pastaj edhe kosovarët që rrinin në Kosovë.

Po kshtu edhe serbët u dyndën në Kosovë me të njajtin rreshk e bindje. U vranë edhe ata sa prej sulmeve ajrore , sa prej UÇK. Për pamjen e jashtme as njeni , as tjetri nuk duhet të jetë fifty-fifty. Në nji çast të luftës e të ndërkombtarizimit të saj , puna e Kosovës pati vojtë si puna e lkurës së zebrës që disa thonë se shtroja asht e zezë e vijat janë të bardha e disa të tjerë thonë se shtroja asht e bardhë e vijat janë të zeza. Kjo do të thotë se dilema teorike e përparsive të njenit mbi tjetrin  asht nji çeshtje fort e zorshme me u zgjidhë në termat e nji aktualiteteti sinkronik. Askush nuk mund të na e thotë me dy fjalë se si latinët e banë italianë , dakët rumunë e si amerikanët tue qenë anglezë , skocezë e irlandezë luftuen e fituen Pavarsinë ndaj Anglisë , Skocisë e Irlandës. Kur ke histori të lashtë (të shkrueme ose edhe të pashkrueme , s’ka randsi) ndonji ferrë , ndonji rrodhe , ndonji iriq s’ka hall as derman pa t’u pasë ngatrrue për kambë.

Formimi i kombit shqiptar mbylli nji epokë historike gjatë së cilës Fisi kishte humbë shumë territore e shumë popullsi. Vetdija e re etnike e organizative u tha nji “ndal” të madh sllavëve për të gjatë nji vije që ishte kufini ynë kombtar e shtetnor me ta. Shqiptarët filluen me besue se tashti sllavëve u ishte vu penda dhe se ata s’mund të guxonin ma. Morën , sa morën e pretendimeve të tyne u erdhi fundi.

Por shqiptarët naivë nuk u rrinin përballë serbë naivë që t’u jepnin të drejtë miqve tanë , të cilët ende nuk i kanë dhanë dum punës së lkurës së zebrës. Ende shqiptarë e serbë i lidhte nji kanal i gjanë si për kah dimensonet ashtu dhe për kah ndikimi : përkatsia ndaj kishës kristiane të Lindjes.

Pa dyshim që kisha  në aspektin e saj të pafajshëm asht forcë që i sjell njerzit ma afër , i pajton  , u flet për jetën e pasosun , për jetën e rreme toksore. Deri ktu jemi në rregull dhe përkulemi me nderim para atyne kishave që veprojnë kshtu. Por mesa duket kisha ortodokse së cilës i përkiste administrativisht kisha shqiptare e kohës së dinastsisë së Balshajve predikonte barazinë mes njerzve, dezintertesimin ndaj të mirave materiale por në vend që t’u thoshte serbëve se jeni shqiptarë e asaj race i përkisni , u thoshte shqiptarëve se jeni serbë e se Shqipnia ishte nji konglomerat fisesh që s’i jepej dot majë.

Pinjojt e Balshajve e sidomos Gjergj Balsha II , i pari prej tre Gjergjave tanë të mdhej që lindi ky mijëvjeçar , e kishte kuptue se as kufijtë , as shteti , as doganat , as ushtria  e dyndun ndër kufij  nuk mund ta asgjasonte ndikimin sllav dhe ecjen e tij kapilare , të ngadaltë e milimetrike por konstante të frontit sllav drejt viseve shqiptare. Ai kishte evidenca në kanceleritë e tij , kshilltarët i sugjeronin të bahej diçka , kasnecë kishin ardhë e vinin prej Veriut e thonin se caqet shqiptare ecnin çdo ditë kah pak drejt Jugut , se popullsia e shumë fshateve po fliste serbisht , po ndiqte me detyrim ceremonitë e festat e kishës ortodokse serbe , se Konstandinopoli dërgonte prelatë sllavë ose sllavofonë për të drejtue diocezet e Kishës Shqiptare.

Shqiptarizmi u ndie edhe njiherë tjetër në rrezik. Ndërsa në qiellin e Europës po lkuqeshin të parat drita të agimit të Rilindjes , në Shqipni Mesjeta ngulte kambë me problemet e saj të stërzgjatuna. Çeshtja kombtare e problemet e shtetit kombtar rrinin mbi nji dysheme saçmash dhe rrshqitja ishte e ndjeshme. Ketë herë sllavët kishin ndrrue mnyrën e sjalljes. Të mshefun mbas të përbashktës , Kishës ortodokse të Lindjes , ata banin nji presion të rafinuem.

Ilirët , paraardhësit e shqiptarëve , ishin ndër të parët popuj të Mesdheut që ishin evangjelizue. Kalimi i Shën Palit nëpër Iliri dhe qenia e ktyne trevave zonë relativisht stabile dhe e pavarun kishte ba që idetë e reja kristiane të përthitheshin shpejt e masivisht.

Na duket se kristianizmi ndër ilirë paraqet nji veçori të vetën. Ajo ideologji nuk triumfoi mbi nji terren të tensionuem kundërvumjesh klasore , ku përballë patricëve oligarkikë dergjej kopeja amorfe e sllavëve. Skllavët e përqafuen të parët kristianizmin jo për tolerancën , por për barazinë që ai predikonte. Skllavi i asaj kohe kishte mbrritë te kufijtë e kafshës. Pra zbatimi i idesë së tolerancës do të ishte përjetsimi i humnerës klasore dhe i statusit bestial të skllavit. Shpirti i lirisë e i barazisë që frymzonte kristianizmi si nji erë e gjanë e librimit shpirtnor e fizik , qe edhe shkaku që fara e tij mbiu e u rrit nxitimithi në at terren.

Ilirët nuk ishin skllavë. Ose skllavët në Iliri ishin fenomen i qendrave urbane. Pjesa tjetër , barinjtë e bujqit , ishin njerëz të lirë , të pavarur të vetmjaftueshëm. Ata e përqafuen kristianizmin kryesisht si spiritualitet , si thjeshtim nga sistemi politeist , si mnyrë e re e ma efikase e shoqnzimit. Kristianizmi shpesh i la të paprekuna strukturat e traditat pagane  , por i mbushi me landë prej të vetës.

Mbas Skizmës (ndamjes së kishave) më 1052 , Shqipnia , falë zonalitetit gjeografik , i takoi Kishës së Krishterë të Lindjes , asaj që ma vonë u quejt Ortodokse. Por , falë zonalitetit të orientimit kuluror , ajo ishte e lidhun ngusht e tradicionalisht me kristianitetin prendimor , çka dishmohet kryekreje prej leksikut universal liturgjiko-kishtar.

Të vendosun në nji brez gjeografik ku përplasen hemisferat , etnia jonë u vu disa herë para emergjencash  serioze ekzistenciale. E para ishte kur përmes nji modifikimi gjenetik ilirizmi prodhoi arbnizmin ose shqiptarizmin si variante filologjike të të njajtit thelb.

Por , me kapërcimin e ksa emergjence , vertetë faktori sllav u vu para treguesish të kjartë dallues e veçues. Veçse përkatsia shqiptare te Bizanti edhe politikisht , edhe fetarisht , me tanë unitetin që paraqesin për kohën e atëheshme kta dy nocione  , mbante të hapun  fort e të paprekshëm me sllavët nji rrjet të madh kanalesh kapilarisht të degzuem , i cili , siç do ta marrim vesht prej kundërveprimit të dinastisë së Balshajve , rezultonte njilloj i rrezikshëm për shqiptarizmën në kahe të shkombtarizimit e të rrgjimit të territoreve , i krahasueshëm në pasoja me gjendjen që kishte sjellë emergjencën e parë e tranzicionin iliro-shqiptar.

Megjthse dyert feudale shqiptare i kishin dhanë Bizantit perandorë e bazë për fillesa dinastish , provinca shqiptare , mesa duket , nuk konsiderohej pjestar “vllaznor” në gjirin e ortodoksisë. Kjo ka edhe arsyet e veta.

Duhet thanë se kristianiteti ynë qysh në fillesat e veta ishte shenue ma fort si latinoprendimor , gja që përbante te ai nji orientim konstant me lidhje të pakputuna e me marrdhanie organike. Bizanti , anmiku i çmendun i Romës , e shihte kishën shqiptare si motër jonatyrale , si fminë “plangprishës” që nuk asht prej të njajtit brumë si çeta tjetër që përbante familjen.

Së dyti duhet përmendë fakti se shqiptarët si komb ishin “të pavlla”. Ata përbanin gjenetikisht nji komb më vete e të vetmin në grupin e vet. Padrejtsistë që u ishin ba shqiptarëve nuk kishin shkaktue kurrë reagimin e dikujt tjetër. Ato s’kishin pasë kurrë jehonë ndërkombtare. Pra shqiptarët e Shqipnia ishin nji popull e nji krahinë , mbi të cilën të tjerët , kryesisht fqinjët , kishin formulue e mund të formulonin pa dhimbje e kokçamje për qendrat e marrjes së vendimeve të epokës që po flasim , pretendimet e orekset e tyne ekspansioniste , mbi e nën banak.

Siç dihet Kisha e asaj kohe , qoftë e Lindjes , qoftë e Prendimit kishte funksione e influenca të vërteta politike. Ajo ishte simbas vetë shprehjes bizantine “kratos en krati” (shtet mbrenda shtetit). E mbshtjellun prej harkut kolosal sllav në ma tepër se gjysmën e kufijve të saj si dhe e kufizueme me zona të tana popullsie mikste , kishës shqiptare administrativisht të lidhun me Konstantinopolin , i duhej të bante llogaritë ma shumë se me askënd me kishën ortodokse sllavo-serbe.

Ky kanal i hapët , i pacensuruem e i pa censurueshëm , që kishte autorizimin e plotë të zyrtaritetit si përkatsi ndaj të njajtit konfesion , funksiononte jo si institucion universal apostolik e spiritual , por si organizëm që , krahas fjalës së Ungjillit , përçonte edhe politika kombtare , edhe ideologji shkombtarizuese. Pra ushtronte shtymje e provokonte rrshqitje.

Me dinastinë e Balshajve pozitat e shqiptarëve njoftën konsolidim të pazakontë e ajo që ishte ma e shenueshmja , asht se vetdija e kombit e e gjendjes së tij u ba edhe vetdije e orientimit politik të shtetit të Balshajve.

Burimet thonë se gjatë sundimit të ksaj dinastie të shekullit XIV pinjoj të ksaj dere të ndritun feudale shqiptare e kaluen 5-6 herë kishën shqiptare sa nga Lindja aq nga Prendimi.

Kjo luhatje e ethshme politike e Balshajve len për t’u kuptue kjartë se mbretnia e tyne po kalont periudhë krize e se kjo krizë me kishat , në thelb ishte krizë e emergjencë me fqinjin e madh ortodoks , serbët. Penetracioni sllavizues serb përmes kanaleve të nji kishe homogjene kishte nji levë dinake në dorë , të cilën kishte msue ta sillte në favor të vet. Shqiptarët ishin kristianë të hershëm e parimet e ksaj feje ishin të rrajosuna thellë në ta. Sllavët ishin kristianizue përmes Cirilit e Metodit andej kah mesi i shekullit të dhjetë.

Kjo levë dinake ishte kërkesa për bashkëpunim me shqiptarët mbi bazën e fesë së përbashkët , por edhe të variantit gjeografiko-kulturor të ktij konfesioni. Pra presioni dukej se bahej me devizën : “Hapuni , pse ngurroni ? Nji fe kemi. Jemi apo s’jemi të krishtenë ? E besojmë apo s’e besojmë Krishtin ? Turqit po trokasin te portat. Aleancë kërkojmë etj.” Mendojmë se ky presion , prapë hipotetik , i sllavëve për ta thye lvozhgën e arrës gungçe shqiptare mes nofullash të arrëthyesve ortodokso-bizantinë , pra vumja në dyshim e kristianitetit të shqiptarëve si taktikë për likshtimin e instiktit të tyne mbrojtës , mund të jetë parahistoria e asaj propagande të sotme , tashma bajate , që shqiptarët të veçohen e të izolohen sepse jokristianë. Kristianët njimijëvjeçarë viheshin në dyshim prej rishtarësh dy-treqindvjeçarë ! Fisi shqiptar i kishte dhanë botës papë e perandorë , prej atyne bile që e banë kristianizmin fe zyrtare të ikumenit e çorapshkruemit me brekushe të linta guxonin me ia hy klasifikimit të parsive të kristianizmit ballkanik !?!

Kalimi i Balshajve sa nga Lindja aq edhe nga Prendimi , pra luhatja e gjatë mes ortodoksisë e katolicizmit , nuk asht aspak zona e dilemës së tyne. Ata luhatjen kryesisht e përdorën si taktikë. Taktika e tyne synonte të prishte disa ekuilibra e të ndërtonte disa të rij. Kristianiteti sllav u ofronte shqiptarëve angazhime soleme e ujin nën rogoz.

Kristianiteti prendimor-latin u ofronte aleanca pompoze , tituj e qytetari nderi , por të gjitha pa thelb koalicioni a aleancash të vërteta e të anasjellta. Balshajt e përdorën luhatjen për ta zbutë krizën e për të ba përshtypje. Axhenda e tyne politike kishte vetëm dy variante. Fqinjët e dinin ktë dhe e shtuen presionin. Kur manevra u konsumue , ndoshta serbët prisnin që shqiptarët të pranonin fatin e tyne rrshqitës e ta mblidhnin mendjen se e vetmja rrugë ishte pranimi i lojës së të tjerëve me çfardo çmimi që mund të mbyllej ajo.

E ndiej se për shqiptarët ky çast historik duhet të ketë qenë çast suprem i nji vetmie kombtare dramatike. Ky ishte ndoshta Çasti. Kjo ishte ndoshta Vetmia. Prej kndej ndoshta Akti.

Më 1369 Strazimiri , vllai i madh i Gjergj Balshës II e shkputi përfundimisht kishën shqiptare prej Lindjes e e lidhi fatin e saj me kishën katolike të Perëndimit. Ky akt suprem politik e diplomatik shënonte zgjidhjen e emergjencës së dytë historike kombtare , e cila synonte në mbylljen përfundimtare të kanaleve prej kah realizohej penetrimi sllavo-serb.

Nja 600 vjet ma vonë prej ksaj date të nxehtë që shekujt dinakë e kanë ftofë e mbulue me pluhun akulli , sa askush ma nuk flet për te , E. Hoxha kishte nevojë të përshtypte nënshtetasit e vet (mbasi i kishte shtypë deri në afasi) , do të shkërbente nji çast të tillë për të nxjerrë prej tij jetëzgjatje për regjimin e vet , i cili tashma e kishte konsumue krejt ngarkesën e vet e kishte hy në dekadencë , përsëritje e frenatë. Ishte koha kur ai po delte solemnisht prejTraktatit të Varshavës , pra prej nji beslidhje lindore ( shih analogjinë absolute me Strazimir Balshën ), por ksaj here për t’u pavarsue !?! Ai po bante nji akt formal ndaj Lindjes komuniste tue mbetë realisht prapë mbrenda saj , edhe ma i vogël , edhe ma i përbuzun , edhe ma pordhac : nji politikan ekcelent i vendnumuros , armik e frigaç i zhvillimit , imitues pozash historike , rregullues i pacipë vitrinash , dashnori ma i djegun i pansllavizmit e i serbëve në veçanti që hidhte gurin e mshefte dorën , trim me të vetët e qylym me të huejt , teatrino i përjargun , debil e parkinsionist moral , Ali Xhixhë e zvarranik njiheri , që Shqipninë e rifuti në Lindje , e la në Lindje tue luftue me Lindjen , që prej të barabartë mes të barabartëve në “vathën e demokracive popullore” i siguroi përjetsisht vendin e fundit e statusin e ndritun të qerosit , të lypsit e të fodullit.

Në fund ta ktij çasti që na po e quejmë pa ndonjë shpresë dobie Çasti i Vetmisë së Madhe , vllaznit Balsha mendonin ksisoj : le të vdesim , por të mos shuhemi prej sllavësh . Dekretuen e përfundimisht shkputën çdo lloj lidhje me Lindjen. Kthyen sytë kah Perëndimi , të bindun se në at krah askush , asnjeni nuk mund t’i kërcnonte trojet e mbretnisë së tyne. Qysh prej asaj date të saktë e konkrete që shenonte kulmin e frikshëm të recidivit të nji krize , por edhe aktin titanik të marrjes së nji vendimi , Shqipnia e shqiptarët shohin kah Europa perëndimore si nji zgjedhje që sëpari sfidon gjeografikinë e koordinatat , mandej korrentet e inkonvenciencat e pasjes së kokës atje ku s’ke kambët. Për kah randsia e aktit , shumë popujve të Europës kjo datë u mungon në histori. S’shohin se mund ta ketë ba kush tjetër përveç polakëve që , me të njajtin akt lidhje me kristianitetin romak katolik prendimor , ruejtën identitetin kombtar nga insinuatat ortodokse të carëve të Rusisë.

Pak vetë e dinë se Strazimiri , Gjergji I e Balsha II ishin nipa të princ Llazarit të Serbisë , i atij princi që më 28 qershor 1389 , në krye të nji koalicioni ballkanas u thye prej turqve në betejën e famshme të Fushë-Kosovës. Thuhet me të madhe se gjeneralët e vet e tradhtuen , ai ra në duert e turqve , të cilët edhe ia prenë kryet.

Dhe kryepremja e princ ose car Llazarit e beteja e Fushë Kosovës ose e Fushës së Mullive u ba zanafilla e kombit serb !?

Lindin shumë pytje rreth mnyrës se si e servirin serbët ketë datë.

E para : Çka ishin ata njerëz me datën 27 qershor 1389 ? Paraserbë apo diçka tjetër që s’e thonë se nuk e dinë ose nuk duen ?

E dyta : Pse psikja e ktij kombi ( se komb   asht ) ka mbetë e lidhun me atë datë e me at akt tragjik (se tragjik asht)e prijsit të tyne ?

E treta : Pse ky komb që zen fill me datë e ditë (mos me thanë edhe me orë) si të ishte lajmimi i nji premiere teatri apo filmi , nuk e ka aspak të gjallë inatin e urrejtjes me turqit që i shkaktuen disfatën e i vranë princin “legjendar” , por të ket inat e ketë urrejtje e kanë të gjallë gjashtqindvjeçar të staxhionuem ndaj shqiptarëve kur edhe vetë ata , shqiptarët pra , ishin me palën e të mundunve si vetë serbët ?

E katërta : Kur Kosova ose termi simpatik “Serbia e vjetër” qenka djepi i serbizmit , Beogradi e qytete të tjera kujt i takonin në kohën që kombi serb përkundej “foshnje” ndër kto vise që janë 300 e ma kilometra prej kryeqytetit të sotëm ?

Rasti i ksaj legjende aspak legjendë sepse i ka të gjitha konotacionet e historikes , ky paroksizëm që duhet t’u furnizojë serbëve nji shkak “shpirtnor” të “mbrendshëm” e “intim”që peshon ma tepër se shqyrtimi racional i ngjarjeve historike , kalimi diagonal e zavendsimi i objektit emocional dishmojnë pa kurrfarë dyshimi për nji kulturë kombtare që mbshtetet mbi nji truell të dukshëm psikopatologjik.

Edhe monumenti përkujtimor i betejës së Fushë-Kosovës ka diçka të dukshme parahistorike , primitive edhe pse asht i punuem kto kohët e fundit. I vetmuem mbi atë fushë konvekse , ai ka diçka atavike e misterioze , të frikshme e kërcnuese. E ndërtueme mbi tokën e dikujt tjetër , ajo sajesë nuk mund të përmbante as elementë idilikë , as sublimitete të kuptueshme prej rretheqarkut. Ai monument asht diagrama e nji klithme çjerrse mes nji qetsie , që mbas asaj klithme bahet heshtje e thellë , nji heshtje që i përjashton autorët , bile edhe ata duhet ta kosumojnë si vepër e si krijim.

Akti i Balshajve mbylli dy shtigjet e fundit  , nëpër të cilët serbët mund të infiltronin lirisht e “paqsisht” në territoret shqiptare.

E para ishte krushqia. I ati i Gjergj Balshës së II , Balsha I kishte marrë grue serbe e kjo ishte normale sepse të dy u përkitnin të njajtit kristianitet , atij lindorit bizantin ortodoks. Me kalimin e kishës shqiptare në gjinin e Kishës së Perëndimit , martesat interkonfesionale ishin praktikisht të pamunduna. Pra Halili i Mujit tashti e mbrapa duhet t’i bante hesapet me e zanë vetëm dashnore Tanushën e Krajlit e kurrsesi me u betue se do të vetdënohej me beqari , po s’arriti ta merrte për nuse. Ksisoj mbyllet me nji mur nji derë e gjanë civile e penetrimit dhe e erozionit sllav ndaj botës shqiptare që , nën ket lloj agresioni me vel të bardhë nusëror , kushedi se sa mija kilometra katrorë i kishte hangër Shqipnisë së mjerë.

Së dyti akti i ndamjes prej Kishës së Lindjes , që unë fort besoj se duhet të ketë ardhë edhe nën presionin e mbrendshëm të vetë klerit shqiptar , synonte t’i priste rrugën njilloj pshtjellimi ideor mes masës së besimtarëve ku përparsitë e përkatsisë fetare prodhonin në kohë mëdyshje e dilema , të cilat kishin rezultue historikisht ai bazë paraprake e dobsimit të vetdijes kombtare e , prej andej , kishin çue në shkombtarizim e tkurrje të trevave të autoktonisë.

Me aktin e Balshës kishte marrë fund edhe politika prej fqinjësh e serbëve. Të mbetun jashtë kshtjellës shqiptare , ata do ta ndrronin rrajsisht politikën. Ata do të fillonin të andrronin kompensim për politikën e dështueme të infiltrimit e të penertrimit me anë të adoptimit të politikës së re të agresionit të hapët e të pushtimit.

Megjithatë viktima mjerane së cilës i kishte mbetë në dorë fiaskoja e politikës komode serbe të infiltrimit mbetej prnc Llazari. Dacka që kishte marrë prej të nipit shqiptar , po të jetonte në nji epokë demokratike e mjedis demokratik , sigurisht do t’i kushtonte karrierën e mandatin qeveritar. Por monarkia nuke njifte kulturën e dorëheqjes e ai mbeti car e prijës i serbëve.

Njizetvjetshi 1369-1389 duhet të ketë qenë për familjen mbretnore e princin serb ma i zymti i jetës së tij. Mes bojarëve ai përshpëritej si i dështuem , si i paaftë , si kapaku i palavdi i nji politike që serbëve u kishte rritë oreksin e zmadhue oborrin me shpenzime të paka e në nji atmosferë të hareshme që fillonte me dasma e mbaronte me dasma. Tashma nuk do  të kishte ma dasma serbo-shqiptare. Dasmat do të ishin njikombëshe e vetëm të tilla. Binomi “serbo-shqiptar” nuk do të shkruhej ma mbi ballin e dasmës . ai do të shkruhej mbi ballin e luftës e vetëm të luftës. Stina e dasmës mes shqiptarëve e serbëve kishte përfundue. Të msuem me ecë sadopak e vazhdimisht drejt jugut shqiptar , tashti ata do të mendonin si me ndrrue dasmën me luftë.

E mos të harrojmë se gjatë periudhës së interaksionit shqiptaro-serb , kur mardhëniet tona karakterizoheshin prej martesës miste , të bekueme prej liturgjisë bizantine e të pasueme prej rrgjimit të ngadalshëm por të vazhdueshëm të trojeve shqiptare , geni serb kishte marrë prej atij shqiptar vitalitetin e kombativitetin si cilsi të para që i duhen nji fisi në ekspansion.

Rasti për t’i pri nji koalicioni ballkanas kundër nji ushtrie turke ishte rast i bukur. 20 vjet rresht princ Llazari kishte jetue me djegsinën e shuplakës politike që i kishte dhanë mbreti i Zetës , nipi i vet prej motre , Strazimir Balsha. Spiunët e pallatit i relatonin se sa i paknaqun ishte oborri mbretnor mbas atij dështimi me shqiptarët. Dikush caktonte me mend zavendsin e tij eventual.

Profilimi i nji ndeshje me turqit në Fushë-Kosovë në krye të nji koalicioni ballkanas po i vinte si nji rast hyjnor që princi i leqendisun prej dackës shqiptare , ta korrigjonte publikisht disi imazhin e vet e të përmirsonte treguesit e popullaritetit. Ky ishte nji shans për t’i mbushë prapë velat me erë e për t’u thanë miqve e anmiqve se Serbia din me u ringjallë mbas disfatash e me shenue rekorde të reja zulme e trimnie. Beteja u përgatit mirë. Pjestarët e koalicionit pranuen me hy nën urdhnat e carit serb. Në betejë të gjithë luftuen në mnyrë shembullore. Por s’asht për t’u çuditë që gjeneralët serbë e tradhëtuen prijsin e tyne. Kjo bahej për motive që kishin lidhje me paknaqsitë që ku sundimtar kishte shkaktue në kohën kur shqiptarët i vunë gur e kufi dajës serb , në nji kohë kur , me sa duket kjartë , kriteri bazë për cilsimin e nji shefi në Serbi ishte masa e gllabrimit të trojeve shqiptare. Meqë vendimi i Balshajve kishte marrë formë të preme e të katër vjetët mbas vrasjes se Gj. Balshës në Savër të Lushnjës nuk lajmronin ndonji ndryshim , dikush vendosi ta eliminnonte princin serb.

Tamam në atë kohë turqit osmanë po i vinin përqark Balkanit në ekspedita kolauduese e rikonjicioni. Turqit ishin në ngritje , ata po përgatiteshin me krijue perandori , me sundue botën e me nënshtrue kombe. Ballkani për ta ishte ura kryesore për vërshim drejt Europës.

Aleanca e brishtë ballkanase u thye prej turqve. Në rrethana tradhtie , princ Llazari ra në dorë të turqve.

Vdekja tragjike e princ Llazarit mbylli nji epokë në mardhaniet e serbëve me shqiptarët. Serbët i banë apoteoza princit kryepremë. Ata që probabilisht e hoqën qafe , e përdorën vdekjen e tij për ta kthye në simbol. Ky simbol ishte fillimi bazal i nji ideologjie të re mardhaniesh me shqiptarët : ato të dorës së fortë e të kundërvumjes.

Po të mos fillonte invazioni turk , në Ballkan pa tjetër që do të kishim ndeshje spektakulare mes serbëve e shqiptarëve. Ardhja e turqve i anulloi pa afat kto probabilitete. Zgjedha e randë që u hodhën ktyne popujve  , i shoi për nji çast kontradiktat. Politika e shfrytzimit të egër ekonomik si dhe ajo e tjetërsimit kulturore e mendsor që filloi të aplikojë Turqia , krijoi përparsi të reja për të gjithë.

Kur po binte Bizanti në duert e sulltan Mehmetit nja 64 vjet ma vonë se beteja e Fushë-Kosovës , perandoria e krishtenë e Lindjes u zhduk. Por në njenën prej 72 pikave me kushtet e dorzimit të Kostandinopolit thuhej se sulltan fatihu zotohej se do ta respektonte kultin kristian ortodoks në ish perandorinë bizantine. Sulltani turk nuk ishte i marrë t’u binte ndesh gati 30 milionë kristiano-ortodoksëve që kishte tashma perandoria e tij  e ngritun mbi gërmadhat e Bizantit.

Por , për arsye që dimë tashma shqiptarët ishin lidhë me kishën e perëndimit. Pra kulti kristian në Shqipni u gjet krejt i zbuluem , atë s’e mbronte asnji dokument , asnji marveshje , asnji fuqi. Për ma tepër ajo ishte feja e Skenderbeut , halës njizetepesëvjeçare në synin e tre sulltanëve. Turqit u lshuen me nji tërbim të veçantë për të përndjekë e zhbi kristianitetin në Shqipni. Psikja kombtare e shqiptarëve e konstitucioni i tyne shpirtnor psuen goditje prej atyne me pasoja afatgjata.

Fill mbas pushtimit , në Shqipëni filloi të imponohej islamizmi si fe masive e zyrtare. Bjerrja e fesë natyrale bani që Shqipnia dalngadalë të humbte ngjyrat e etandaret e kontinentit mamë , të cilit i përkiste edhe kulturalisht. Furia e turqve për ta shkallmue Shqipërinë e kishte burimin te pezmi i tyne ndaj Skanderbeut , i cili për nji çerek shekulli u kishte rezistue atyne si kampion i mbrojtjes së krishtnimit katolik prendimor. Zotë të Shqipnisë tashma , ata do të shkallmonin çdo gja që mund të shkallmohej , do të jetërsonin çdo gja që mund të jetërsohej. Identiteti kulturor i shqiptarëve u përdhunue mizorisht e u shenue me fenomene që dukeshin për herë të parë në terrenin europian. Shqipnia ra përsëri në prehnin e Lindjes , ketë herë në prehnin e nji Lindje që s’ishte as europiane , as indo-europiane , as e krishtenë.

Serbët , edhe ata ranë në nji robni të egër si shqiptarët. Por respektimi i ortodoksisë prej autoriteteve turke gjatë gjithë shekujve të pushtimit e la të paprekun psiken kombtare të serbëve. Si ideologji masive me bazë të gjanë popullore , për çeshtje të caktueme e në çaste të caktueme , ortodoksia shpesh u identifikue me kombin , tue i ba ksisoj atij shërbime të paçmueshme. Kjo çoi që akti i parë i ballafaqimit me turqit në betejën e Fushë-Kosovës e “flijimi” i princ Llazarit të merrte vlerat e nji akti konstitutiv.

Për karrierën e princit serb vdekja mbi cungun e xhelatit turk qe kapak florini. Atyne që e eliminuen e që po ndërtonin strategjinë e re ndaj shqiptarëve , ardhja e instalimi i turqve në Ballkan ua lagu letrat.

Ideja kombtare serbe e ekspansionizmit , e mbajtun gjallë e ngroftë në mitrat e ortodoksisë si kristianitet i privilegjuem prej turqve , u pompue për shekuj me urrejtje ndaj shqiptarëve , të cilët dikur , në krye të herës princit të tyne , hero e shejt , i kishin nxjerrë telashe të mdha. Pra pushtimi i përbashkët turk ia shtyu përsëdyti e pa afat serbëve shpresat për avancim të matejshëm drejt Shqipnisë.

Ne ket mozaik rastesh e rastsish , shansesh e anullimesh psikja serbe njofti tensione e ndrydhje që , me sa duket , ia komprometuen seriozisht shndetin. Ksaj gjendje ma të hershme vinte për t’iu shtue edhe eksitimi që shkaktohet prej mirazhit të nji lirie të andrrueme pafundsisht ndër shekujt e robnisë e që në vetvete asht nji “temperaturë” që e rrit përbind jermin.

Realiteti po i jepte dacka njena mbas tjetrës psikes serbe , prandej ajo do të orientohej ta gjente ekuilibrimin e vetvetes te legjenda te prralla , te realiteti i pamë përmes filtrash subjektive ose i ritreguem e i konsumuem si sedativ. Nga princ dështak që nji nip shqiptar e kishte lanë me gisht në gojë , princ Llazarin e çojnë qëllimisht të lajë kokën e , kur vritet , ndjenja e pendimit i çon t’i bajnë apoteozën. Rezistencën polimorfe shqiptare ata e kishin përjetue si tirani prej tiranësh që nuk “të rrinë” , që nuk “të lanë”. Ardhja e turqve ua kishte rrafshue rastin për t’ia nisë politikës së tyne të ndeshjes me shqiptarët , bile hymja nën robni i kishte ba me provue dhimbje ma të madhe se ajo sfidës së Balshajve. Shqiptarët e bamë musulmanë kishin ardhë në krye ekspeditash ndeshkimore në Serbi. Atëherë ata nuk ishin pa si shqiptarë të konvertuem në islamizëm , siç ishin në të vërtetë , por ishin pa si turq , tue e ditë mirë se janë shqiptarë. Mbrenda mendjes serbe ideja fikse e fajsisë totale të shqiptarëve ishte ba piramidë. Atëherë qarku mbyllej se princ Llazarin në atë kohë historike e kishin deshprue shqiptarët , e kishin vra shqiptarët , pra turqit. E meqë kalimi nga shqiptarë në turq kishte fillue të bahej kaq lehtë , pse të mos formulohej për analogji po aq lehtë edhe përfundimi se Kosova nuk asht turke , mbasi atje banojnë shqiptarë , d.m.th.turq. Pra ata që banojnë atje janë të ardhun , të ardhun rishtaz , prej dikah , prej diku , atëherë kur princ Llazari e shejti Sava ishin gjallë. Prandej Kosova asht Serbia e vjetër , djepi i serbizmit , atje ia prenë kryet mbretit tonë legjendar që luftoi me turqit , aleatët e shqiptarëve , të cilët ai i donte me gjithë shpirt , por ngaqë ata janë mosmirnjoftës e dorëkafshues , e morën në qafë pa pyetë për lidhjen e gjakut.

Me nji fjalë serbëve ora u ka mbetë te princi Llazar. Gongu i saj godet përsritazi të njajtit tinguj , herë të thatë , herë të hallakatun , herë delirantë. Pushtimi turk e anulloi për arsye madhore revanshin serb ndaj shqiptarëve. Por , në kushtet e robnimit që e amplifikon edhe ma tepër hallakatjen psikike , në terrenin shpirtnor serb ideja e ktij revanshi nuk u zbeh. Përkundrazi ajo u nxeh , tejnxeh , nanurisi , dehu , çoi në ekstazë ; u mshef , u koncentrue , u trash ; u bekue , u ba shkollë , u dha msim , u ba kulturë e kombit rilindës serb.

Revanshizmi serb hyri përpajna gjatë periudhës së robnisë turke por , për natyrën orgastike të ksaj ndjenje , ai thithi e u ushqye prej dufit fiziologjik të konkretsisë së qenies nën pushtim. Kjo ndjenjë erdhi tue u fermentue , psoi shndrrime e shpërfytyrime të hatashme. Nga të shtypun serbët andrronin të baheshin shtypës , nga të tiranizuem andrronin të baheshin tiranë , nga viktima  andrronin të baheshin xhelatë. Kshtu kaluen kohët…

Në kohët e reja dolën peshore e kandarë , ekuilibra e derhemë të rinj. Turqia njofti trajektoren e ngritjes e të dekadencës. U krijuen shanse të reja kompensuese ekuilibrash e Serbia , e shqetsuemja ballkanike e familjes sllave , i hyni dikujt në sy. Andrra e vjetër në moshë por e nxehtë prej ethes doli prej shishes e , si xhindi i prrallës së Aladinit çapiti e u ul ndër frone sovranësh e karrika kancelarish. Frakët e zez hypën në karrike e futën çelsin në birën e zembrekut të orës së tyne të madhe që rrinte e ngelun qysh më 28.6.1389. Por zembreku mbetej i shpartallisun e shlirët. Turqia do të qendronte edhe disa kohë në Ballkan.

Më 1913 , sapo u përsrit rituali i një lufte koalitive , shtetet që kishin dalë të parat prej Turqisë , i ranë dhe e zbuen prej Ballkani. Serbët u futën në Kosovë. Pritja e tyne shekullore nga andërr u ba zhgjandërr. Por në atë gjendje të staxhionueme dehje që ishin , ata e kishin zor për ta marrë vesht se , tue pushtue Kosovën , kishin futë , pa e qirue , gshtëjën përvluese në gojë.

Por as edhe shqiptarët nuk e dinin se në ç’duer po binin. Historia e ktyne 80 vjetëve të Kosovës nën Serbinë asht historia e shpërthimit të nji neuroze të egër të nji kombi mbi nji kombsi tjetër , asht hovi i padurimit patologjik i nji pusie katër herë e gjysëm shekullore të atij që , kur vetquhet i drejti , i miri , ai që i asht ba me hile , lshohet mbi nji subjekt tjetër i ngarguem me instikte gjakderdhse.

Asnji teori raciste , ultranacionaliste , prioritariste në Europë nuk ka pasë jetë ma tepër se 10 vjet. Zaten thelbi ekstremist i ktyne teorive u ka përgatitë vetvrasjen. Flas ktu edhe për nazizmin gjerman e për holokaustin për të cilin ai asht totalisht përgjegjës. Albanoktonizmi serb u ba 80 vjeçar e etja e tij pre Drakule , orekset makabre prej përbindshash mitologjikë tregojnë për akumulime tensionesh mbi nji terren psikik thellsisht të smundë. Kur ndjeshmënia e botës deshi ta përkulë vemendjen e vet mbi ket rast asaj iu desh të ndërhynte me dhunë. Dhuna që u përdor atje asht e krahasueshme me dhunën që përdoret për ta çmobilizue , kapë e ndry në çmendinë nji subjekt që paraqet rrezikshmeni shoqnore. Për mue sot kjo ngarkesë morboze agresiviteti të sprovuem e rrezikshmenie rënqethse ndodhet mbrenda Serbisë. E spërkatun me iluzionin e fitores apo e plandosun me shijen e idhët të disfatës , ajo gjindet atje.

                       

                                                                                           P. SH.                        































































                                FLIJIMI OSE DIMESIONET E LIRISË



Abrahamit i lindi djali në pleqëri siç e kishte parashikuar Hyji. E kur djali , Isaku , ishte rritur , Zoti e vuri në provë Abrahamin. Thotë Bibla : “Merre djalin tënd të dëshirit , Isakun , të cilin e do dhe shko në trevën Moria , e atje ma kushto fli shkrumbimi mbi njërin nga malet që do të ta tregoj.” Abrahami mori gomarin , drutë e bashkë me të birin u nis. Me vete , mbante thikën dhe zjarrin.

-Ku është flija e shkrumbimit ? , e pyeti Isaku

-Vetë Hyji do ta gjejë flinë e shkrumbimit për vete , biri im !

E Abrahami e lidhi Isakun dhe e vendosi mbi turrën e druve , e ngriti thikën mbi të ; e prej qiellit mbriti engjëlli në çast e i tha : “Mos e ço dorën tënde mbi fëmijën tënd !”

Në vend ta djalit u flijua një dash që kish ngatërruar brirët në ferra. E i tha zoti Abrahamit : “Fara jote do të shtohet si yjet në qiell e si rëra në breg të detit”…

Kosovarit nuk i foli Hyji në vesh të flijonte djalin. Dhe megjithë këtë ai bëri fli jo një djalë e dy e dhjetë. Brez pas brezi kosovarit i duhet të dërgonte para plumbit ose para shkrumbimit ajkën e djalërisë së vet. Brez pas brezi , se brez pas brezi i është dashur të mbrohet e të flijohet. Dhe flinë e tij nuk e kërkonte Zoti , por ai rrëmbente serbi e turku e prapë serbi. E ky djall , si me gojën e turkut osman dhe me atë të serbit Sllobodan kish orekse të mëdha. Dhe në vend që të qetësohej nga tymi qiellor i shkrumbimit , bëhej edhe më i egër , edhe më i pangopur. Dhe karvani i Isakëve kosovarë ishte i pafund dhe i pakthyeshëm.

Tregojnë se kur Sulltani i trishtuar , diku në një betejë , që e drejtonte vetë , kur ushtria e tij po kthehej e thyer , një taborr shqiptarësh , nizamë që të vegjël , vazhdonte luftën. Po ata pse nuk kthehen ? – pyeti sulltani. Ata janë nga ato treva – i thanë – që e kanë për turp të kthehen nga fusha e luftës. “Arnaut” –shqiptoi sulltani , domethënë që s’kthehet që s’thyhet …dhe kështu na quan turku edhe pas 500 vjetësh.

Unë nuk e di në se Abrahami i Biblës e priste engjëllin në atë çast fatal , kur ai do ngulte thikën mbi të birin – më duhet ta besoj me që e thotë Bibla si të gjithë besimtarët – por , pse zoti donte të flijohej pikërisht Isaku , që kish ardhë në jetë sipas parashikimit të vetë zotit ? E , gjithashtu ndërrimi i flisë nga “Isak” në “dash” më duket se ma zvogëlon imazhin e ndërgjegjshëm të flijimit. Shpesh kërkesat e Zotit janë prej drite e drita s’ka formë që ta shoh unë , por unë shoh qartë karvanet e flijimit të Kosovës. Kish një zë që i thërriste djemtë për flijim. Ishte zëri i Kosovës , zëri i Lirisë , zëri i Kombit. Ky zë erdh e u ngjiz nëpër shekuj në një , si aliazhi i një kambane të shënjtë dhe u bë “kushtrim”. Nuk besoj se ka ndonjë gjuhë në botë që të tria fjalët : “kush është trim” t’i ketë në një të vetme , si një përngjitje ultimative ,që thërriste trimat nëpër fushat e gjakosura të lirisë. Pa kthim , natyrisht , pa kthim ! Në se
Abrahami do ishte shqiptar , fjala vjen , nga dera e Balshajve , Dukagjinëve , Kastriotëve , Buletinëve apo dhe nga fisi i Kleftëve të Ali Tepelenës , Mirditorëve apo Suliotëve , ai nuk do të kthehej me Isakun prej dore , nuk do të pranonte të flijonte dashin …, në të kundërt do të mbyllej në ndonjë kullë , pa guxuar të dilte në shesh të burrave , ose në shesh të nderit , se edhe kalimtari i rastit në rrugë , do ta shikonte vëngër , se , sado që do mbrohej me dëshirën e Zotit , fakti që Isaku nuk qe flijuar , për psikologjinë e shqiptarit , edhe i ati edhe i biri , ishin çburrëruar. Të mos shkojmë më larg , kur taborret e Balshajve , Dukagjinëve , Kastriotëve ,…kur çetat e Buletinit , Bajram Currit , Ded Gjon Lulëve , Sulejman Vokshit etj etj , mbusheshin me djem për tu flijuar në atë luftën e përhershme , po le të vimë në ditët tona , në Ushtërinë Çlirimtare të Kosovës. Jam i sigurtë se , nëse finalja e konfliktit të Kosovës nuk do të zgjaste 77 ditë , gjithmonë e më tepër do vraponin djemtë e Kosovës drejt UÇK-së , drejt flijimit. Ata djemtë e saj , që ndoshta kishin lindur në Amerikë apo Gjermani , ose qenë atje si studentë apo punëtorë i hodhi vendi përpjetë , gjetën një armë e uniformë e vrapuan. I kish thirrur ai zëri magjik brenda gjakut ; madhërishëm po gjëmonte ai aliazhi i shënjtë kambanor i nënë Lokës , ndoshta për aktin final. Ata dëgjonin se vëllezrit e tyre po vriteshin nga ai armiku shekullor dhe vrapuan , vrapuan ilegalisht kryq e tërthor prteve të Evropës për të dalë në Sterën e Nënë Lokes. Nuk dimë sa u kthyen. Asnjë statistikë s’është dhënë se sa u vranë nga UÇK-ja. Por kjo nuk ka rëndësi. Flijimi ishte bërë pa kushte , pa kthim , pa reklamë.

Shumë analistë , duke trajtuar psikologjinë e shqiptarit , thonë se shqiptari e do lavdinë , mandje vrapon pas saj për tu dukur edhe në gjakmarrje edhe në bamirësi. E në fund të fundit kujt nga rraca njerëzore i u rend lavdia ndonjëherë ? Por për shqiptarin , kur është fjala për atdheun , ai zë që e thërret , merr imperativin e detyrimit dhe të nderit gjithpërfshirës. Heroizmi në rrjedhat e historisë së tij , s’ka shumë emra të përveçëm. Ai i ngjan një guri si shkrep mali , që këputet e rrekulliset e , mbi të cilin , natyrshëm rrahin valët e lumit të egër që ta shkelin , e atje ku e ndeshin bëjnë shkumë e ngrihen dallgë , e ai gur latohet , duke e humbur indentitetin e shkrepit të malit – si të gjithë gurët e lumit – e atë lavdinë e ka të fshehur si arin në zemër të gurit të çmuar. Këtu fillon nderi anonim , ajo lavdi fatale e gjithë racës së tij që fillon të jetojë si e tillë kur e zë plumbi i armikut , kur flijohet. E “Isakët” e Kosovës jetojnë nëpër ëndërra e bëhen këngë e bëhen dritë , pikon drita e tyre si prej yjeve në qiell , që ditën nuk duken fare , por që gjithsesi ekziston si ajri i pastër , si frymëmarrje jetike , që mbush mushkrinë e shqiptarit.

Pa kërkuar lavdinë e martirit. Është një pikë drite yllësore , që pikon e rrjedh nga yje , që nuk u a dimë emrin. Ajo vjen deri te fama e flamurit kombëtar , të atij flamuri që është më tragjiku në botë.

Le të thonë kritikët se ka ikur koha heroike e koha e poemave romantike ! Le të thonë ! E di që sot koha heroike e popujve duket e largët , - stenda muzeale varur në mure – por , ja tek janë , kosovarët , që vrapojnë drejt varreve , duke kënduar. Ata , të thjeshtët , sikur zbresin nga mitologjia helene ku , stërgjyshet e tyre si pluhur kozmik , kanë pjesë në ngjisjen e poemave homerike. Nuk e kanë problem se armiku është aq rëndë i armatosur , përkundrazi , të vriten nga më i fuqishmi është më nder për ta. E ata duan të luftojnë e të vriten edhe nën hijen e shigjetave , që u ka zënë plotësisht diellin , thjesht për Kosovën , ashtu si Leonidha i Termopileve , thjesht për atdheun që , çdo vit ka qenë kaq i afërt e kaq i largët për ta. Vitrinat e gjakut janë atje , buzë rrugëve , anë e kënd Kosovës. Dhe emrat e martireve akoma nuk janë shkruar mbi gurin e varreve. S’ka rëndësi. Flijimi është bërë pa kushte , pa kthim , pa reklamë.

Kujtoj ca vite më parë , kur parlamenti jugosllav , mori një vendim për të ligjëruar medaljen “Nëna Jugoviç”. Serbëve u mungonte lëngu i legjendës dhe kujtuan apo sajuan atë medalje serum për të nderuar nënat serbe që lindnin më tepër se tre fëmijë. Ajo nëna Jugoviç , para 600 e ca vjetësh , paska patur shumë djem dhe iu vranë të gjithë në Fush Kosovë. Duhet të ngjallej ajo se u duheshin djem për të mbajtur në zap Kosovën. Por eshka ish e lagur dhe nuk u ndezi. Nënat serbe nuk pillnin e ato batalione ushtarësh e nëpunësish nga administrata shtetërore dhe , megjithë rrogat e premtuara , toka e troje e shtëpi të kosovarëve , kurrë nuk ngjitën në Kosovë , e kurrë nuk ndryshuan raportet demografike. Flijimi i takonte tjetër race , atyre autoktonëve shekullorë , që pa u premtuar dikush medaljen , do mbushnin shtëpinë me fëmijë ; 5, 10 , 12 fëmijë, me atë motiv midis absurdit aq heroik : “Të ketë Kosova , me i dalë krah , e të ketë dhe serbi me vra !”. Kështu e bënë të dy detyrën. Kosovari ripërtërihej me filiza të rinj , serbi i vriste. Kishte për të dy. Njëri funizonte jetën , tjetri vdekjen. Pastaj serbi vazhdoi zanatin e vjetër. Në vitet 80, kur kosovarët kërkuan Republikën e tyre , ata dhanë një urdhër të fshehtë tinzar : Të gjitha nënat kosovare , që do të lindnin në spitale , duhet të sterilizoheshin. Pastaj nënat kosovare vendosën të lindnin nëpër shtëpira pa asistencën mjekësore , pastaj serbët vendosën të helmojnë me gaz mijra fëmijë kosovarë nëpër shkolla – dhe Evropa heshti - , pastaj filloi lufta , pastaj filloi ajo shkulja totale e kosovarëve , e paparë që nga holokaosti nazist , pastaj kosovarët u kthyen e pastaj erdhi liria.

Vitrinat e gjakut janë atje , buzë rrugës , anë e kënd Kosovës. Me gjakun e kulluar të mijra luftëtarëve dhe me gjakun e pafajshëm të qindra mijë viktimave. Tani e ka fjalën Liria , pa kushte , pa kthim. Ata  nuk kërkojnë shumë. As atë premtimin e Zotit për Abrahamin se “do të shtohet si yjtë në qiell e si rëra në breg të detit.” Jo , jo. Ata duan atë copë qiell që u takon , atë copë tokë , që e kanë të tyren , që kur njëriu doli nga shpellat prejhistorike , atë copë liri që e kanë të gjithë popujt mbi dhe. Kështu Liria e tyre pas flijimit , identifikohet me vetveten dhe vjen e merr emrin Kosovë e pavarur.



                                                             *

                                                        *        *

                                                 

Gjitonët gjithmonë ua kanë patur me hile dhe të mëdhenjtë u kanë treguar forcën duke përkrahur armikun e tyre serb. Kështu shqiptarët , në veçanti kosovarët , kanë jetuar të rrethuar nga kërcënimi , nga urrejtja , nën harkun e vdekjes. Më mundon përshtypja se ata kurrë nuk janë kuptuar as nga armiqtë , as nga miqtë. (Shqiptari , që e ka ngritur mikun në një institucion të shënjtë – fatkeqësisht i ka patur të paktë ata , ose ata që përfaqësonin qeveri të mëdha e ushtëri të mëdha nuk mund ti bënte dot miq bese.) Shqiptarët duhet të merren ashtu siç janë , siç i kanë pranuar në lashtësi grekët dhe romakët , që dijtën t’i shfrytëzojnë trimëritë e tyre , por shqiptarët mbetën ata që ishin. Shqiptari është i patjetërsueshëm , i paasimilueshëm , i pamënjanueshëm në esencën e tij. Ata se durojnë dot padrejtësinë dhe mashtrimin. Së bashku me ta mund të bësh mrekullira. Paskan thënë disa mendimtarë : “Kush ka shqiptarët me vete , drejton gjithë Ballkanin.” Të urtë dhe çmëndurakë , të gatshëm për aventura , ata lozin me vdekjen e me rrezikun pa frikë ; sedërqarë të paqmë , po u re në hak , kërkojnë kokën tënde e të sulltanit a të krajlit. Po fitove besimin e shqiptarit , janë me ty dhe japin edhe jetën për aleanca të ndershme. Prishja e aleancave bëhet edhe midis tyre si rezultat i sedrës së bajraktarëve që i kanë drejtuar tërë jetën. (Edhe sot fryma bajraktare pengon aleancat dhe koalicionet midis partive është problematike.)Nëse bushatllinjtë , ose Ali Tepelena , fjala vjen , do të merreshin vesh me shqiptarët si Gjergj Kastrioti , kristianizmi evropian nuk do të kishte vetëm një mburojë mbrojtëse dhe Shqipëria nuk do kish vetëm një Skënderbej si hero kombëtar.

Shpesh karakteri i tij , si rezultat i sedrës dhe krenarisë vizatohet midis ekstremeve në një diapazon të gjerë pa spektrin e plotë të dritës , por vetëm “bardhë e zi” , “o me mua , o kundër meje”. Pozicionet e mesit janë të papranueshme dhe të dyshimta për të. kjo e bën që të njihet ose “i bardhë”ose “i zi” , dhe vrasës ordiner në gjakmarrje dhe Nënë Terezë , edhe brutal edhe poet. Por në të gjitha pamjet , shqiptar , më tepër trim i çartur se sa trim i urtë. Kjo ka bërë që , jo vetëm gjitonët por dhe shtete të mëdha më larg , ta gjykojnë keq pra duke parë vetëm “të zezën” në ta. Gjitonët i kanë lakmuar trojet duke u përcaktuar si kundërshtarë , të mëdhenjtë gjithashtu nuk honepsen nga shqiptarët se janë parë si dete të gjera ku i vogli mbytet. Rezultati : i huaji ka mbetur i huaj , i largët , i dyshimtë. Shqiptari , i vetëm në rrënjën e tij , pa aleatë të besueshëm. E , në këtë izolim ose vetëizolim , atij i është dashur të bëjë kokë dhe nga këmbët për të mos u zhdukur. Qindra diplomatë , misionerë , historianë , shkrimtarë , që kanë shkelur në trojet shqiptare , vetëm këta , kanë njohur me sytë e tyre shqiptarin e kanë shkruar për të mrekullira rreth vlerave , zakoneve , traditave , gjuhës , - e mbi gjithçka trimërinë , besën dhe mikpritjen – virtute këto , që do zbukuronin njeriun e çdo qytetërimi. Por zëri i tyre dhe ligjet në këtë botë i bën ai që ka forcën e cila s’është gjithmonë me të drejtën.

Për herë të parë në historinë e lashtë të tij , aleatët e mëdhenj rreshtohen në krah të shqiptarit , të së drejtës. Kosova e dha provën e gjakut dhe liria nuk mënoi. Liria e Kosovës që , kurrsesi nuk mund të kuptohet e të quhet e tillë , pa pavarësinë e saj , do të jetë faktor lirie dhe stabiliteti për të gjithë Ballkanin. Të pranosh të kundërtën , do të thotë të mbash ndezur vatrat e luftës. Liria e Kosovës është dhe çlirim i Serbisë. Do vijë dita që serbët do ta kuptojnë se me metastazat e racizmit dhe shovinizmit në trupin e tyre , ata s’mund të jenë të lirë , në të kundërt , do të shtojnë agoninë e tyre , se Kosova po e merr rrugën e saj.



                                                             *

                                                       *          *



Kosovës i takon liria pa kushte , pa kthim. Ndoshta është vendi i vetëm në Evropë që e ka paguar më shtrenjtë , me lumenj gjaku dhe sakrifica të pallogaritshme , brezash ndaj dhe plotësisht të merituar. Por liria nuk është asnjë herë e plotë edhe në shtete e kombe , që e kanë fituar me kohë atë e ajo , gjithashtu nuk është proporcionale me peshën e gjakut. Ajo është edhe rezultat i aleancave. Liria jote është e tillë kur je i ndërgjegjshëm për të dhe kur njeh e respekton edhe lirinë e tjetrit. Liria që të jepet , ka rrezik që të shpërdorohet e të degjenorojë nëpër hapësirat e demokracisë , që nuk kanë kurrë fund e që kthehen në të përpjeta e tatëpjeta nganjëherë të pashmangshme. Si e tillë , liria ka nevojë për korrigjime të vazhdueshme pikë sa pari tek vetja. Ajo është si pema , që edhe më e mira , ka nevojë për shërbime , e nëse ka krimbin në degë , ai të del në frut.

Do ta dëshiroja lirinë e Kosovës në trupin dhe në shpirtin e saj. Në trup më duket se e shoh , të prekshme , në sferat e shpirtit më duket e paplotë , e pakufijshme si disku i diellit , që është i gaztë , transparent , e diametrin e ka imagjimar se drita s’ka metër. E kur është fjala për shqiptarin , për atë thelbin e tij shpirtëror , që shpesh është i padepërtushëm , rrethuar si nga “muret” filozofikë të Kantit , më pështjellohet mendimi dhe më tremb vetmia. Por unë do flas sinqerisht se e kam fjalën për veten dhe thashë se e meritoj lirinë. Të gjithëve u bën përshtypje toleranca fetare midis tri feve në kombin shqiptar. Ajo bashkëjetesë shëmbëllore , që të kujton vendet me demokraci shumë të larta , në vendin tim jo demokratik , gjithsesi është impresionuese. E pse të mos jetë kjo premisë për ta fituar plotësisht lirinë ? Lirinë e zgjedhjes , lirinë për të korrigjuar edhe në sferat e shpirtit , pra të besimit ? Me sa duket shqiptari nuk ka patur kohë të merret me këto sfera. Intensiteti i ngjarjeve historike , kundërshtitë kanë qenë të tilla , sa Shqipëria nuk arriti dot të ketë një komb , një fe – sepse dhe dallgë të mëdha fetare nga Lindja e Perndimi përplaseshin me njëra tjetrën në udhëkryqet e Arbrit , sa këtij iu desh të krijonte kombfenë e vet , shqiptarizmin , duke prishur kështu kufinjtë e tri feve në favor të kombit. Cila është esenca e shqiptarizmit ? Kombi thonë disa. Më duket se ka diçka misterioze nga esenca e shqiptarit , diçka që rrjedh nëpër venat e tij , një gen stërgjyshor i lashtë shumë , që rridhte vrullshëm dikur tek ata , e që kish emrin komb e fe e që e shquante edhe midis kombeve të tjera kristiane të Evropës , e herë herë quhej nder , trimëri , besë.

Myslymanizmi në Shqipëri dhe në Kosovë është feja e pushtuesit osman. Ai iu imponua shqiptarit në kohë të egra e barbare , përdhunshëm. Ajo vetëdije kristiane shqiptare nga më të vjetrat e kishës romane – kur jepte e mirrte me të nëpërmjet prelatëve vëndas – ndryshoi me një çmim tepër të madh , në kushte tepër të rënda , për motive tepër të mëdha , që kishin të bënin me ekzistencën e tij. Jeta e shqiptarit luhej në zgrip të humnerës dhe kushtet e pushtuesit kërkonin trupin dhe shpirtin e tij. Trupin e pushton më shpejt , po shpirtin jo. Edhe në vitet më të rënda të pushtimit osman , myslymanizmi kurrë nuk u bë organik me trupin e pushtuar ; edhe kur detyrimisht do shkonte në xhami , shqiptari bënte kryqin dhe , me qirinj në dorë , falej për shënjtorët e tij : “shën Kollin”, “shën Mitrin” , “shën Gjergjin”. Kur hoxhallarët me jatagan në brez , urdhruan që të mos ndiznin qirinj , por mund të festonin shën Kollin , myslymanët shqiptarë , hidhnin dyllin e qirinjve në zjarr dhe fytyra e shënjtit të tyre feksëtinte nga drita e flakëve. Dhe nëpër venat e shqiptarit , natyrshëm rridhte , ajo , fryma hyjnore , që i bashkonte të gjithë dhe orthodhoksin , dhe katolikun dhe myslymanin , që kish ca vite si i tillë. Kështu shqiptari u bë me një vëlla myslyman , tek i cili ishte gjaku i përbashkët dhe besimi i huaj. Ky vëlla i dyzuar , që dukej se doli jashtë portës së kullës e jashtë kishës , ashtu i larguar duhej më shumë e , paçka se në fe tjetër , duhej falur. Dhe ai për dyfek kundër hordhive turke ishte edhe më i tërbuar se vëllai kristian. Me siguri për të treguar se jemi një , jo dy , as tre por vetëm shqiptarë. Kryqet e varreve të të parëve qenë atje , të thinjur , bërë njësh me eshtrat dhe ato kurrë nuk i mbuloi balta e kuqe e pushtuesit që binte në thëmbër të këpucëve nga trojet shkretinore të perandorisë aziatike. E megjithatë vitet e pushtuesit qenë të gjata , njëstinëshe , pa frymëmarrje , pa mbarim ; e breza të tërë shqiptarësh u mësuan të bashkëjetonin me tertipet e rënda të pushtuesit dhe me emrat myslymanë dhe me xhamitë e imponuara.

Pushtimi po bëhej i plotë dhe , sidoqoftë , ai po depërtonte në të çarat e shpirtit. Në kishat e Kosovës , veçanërisht mbi ikonat dhe kryqet e lashtë , si merimanga po varej alfabeti cirilik i serbëve , duke u rrëmbyer autoktoninë , ndërsa në xhamitë e reja të imponuara edhe nga armiku i përbashkët i serbëve dhe shqiptarëve , dyfish përplasej urrejtja serbe , tani , jo vetëm kundër kundërshtarëve të përhershëm , autoktonëve shqiptarë , por edhe kundër shqiptarëve “turq”. Kështu u pozicionua shqiptari i ngratë myslyman , me armë në dorë kundër turkut dhe , si gjithmonë , edhe kundër serbit i cili kish përvetësuar nga turku , jo emrin por mizoritë , të gjitha mizoritë e dovletit anadollak dhe dovletit sllav. Të dy aziatikë.



                                                            *

                                                    *             *              



Dhe kur ra perandoria turke , pikërisht më 1912-1913 , propaganda ortodokse në Ballkan , bëri që të coptohet kombi shqiptar , i stigamatizuar tashmë si me shumicë myslymane dhe kristianët e fuqishëm të Evropëse braktisën Shqipërinë e moçme kristiane , duke shënuar një njollë turpi nga më të fëlliqurat në historinëe tyre dhe të kishës katolike. Kështu ata , që ishin distancuar me kohë nag historitë e përgjakshme të kryqëzatave , po përgatisnin kryqtarët e rinj serbë , që do ta jepnin provën gjakatare kundër shqiptarëve të Kosovës në fund të shek. XX. Kjo qe kryqëzata e pestë në historinë e krishtërimit. Në daçin , le ta pranojnë kristianët !

Propaganda shqiptare kurrë nuk ka qenë e fuqishme për të argumentuar në sallonet e Evropës se Shqipërisë nuk i takon definicioni “shtet apo komb myslyman”. Megjithatë nuk i kanë munguar diplomatët që “rrinin këmbëkryq me mbrenë”. Ndoshta disave prej tyre , pavarësisht na bëmat heroike për Shqipërinë , u pëlqente emri i allahut se nën hirin e tij u bënë edhe vezirë e gjeneralë të mëdhenj. Ndoshta !

Propaganda 50 vjeçare komuniste në Shqipëri e Kosovë , si aliazh sllavo-turk , u mundua ta rrafshonte memorien historike të besimeve fetare , por edhe ky dhjetëvjeçar i demokracisë shqiptare , duke lënë hapur portat e çdo feje e të çdo sekti , ka çoroditur mendjen e besimtarit shqiptar. Boshllëku i krijuar , të paktën në dy breza , s’ka përse të mbushet me çdo frymë , me programe , botime , shoqata e koncerte të misionarëve të ardhur me nxitim nga çdo cep i metropoleve fetare. U dyndën në Shqipërinë e vogël turlilloj mysymanësh nga Arabia e Turqia , Irani e Iraku ; turlilloj kristianësh nga Amerika e Gjermania , Italia e Greqia ; u botuan e ribotuan ungjij , kurane , broshura , gazeta e , si në një garë vrapimi , synojnë të bëjnë më tepër simpatizantë. Ky mozaik fesh e sektesh , në emër të lirisë së besimit , po fragmentizon shqiptarët e nëpër grumbullime çadrash të ndryshme shumëngjyrëshe , kryesisht të pafe , i shikojnë misionarët nga xhepi.

Më duket se kisha tradicionale katolike dhe kisha autoqefale shqiptare , nuk kanë qenë të zonjat të argumentojnë traditën e besimit , origjinën , pra , rrënjët e tyre.

Në çdo vend demokratik besimi mbizotërues dikton etikën nacionale dhe morale. Kjo e shoqëron shoqërinë njerëzore në tërë kompleksitetin e normave , sjelljeve , kulturave që bëhen sunduese në mënyrën e të menduarit e të vepruarit. Liderët e besimit ndikojnë jo pak mbi ligjvënësit e qeveritë. Përvojat kudo tregojnë se kishat nacionale mbështesin një nacionalizëm të shprehur dukshëm në jetën politike e shoqërore. Shembull është Polonia , që , edhe nën regjimin totalitar si e gjithë Lindja , me kishën e saj katolike , qëndroi  si një alternativë e pathyeshme e besnikërisë dhe e identitetit kombëtar. Për këtë flet edhe qëndresa e klerit katolik në Shqipëri , por që u shtyp e u masakrua nga diktatura ; për këtë flet historiku i kishës autoqefale shqiptare që ka dëshmorët e vet për kombin , gjuhën dhe fenë. Përvojat e sotme tregojnë gjithashtu  se , në vende me besime të ndryshme fetare në kuptimin esencial , krijohen tensione politike të dhunshme si në Sudan , Liban , Indi , Paksitan , etj.

Vihet re dukshëm se të tria fetë tek ne synojnë të kenë mardhënie spirituale të ngushta me tre qendrat e afërta të besimit të njëjtë , respektivisht me Turqinë , Greqinë dhe Italinë. Këto mardhënie shpesh anojnë e lëvizin si lavjerrës sipas përkatësisë fetare të titullarëve të shtetit. Jo rrallë ngatërrohen mardhëniet shtetërore me ato fetare. E shkon puna deri në dhënien e ndihmave : nga Greqia për ortodoksët e jugut , nga Italia për katolikët në veri , nga Turqia për myslymanët në veri e jug. Ndihma “vëllazërore” , natyrisht ! Do t’i dëshiroja këto mardhënie edhe më të mira seç i kemi aktualisht , por shtetërore ama. S’ka përse tu mëshojmë nostalgjive fetare. Vëllezërit e një gjaku janë vetëm e vetëm midis shqiptarëve , askund tjetër. Boll me ndihma mashtruese për 1/2 , 1/3 ,apo ¼ e shqiptarëve ! Këto ndihma koloniale për një pjesë të shqiptarëve acarojnëe prishin tolerancat e brendshme fetare dhe kanë sjellë nepotizëm të dukshëm në administratën fetare e shtetërore.

Kam mendimin se Shqipëria , mbi të cilën nuk u duk thundra serbe si në Kosovë , në këto dhjetë vjetët e demokracisë së saj , duhet të fokusonte më tepër në besimin e saj origjinal. Sfera e saj kristiane është një e drejtë jo vetëm historike  , por edhe pjesë e të drejtës universale e njeriut modern për zgjedhjen dhe lirinë e besimit që ka patur. Do të ishte një akt historik emancipues , do tu rriten supet brezave që vinë dhe armiku ynë shekullor serbo-sllav do të dukej tepër minor në akuzat e tij. Për më tej , nëpër hapësirat e demokracisë , njeriu shqiptar shpresoj të ketë objektiva strategjike edhe në fushat e besimit. Aspiratat e besimit fetar shqiptar të origjinës nuk janë të ndryshme e të kundërta nga ato të Evropës. Nëse kemi zgjedhur rrugën për në Evropë atje duhet të arrijmë trupërisht e shpirtërisht. Korridoret e shpirtit janë ta hapura. Ato nuk presin ndonjë pakt stabiliteti e aq më pak ndihmën ushtarake të NATO-s. shpesh “paktet” e vetvetes , natyrshëm , siç mësohet e përshtatet apendisitin që , megjithëse është rudiment , unë nuk e ngacmoj deri sa nuk ndjej dhimbje.

Feja myslymane , që deri tash , ka shërbyer si kuarcë mbrojtëse e vijë demarkacioni për të mos u qasur në asnjë pikë me rrezikun serb , në momente të historisë , ka shërbyer edhe si mbrojtëse e interesave kombëtare ndaj lakmive shoviniste të fqinjëve. Është fakt se , pavarësisht nga nostalgjitë myslymane , shpesh të ekzagjëruara kryeqendra e saj më e afërt , Turqia , që pas rënies së perandorisë otomane , nuk ka patur pretendime aneksioniste ndaj trojeve shqiptare si fqinjët e tjerë. Kisha autoqefale shqiptare , tashmë e ringritur nga gërmadhat e sistemit komunist , duhet të jetë më realiste , më e vendosur për të demaskuar deri në fund rrezikun që i ka ardhur kombit shqiptar nga harku agresiv sllavo-ortodoks. Ajo kurrë nuk duhet të harrojë që simotra e saj , kisha ortodokse serbe , ndihmoi dhe inspiroi masakrat çnjerëzore kundër kosovarëve.

Mosdënimi , mosdemaskimi i kishës ortodokse dhe ruse për gjakderdhjen në Kosovë dhe në Çeçeni e akuzon kishën ortodokse , që nga qendra në Kostandinopojë deri në të gjitha kishat e tjera provinciale , të ashtuquajtura të pavarura. Kjo tregon mendësi anakronike bizantine dhe rezulton në krizë besimi.

Kisha ortodokse e pavarur shqiptare duhet të frymëzohet nga gjaku i dëshmorëve të saj nën flamurin e Theofan S. Nolit. Kështu ajo do të jetë e denjë për origjinën apostolike të vetvetes dhe gjithmonë e më tepër do të grumbullojë më shumë besimtarë në oborrin e saj tradicional ; si dhe kisha katolike , që duhet të argumentojë më fort perspektivën e saj , duke u larguar nga një farë akademizmi për të zbritur më afër “deleve të perëndisë”. Kësaj nuk i mungon kuadri drejtues dhe ka traditë të shkëlqyer në elitën politie , kulturore e fetare.

Unë kam rezervat e mia për tolerancën fetare shqiptare. Ka ikur koha e romantizmave për shqiptarizmin. Kur të tria fetë në Shqipëri e Kosovë ta kenë zgjidhur problemin kombëtar , siç dëshirojnë të gjithë shqiptarët , atëherë mendoj se do të merren me vetveten në dëm të tolerancës së deritanishme , ku esencën e saj ka përbërë kërkesa për kombin  e pa bërë.

Toleranca fetare ka të bëjë edhe me mungesën e bindjeve të shëndosha për secilën. Kjo solli edhe çoroditjen e fundit për të përqafuar turli sektesh e izmash. Kombi shqiptar është i vogël për ta përfaqësuar të gjithë mozikun e njohur fetar : myslymanë , ortodoksë , katolikë e më tej : bektashinj , jahovaj , evangjelistë , bahvaj , etj , etj. Nuk di a kanë arritur budistët dhe konfuçistët se do të ishte vërtet muzeu fetar i planetit !

Kombi shqiptar është shumë i lashtë dhe shumë i madh nëse do të drejtohej nga rrënjët.

Akoma nuk njihem mirë me demokracinë se kemi qënduar larg njeritjetrit. Fatin e kam patur të zi : jam plagosur shumë herë e dikush ka dashur vdekjen time. Njoh mirë diktaturat dhe varfërinë. Dhe frika e gjakut dhe e bukës e kanë bërë sojin tim pa baba , pa gjysh e pa stërgjysh , pa histori…

Kur të takohem me demokracinë evropiane do vishem më bukur e do t’i them se jam i biri i një race të lashtë ; e do t’i them se jam nipi i Nënë Terezës së Kosovës e i Fan S. Nolit ; e do t’i them se të parët e mi e kanë njohur Zotin shumë kohë para Jezu Krishtit e botës i kam dhënë emra perëndish…

Dhe kur të jem vërtet i lirë dhe i pavarur , në vitrinën evropiane , në se më duhet të zgjedh besimin tim , pas gjithë atyre plagëve shekullore në trup e në shpirt , unë , si shqiptar , do të zgjedh atë që më takon. I thashë ato ,që duhet të them atë ditë që do të jem i veshur bukur.

Dhe fjala nuk bën mort !



                                                                                             P. L.        

           







































































                                          “KUTIA E PANDORËS”

                         OSE VARIANTI MODERN I NJË LEGJENDE



Legjenda është tepër e lashtë dhe e zhtyr plotësisht në njegull. Askush nuk e ka përshkruar bukurinë magjepsëse të Pandorës. Edhe ata që thonë se perëndia e kishte stolisur trupin dhe fytyrën e saj , nxitojnë të thonë “se ishte pa fat”. Ajo rridhte nga derë perëndish dhe fisi i saj i zgjedhur ishte shpërndarë në të gjithë gadishullin e vjetër. Mbi të gjithë fisin , thuhet se rëndonte një mallkim i lashtë , që kalonte nga një brez në tjetrin dhe , në vend që të zbutej , të paktën nga koha , përkundrazi , bëhej më i zi. Mallkimi ishte fatal. Një orakull e kishte deshifruar , ashtu nëpër mjegull dhe kish arritur të artikulonte : “Ky fis do të jetojë vetëm në luftë dhe në pushime midis luftrash do të hajë veveten sepse e drejta do të anojë nga kundërshtari i tij.”

Ky mallkim qëndronte mbi kokë të fisit si një kërcënim që nuk mund të shmangej.

Kur erdhi Pandora në jetë , thanë se fati i fisit të saj ishte në dorë të saj. Atë mallkim shekullor mund ta zbuste vetëm bukuria e Pandorës. Dhe legjenda thotë se kur u martua ajo , i dhanë për pajë një kuti të bukur enigmatike dhe i vunë kushtin e prerë që kutinë nuk duhej ta hapte. Por ka dhe një variant më të vjetër : Të gjitha fatkeqësitë e fisit ia veshin bukurisë së Pandorës. Thonë se bij perëndish apo gjysmë perëndish në fisin e Paridit apo Akilit kishin kërkuar dorën e Pandorës. Fallsifikatorë të legjendave , shumë shekuj më von , thonë se Pandorën e kërkoi edhe princi i fundit i fisit , që kish ardhë nga veriu dhe në të dy variantet sajuan kutinë enigmatike. ( Me këtë variant fiset e veriut krijuan mithin e lashtësisë së tyre në gadishull dhe për çudi fiset e jugut e pranuan duke mos kuptuar se mohonin edhe historinë e tyre.) Sidoqoftë , martesa ishte bërë me ndërhyrjen e të gjithë përfaqsuesve të gadishullit dhe me pëlqimin e diplomatëve më me zë të Evropës. Kjo martesë do të ishte kusht i mbarimit të luftrave por ama , kutia nuk duhej të hapej kurrsesi. Thuhej se në atë kuti ishin mbyllur të gjitha brengat dhe hidhërimet e gadishullit e , tani , të gjitha fiset do të jetonin në paqe. Ky do të ishte një fat i mirë edhe për fisin e Pandores , mbi të cilin rëndonin pasojat e mallkimit të zi , pasojat e luftrave të pakëputura. (E vërteta është se me këtë kuti kundërshtarët historikë të fisit mbanin ndezur luftrat duke u hakmarrë ndaj bukurisë së Pandorës.)

Por paja e nuses nuk mund të rrinte mbyllur në kuti. Ashtu enigmatike ajo ndolli kureshtjen e të tërëve ; ashtu me kapakun mbi të , ajo kuti , brente shpirtin e Pandores dhe të fisit të saj.

Padurimi arriti kulmin kur filloi përsëri stina e luftës. Armiku i pabesë që kish zbritur nga veriu , ishte aq i egër , sa nuk zbatonte as nomet elementare të luftës dhe të paqes. Bile në luftën e fundit ai kish vendosur që të zhdukte plotësisht fisin e zgjedhur të gadishullit. Pa të ai do të komandonte mbi të gjithë e do të ishte zot i porteve të ngrahta për të dalë tutje , në dete të hapura.

Legjenda është gjithsesi e zhytur në mjegull. Kanë kaluar mijra vjet dhe askush nuk është marrë me Pandorën. Fisi i saj , që sa mbaron një luftë futet në tjetërn , jeton nën harkun e vdekjes. Me sa duket mallikimi mbi të është pjesë e jetës… S’paska qenë gjë martesa e saj , as ajo kuti enigmatike aq premtuese. Ndërsa hordhitë e armikut që kan zbritur nga veriu , bëhen më mizore.

Analistë të shquar nga e gjithë bota , brez pas brezi , kanë mbushur dosje të tëra , jo për Pandorën dhe fatin e saj , por për kutinë e saj. Të gjithë e kanë harruar Pandorën , bile dhe origjinën e saj , atë fis elit që dominonte të gjithë gadishullin. Por nuk është harruar kutia e famshme. Me atë enigmë nga e gjithë diplomacia e kontinentit plak si alternativa e fundit , si një kërcënim ndaj kundërshtarit. Ç’përmban brenda ajo kuti ? Ky është shqetësimi i diplomatëve. Fat , kob , luftë përsëri , apo murtajën ? Dhe diplomatët që , në më të shumtën , thonë atë që nuk bëjnë , apo bëjnë atë që nuk thonë , duket që nëpër tavolinat e bisedimeve , kudo në botë , mbajnë të mbyllur kutinë e Pandorës si variantin e fundit. Edhe ata që e dinë të vërtetën mbledhin mjegullat drejt saj. Me kutinë e hapur të Pandorës , nuk do kish asnjë enigmë e , rrjedhimisht bota , s’do kish nevojë për diplomatë.

Ata e kanë mpirë kaq shumë vetëdijen e gadishullit të vjetër , sa kanë mundur t’u imponojnë edhe njerëzve me mend jashtë gadishullit , se kutia e Pandorës , vazhdon të jetë e mbyllur dhe se , çdo tentim për ta hapur atë , do të ishte fatalitet dhe se , fiset më në zë të rajonit , do të futeshin në një sherr pa fund. Bota është mësuar me gënjeshtra e , nëpër mjegullat , e vërteta bëhet më e largët dhe më enigmatike.

Të gjithë i shmangen asaj të vërtetës së padiskutueshme rreth kutisë : Pandora e hapi kutinë që natën e parë të martesës. Kjo kuti e tërhiqte më tepër fantazinë e saj se sa akti i prishjes së virgjërisë si të gjitha femrat në këtë botë. Në mëngjes ajo nuk tha asgjë për çarçafin nusëror , por tha se e kishte hapur kutinë e famshme. Ia kishte hequr me dorën e saj kapakun enigmatik dhe prej saj kishin dalë si tym të gjitha brengat dhe hidhërimet e njeriut dhe kish mbetur vetëm SHPRESA.

Analistët më seriozë të kontinentit thonë se Pandora vdiq nga gëzimi ose u sakrifikua për fisin e saj që , tashmë , e dinte se kurrë nuk mund të asimilohej e zhdukej sepse profecia kish treguar atë shpresën e pavdekshme. Kur e kishin marrë vesh agjenturat e gjitonëve dhe , kur disa prej tyre panë se nuk po ndodhte hataja , dhe se gadishmëria ushtarake e fisit të jugut shkoi kot , për çudi , korierë specialë iu lutën Pandorës , të mos tregonte që e kish hapur kutinë. Ndërsa fisi lindor me të cilin fisi i Pandorës kish lidhur krushqi nga disa rrethana të imponuara , u trondit dhe porositi armë të reja duke pakësuar bukën. Një dosje tepër sekrete rreth kutisë së Pandorës , duke ballafaquar të gjitha të dhënat , argumentonte se kutia ishte hapur me porosinë e të dërguarve direkt nga kabineti i Zeusit , pa i pyetur perënditë e tjera. Sidoqoftë të gjitha shpirtrat e zinj , të çliruar tashmë , enden në ajër. Diplomatët e vjetër thonë se rreziku është pas dere dhe çdo fis në gadishull duhet të blejë armë moderne ! Presidenti me një sy i fisit lindor që kish lidhje të fshehta me armikun në veri , kish dërguar një korier personal në shtabin e lartë të perëndive dhe thoshte hapur se : 1-në qoftë se gjitoni im do të lejohet të shpresojë , shteti im , ingritur me aq mundim me ndihmën e larmadhërisë suaj , mund të shkoqet për një javë. Krushqia me ta prishet dhe , të paktën në pranverën që vjen , i gjithë gadishulli hidhet në luftë.

2-Nëse do të lejoni që ata të krijojnë atë që kanë dëshiruar me vite – Fisin e madh – atëhere duhet të bëhemi gati që të hapni portat tuaja se ata , edhe kaq sa janë dhe të përçarë , i japin dhembje koke Evropës , jo më të marrin trojet e vjetra që u janë marrë para një shekulli. O Zot ; Mos ardhtë kurrë ajo ditë ! O Zot , më mirë vdekje se të shikoj një ndarje të re të kufijve !… Mjerë ne ç’po na dëgjojnë veshët !

Dhe presidenti plak , megjithëse e dinte që kutia ishte hapur , përfundonte : “Kurrë mos u haptë ajo kutin!” Akoma më kërcënuese vinin letrat nga fisi i përkëdhelur i Jugut të Gadishullit. Duke patur përfaqësuesit e vet në shtabin ushtarak të perëndive , ata thoshnin se , nëse do t’i lejojmë ne , të ndryshojnë sinoret e vjetra sipas profecisë së asaj kutie , atëherë brenda javës ata do të synojnë kryeqytetin tim. Atëherë më mirë të shpërthejë një bombë , nga ato të fundit , dhe bota të shpëtojë një herë e mirë , duke e përmbysur gadishullin plak.

Shpresa e të gjithë diplomatëve rreth e rrotull ishte këshilli i lartë i sigurisë ku ata kishin mikun e tyre historik , pa të cilin kurrsesi mund të merrej asnjë vendim i rëndësishëm që kish të bënte me luftën dhe me paqen. Kjo e mbante kutinë e Pandorës gjithmonë të mbyllur , të paktën për qëndrimin zyrtar , se faktet ishin ndryshe.

Të gjithë e dinin se kutia ishte e hapur , madje edhe variantin se , dikush nga shtabi i madh kish porositur hapjen , megjithë këtë , në të gjitha takimet e përditshme të diplomatëve thuhej : Kujdes , të mos hapin kutinë e Pandorës se , kush dreqin e di , ç’erëra të xhindosura do fryjnë në gadishull ! Ç’ti bësh , botën e drejtojnë diplomatët !

Por të dhënat e fundit , që vinë nga shtabi i madh , tronditën diplomatët në të gjitha kontinentet. Thonë se ai , i madhi që ka edhe gurin edhe arrën në dorë , dje në orën 5 të mëngjesit , tha : “Çdo popull ka të drejtë të jetë i lirë dhe i pavarur , çdo popull ka të drejtë të shpresojë.” Kur e pyetën gazetarët se për cilin popull e kishte fjalën  , ai u tha : “Kutia e Pandorës” ka mijra vjet që është e hapur…Vetë e zonja e hapi dhe gjeti shpresën , ndërsane këtu kemi dashur ta mbajmë mbyllur ; ne këtu , papërjashtim , kemi shpërndarë të gjitha fatkeqësitë mbi atë fis : brengat , hidhërimet , që vinë kryesisht nga luftrat , tërmetet , murtajat , dhe shpërguljet e mëdha , pa përjashtuar torturat fizike ; të gjitha pra , i kemi mbyllur në “Kutinë e Pandorës” dhe ca duar të zeza ia kanë vënë asaj si bombë nën jastëk. Mjaft më ! T’i presim ato duar dhe të rritim shpresën ! Pastaj shtoi : “T’u japim më shumë bukë të gjitha fiseve të atij gadishulli ! Po të kenë bukë do harrojnë të urrejnë njeri tjetrin.”

Nesër diplomatët do veshin këmishë të re dhe do mundohen “të hapin” kutinë e lashtë.



                                                                                                P. L.                                

                   































                                                      “LUTA”



Ketë fjalë të shqipes që Frojdi , po të dinte shqip , do ta përmendte medoemos te kryevepra e vet “Totem e tabu” e që fjalori i madh i shqipes s’e ka kurrkund , sepse druhej prej leksemave gege si djalli prej temjami , unë e derivoj etimologikisht prej dy burimesh.i pari asht se “lutë-a” quhet në nëndialekt femna e qenit , bushtra dhe i dyti nxirret prej fjalës “lus” e , në ket kontekst , mund të ketë kuptimin e atij që vjen me lutje , i poshtnuem prej krenarisë e sedrës që humb tue iu lutë kundërshtarit.

“Lutë” quenim në fmininë tonë ata shokë , me të cilët , për nji arsye o nji tjetër, ishim grindë e kishim prishë mardhaniet deri sa mos me folë me njeni tjetrin. Për hir të nji tabuje automatike shoku ose shoqja e humbte emnin e vet të përveçëm e kur e sa herë binte fjala për te , na thoshim “ai” ose “ajo” , por në të shumtën e herëve përdorej fjala “luta”. Pra Luta ishte emni universal i të gjithë atyne , me të cilët ne kishim marrdhanie të kqija deri në premje të komunikimit. Akti publik i prishjes me dikë simbas ktij kodi fminor ishte “ndamja e gishtave”. I “fyemi” i shtrinte dorën “fyesit” , në të cilin gishti i mesit ka kalue mbi treguesin , tue i thanë : ndaje gishtin. Pala tjetër “i ndante gishtin” e , qysh prej atij çasti , quheshin “luta” për njeni tjetrin.

Ky ritual fminor sot duket se ka humbë tue lanë mbrapa vetëm emnin “lutë”. Emni “lutë” mund të jetë sot nji fakt i thjeshtë kujtese , kurse “lutat” janë e po mbeten fakt i gjallë ekzistencial.

Idhnimet shqiptaro-serbe u përkasin datave të moçme. Meqë jeta moderne , sidomos në prendim , prej kah edhe presim të zgjidhen edhe fatet tona të përgjakuna , nuk njef në kohë thellësi ma të madhe se nji , shumë-shumë dy breza , mbetet që të presim prej fakteve të aktualitetit paketën e madhe të zgjidhjeve. Edhe Rugova shprehej se nuk duhet t’i silleshim historizmit. Ndoshta ai kshtu , në fushë-shahun e lojës së vet me serbët kërkonte t’i “hante” kundërshtarit gurët e tij kryenecë : princ Llazarin , Fushë-Kosovën , 1389-ën.

Cilatdo të kenë qenë rrugët e historisë që aq fort ia prishin terezinë aktualitetit , cilatdo të jenë ndjeshmënitë e kulturës bashkëkohore në drejtim të futjes në “mikser” të fajtorëve e viktimave , për të nxjerrë prej andej nji masë homogjene e neutrale në pikpamje të tensioneve të urrejtjes , për hir të së vërtetës duhet thanë se mes shqiptarëve e serbëve qendron në mes nji himalajë urrejtje, mosbesimi , përbuzje , inati e dëshprimi. Nëse kokat e ndriçueme nuk e kanë pa të përjetshëm ket masiv vneri e tamthi , askush nuk ka mundë me thanë se nuk ishte i përditshëm. Atyn-a e serbit “kristian” (fjalë kjo që duhet futë mes nji morie thojzash) mund të perifrazohet kshtu : në vend të “bukën tonë të përditshme” ata duhet të luten e lypin “urrejtjen tonë të përbindshme” ; mandej “…e ndiena në fajet e mkatet tona…” , duket sikur kërkojnë “…shpërblena ne për fajet e mkatet tona (ndaj shqiptarëve)” ; e “…mos na len me ra në të keq…” duket sikur ka kuptimin “…mos na len të ndjejmë mshirë (për shqiptarët)” e kshtu me radhë.

Ky mal vneri ka mbrendë kocka të vjetra e të reja. Pjesa ma e madhe e Kosovës së martirizueme rishtas i ka vorret në oborr të shpisë. Atje ku njeriu mbjell pemën ose lulen e predileksionit të vet , serbët vorrosën me ngut pronarët efektivë ose të ardhshëm të atij trolli , të cilët i vranë për të vemin shkak se ishin gjallë e lshonin hije mbi ket dhe.

Shqiptarët kanë tradita universale në trajtimin e kultit të të vdekunve. Qysh në periudhat parahistorike kur ky kult konsolidohet e merr pak a shumë formën që ka sot , shqiptarët vorrozin ndër vorreza , vende të posaçme , gjithsesi , larg banesave. I vdekuni me të vdekunit , i gjalli me të gjallët , thotë shprehja shqiptare. Serbët jo vetëm i vrasin njerzit mbrendë në shpinë e vet , tue thye kshtu nji ligj moral e kanunor , por viktimat i kallin në dhe në mes të oborrit. Kthehen refugjatët e gjejnë vorre në mes të oborrit. Kapin dheun me duer frenetike , shkërmoqin plisat e çojnë sytë përpjetë. Kundravajtja serbe asht antinjerzore-vrasje ; antikulturore-vorrim në mes të oborrit.

Kta të vdekun “të oborrit” mbeten si nji hosten i egër për kujtesën e tyne. Që askush të mos harrojë. Dhe nuk janë shqiptarët ata që e vendosën enën e kujtesës së tyne mbi kuja hekuri që kujtesa e urrejtjes të mos përgjumet. Janë serbët ata që e plagosën hermbashere kujtesën e tyne e s’e lanë të cikatrizohet. Në vijim të planeve “akademike” serbe për nji luftë pa firo kundër shqiptarëve , ata synojnë likuidimin total përmes formulës : vrasje-dbim-asimilim.

Ata që marrin vesht prej psikologjisë si landë e dinë se kujtesa asht proces automatik. Ajo që asht skalitë me gërvishtje të dhimbshme mbi muret e saj , nuk shlyhet as lehtë , as vshtirë. Ky asht ligj nënvetdijes. Dali-ja në pikturat e veta kujtesën e paraqet si realitet të parë , atje ai flet për “la persistence de la memoire” (kokfortsia e kujtesës). Te nji komb me anamneza të tilla historike , kujtesa kthehet në nji faktor ekzistencial të dorës së parë. Dekarti shqiptar nuk do të shprehej “cogito , ergo , sum”, (mendoj pra jam) , por “memor ergo sum”, (mbaj mend , pra jam). T’u bash thirrje shqiptarëve të harrojnë diakronikisht , jo vetëm do me thanë me i lanë ata pa eposin e kreshnikëve , legjendat , kangët , historinë e trazue , por do të thotë t’u kesh caktue shqiptarëve vendin e përjetshëm të viktimës , mbi të cilët të tjerët mund të bajnë simbas dëshirës provat e egërsisë së vet.

Shqiptarët nuk patën shanse e raste për të krijue qytetnime mermeresh , statujash e industrish. Por ata ndërtuen nji kulturë kujtesore , e cila pikësëpari , ekzistonte në kokën e tyne. Nëse ndonjiherë mund të flitet për nji kështjellë shqiptare , të papushtueshme e të papushtueme (jo të padhunueme veç) , kjo asht kshtjella e kujtesës. Ndoshta te asnji komb tjetër thelbi i veçantisë nuk asht nji fakt kaq ideor , shpirtnor e psikik se sa te na.

Serbët treguen se nuk ngurrojnë , se nuk e pshtyjnë dorën për t’i marrë shpirtin nji shqiptari të çfarëdo moshe qoftë. Stina e mortit 1999 dishmon për nji çmenduni e epsh të papamë për të vra shqiptarë.

Hunët e shembën Romën , e dogjën , e gremisën me pallate e statuja e , në fund futën parmendën e mbollën krypë. E ky qe fundi i Romës. Por hunët e patën kollaj. Dogjën , thyen , shkatrruen. Për të mbrritë të njajtin qëllim serbët nuke gjetën shpirin shqiptar të shpërndamë tempujsh , sheshesh e pallatesh. Roma e shqiptarëve ishte në kokën e tyne , pikrisht nji zonë sa grima e kores gri të trunit , diku mbi rajonin e veshëve. Jo rrallë plumbat e tyne godisnin kokën e shqiptarëve mu në at vend me qëllimin e përbindshëm që ajo kokë të shkonte në dhe e të bahej kafkë. Duheshin shkatrrue qendrat e kujtesës. Ky ishte imperativi. Ai që arrin e zhduk kujtesën te shqiptarët , ai vetëm mund t’i fusë në dorë shqiptarët. A s’qe kjo nji taktikë e diktaturës komuniste me krijimin e “njeriut të ri” , qenie me kujtesë vetëm sa mosha e vet , produkt pa sfond historik , shpirtnor e njerzor ?

E kshtu pra “Luta” i madh janë serbët. Na i kemi nda gishtat me ta prej kohësh që nuk mbahen mend. Në rastin ma të pafajshëm serbët kishin prirjen me tejkalue të drejtën e tyne. Marrdhanieve shqiptaro-serbe u shkon fort ajo anektoda-aforizëm që tregojmë na shqiptarët në të katër anët e arealit tonë kombtar :

-Babë , e zuna hajdutin.

-Lshoje , mor bir ,lshoje.

-Unë e lshova , por s’më lshon ai se…

Për shqiptarët serbi asht “Luta” kurse për kosovarët ai asht “Luta i Madh”. Nëse nuk arritëm ta ndërshkojmë në mnyrë të përpjestueshme për të kqijat që na bani , na gjetëm mundsitë me krijue aleancat e duhuna. Deri dje ata ishin të gatshëm me çue deri në fund planet e veta famëkëqija , kaq të bindun ishin se askush nuk do t’jua tërhiqte veshin. Kjo bindje e tyne padit tërthorazi nji traditë ogurzezë europiane që shqiptarët i konsideronte si qeraxhiun e bodrumit. Kjo tregonte edhe diçka tjetër veç : se shqiptarët nuk ishin ma të dobët se serbët. Rezultatet e ndeshjeve tek e tek me shqiptarët serbët mund t’i kenë harrue. Serbët i kishin mundë shqiptarët se ata kishin qenë mbrenda aleancash. Kur shqiptarët u morën aleatët , serbët nuk e brenin ma hekurin me dhambë.



                                                                                             P. SH.              

           





































































                                              FUNDI I FILLIMIT



Ndoshta fundi i urrejtjes , fundi i natës shekullore të territ ! Por urrejtja s’është helm që mund të mbarojë , as racin , as rrugë. Ajo është pjesë e ajrit ballkanik , është psikologji brezas. Mbi Ballkan ajo është si lumenjtë dhe përrenjtë që kanë grryer relievin shpirtëror. Ajo s’mund të zhduket me dekrete e , ndoshta , brigjet e saj bëhen më të dukshme me prezencën e ushtarëve. Ajo është e fikësuar në vatrat stabile të krimit sepse dhe armiku i fikësuar , i pandryshueshëm ka qenë. Armiq konstantë , urrejtje konstante. Si pjesë e konstruksionit shpirtëror midis etnive , ajo do të vazhdojë akoma gjatë deri sa të ndryshojë ai “armiku fiks” , “armiku historik”. Kodet e ndëshkimit në shpirtin e trazuar të Ballkanit bashkëjetojnë me kodet e ravanshit , fatkeqësisht. Kemi egoizmin e agresorit dhe të viktimës. Në se futet pendimi dhe drejtësia në mes brigjet e urrejtjes vinë duke u rrafshuar në kohë.

E nëse ka filluar drejtësia të veprojë , nuk po duket pendimi i agresorit serb. Bota pret një konstruksion të ri shpirtëror të popullit serb , që të ketë guximin të hedhë sytë nga krimet që ka bërë dhe të distancohet nga kriminelët që kanë emra të përveçëm , përndryshe gjyqet do të jenë pjesë e jetës së tij dhe vatrat e luftës do të rrinë ndezur. Atëherë fillimi nuk do të ketë fund dhe , në ndërgjegjen e Evropës , tentakulat e krimit nuk do të shkulen kurrë. Edhe kësaj radhe Evropës plakë dhe Evropës së re i duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj , më tepër se me të nesërmen.

Për çdo luftë teoricienët thonë se “mund të shmangej”. Lufta e fundit mbi ish Jugosllavi nuk mund të shmangej. Ajo ishte e domosdoshme si një operacion kirurgjikal , pikërisht për t’i shpëtuar jetën të sëmurit që metastazat e veta kanceroze i kish ngulur në një trup tjetër. Duhej shpëtuar agresori dhe viktima. Qytetërimi botëror nuk mund të pranonte në vetvete barbaritë mesjetare serbe. E kjo luftë nuk mbronte vetëm kosovarët por dhe vlerat e qytetërimit evropian. Pse jo , duhej shpëtuar edhe Serbia , më pas.

Tani dikush duhet të vërë rregull. Koha do të provojë që rregulli , “administrimi i përkohshëm ndërkombëtar” do të jetë jo vetëm çlirim për Kosovën por edhe për Serbinë. Në Ballkan , aleanca perëndimore administroi fundin e një lufte të rrezikshme për të gjithë rajonin. Urrejtja cinike , barbarizmi hitlerian duhej bombarduar. Nën bomba diplomacia bëhet rezultative. Pas bombave prapë janë tavolinat e diplomacisë dhe të mirëkuptimit. Por kishte qenë kaq i egër ky agresor sa diplomatëve do tu duhet që për shumë kohë akoma të vishen me kostum ushtarak.

Na duhet tani të shtyjmë rrënojat e luftës anës rrugës. Të gjithë , dhe ata që dogjën Kosovën , dhe ata që bombarduan zjarrvënësit ,duhet të bëjnë inventarin e humbjeve. Mbi gropat e zeza të luftës nuk mbin bar. Konstruktorët që arritën të parandalojnë një luftë të gjerë rajonale , i përkasin botës së re , jo carëve e diktatorëve , jo sulltanëve e fashistëve të shkrumbit e të rrafshimit të jetës së kundërshtarit. Të mbyllin gropat që hapën bombat tona , të rrafshojmë brigjet e urrejtjes , të ndërtojmë Ballkanin e ri pa Milloshevicë , tu japim mundësi të gjithëve të gëzojnë lirinë ; kufinjtë e etnive , nesër , në hartën e Evropës të jenë dyer të hapura për qarkullime njerëzish , mallrash , idesh. Kjo është bota e re që , ndoshta , për herë të parë në historinë e luftrave , është qëllim strategjik edhe i ushtarakëve. Konceptet shoviniste të “Serbisë së madhe” ose spekulimeve mbi Shqipërinë e madhe , do të shuhen , e do të treten mbi rrugët moderne të EVROPËS SË MADHE. Ky është morali i ri mbi luftën e fundit. E prunë situatat që ky moral të vijë nga perëndimi i qytetëruar dhe të mbrohet me ushtarë shumëkombësh.

Por nuk është njëlloj agresori dhe viktima.

Në kapërcyell të këtij mijëvjeçari përsëri shqiptari duhet të kthejë sytë nga varret. Na duhet të shoqërojmë shumë arkivole , na duhet të identifikojmë njerëzit tanë nëpër varre masive , të shkruajmë emrat e të vrarëve mbi gurvarre. Luftë të ndyrë bëri serbi këtë radhë ; na vrau fëmijë dhe gra… Ndoshta qe vërtiku i fundit i mesjetës sllavo-aziatike që , edhe këtë radhë u shkarkua mbi trup të shqiptarit. Shqiptari e pranoi sfidën dhe ishte i ndërgjegjshëm për flijimin.

Paçka se akoma kosovarit i duhet të gdhihet pa çati , i duhet të flerë mbi copat e xhameve të thyera , të mbajë me shpinë trarin e vetëm , që mban murin e parrëzuar të shtëpisë , me heroizëm , siç përballon dallgët e hakmarrjes , ai e ka llogaritur se kushtet e flijimit dhe të shpresës janë të rënda mal.

Kamerat që fiksuan masakrat e luftës janë akoma në Kosovë. Ato nuk po guxojnë të largohen se trojet e luftës akoma nuk po bëhen trojet e paqes. Apo dëshërojnë t’i tregojnë botës proçesin e gjatë të rrafshimit të urrejtjes ? Apo duan të dëshmojnë ndërtimin e Kosovës dhe Serbisë së re ?

Re të zeza sterë davaritën në qiellin e Malit të Zi , të Vojvodinës , të Sanxhakut dhe era i përplas mbi relievin maqedonas , ku përrenjtë kapriçozë me shtrat të thellë , kanë filluar të gjëmojnë e të kërkojnë shtratin e lumenjve të vjetër.



                                               





                                                   PROTEKTORATI



Një gjendje e veçantë. As luftë as paqe. Një paqe ushtarake. Populli martir i Kosovës u ndesh me bandat militare të “Kabilës”. Xhungla kulloi gjak mu në mes të Evropës. Një popull i “qytetëruar” , serbia siç mbahej në shumë dosje të Evropës iu prezantua botës mbarë me dhëmbë dhe kthetra të specieve arkaike , tashmë të zhdukur , e të fosilizuar të tipit të gotëve dhe ostrogotëve. Lufta mbaroi shpejt , brenda një stine. Filloi administrimi i vështirë i paqes , që , me sa duket do të vazhdojë gjatë. Më tepër se guximi i luftës nëpërmjet atyre bombardimeve me butona , kërkohet guximi për të mbrojtur paqen. “Kabila” s’është dorëzuar , ai nuk është mësuar pa gjakun e xhunglës e “Kabilën” e kërkojnë… Gjithsesi një gjendje e veçantë. Dhjetra mijë ushtarakë shumëkombësh , më së miri të armatosur , ala NATO , paqësorë në kulm për të vendosur rregullin dhe të gatshëm për të të vrarë në vend , po tu drejtosh armën , pa bërë dallim as për militarët e “kabilës” as për luftëtarët e UÇK-së. Një gjendje gadishmërie luftarake shëmbëllore për të vendosur paqen. Administratorë të lartë civilë me vulat e OKB-së dhe gjeneralë të zgjedhur të NATO-s. Kosova është nën mbrojtje ndërkombëtare e i kërkohet që të zbatojë me korrektesë ligjësitë e rrepta të potektoratit. Për këtë është në provë dhe në prag rilindjeje. Por dhe administrimi civilo-ushtarak është në provë për të ruajtur vlerat e vetvetes. I jepet mundësia të mos përsëriti gabimet si në Somali , Nikaragua , në Bosnjë etj. Trualli i Kosovës s’është trualli i luftës , as i diplomacisë lluksoze boshe. Kosova është vendi i afirmimit të vlerave të forcës për të sjellë paqen. Në se administrimi ndërkombëtar nuk do të gjejë guximin për t’i dhënë Kosovës , atë që i takon çdo populli mbi dhe , lirinë dhe pavarësinë , absolutisht do të kemi ndeshje të gjata pa fund , ku do të humbasin shpresat jo vetëm në Ballkan , po kudo në botë. Hapësirat e paqes mund t’i mbrojë vetëm një polic i specializuar siç është NATO. Në Kosovë kushtet janë gjithsesi të rënda për të gjitha palët por dhe të veçanta. Polici ndërkombëtar , veshur si civil apo si ushtar , në se është vërtet i vendosur në misionin e tij , duhet ta ketë kuptuar se nuk trajtohet njëlloj vrasësi dhe viktima. Në se do të këmbëngulet që kriminelët të mos gjykohen , por të rrinë bashkë me ata që u masakruan , që u përndoqën mizorisht nëpër burgje , që u dogjën , që u përdhunuan , paqja do të jetë e rrezikuar. Kjo është e sotmja e Kosovës. Protektorati përgatit të nesërmen e Kosovës dhe të të gjithë rajonit. Midis së sotmes kaq problematike dhe të nesërmes së lirisë e të pavarësisë është arma. E nesërmja duhet të vijë forcërisht. Kosovarët besojnë te kjo armë , serbët jo. Kosovarët po shohin , nën këtë armë , realizimin e të drejtave të tyre gjithmonë të mohuara. Kosovarët kanë filluar të rindërtojnë. Në protektoratin aktual ata më së miri shikojnë aleatin e vendosur që po projekton trupin e Kosovës së re. Vetëm ky aleat është në gjendje të vendosi kollonat e paqes dhe të demokracisë së shumëpritur. Ky është një shans historik që Kosova dhe Shqipëria të merren me vetveten.

                                                                                   

                                                             *

                                                       *          *                                                        



Në fakt , në Shqipëri , jo të gjithë e kuptojnë shansin historik. Nga të parat shtete postkomuniste Shqipëria kërkoi vërtet të antarësohet në NATO ,  dhe u bë partner në hapësirat e mbrojtjes së paqes. Por midis protektoratit , krahët e të cilit ka vite që janë në Shqipëri dhe midis aleatit janë krijuar edhe alibira , që vijnë nga psikoza ish komuniste ndaj NATO-s dhe që rezistojnë nga segmente të socialistëve në pushtet. Duhet të pranojmë që ndaj NATO-s dhe SHBA , ka patur oshilacione të dëmshme dhe amatorizëm politik. Shqiptarët në këto dhjetë vjet kanë treguar më së miri se nuk qenë të zot të zgjidhin vet problemet themelore të tyre. Dhe faktikisht e kanë parë veten midis arbitrave të huaj , Vranicki , Everts , Hill , Lino etj etj. Shpesh këta arbitër e kanë larguar Shqipërinë nga shumë kurthe , pse jo , dhe humnera. Amatorizmit politik shqiptar i ka ardhur turp të pranojë gjendjen e rëndë të tranzicionit dhe ndërsa kërkonte bukë , policë , ushtarë , para , nga aleatët përralliste mbi termat “protektorat” “aleat” “sovranitet” kaloni etj etj. Kasta politike shqiptare (pozitë dhe opozitë) nuk ka qenë në lartësinë e aleatit dhe është mjaftuar me avantazhet e përkohshme të protektoratit. Zakonisht të varfrit i humbet zëri , por është e pafalshme që edhe për probleme themelore të mos kesh zërin tënd. Edhe problemi i Kosovës , kaq kardinal për demokratizimin e Shqipërisë , në syrin e politikës shqiptare , është parë jo me opsionet e zgjidhjes përfundimtare , por sipas krrabës së interesave të njërit apo tjetrit aleat. Prova është UÇK-ja. Një herë kundër saj , një herë pro saj. Kam frikë se , në se aleatët do të mbajnë qëndrim demigrues ndaj UÇK , edhe lavjerësi i politikës shqiptare , do anojë andej. Të mos kesh mendimin tënd për probleme themelore kombëtare , të mos kesh aftësinë të kontesosh me aleatët do të thotë që s’mund të bëhesh aleat , do të thotë , gjithashtu , se edhe nën protektorat , do të jesh nxënës i vështirë. Aleatët e denjë miratojnë dhe kontensojnë. I gënjeu mendja ata politikanë që thonë se roli i Shqipërisë është në lartësitdë e duhura , gati gati sa Shqipëria po bëhet qendër e politikës në Evropë ! I gënjen mendja ! Nuk mjafton vetëm pozicioni strategjik i Shqipërisë. Në se do t’i falemi kësaj duhet ta justifikojmë strategjinë tonë afatgjatë nëpërmjet një politike pragmatiste që sjell ndryshime të dukshme. Politika shqiptare , që ka kërkuar “shtetedyer” për tdë dalë në Evropë , ka parë se “dera” italiane , gjermane , greke … është hapur dhe mbyllur sipas ritmit të dobët të reformave në Shqipëri. Ndërsa politikanët tanë , i gënjen mendja se Aleanca perëndimore , SHBA do humbasin aleatë strategjikë Italia , Gjermania etj sepse këtë behar ia mbyllën derën Shqipërisë. Përvojat tregojnë se boshti i politikës shqiptare duhet të qëndrojë drejt ndaj Bashkimit Evropian dhe ndaj SHBA , paçka se në politikë 2+2 bëjnë edhe tre…

Në Maqedoni u hodhën tullumbace kundër NATO-s , por , edhe në kundërshtim me Grigorovin , NATO zbatonte programin e saj. Klintoni i falenderon si bazë të NATO-s. Aktualisht shihet një stinë ngrice midis Italisë dhe Shqipërisë. Politikanë të shquar italianë flasin kundër Shqipërisë dhe Kosovës. Amatorët e politikës shqiptare mendojnë se , për hir ta Kosovës , SHBA do ta prishë me Italinë. Naivitet ! Ose : gjithmonë ka patur pozicione të diskutueshme midis Shqipërisë dhe Greqisë e Turqisë. Dy anëtarët e NATO-s , me probleme të mprehta midis tyre për Qipron , apo ishuj të Egjeut apo për kurdët , Shqipëria , midis tyre , jo vetëm që nuk i ka shfytëzuar këto mardhënie në interes të saj , por shpesh është bërë e pabesueshme edhe për Greqinë edhe për Turqinë. Dhe koridori 10 në mëngjes , koridori 8 në darkë “se grekët kanë propozime të reja”…Të gjitha këto lëkundje kanë bërë të domosdoshme mbikqyrjen , protektoratin në Shqipëri. Le ta shfrytëzojmë në të mirë tonë ! Protektorati të ndihmon të zbatosh rregullat e lojës të vendosura nga të gjithë. Ai të mëson që të kalosh nga protektorat në aleat , të mëson që të ndërtosh shtetin e të nesërmes. Kështu do të na vijë zëri për partneritet me të mëdhenjtë , jo vetëm duke miratuar , por edhe duke kontensuar. Kanë ardhur kohë të reja që edhe po të duash të gabosh gjatë , nuk të lenë të tjerët.



                                                                                            P. L.



                                   SHBA  PRANË  DHE  LARG  SHQIPËRISË



SHBA drejtuan Aleancën Atlantike në luftën e fundit mbi Jugosllavi. Fat i madh historik që viktima , pala shqiptare këtë herë u bë problem zgjidhje i të vetmes superfuqi botërore. SHBA ishin të parat që nxitën dhe ndihmuan demokracinë në Shqipëri. Përkushtimi i admirueshëm i amerikanëve për të vendosur demokracinë në Shqipërinë ultra komuniste nuk u kuptua si duhet nga shqiptarët. Si demokratët ashtu edhe socialistët i humbën shanset për ta bërë Tiranën strategjike , qendër të Evropës Juglindore.

SHBA e dini fort mirë se tranzicioni demokratik në Shqipëri do të ishte i vështirë sepse , në ndryshim nga vendet e tjera , Shqipëria kish mbi kokë e mbi shpinë problemin e pazgjidhur kombëtar. Kosova duhej mbajtur “kryefjalë” në të gjitha axhendat. Natyrshëm hapat e Shqipërisë do të ishin të ndrojtura e të ngatërruara me peshën e madhe në shpinë. Shpesh do të binte edhe në gjunjë nga temperaturat e brendshme. Pse jo edhe në agoni. SHBA do të ndiqnin me kujdes të gjitha lëvizjet politike në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërsa “Zëri i Popullit” shfrynte me sharje kundër administratës amerikane , sepse po ndihmonte shtetin e ri demokratik në Shqipëri !… Ndërsa diplomacisë amerikane i duhej që të bindte edhe lobin grek në Amerikë e gjetkë që e vendosnin problemin e Kosovës në një rrafsh me minoritetin e përkëdhelur grek në Shqipëri. Politikanët shqiptarë , në kalë apo nën kalë , me kompleksin e heroit , humbën në fakt toruan duke bërë gabime të pafalshme ndaj politikës pragamatiste amerikane. Ca gjëra duken të tejkaluara por , ishin SHBA ato që para se të fillonin bombardimet , pra në orën e përshtatshme , deklaruan qendrimin e tyre të prerë , se ishin kundër mitologjisë primitive ortodokse , që ushqen me urrejtje dhe mban peng të ardhmen e Ballkanit , duke çvleftësuar kështu të gjitha shovinizmat që , pikë së pari kërcënonin racën shqiptare…E kështu SHBA nisën fushatën e bombardimeve spektakulare të papara në këtë shekull. Pasioni amatoresk  i politikanëve shqiptarë , duke kaluar nga ekstremi në ekstrem  bëri që administrata amerikane të mos ketë besim në ndonjë “Tuxhman” shqiptar. Dosja e rebelimit shqiptar kundër vetvetes më 1997 , kish vënë pikëpyetje të mëdha mbi politikën shqiptare. Fajdetë hëngrën shtetin dhe Shqipëria , në krizë , përbënte shqetësim për Evropën dhe kurrsesi nuk ndihmonte problemin e Kosovës. Partia Demokratike shqiptare dorëzoi shtetin dhe , paçka se kish të bënte me një rebelim të rrezikshëm sllavo-ortodoks pupulist , paçka se kish dëshirën , por nuk mundi të bënte asgjë për Kosovën , iku me turp , duke zhgënjyer edhe aleatin e madh SHBA. Në muajin e mjaltit të socilalistëve me amerikanët politika shqiptare do të tregonte “gjizën” e saj. Ambasadorja Mariza Lino do ta kish të vështirë të raportonte në administratën e Uashingtonit për ngjarjet në Shqipëri. Popull që kish rrëmbyer armët. Romantik e mikpritës në kulm e sherrxhi njëherësh.

Nga Tirana gjithnjë e më tepër vinin sinjale zhgënjimi. Një kryeministër i dalë nga burgu , një “ish” që tani dallohej nga mjekra , këtu hiqej evropian e novator , këtu anadollak e hakmarrës. SHBA nuk mund të pajtoheshin as me hakmarrjen politike as me kaosin , që kish mbërthyer Shqipërinë. Ata kishin sakrifikuar Berishën , për të ndihmuar në një zhgënjim të ri. Erdhi Kreta me buzëqeshjet alkolike midis Nanos e Milosheviçit , do arrestoheshin 6 krerë të PD-së , do të vritej deputeti antikomunist Azem Hajdari e një rebelim i ri katastrofik i kanosej Shqipërisë. Zemërimi i ligjshëm i shqiptarëve ndaj krimit do zemërronte edhe SHBA. Socialistët e demokratët janë bashkautorë dhe përgjegjës të krimit. Socialistët arritën të hedhin mjegull nëpër gjurmat e krimit duke akuzuar PD më 14 shtator 1998 për grusht shteti. Demokratët akuzojnë socialistët si mbeturina komuniste. Kryeministri shqiptar , për të katërtën herë zbriti nga pushteti , por kalin tashmë e ushqente për bukuri me banditët , që e sollën në pushtet e që tani ruanin rendin nëpër komisariatet e policisë tejet të inkriminuara. Një “shalë” e re tashmë në mendjen e Nanos , edhe kundër opozitës , edhe kundër kryeministrit Majko. Një pseudoalterativë , mish mashe eklektike , që s’premtonin asgjë, veç për të pestën herë kalin e kuq të kryeministrit ose të kryetarit të Partisë Socialiste e desinuar për fraksione. Dhe Amerika larg edhe afër shqiptarëve.

Do të gjëmonin bombat mbi Jugosllavi që shqiptarët të kuptonin rolin strategjik të SHBA në aleancën perëndimore ; do të jepte populli shqiptar provën unikale të mikpritjes dhe vëllazërimit për qindra mijë kosovarë e kryeministrit të ri shqiptar , do t’i rriteshin supet nga pozicionet korrekte të tij ndaj NATO-s dhe SHBA e ndonjë darkë do matej me hijen e mëngjesit.

Dhe duket sikur SHBA ne Shqipërinë s’kanë midis tyre as kontinent as oqean… SHBA kryesojnë strategjinë e administrimit ndërkombëtar në Kosovë , frymëzojnë Paktin e Stabilitetit në Ballkan e synojnë të ndihmojnë demokracinë e vërtetë në Shqipëri. Ashtu , midis protektoratit dhe aleatit , shqiptarëve u jepet shansi të ndërtojnë shtetin e së drejtës në Kosovë dhe Shqipëri , ashtu midis të sotmes dhe të nesërmes.

Pranë nesh një aleat i madh , që i është imponuar botës mbarë me ligjet e punës dhe të demokracisë ; larg nesh një aleat i madh , mijëra km larg , nëse nuk korrigjojmë vetveten.

Aleat apo mik ?

Nuk e di !

Në fjalorin e diplomacisë mungon fjala “mik”



                                                                                            P. L.

                           







                                  DYSHIMET  E  DITËVE  QË  VIJNË



Ngado që vërtitem qëndroj te dialogu. Një ditë do mblidhen përsëri të mëdhenjtë për të vendosur për Kosovën dhe një ditë do t’i duhet edhe kosovarit edhe serbit të dialogojnë. E pra , cili do të jetë statusi përfundimtar i Kosovës ? Kjo pyetje ka fillur të rëndojë në të gjithë diplomacinë botërore. Më largohet fundi e paralelisht me mendimet më pushtojnë dilemat. Guxoj të dyshoj. Deri në një zgjidhje përfundimtare koha do të jetë e gjatë dhe do të kalojë nëpërmjet keqkuptimeve. Do të vonojë edhe demokratizimi i Serbisë edhe sikur ta marrë pushtetin opozita. Amerikanët e dinë shumë mirë se opozta serbe nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se , sado që të tregohet sikur fytyrën e ka nga perëndimi , shpirtërisht do të jetë me Rusinë dhe me Lindjen. Ku të shpresojnë shqiptarët ? Në psikologjinë e tyre , në dëshirën e pakundërshtueshme që do realizohet gradualisht në terren ? Po dëshira nuk përbën fakt dhe faktet duhet të pranohen nga OKB-ja ; të besojnë tek natyra e shtetit që do ndërtohet në Serbi e në Kosovë ? Po papajtueshmëritë këtu do të jenë tepër drastike e të dy shtetet , në se do ndërtohen , do t’i kenë themelet në mohimin e tjetrit e paqja do të jetë e ngrirë në Prishtinë dhe Beograd , pa ambasadorë , ndoshta dhe pa dogana. Me sa duket do të jetë vendimtar faktori ndërkombëtar. Një bum ekonomik në Ballkan ndoshta do të zbutë gjakrat. Përsëri qendroj te dialogu. Paqja e imponuar me ushtri nuk mund të qëndrojë gjatë. Kjo , edhe për psikologjinë e shqiptarit që “nuk i honeps të huajt” , kjo edhe se ata duan të ndërtojnë shtetin e tyre , kjo edhe se ata presin vendimet e drejtësisë ndërkombëtare. Bizneset e spekullimit presin radhën e përsëri do vendosë politika ; ajo do vendosë  , paçka se është elementi më variabël , ajo , aq e ndryshueshmja , do të vendosë mbi ndryshimet. Dhe dhuna , dhe kultura kanë vulat e saj. Ballkanasit dallohen për politika të papërmbajtura , egoiste  dhe për një plesht djegin dhe jorganin. Ata e kanë vështirë të kuptojnë politikën amerikane (anglosaksone) që i bën llogaritë edhe për 100 vjet më pas. E megjithatë civilizimi perëndimor nuk e ndaloi dot luftën as në Bosnjë as në Kosovë , as në Irak e Çeçeni… Nuk dal dot në konkluzionin se lufta është e domosdoshme , (ose disa prej tyre), por gjithë ky arsenal gigand i armëve përse bëhet ? Natyrisht s’janë armë gjaku dhe armët s’prodhojnë qumësht. Kaq i pamundur qenka  dialogu sa duhet të thërrasin ushtarakët ?!

Fatkeqësisht është kështu e pas  armëve përsëri na duket  të bisedojmë e përsëri të prodhojmë (ose të blejmë armë më moderne). Më tepër se diplomatë , diplomatët duhet të jenë ushtarakë , hetues e spiunë me dosjet e akuzave në xhep. Fjala ngjit kur është e fuqishme. Prapavija është forca. Kjo atakon standartet e civilizimit të njeriut të sotshëm por , unë jam në sferën e keqkuptimeve jo vetëm farmalisht. Njeriu nuk është standart fabrike. Kjo botë ka vend për të gjithë ; dhe amerikanë , dhe afrikanë , dhe rusë dhe serbë e kosovarë e çeçenë. Çdo përgjithësim është relativ e kush  pretendon përsosmërinë , gabon në mënyrë të përsosur. Nuk besoj “se kjo botë e gjerë e gjatë , do të vejë si ka vatë…” Unë dua të besoj te ndryshimet , ndaj kam shumë dyshime te punët e njeriut. Njerëzit kanë 10 gjëra që ndryshojnë , por 100 gjëra që i bashkojnë. Përsëri vi te toleranca e dialogimit dhe eci midis keqkuptimeve. Bijtë tanë do kenë më pak ferra nëpër këmbë.



                                                            *              

                                                      *          *      



Në botë ka katër fe kryesore ( kristianizmi , myslymanizmi , budizmi , dhe koNfuçizmi ). Të gjitha njihin një zot , pamvarsisht nga profetët. Ndërkohë ka dhjetra e qindra sekte fetare. Kanë mijra vjet që fetë duan të zgjidhin kontradiktën bazale midis trupit dhe shpirtit. Të gjitha thonë : “Bën mirë dhe beso !” Kaq të mëdha janë keqkuptimet midis feve sa nuk gjen prehje as trupi as shpirti dhe filozofia e besimit te Zoti , mbetet gjithnjë e kërcënuar. Besimi është kulturë dhe askush s’ka të drejtë të akuzojë kulturën tjetër. Kulturat acarohen kur këto i thërret politika për të justifikuar dhunën. Serbët u munduan ta justifikojnë luftën në Bosnjë me luftë fetare , orthodhoksizmi kundër myslymanëve. Për ta bërë më të besueshme luftën ka dalë fjala “fondamentalizëm”. Në Ballkan orthodhoksizmi doli më fondamentalist se myslymanizmi. Gazetat u mbushën me pallavra se Evropa nuk don një shtet myslyman në Ballkan… si Bosnja. Po këtë këngë nisi të këndojë Milosheviçi edhe për Kosovën. Por as këtu nuk i eci. Civilizimi njerëzor e ka të tejkaluar konceptin e luftrave fetare , dhe aleanca kristiane luftoi kundër një vendi orthodhoks. Këtë e përdorin diktatorët kur s’kanë armë të tjera. Dhe më tejë : Ka njerëz që besojnë se perëndimi përplaset me botën myslymane se ka një Irak apo një Iran që… Jo. Iraku nuk kish probleme me perëndimin para se të pushtonte Kuvajtin. As Irani para se këtij ti ngulej në tru se mund të eksportonte dhunë e terroristë nëpër botë ; si kastrizmi dikur e si komunizmi. Kosovarët qenë më të qetë në kohën e Titos , se ky u kish dhënë disa mundësi frymëmarrjeje dhe hapi ca rrugë me perëndimin. Kështu perëndimi ka marrdhënie me mbi 50 shtete myslymane e me të gjitha vendet orthodhokse. Nuk është besimi por politika që sjell dhunën si shkak i luftrave.politikat fshihen pas kulturës. Katolikët luftojnë me protestantët në Irlandën e Veriut , jo në Angli , as në Dulbin apo Amerikë. Dhe kur Sadamët dhe Milosheviçët etj nuk ia dalin dot me forcën e armëve , vizatojnë nëpër flamurët kombëtarë fytyrën e Muhametit apo të Jezuit duke dëshmuar kështu se janë njerëzit që besojnë te djalli e aspak te zoti. Zoti i tyre është dhuna. E satanai na qënka Amerika e NATO-ja ! E irakianët venë rregullisht në xhami të falen për Sadamin ; e serbët “orthodhoksë” para se të hynin në kishë , vinin fotografinë e Bill Klintonit për ta shkelur me këmbë ; e disa kanale televizive greke gjat luftës në Jugosllavi , shtonin pyetjen : “kush është më kriminel B.Klinton apo S.Milosheviçi ?” dhe dilnin “të fituar” se mbi 90% e të anketuarve shpallnin të parin si kriminel !!! Tani nuk ndien më. Për grekët Kosova “u zbulua” në marsin e 1999-ës tani ka filluar të jetë në një planet tjetër ! Atje mund të ketë alaji sinoron. Neise..! Jemi në terrenin e keqkuptimeve të mëdha , ndoshta dhe të disimformimeve apo spekulimeve të mëdha. Unë shpreh mendimin se grekët me qëndrimet e tyre ndaj Kosovës e në tërësi ndaj kombit shqiptar , largojnë dhe humbasin një aleat të natyrshëm strategjik siç është Shqipëria. Marrdhëniet partiake , sado që të duken “ të shkëlqyera” janë të përkohshme. Shtetet me politikat konstante të miqësisë , popujt e tyre  i vënë vulat e të nesërmes. Dhe popujt janë si lumenjtë që kanë shtratin e tyre të përcaktuar. Populli shqiptar dhe grek janë dy më të vjetrit në Ballkan , autoktonë të lidhur me shumë faktorë jetikë , demografikë , ekonomikë , kulturorë. Çdo e re , që kalon në qiellin e tyre , i lag që të dy. Çdo stuhi që mund të bjerë mbi njërin , nuk e ndryshon shtratin e thellë të lumit tjetër. Miqësia midis dy popujve tanë nuk mund të jetë stinore. Pavarësia e Kosovës , konsolidimi i kombit dhe i demokracisë shqiptare , është plotësisht në të mirë të emancipimit të Greqisë.



                                                            *

                                                      *          *



Kam frikë se shqiptarët dhe kosovarët nuk po e kuptojnë si duhet politikën pragmatiste amerikane. Ka mundësi që në fushën e keqkuptimeve të bëjmë gabime. Konkretisht : Amerikanët kanë filluar të shqiptojnë , në kundërshtim me të gjithë , se : “Kosova do të bëhet e pavarur , ne nuk e kundërshtojmë këtë.” Pastaj del Talbotë ose Hollbruk dhe sikur e mohojnë. Ne çuditemi se nuk e kuptojmë që politika amerikane në këtë rast do kalojë mbi keqkuptimet. Ajo e di mirë se Kina dhe Rusia nuk pranuan as Rambujenë , jo më , të pranojnë pavarsinë e Kosovës. Politika amerikane është sugjestive dhe nuk pranon ide fikse. Statusi vjen me durim. Amerikanët nuk mund të veprojnë pa konsensusin e popullit amerikan. Kjo është shprehje e demokracisë së tyre të zhvilluar se , ne ballkanasit , po hipëm mbi kalë e harrojmë miletin për rreth. Pra , në politikë luhet edhe me të kundërtat , dhe me matje pulsi dhe me provokacione. Amerika e di fort mirë se në Evropë e dëgjojnë pa hezitim vetëm englezët. Kosovarët janë të befasuar nga liria , partitë politike disi të çoroditura e të përgjumura aktualisht. Por kosovarët e dinë burimin e lirisë. ( Në Ferizaj po ndërtohet një aeroport gjigand që thonë , se do jetë sa ai i Avianos. Atje punojnë çdo ditë 4000 punëtorë. Kosovarët nuk pranuan të kërkojnë dollarë për tokat e tyre si kombësim , por kërkuan një kusht. U thanë amerikanëve : Ua falim tokat tona , por nga ju kërkojmë që të qëndroni këtu një vit më tepër seç ka qëndruar Turqia.) Domethënë 501 vjet. E pra , amerikanët s’besoj se e bëjnë aeroportin të ulet Milosheviçi me zonjën e tij atje e të mbajë fjalime për “djepin e Serbisë”.

“Bashkimi Evropian” nuk është i bashkuar. Evropa pa kufinj është e largët. Do kemi shumë keqkuptime edhe për doganat e kulturës jo vetëm për mallrat euron dhe njerëzit. Pse nuk u bë Evropa promotorri i luftës në Kosovë ? Shumë analistë e shtrojnë këtë pyetje dhe përgjigjet gjithsesi janë të fushës së keqkuptimeve. Se Evropa nuk konkuron dot me Amerikën , se Evropa vuan nga skena tradicionale dhe egoizmi i oborreve , se Evropa në Kosovë do ballafaqohej me arkivën e gabimeve të dikurshme , se Evropa nuk është çliruar nga brengat historike , se Evropa ( në heshtje ) pyet : Pse të dominojë Amerika etj etj. Evropa plakë në fakt , kishte derdhur gjak për demokracinë. Atje kishin mbirë dy luftra botërore. Shtete të mëdhenj të saj si Anglia , Gjermania , Franca kishin provuar edhe barbaritë dhe çmenduritë e revolucioneve , ndërsa Amerika me qarkullimin e lirë të ideve dhe kapitaleve , me lirinë e individit , u bë sinonim i demokracisë dhe quhet “botë e lirë”. Edhe në konfliktin e Kosovës uniteti e NATO-s , në 19 vende la për të dëshëruar. Shumë objektiva strategjike nuk u bombarduan në Serbi nga dërhyrjet këmbëngulëse të Francës ; Gjermania nuk dëshironte të dukej “armë gjermane” , Italia më se një herë kish rezerva të mëdha mbi bombardimet. Troç me thënë , Evropa akoma vuan nga nostalgjitë serbosllave dhe duket sikur është në një çati por me dyer e dritare të ndara me hekura nga të tjerët. Atavizmi kronik orthodhoks serbo-rus , me sa duket do ta mbajë edhe për shumë kohë në disharmoni. Sidoqoftë Kosova e bëri që t’i thërrasë mendjes. Edhe për marrdhëniet shumë të mira midis Amerikës dhe Anglisë thuhet : “Anglia dhe Amerika janë dy kombe të ndara nga një gjuhë e përbashkët !” Ndoshta është humor anglez !

Një ëngjëll paska thënë se djalli egziston në detaje. Dialogjet në Ballkan fillojnë “nga djalli” dhe kur ngatërrohen me të , thërrasin Evropën apo Amerikën tu gjejë ku i ka këmbët djalli e , me që ky shpesh zvarritet si gjarpër , s’ka zot që t’ia gjejë këmbët…



                                                            *

                                                      *          *  



Politikat e mbrapshta helmojnë sferat e kulturave reciproke ( fesë , zakoneve , mënyrave të prodhimit , folklorin artin etj) që mund të ishin objekte dialogjesh me më pak keqkuptime , pa detajet. Por fusha e dyshimeve zgjerohet edhe brenda një kulture dhe midis kulturave që s’janë domosdo të ndryshme. Asnjë kulturë nuk mund të pretendojë se është homogjene. Edhe feja që duket se ka kufinj të përcaktuar. Probleme të mprehta të shoqërisë së sotme si seksi , droga , krimi , planifikimi familjar , nderi etj i ndajnë dhe i bashkojnë miliarda njerëz në botë. Pozicione të myslymanëve , ortodoksëve fokusojnë te kisha katolike , ndoshta më tepër se pozicionet e vetë katolikëve me sekte të tjera brenda fesë kristiane. Ka dalë Suun Mooni në Amerikë , që thotë disa të vërteta sensacionale për fetë. Ai pretendon se kristianizmi është kultura më e zhvilluar drejt së cilës duhet të absorbojnë edhe kultura të tjera. E thotë se baza e zhvillimit moral të shoqërisë është familja , e thotë se djalli ka pushtuar të gjitha sferat e njeriut , e thotë se të gjitha të këqiat e kësaj bote vijnë nga shpërdorimet seksuale…etj etj. Nuk e di , por më duhet të dyshoj. Do të doja të më bekonte edhe ai për tu përgatitur e pastruar për ardhjen e re të Krishtit midis nesh , por… le të vazhdojmë : të gjithëve u ka bërë përshtypje agazhimi agresiv i kishës ruse e serbe për problemet e Kosovës. Aleksej e Pavle dukej se ishin komisarët e luftës , dukej se qenë frymëzuesit dhe bekuesit e atij agresioni aq mizor. A thua kemi të bëjmë me keqkuptime ? A thua u ngatërrua dera e kishës me atë të ministrisë së luftës ? Ndoshta ! Deleve të perëndisë , militarëvve serbë , dikush u kishte rënë më qafë…dhe ata duhej të mbroheshin.  “Zoti i ortodoksisë serbo-ruse paskej dhënë urdhër që priftërinjtë e tij të nderuar , të vishnin rrobën e ushtarit dhe të mbronin me çdo kusht robin e perëndisë , Sllobodanin.

E njëtja gjë është e ndryshme në kultura të ndryshme. Edhe probleme të mëdha si “kombi” apo , fjala vjen “nderi”.

   

                                                           

                                                            *

                                                      *          *    



Problemet kombëtare ngrënë shumë kurthe teorike e spekulimet këtu janë tepër të dukshme. Midis kombit shqiptar dhe atij serb djalli nuk është vetëm në detaje , por në kokë të gjërave. Dy kombe të pozicionuar në skajet e diametrit , deri në mohim. Amerikanit i vret veshin kjo , se përvoja e tij (SHBA) harmonizon shumë kombe e mbi 50 shtete nën kombijn amerikan. Me sa duket , veç me stadin e demokracisë , influencon edhe standarti i jetesës. Paska thënë profeti Muhamet : “Varfëria është mohimi i të gjithë besimit”. E pranoj. Ajo varfëri absolute në Shqipërinë komuniste do të sillte dhe korrupsionin  absolut , se kemi të bëjmë me mbijetesën , egzistencën , ligjet e së cilës janë tepër të egra e kompromentojnë politikat , kulturën , shtetin…Deputeti im , polici im , lypësi im , do të hajë. Çdo kulturë ka hipokrizinë e vet. Ka shtete të fuqishëm , që pasi kanë vjedhur majtas e djathats me qindra vjet , kanë firmosur pastaj konventën e të drejtave të njeriut. E thonë se “shoqëria më materialiste është ajo që ka filozofinë më shpirtërore”. Ndoshta ! Një Krisht i pasur , ndoshta do besohej më tepër e po tu kishte premtuar njerëzve pasuri , mund të mos kryqëzohej. Ky qe keqkuptimi më tragjik midis të dërguarit të zotit dhe njeriut e më pas keqkuptimet pushtuan krejt natyrën njerëzore , në vazhdën e mëkatit fillestar.

E kishim fjalën te “kombi”. Kombi del në skenë në luftra e kur bëhet edhe objekt i paqes dhe i dialogut , punët vinë e ngatërrohen. Keqkuptimet subjektive në lidhje me vlerësimet kombëtare shpesh janë përgjithësime të pandershme. Flitet se gjermani është i egër , italiani s’është për luftë , greku është i pabesë , kinezi shabllonist robot , serbi kriminel , shqiptari hakmarrës etj , etj. Vula këto që janë tepër spekulative dhe të padrejta për definicione ndaj së tërës. Ndërsa për kombin shqiptar akoma të gjymtuar spekullimet kanë qenë konstante mohuese e dashakeqëse. Raca shqiptare duhet të ketë kombin e vet , piksëpari , pastaj analistët le të thonë se shitja e ndjenjave kombëtare , pozat mbi patriotizmin , dashuria për atdheun (komb) , etj na qenka një anakronizëm e punë shterpe. Me sa duket , ata që e kanë kombin ka filluar tu mërzitet sepse u mjafton demokracia. Po kur nuk ke as komb as demokraci si i bëhet hallit ?! Nuk e di pse tremben diplomatët e gjithë botës nga tërësia e kombit shqiptar (rreth 7 milion banorësh) kur në botë ka kombe e shtete mijëra herë më të mëdhenj. Kaq e rrezikshme qenka “Shqipëria e madhe” ?! Nuk e besoj. Të rrezikshme janë keqkuptimet për kombin , haraçet e papaguara të historisë me të cilat ballafaqohet sot Evropa në Ballkan. Dhe haraçet kombëtare nuk harrohen , por vjen një ditë dhe imponohen. Le të marrim një element tjetër të natyrës së njeriut :

Dihet që koncepti mbi nderin është i ndryshëm në perëndim e në lindje. Si virtut i natyrës njerëzore ai lakmohet nga kultura perëndimore dhe ajo lindore. Po “nder” nuk do të thotë “seks”. Për një shqiptar , anakronik alla lindor , praktika seksuale në perëndim barazohet me degradimin total të nderit , për një perëndimor përkundrazi , praktika imponuese për pastërti seksuale është dhunë , bile barbarizëm. Në të gjitha kulturat admirohen vlerat familiare. Perëndimi përpiqet t’i forcojë , Lindja krenohet me to. Të dy përplasen me antivlerat. Statistikat e familjes botërore flasin për krizë të rëndë. Më tepër probleme kanë famijlet e reja , liberale. Më të konsoliduara duken familjet tradicionale. Gjithsesi jemi në fushën e keqkuptimeve. Dhe po të pranojmë se familjai i jep fytyrën shoqërisë , vetvetin dalim në përfundiminse shoqëria aktuale është zhytur në një krizë të rëndë. E keqkuptimet shtohen kur kemi parasysh kriteret e vlerësimit brenda një kohe e vendi të caktuar kur harrojmë se njeriu është produkt historiko-gjeografik dhe çdo brez ka jo vetëm historinë e tij , por edhe gjeografinë.



                                                            *

                                                     *           *    



“Dy gisht nderë në lule të ballit , i njiti Zoti i Madh”.

Nderi për shqiptarin merr vlerat e jetës dhe të besimit. Në kanunin e Lek Dukagjinit burri i pandershëm quhet i vdekur. Paragrafi 600 : “Aj , të cilit iu muer ndera , xehet i dekun kah kanuja…”. Dhe burrë i pandershëm , ose i vdekur quhet ai që : gënjen në faqe të burrave në kuvend , ai që (pranon) të pështyhet , të rrihet , ai që thyen besën , që i dhunohet gruaja , që i hiqet arma e brezit , etj. Nderi i shqiptarit i sanksionuar në kanun (nuk njoh ndonjë kushtetutë që ta ketë) i përket personit dhe shoqërisë. E gjithë hapësira e “Nderës shoqërore” i takon mikut. Ka plot 50 nene që administrojnë mikun (602-652) dhe dënime të rrepta për atë që nuk i zbaton ato. Kjo traditë është një nga mrekullitë e zakoneve shqiptare që në të gjitha kohët ka impresionuar , veçanërisht të huajt , që shkojnë në Shqipëri , që trokasin në derën e kryeminstrit ose në shtëpinë e çdo shqiptari të thjeshtë.

Bota u çudit dhe u emoncionua nga pritja që u bëri Shqipëria rreth 500 mijë kosovarëve. Ata ndanë varfërinë e tyre me ta , bukën , rrobat e trupit , lotët , dhembjen. Milosheviçit nuki dolën llogaritë të destabilizonte Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kjo e lehtësoi barrën e Aleancës perëndimore , por e kishim fjalën tek mikpritja. Hapësirat e mikpritjes shqiptare janë të pakufishme. Nuk është fjala për kosovarët , se ata qenë vëllezër të një gjaku dhe , ndoshta , Shqipëria kish detyrimin e saj moral , që iu dha rasti të shlyente sadopak heshtjen dhe indiferentizmin , që kish treguar 50 vjet për Kosovën. Sidoqoftë ajo pritje ishte një truimf moral me dimensione të mëdha njerëzore. Ajo shkatërroi atë imazh dashakeqës për ne shqiptarët , të shumëfishuar në mënyrë cinike nga fqinjët tanë , dashakeqas shekullorë.

Unë jam i sigurtë se edhe refugjatë serbë të trokisnin në derën e shqiptarit  , do tu hapej dera. Se shqiptari në portën e tij nuk shikon as robin , as armikun , as të keqin  as të mirin , por njeriun , mikun. Historia shqiptare e mikpritjes është poema më e bukur e shpirtit njerëzor. A nuk qe Shqipëria , ajo , që kish pritur dhe kish ruajtur “siç e do miku” mijëra hebrenj që ndiqeshin nga nazistët ? Po kështu priti ajo edhe 15000 italianë që kishin kapitulluar , zënë robër e të raskapitur nga fushat e luftës në trojet e saj. Kjo e ka emrin dashuri njerëzore që , nuk e gjen të shkruar as në kodet e demokracive të zhvilluara. Lart e poshtë Shqipërisë ka varre ushtarësh të huaj , me simbolet e tyre të paprekura ; varre italianësh , gjermanësh , francezësh , austriakësh , grekësh , etj. Ato janë të paprekshme për shqiptarin , bile ruhen , se kjo është në nderin e shqiptarit. I vdekuri s’ka identitet dhe kodet e mortit në psikologjinë e shqiptarit janë të shenjta.

Serbët që kishin bashkjetuar gjatë me shqiptarët e Kosovës e dinin fortmirë ç’është nderi për shqiptarin. Dhe prandaj goditën në radhë të parë në nder , në virtutet e tij. E , para se t’i merrte jetën kosovarit , i merrte nderin : i vriste mikun , e rrihte dhe e torturonte mizorisht. Shkulja e mustaqeve , prerja e buzëve , shkulja e dhëmbëve , prerja e oraganeve gjenitale , rrëmbimi e përdhunimi i grave , ishte fushë strategjike për të mposhtur atë racë , që e njeh vdekjen  , por jo poshtërimin.

Serbët kishin ngritur për këtë , kudo , nëpër policira e burgje , një laborator të tërë torturash , nga më makabret , që s’janë njohur as nga esesët gjermanë…- puset lart e poshtë fshatrave të Kosovës , kanë akoma trupat e grave kosovare. Me koka të prera. Të përdhunuara. Dhe të vdekura…E kështu nuk është fjala për keqkuptime midis serbëve e kosovarëve. Serbët na kanë borxh dy jetë : kokën dhe nderin.

Të tmerron heshtja e vajzave dhe grave kosovare të përdhunuara , por të mbetura gjallë. Ato bashkjetojnë me të keqen , me ankthin , me tmerrin , që panë dhe kanë kyçur gojën. Nuk pranojnë as ndihmë psikologjiko-gjinekologjike. Kemi të bëjmë këtu me një “keqkuptim” kanunor , me pjesën më të errët , më barbare të kanunit të trashëguar nëpër breza : qëndrimin ndaj gruas. Nderi i marrë përdhunshëm është turp , çnderim për burrin dhe familjen e saj , jo për atë personalisht. Ajo , viktimë e dhunshme , pavarësisht nga situata tepër barbare e çnjerëzore , ka turpëruar burrin e saj. Është dekori më poshtërues i kanunit të egër. Ndoshta ka të bëjë me hakmarrjen. Dhe hakmarrja është punë burrash , sipas kanunit. Sidoqoftë , trajtimi i figurës së gruas në kanun është ngrehina më e kalbur , më reaksionare , që tregon qartë gjymtimin e krejt shoqërisë mesjetare me pasoja recidiviste edhe në shoqërinë e sotme , pra plagë të rënda në emancipimin shoqëror kombëtar. Shqiptarët duhet të kuptojnë se shtyllat qiellore të shpirtit të tij ngrihen mbi supet e grave.



                                                            *

                                                      *          *            



Duke dyshuar në pavarësinë e Kosovës , në kuptimin klasik të termit , unë shpresoj se ajo do të vijë më natyrshëm , duke mos  përsëritur dhe duke mos eksperimentuar përvojat e pavarësisë së shteteve totalitare , por dhe demokracive lindore. Them se ajo do futet më natyrshëm në rrjedhat e globalizmit , ku shteti i dobëson funksionet e tij , të brendshme  dhe të jashtme.

Përfshirja sot , e të tërëve , në tregun e njësuar po bëhet strategji e përgjithshme. Pavarsitë ekonomike sot janë të pamundura edhe për shtete të fuqishme. Askush nuk mund të pretendojë se është i pavarur , mbasi kontrolli mbi ekonominë dhe mbi programet qeveritare , bëhet nga instrumente ndërkombëtare. Me mbarimin e bipolarizimit midis SHBA dhe ish BS , mbaron së ekzistuari modeli qindravjeçar i shtetit , i ruajtjes së pavarësisë. Natyrisht kjo është fushë e pafund keqkuptimesh. Në një kohë kur gjithçka është në shitje , ka shumë gara konkuruese dhe pak solidaritet. Raporti midis shtetit dhe qytetarit nuk do të jetë mbi bazën e principeve humanitare , por mbi bazën e parasë. Shtetet demokratike në Lindjen ish komuniste , nuk e kanë ndryshuar në thelb idenë e pavarësisë , brenda kufijve. Por “pavarësia” e tyre nuk e kontrollon dot pushtetin ekonomik i cili shkon nga kaosi i tranzicionit drejt globalizmit. Kjo përbën një nga krizat dhe mban të gjalla stresime shoqërore nostalgjike për ish regjimet totalitare që , kurrsesi nuk mund ta honepsin ndikimin e financave në jetën politike. Ligjet e demokracisë nuk janë aq demokratikë , pavarësisht se kanë vulën e shumicës.

Disa kultura në Ballkan po mësohen me shumë vështirëri të bashkjetojnë me demokracinë. Ajo demokraci “brenda natës” që prisnin shqiptarët , bullgarët maqedonasit etj i zhgënjeu. Beteja kundër izolimit veçanërisht në Shqipëri , u shoqërua me betejën e hapjes pa kufi , me një etje për emigracion gjithnjë në rritje , me betejën e shpërdorimit të lirisë. Kam përshtypjen se kosovarët do ta ndërtojnë më shpejt demokracinë se sa shqiptarët e tjerë , sepse njohin më mirë ligjin e punës dhe të tregut. Ata që mendojnë se demokracia serbe nuk mund të vijë me Milosheviçin gjithashtu janë të nxituar vetëm me këtë kusht se opozita atje vuan nga radikalizmi dhe komplekse shoviniste si ustai i saj. Bota po shkon jo vetëm drejt tregjeve të njësuara , por edhe drejt “luftrave” të njësuara e mbrojtjes globale. Gjithmonë e më tepër politika e luftës ( më saktë politika e antiluftës ) po bëhet për motive të humanizmit. Ka ikur ajo kohë kur shtete të pavarura goditin pjesë të qytetarëve të vet (kryesisht pakica etnike ose fetare) , po ndryshon “mos ndërhyrja në punët e brendshme”. “E drejta ndërkombëtare” , vetë institucioni madhor , “OKB-ja” , duhet të ndryshojë për të mos u imponuar popujve më sllogane , por për të ligjëruar një politikë më humane , më demokratike. Ka ardhur koha të shtohet Këshilli i Sigurimit me anëtara të rinj. E drejta e vetos , në çdo rast , që është përdorur , ka ngjallur shumë keqkuptime. Organizmat ndërkombëtare janë më tepër të interesuara të mbrojnë të drejtat e njeriut , anët humane , se sa shtetet “e pavarura” që i shkelin ato. Demokracitë moderne janë të interesuara që të vendoset pushteti i shumicës , ose i të drejtës edhe në planin global. Kjo do të thotë , që shteti i pavarur absolut , të shkojë drejt shtetit administrativ. Dhe administrimi i vlerave kombëtare do të bëhet në raport me të tjerët , ku do të mbizotërojnë impulset drejt globalizimit. Pra , nuk mund të kemi më shtete të fortë apo pavarësi të kulluara në kuptimin klasik. Subjektet ekonomike do të jenë më të fortë se shtetet. Brenda territorit të tyre , ata do administrojnë tregun e njësuar , më tepër se pavarësinë. Kosovës i jepet mundësia që nëpërmjet tregut , të hapur nëpërmjet potencialeve ekonomike të tokës dhe nëntokës së saj , natyrshëm , si një e drejtë kapitale , që i ka munguar , të administrojë edhe pavarësinë edhe financat e saj. Koha do t’i kthejë kontradiktat në keqkuptimet e detajeve. Atëherë do të kemi një pamje më paqësore.



                                                            *

                                                      *         *            

 

Nga keqkuptimet e detajeve deri në harmoni , bashkëpunim e solidaritet , mendoj se do të rrjedhi shumë kohë. Psikologjia e ballkanasit ka specifika. Në kufinjtë e shteteve të vogla të gadishullit nuk janë parë kurrë rrugët e prosperitetit , por ushtarët , armët që kanë sjellë një izolim nga Evropa e nga vetvetja , shtetet pleq të gadishullit , kanë përsëritur esencën e tyre tradicionale në gjithçka materiale e shpirtërore. Izolimi i gadishullit nga bota dhe izolimi brenda shteteve të tij , ka prodhuar dhunë shekullore. E dhuna ka fytyrën e vet që në baladat e lashta , deri te këngët e sotme , që nga Homeri deri te romanet tona , që nga historia e mesjetës së lashtë provinciale deri në parlamentet e sotme pluraliste. Në këtë mijëvjeçar gadishulli ynë (veçanërisht Shqipëria) ka ndeshur në primitivitetin e sllavëve që zbritën për të nënshtruar popujt ilir dhe helen , atë racë fisnike paqësore e mikpritëse , që kish provuar dhunën romake dhe bizantine dhe nuk ish asimiluar. Karvani i dhunuesve serbë , jo si gotet që erdhën plaçkitën dhe ikën… , ata erdhën për tu ngulur përdhunshëm dhe justifikuan metodat e krimit edhe me emra akademikësh , krajlësh , historianësh , si Dushan , Cvijiq , Çubrilloviq , Andriq , Rankoviç deri tek krimineli i fundit Millosheviçi.

Memorja historike e gadishullit është e rëndë dhe e thinjur. Ka filluar të shkruhet historia e vërtetë e krimit. Gadishulli po shkarkon dhunën nga vetvetja e kërkon dialogun.        



                                                                                           P. L.                                    



































             











                                           NË VEND TË EPILOGUT

                                                                   

                                                   RILINDJE



                                       Njimijë plumba janë nisë

                                       Drejt organeve të mia jetsore.



                                       Jeta ime fillon

                                       mbas takimit me ta.



                                                                                 

                                                                      P.SH.

                                                                 prill , 1999





                                                       MURI





Shtëpia e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë ishte kthyer në shtabin e UÇK për rajonin. Atje ishte edhe “Radio Gjakova”. Përballë saj , një mur me tulla , që duket sikur ka prishur urbanistikën e vjetër. Një mur i kuq që ngjan si krah shpendi por edhe si një arkivol vertikal në mes të qytetit mijëvjeçar, tashmë të djegur. Në faqe të murit janë shkruar emrat e gjakovarëve të zhdukur. Bujari , Valdeti , Shpendi , Brahimi , Pashku , Perposhi , Pëllumbi , Bardhyli , Mitati , Asllani etj , etj. Në Gjakovë mungojnë 500 veta , u masakruan 1500 , u shkatërruan 5500 shtëpi , u granatuan 1200 objekte tregëtare… Është i vogël ai mur për të gdhendur përmasat e katastrofës…

Çdo ditë në orën 11shfaqet , një kolonë e gjatë njerëzish , në heshtje , si në një cermonal funebër ; mijëra gjakovarë protestojnë në heshtje pranë murit për njerëzit e tyre të zhdukur. Fytyrat e tyre i ka pllakosur pikëllimi , por në ballë të kollonës valvitet flamuri kombëtar me fushën e kuqe dhe shqiponjën e zezë në mes. Si në Prishtinë , si në Pejë , Prizren , si në të gjithë Kosovën. Mungojnë me mijra. Serbi mban nëpër burgjet e ferrit akoma shumë kosovarë. Ndoshta i mban peng për diplomacinë botërore !

Rreth murit të kuq , rreth atij arkivoli vertikal në mes të qytetit , mijra gjakovarë me pllakata në duar , shumica në duar fëmijësh :

                                   “Dua babanë tim !”

                                   “Lironi vëllezërit tanë !”

                                   “Ku është motra ime ?”

As ata nuk e dinë kujt t’i drejtohen kriminelëve ? Gjeneralëve të NATO-s ? Apo Zotit ?

Janë zëra të fëmijve mbetur jetimë , të nënave mbetur pa bij , të nuseve mbetur të veja… Është zëri i Flamurit Kombëtar , që ngjan si flakë e ndezur mbi shkrumbin e gërmadhave të Kosovës. Në këtë mur të kuq , fiks në orën 11 , në këtë arkivol vertikal , mbi faqet e të cilit është shkruar kujtesa e gjallë e LIRISË  së një qyteti që mban emrin e lashtë të gjakut – “ Gjakovë”.

                               

                                                            *

                                                       *        *



Më ishte dhënë rasti , në qeshor të 1997-ës , të vizitoja në Washington , muzeun e Luftës në Vietnam. Një mur i zi , i gjatë shumë , që fillonte nga xero e ngrihej në fund disa metra. Në një park të madh , në mes të një gjelbërimi të ndezur , midis luleve. Në faqet e mermerit të zi , shfaqeshin ata , ushtarët dhe oficerët amerikanë fosforeshenta vrarë në Vietnam. Dukeshin si të gjallë e poshtë portretit disa fjalë me gërma të arta…Kolona të pafund njerëzish parakalonin buzë murit dhe linin në heshtje lule të freskëta , tufa tufa por edhe një trandafil të vetëm , ose një karafil të bardhë. Të gjitha nënshkrimet përfundonin me datën e vrasjes në Vietnam.

I them Davidit , një misionari të kishës nga Bostoni , me të cilin kisha ardhur nga Athina :

-Pse gjithë këta njerëz këtu ? Mos është ndonjë përvjetor ?

-Jo. Këtu kështu është çdo ditë. Populli amerikan është betuar që të mos bëjë kurrë luftë agresive. Me këto lule nderon ata dhe kujton humbjen…

Ata qenë vrarë tutje , larg në dhera të huaja , nëpër xhunglat dhe moçalet e Vietnamit , ata kishin vrarë dhe qenë vrarë pastaj…

Kosovarët e mi janë vrarë e masakruar në tokën e tyre. Aty më tej kanë varret e stërgjyshërve. Kosovarët që janë zhdukur janë kapur të gjithë në Kosovë. Ata , dhe tani që ka mbaruar lufta , masakrohen në burgjet e Gali Otokut , në “Mathauzen” , apo “Aushvic”

Muzeumet e mia s’janë ngritur akoma. Ata vinë pas luftrave si kujtesë e përgjakur e të djeshmes.

Atje në Uashington është përuruar edhe një muze kundër holokaustit nazist. Në ca salla me mure të zbeta me ca silueta njerëzish në mermer , me koka të prera e simbole skeletash. Nesër , në ndonjë sallë në vazhdim , ndoshta , do të jetë edhe holokausti serb ; ndoshta kjo sallë do të quhet “Gjakova”. Ndoshta do të udhëtojë mijra kilometra ai muri i kuq me emrat e të zhdukurve për t’i dëshmuar civilizimit botëror atë arkivolin vertikal që pret kufomat. Kjo do të jetë në nderin e paqes. Dhe atëherë , ai obelisku pingular i presidentit Uashington , që çan qiellin në mes të kryeqytetit amerikan , do të ngrihet akoma më lart në memorialin e paqes së të gjithë popujve.



                                                                                            P. L.





 





























































                                          KAMBANA E PAQES



Fëmijtë shqiptarë kanë vendosur të sfidojnë vatrat e luftës. Pas konfliktit në Kosovë e pas ngjarjeve tragjike të 1997-ës , në Shqipëri , kur turmat rrëmbyen armët dhe qëlluan shtetin e vetveten , ata , fëmijët që kanë fytyrën e paqes , grumbulluan qindra mijë gëzhoja plumbash dhe propozuan të shkrijnë e të bëjnë një kambanë të madhe. Nismëtarë ishin fëmijtë e Zadrinës , në misionin katolik të Blinishit. Ideja u shpërnda fshatrave të zadrimës e u shtri në Dajç , Vaun e Dejës deri në Kurbin e Mamurras. Me mjetet e vdekjes të bëjmë kambanën e paqes – kjo qe ideja – që lindi dhe u rrit pas asaj lufte aq makabre në Kosovë. Misionari katolik , Don Antonio Sciarra , i rrethuar nga fëmijët , i dha krahë idesë së madhe. E dëgjuan mësuesit dhe prindërit idenë e kambanës dhe u bënë me të. E dëgjuan gjeneralë të shumtë në Ballkan dhe ranë në mendime. E dëgjuan poetët dhe “vendosën” që në kambanën e tyre të shkrinin jo vetam gëzhojat , por dhe predhat. E dëgjoi presidenti i Shqipërisë dhe vetja iu duk poet. E dëgjoi presidenti i Italisë , u mbrekullua nga ideja e premtoi që kambana të shkrihet në Itali e kërkoi të takonte grupin e nismëtar të fëmijve shqiptarë në rezidencën e tij. Qindra fotografi do fikësonin takimin e Oscar Luigi Scalfaros me fëmijtë shqiptarë më 12 maj 1999. “Fëmijtë e paqes”, “kambana e paqes” – shprehje , që do t’i dëgjonte edhe Papa Gjon Pali II-të e do t’i drithërohej shpirti i bardhë. Vetë ai shprehu dëshirën që t’i bekojë fëmijtë e shqipërisë. Ceremonia u zhvillua përpara kishës së Shën Pjetrit , ku Ati i Shenjtë , ngriti dorën mbi flokët e fëmijve dhe bekoi “Kambanën e Paqes” Janë të parët fëmijtë shqiptarë , që hyjnë në librin e shenjtë të historisë shekullore të Vatikanit. Në një faqe të bardhë , poshtë datës 17 tetor 1999 ora 10 , janë shkruar me radhë emrat e fëmijve dhe bekimi krejtësisht i veçantë i Atit të Shenjtë.

Kambana e Paqes e shkrirë dhe e derdhur me materialet e vdekjes , shoqëruar me një eskortë diplomatike , e para në llojin e vet , do shëtiti nëpër qytetet kryesore të Italisë e më 1janar 2000 , tingujt e saj do të dëgjohen në Shqipëri ose diku në zemër të Ballkanit. Po ku , ku është zemra e Ballkanit ? Ku janë vatrat e luftës e të krimit ? Ku janë doganat e gjakut ?

Ajo kambanë u takon të gjithëve e ndoshta tingujt e saj , më 1 janar 2000 , do t’i pasojnë të gjitha kambanat e botës.

Sidoqoftë fëmijtë shqiptarë kanë nisur ftesat. Ata dëshërojnë që rreth kambanës të gjenden edhe fëmijtë e Bosnjës , të Kroacisë , të Sllovenisë , të Serbisë… Ata duan të gëzojnë së bashku me fëmijtë e Kosovës. Pëllumbat e paqes e dinë se një dorë vrastare vrau me plumb 1000 fëmijë kosovarë. Ata do dëshironin , që gëzhojat e atyre plumbave , t’i mblidhnin anë e kënd Kosovës e t’i shkrinin në kambanën e tyre. Kështu kambana do të kish zërin e tyre , që mungon nëpër çerdhe e kopshe e shkolla… dhe zërin e atyre mijra prindërve , vëllezërve e motrave të tyre , që akoma nuk u është gjetur emri nëpër varret masive , kryq e tërthor Kosovës.

Ka shekuj që është nisur ajo kambanë në trojet shqiptare , por sapo shkelte kufirin , duar të zeza , do ta kthenin në sirena lufte dhe kthetrat e vdekjes do zgjateshin gjithandej , nëpër qytete e fshatra të shkrumbitura nga zjarri…

Të heshtin armët ! Ky është zëri i kambanës së shekullit që vjen…

Fëmijtë shqiptarë vazhdojnë të dërgojnë ftesat e shekullit të ri. U bënë burra fëmijtë dhe kërkojnë adresat e të gjitha vatrave të luftës. Janë planetarë tingujt e kambanës së paqes. Midis akrepave të orës 12 që ndan shekujt e fillon mijëvjeçari i ri , ata , fëmijtë e gjithë botës , po montojnë Kambanën e Paqes…

Se fëmijtë janë kudo njëlloj. Ata janë si ëngjëjt , që fluturojnë me krahë pëllumbash dhe shtëpinë e kanë me mure diellorë.

Hapni rrugën fëmijve !

Të kalojë paqja !



                                                                                           P. L.





                                                       



































                                      TREGUESI  I  LËNDËS





       KOSOVË , E DASHUNA IME…………………………………………..2

      NE JEMI DY…………………………………………………..3

      DY FJALË PËR LEXUESIT………………………………….8

      PJESA  E  PARË……………………………………………………...10

     

      HYRJE NË TRUALLIN E DRAMËS…………………………………….11

      HIPOTEZA RRETH ZANAFILLAVE TË FISIT………………………...14

                        BJESHKA E VRRINI………………………………………………………15

      RRËNJËT………………………………………………………………….19

      DHEU I SHKRIFËT E DHEU I NGJESHUR…………………………….24

      RRËNJËT E MASHTRIMIT……………………………………………...25

      SERBËT – KTA KRYQTARË TË VONUEM……………………………31

       BALLKANI. GJEOGRAFIA E URREJTJES……………………………..39

       KRIMI KOLEKTIV DHE NDËSHKIMI………………………………….45

                         POPULLI SERB…………………………………………………………….46

                         POPULLI KOSOVAR………………………………………………………47

                         KOMPLEKSI I FAJIT MASIV……………………………………………..48

                         GJYKATA E HAGËS………………………………………………………51

                         HAKMARRJE ? VETGJYQËSI ?!…………………………………………53

         SHERRI SI ALEAT………………………………………………………55

         GJYMTYRËT E SHTETIT QË KËRKON NJË EMËR…………………63

         PJESA  E  DYTË……………………………………………………..69

         AIZBERGU KOSOVAR…………………………………………………70

         SERBIA DHE PANSLLAVIZMI………………………………………..74

         HIPOTEZA E DYTË…DARDANIA KUNDREJT DALMACISË……...79

         KOSOVA DHE RRJETA E MERIMANGËS SLLAVO-KOMUNISTE...88

                         KOMUNISTËT………………………………………………………………89

                         PACIFISTËT…………………………………………………………………90

         SLLOBODANËT………………………………………………………….93

         SHTEGËTIMI I MONUMENTEVE………………………………………97

         DIPLOMACIA E GJELIT TË KUQ………………………………………99

         DY RRUGË QË TAKOHEN MË PAS……………………………………103

         IBRAHIM RUGOVA…………………………………………………….. 105

                         UÇK…………………………………………………………………………..108

          POLITIKA DHE FANTAZMA E PËRÇARJES………………………….114

          AGRESIVITETI I HUMBËSIT…………………………………………...122

                         BOKS !………………………………………………………………………..122

                         BEOGRADI……………………………………………………………………122

                         MOSKA………………………………………………………………………..125

          DYQIND MILIONË……………………………………………………….127



          ATO QË NUK DUKEN……………………………………………………128

           PJESA  E  TRETË

           LIMFA E BALADAVE……………………………………………………133                

         MASMEDIAT THËRRASIN REMBRANDIN……………………………134

           KUFINJTË E DHEMBJES DHE TË BUKURISË…………………………138

                        TEUTA…………………………………………………………………………….139

                       KALI I BALADËS………………………………………………………………..141

                       LUGINA E VDEKJES…………………………………………………………….144

                       STALLA E DERRAVE…………………………………………………………...144

                       VAJZA E KOSOVËS……………………………………………………………. 146

                        ULTIMATUM……………………………………………………………………146

                        KOMANDANT PRESHEVA…………………………………………………….147

                        GJASHTË LISA…………………………………………………………………..149

                       TERRORISTI……………………………………………………………………...150

                        BUKURIA E PËRGJAKUR………………………………………………………151

            NJË TEMË QË S’ISHTE PËR MUE……………………………………….154

                       MISS ALBANIA…………………………………………………………………..156            

                   UJKU I RROK ROSHIT……………………………………………………………157

                   RENESANCA………………………………………………………………………158

           SOLSTIC……………………………………………………………………..161

           PJESA  E  KATËRT…………………………………………….162

           KOSOVA NË KAPËRCYELL TË MIJËVJEÇARIT……………………….162

           MËCMËCET E POLITIKËS SHQIPTARE…………………………………163

                     POR…   ……………………………………………………………………………...164

           ALBANOKTONËT………………………………………………………….169

           SKENA MËKATESH

1. PINGPONGU DRAMATIK SELANIK-PRISHTINË……………………………173

                          2. RAHOVECI DHE RUSËT……………………………………………………176

                          3. RUSISHTJA E ZOTIT TALBOTT……………………………………………….177

                          4. MELODIA E HUNDËS…………………………………………………………..178

                          5. BOMBARDIMI I NJË KISHE……………………………………………………179

                          6. MITROVICË 1999 APO 1913 ?!…………………………………………………180

                          7. DON KISHOTI MODERN……………………………………………………….181

                          8. PRRALLË E VËRTETË E SERBËVE…………………………………………...182

                          9. PRRALLA PRRALLË E KOSOVARËVE……………………………………….183

          HIPOTEZA E TRETË LIDHË ME ZANAFILLËN. DISFATA E

          VËRTETË E PRINC LLAZARIT……………………………………………184

           FLIJIMI OSE DIMENSIONET E LIRISË…………………………………..198

           “KUTIA E PANDORËS” OSE VARIANTI  MODERN I

            NJË LEGJENDE…………………………………………………………….209

           “LUTA”………………………………………………………………………213

            FUNDI I FILLIMIT…………………………………………………………217

                     PROTEKTORATI……………………………………………………………………219

                     SHBA PRANË DHE LARG SHQIPËRISË…………………………………………221

            DYSHIMET E DITËVE QË VIJNË………………………………………...224



             NË VEND TË EPILOGUT………………………………………………..235

                      RILINDJE…………………………………………………………………………..235

                      MURI……………………………………………………………………………….235

            KËMBANA E PAQES……………………………………………………..238

9 comments:

  1. Lulëzojnë Shërbimet financiare është një kompani që është këtu për të ndihmuar ju të vënë një ndalesë për problemet tuaja financiare. I japin kredi me norma interesi të ulët me aftësi të kufizuara financiare, individë, kompani, industri, firmave dhe njerëzve në shoqëri dhe të sponsorizojë ju të unlish talentin tuaj dhe acheive goals.We juaj japin sasi shkon nga $ 2,000.00 USD për $ 50,000,000.00 USD dhe një periudha e ri-pagesës prej 1 viti për 30 vjet kohëzgjatje në interes 2% pa ndonjë parapagimit.
    Kënaqësinë e konsumatorit është PRIDE.To TONA aplikojnë të më kontaktoni përmes emailit flourishfinancialservices@gmail.com

    ReplyDelete


  2. Réel offre de prêt sérieux et honnête

    lusamariolola@gmail.com

    Pour toute demande de prêt entre particulier d' un montant de 5000 à 500.000€ à un taux de 2%, envoyez moi un mail directement , Mr intègre du nom de LUCAS Mario Lola qui satisfait en 72 heures .


    « La garantie de votre prêt à 100% après acceptation de votre Dossier » Vous êtes SATISFAIT avec moi sans frais de dossier »

    Voici mon e-mail: lucasmariolola@gmail.com






    Réel offre de prêt sérieux et honnête

    lusamariolola@gmail.com

    Pour toute demande de prêt entre particulier d' un montant de 5000 à 500.000€ à un taux de 2%, envoyez moi un mail directement , Mr intègre du nom de LUCAS Mario Lola qui satisfait en 72 heures .


    « La garantie de votre prêt à 100% après acceptation de votre Dossier » Vous êtes SATISFAIT avec moi sans frais de dossier »

    Voici mon e-mail: lucasmariolola@gmail.com






    Réel offre de prêt sérieux et honnête

    lusamariolola@gmail.com

    Pour toute demande de prêt entre particulier d' un montant de 5000 à 500.000€ à un taux de 2%, envoyez moi un mail directement , Mr intègre du nom de LUCAS Mario Lola qui satisfait en 72 heures .


    « La garantie de votre prêt à 100% après acceptation de votre Dossier » Vous êtes SATISFAIT avec moi sans frais de dossier »

    Voici mon e-mail: lucasmariolola@gmail.com






    Réel offre de prêt sérieux et honnête

    lusamariolola@gmail.com

    Pour toute demande de prêt entre particulier d' un montant de 5000 à 500.000€ à un taux de 2%, envoyez moi un mail directement , Mr intègre du nom de LUCAS Mario Lola qui satisfait en 72 heures .


    « La garantie de votre prêt à 100% après acceptation de votre Dossier » Vous êtes SATISFAIT avec moi sans frais de dossier »

    Voici mon e-mail: lucasmariolola@gmail.com






    Réel offre de prêt sérieux et honnête

    lusamariolola@gmail.com

    Pour toute demande de prêt entre particulier d' un montant de 5000 à 500.000€ à un taux de 2%, envoyez moi un mail directement , Mr intègre du nom de LUCAS Mario Lola qui satisfait en 72 heures .


    « La garantie de votre prêt à 100% après acceptation de votre Dossier » Vous êtes SATISFAIT avec moi sans frais de dossier »

    Voici mon e-mail: lucasmariolola@gmail.com






    Réel offre de prêt sérieux et honnête

    lusamariolola@gmail.com

    Pour toute demande de prêt entre particulier d' un montant de 5000 à 500.000€ à un taux de 2%, envoyez moi un mail directement , Mr intègre du nom de LUCAS Mario Lola qui satisfait en 72 heures .


    « La garantie de votre prêt à 100% après acceptation de votre Dossier » Vous êtes SATISFAIT avec moi sans frais de dossier »

    Voici mon e-mail: lucasmariolola@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com




    Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com






    Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com




    Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com




    Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com




    Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com




    Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com

    .





    Ofrojnë kredi të vërtetë serioze dhe të ndershëm

    lusamariolola@gmail.com

    Për çdo kredi në mes të veçantë një shumë prej 5.000 € deri 500.000 në një normë prej 2% email mua direkt integron Z. Mario LUCAS quajtur Lola që plotëson në 72 orë.


    "Garancia e kredisë deri në 100%, pas pranimit të dosjes tuaj" ju jeni të kënaqur me mua, pa tarifat administrative "

    Këtu është email tim: lucasmariolola@gmail.com





    ReplyDelete
  4. Mi nombre es Linda de Estados Unidos, me casé a los 20 años con Michael y después de mi primer hijo, Michael, me cambió el comportamiento y luego me dejó sin ninguna razón y tengo que seguir adelante con mi vida y después Tres años después, fundé otro encantador joven y su nombre es Jack, ambos nos casamos y tengo dos hijos para él. De repente, después de cuatro años de matrimonio, también se fue con otra mujer y realmente me alimento y lloro siempre. porque nos amamos y él era un verdadero hombre para mí, él realmente bueno en todo lo que no quiero perderlo, Jack fue con mi amigo íntimo y están planeando casarse el uno con el otro, pensé que la mejor solución para mí es contactar a un lanzador de hechizos para que me ayuden, para que puedan ayudarme a recuperar a Jack y contacté a cuatro lanzadores de hechizos diferentes y todos ellos son falsos, de hecho, realmente gasté mi último dinero.
    Finalmente, mi otro amigo mío me presentó al Dr. Chamberc, que ya trajo de vuelta a su marido, y lo puse a prueba, pero fue un gran milagro. Mi esposo volvió a hablar conmigo después de tres días de que me puse en contacto con el Dr. Chamberc. Realmente disfruto a mi esposo con niños y él me ama más que antes, fue muy gracioso que mi esposo regresara y comenzó a suplicarme.
    por favor, si enfrenta algún problema en su familia, comuníquese con el Dr. Chamberc con este correo electrónico chamberc564@yahoo.com
    usted puede tener algún problema o necesita ayuda en este siguiente comunicado
    1.cure por cualquier enfermedad
    2. si necesitas un buen trabajo
    3. Hechizo de negocios
    Protección 4.spell
    5. necesidad de marido
    6.need de la esposa
    7. falta de niños
    Hechizo de 8.promotion
    9.si quieres que ex vuelvas
    10.si quieres ser rico
    solo contáctelo a través de este correo electrónico chamberc564@yahoo.com

    ReplyDelete
  5. Isha një njeri shumë i vetmuar ... Në janar, Dr. Obodo hodhi një magji për të gjetur një zonjë Austriake për mua. E diela e parë në mars takova një grua të mrekullueshme vietnameze. Ishim të angazhuar për gjashtë javë dhe u martuam vitin e ardhshëm. Dr.Obodo më ka dhënë zonjën e ëndrrave të mia.visit Dr. Libero Via:
    (templeofanswer@hotmail.co.uk)
    (whatsapp +234(815) 542-5481) Bloomington, MN

    ReplyDelete
  6. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  7. A keni nevojë për një kredi, unë jam një huadhënës privat, i besueshëm, i besueshëm; Ofroj kredi për biznese dhe individë me një interes të ulët dhe të përballueshëm 3%. Jeni duke kërkuar për një kredi biznesi, kredi personale, kredi për shtëpi, kredi për makinë, kredi studentore, hua për konsolidimin e borxhit, hua të pasiguruar dhe kapital sipërmarrës? Nëse një bankë ose institucion financiar ju ka refuzuar një kredi për një ose më shumë arsye. Ju jeni në vendin e duhur për vendimet tuaja për kredinë, ne ofrojmë kredi nga 2,000 € në 100,000,000.00 € për një periudhë shlyerjeje 1-20 vjeçare
    Kontaktoni: me email: bryanstefanloanfirm@outlook.com bryanstefanloanfirm@gmail.com ose whatsapp +919654763221
    Bryan Stefan

    ReplyDelete
  8. Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  9. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete