Tuesday, April 17, 2012

DRITARET E SHIUT



DRITARET E SHIUT





                                    Nga vëllimi”Dritaret e shiut”

                                           (albin, Tiranë ,2000)

_

1.   GARA

Gjithmonëmë del dikush përpara

diçka do t’I ndodhë kalit tim të shpejtë

kurrize shikoj në start e në fund

e ata shkimëzojnë nga kënaqësia

që pas më lënë

u vonova

ndanë rrugës këputa një manushaqe

për të dashurën që më priste krahëhapur

ndala kalin dhe putha një fëmijë me sy të kaltër

i vetmi që më përshëndeste me duar të karafilta

në një udhëkryq

një lypës më priste me duar të shtrira

u vonova

dhe me një fije bari

që kish varur në qafë një rrile me tinguj të gjelbër

e kali shtangu

tani jam I lumtur,pa ziliqarë

kam vetëm një të dashur

një fëmijë sykaltër

një lypës

dhe nje fije bari

       2.LUMI IBËR

I vetmi lumë në Evropë

që shket në shtrat të florinjtë

Ibër,

Klithmë e mbytur që përplaset me vrull

E rrotillohet nëpër brinjët e kombirt

….

Çdo mënges lufte turbullohet Ibri

E bashkë me trungje nxjerr kufoma shqiptarësh në breg

Yjet piramida të përmbysura

U mbytën në lumë

Më pret e dashura krahëhapur matanë

E hidhem mbi kurrize yjesh si urë

                    ***

Dy buzë të prushta presin të puthen

                     ***

Lumi Ibër shket mbi shtrat të florinjtë

E bashkon dy buzë



    3.TATUAZH DASHURIE

Kaprolli I brishtë përplasi brirët mbi një kryq vetëtime

Zigzaket e zjarrta copa copa

Pluhur e hi u bënë në tokë.

Dikush foli për marrëzi

Dikush për akt të pashembullt heroik

Dikush për brirë të fortë

Ne brinjën e kaprollit vetëtima kish stamposur

Fytyrën e një drenushi si tatuazh hyjnor

Drenushi buzëqeshte në gjumë



     4.VDEKJA

Qiriri I bukur përdredhur prej dylli

Fitilin e vdekjes ka në mes

Ajo flaka

Unë dulli

Ç’kuptim ka qiriri po s’u ndez ?!



     5.VETVRASJA E FISIT

….

Ra zjarri në një pemë

E flokët iu përcëlluan në flakë

(një boçe pishe kish kujtuar se u poq

E tutje,

Heroikisht, kish shpërthyer si bombë)



Thonë se këtu ka qenë një pyll me pisha



     6.GJURMË MONOTONE

Në Athinë shkova me një grua

E brishtë ishte si shiu

Dhe flokët i vareshin si ujvarë

Iu turra I etur

Ta pija ujvarën krejt

Gjunjët e saj shkëlqenin nga shiu

Ndeza një cigare BF

Cigare monotone

Në një shkëndi ylli monoton

Në kthim nëpër gjurmët e mia

Kish rënë borë monotone si zakoniosht

Shiu ëshe ndryshe  dhe muzgjet

Ndryshe janë



     7.GJAKMARRJA

Nuk qe vrasje me kanun

E korbat u veshën me të bardha.

Gjaksi kish ecur nëpër gjurmët e hënës

                 ***

Hëna me faqe të zbetë

U ngujua në një dhomë moderne

Dhe në pasqyrë shikonte kafkën e vet

                  ***

Një përrua I verbër

Grreu sheshin kryesor të qytetit

Kur një ujk tinzar

Flinte I qetë në zyrë

                    ***

Mëngjezi e nxorri kafkën e hënes në breg

                     ***

Të lutem,o hëna ime

Mos fli më me ujq!

 

     8.MANI I ZI

Mani im I zi në mes të oborrit

Moshën e fsheh me emra baballarësh të lashtë

Hija e tij

Me rrënjë degë e gjethe

Më ka mbirë në shpirt

Më pika gjaku I rrir frutat e si nikoqir

I fsheh nën fletë

Kur I pjek të ëmbla e të kuqa

Si bllaca gjaku I hedh mbi pllakat e oborrit

Çdo korrik

Një kokërr mani kur vija në gojë

Më gjakoste buzë e gishtërinj

I plagosur isha

Sikur lufta kish kaluar në oborrin tim çdo korrik

Babai I rraskapitur gjer në muzg

Bereqetin e vitit e maste me raki

Mbushte filxhanin e bardhë e më thosh”

Ky man na mban gjallë

Ti pse nuk pi?!”



     9.DY PASQYRA

           (E mikut)

Po prefeksionohet dhe miku

Si teknologjia e xhamit

Si kamerat televizive

Fytura ime për të shkëlqen

Plot ngjyra e drita..

Po ç’dreqin e dua këtë fytyrë

Pa rrudhat pa brengat

Pa lotin e përhershëm që më flë në qerpik?

             (E armikut)

Jam I qetë në pasqyrën e tij

Ai më ruan në bebe të syrit me zili

Syri I tij vyshket e kalbet

1.      Nëse nuk notoj unë në solucionin e zi

                      ***

Unë I dëgjoj I menduar

Dhe I fal

Që të dy.



     10.KËMBËNGULJA E KRIMBIT

Krimbi ecën ecën deri në grahmën e fundit

I vendosur

I përpiktë

Më nofulla të mishta

Ngjitet majë plehut

E zbret deri te kufoma

Kudo lind krimba të vegjël

Dhe ha

Krimbat nisen persëri

Këmbëngulës

Nëpër lartësi të reja



       11.ORTEKU

Befas,majë malit klithi një thëllëzë

E alarmuar

U tremb një grimcë bore

Dhe brofi në këmbë

Verbërisht u nis orteku

E mali I bardhë tatëpjetë brufulloi me gjëmë

Qerpikët e borës u bënë brirë të tmerrshëm mali

Rrafshuan pemë,shkëmbenj e shtëpi

Kish klithur befas një thëllëzë.



     12.E DIEL,4 mars 1997

           (pas Krishtit)

Edhe sot barbarët nuk bënë pushim

Shpata e jataganë kishin në duar

Dhe kryqe mbi kurris

Këmba këmbës më ndoqën barbarët në Athinë e Vashington

Edhe sot

Dogjën një bankë dhe zyrën e tapive

E portat e burgut I çanë

I pashë tek rrethuan Akropolin e lashtë

Dhe Statujën e Lirisë e shkelën me kryq

M’I shkallmuan portat e qytetit

Bedenat e brinjëve m’I thyen

e mëlçinë ma shpuan me kryqin e kuq në kurris

                   ***

S’kishin faj barbarët

                    ***

Kisha mbartur qytetin tim

Të tërin me vete

Kudo që vajta,në Athinë e Vashington

Dhe turmën e barbarëve,natyrisht



     13.MURET

Ishin ndërtuar fshehtas

Shtete të tërë kishin rrethuar

Në turnet e natës me ushtarë

Rrëzimi I zhurmshëm po bëhej

Nën kamera televizive…

Kurbane të mëdha ishin bërë në themele

Dhe unë e murosa të dashurën time

Veshur me vello nusërie

Prerë nga perëndimi I gjaktë

I atij dielli që na zhgënjeu

     Në anën time të murit

     Ushtarë metalikë

      Ruanin të mos fluturonte asnje zog

      Të mos mbinte asnjë karafil

      Asnjë bisk manushaqeje

      Në anën time ose zonën e vdekjes

Ranë muret

I zbërthyen kapakët e rënde të betonit

Me gishta të hekurt dashnorët

Me gishta eshtrash pleqte e ndarë

Karafilat dhe manushaqet e brishta

Kishin mbirë mbi rrudha gurësh

Dhe gurët u çanë

          Unë vrapova I pari

           Me buzët thela thela nga etja

Në luginën e qumështit

Binin copa copa të bardha gjiri

Dhe zogj të verbuar nga drita

            Asnjë nga ndërtuesit e tij

            Nuk zuri muri nën vete

            Përsëri orakujt dhe strategët e pabesë

            U kishin thënë grave të tyre

             Të mos ta sillnin bukën atë mëngjes

Nëpër gurë rrënojash

Përsëri e dashura ime qe plagosur

Kish vrapuar  para meje

Me një sandale të hollë në këmbë

Me vello të bardhë nusërie

Spërkatur me manushaqe të brishta

Mbirë fshehtas

Mbi plasa gurësh të rëndë.



     14.MUZEU KOMBËTAR

I PUNËVE SPECIALE



Ndryshe quhej

Muzeu I organeve të brendëshme



Në këtë sallë njëzet me njëzet

Organet e brendëshme mungojnë

Këtu

Nëper muret e bardhë

afishohen vetëm lëkurët

lëkurë dhelprash,milingonash,ujqish

dhe qëngja rudë.



Ketu ka hetues

Varrmihës

Dhë gjymtyrë dinosoarësh

Asnjë gjethe ajri

Asnjë pikë dielli

Asnjë yll prej balte

 Dhe lëkura e hënës prerë thela thela



Me lëkurën e hënës

Bëhen gëzofë të shtrenjtë



Në cermonialin e ditës

Silueta njerëzish,mobiljesh,udhëheqësish

A kufoma të gjalla

Zgërdhijnë të sigurtë e të kënaqur

Ose shtërngojnë dhëmbët nfa urrejtja

Ose presin radhën



Armiku I klasës si lakuriq nate

Ishte varur në ajr

I mundur

I frikshëm

                       ***

Mora masat e lëkurës sime

Dhe e vara në mur

Këtu ka hapësirë për të gjitha lëkurët



Dola nga muzeu

Me një korb të zi në sup

Ishte yni ai korb

I bukur,vigjilent me sqep të verdhë

I gatshëm të më vizitonte në çdo çast

Zemkrën

Mëlçinë

Zorrët

Të gjitha organet e mia

Të mishta

Të lakuriqta.



     15.MUZGU I BALADAVE

Na kish mbetur e gjallë Dorontin ndaj

E thirrëm të kalëronte mbi nj e kalë të vdekur

Ta digjte vellon e nusërisë

Të pëlciste si qelqe me verë

                    ***

Na duhej një baladë

Të fliste nga rrasa e varrit

Të pillte të tjera balada

Të vriteshin të tjerë e të tjerë

Me besa besë nën shira gjaku

Nën hi.



Brenda vetvetes nuk mund të rrinim pa thyer diçka

Një brinjë,dy brinjë tre..

Dhe ngjalleshim nëpër varre

Me thirrje të kota

Me emra princësh e mbretërish egoistë

Nën mjegulla të gjakta

Nën shi.



Me gurë rrënojash ngritëm kështjella

E përsëri balada

Për gurët e përgjakur që kishin qëndruar

Që kishin qëndruar heroikisht me thonj e me dhëmbë.



Rozaha duhet ta linte foshnjën në gjumë

S’na duhej qumështi I bardhë I nënës

Na duhej nje gji I gurtë

Që pikon lëng gëlqereje

Të pinin baladat dalëbese

Ne gji të gurtë zëmërak.



Buzë mëngjezeve të kuqërremtë

Dhe dasmat do t’I bënim me pushkë

Do martoheshim me xhinde e shtojzavalle

e nuset e bukura

Do t’I mbulonim me duvak të kuq.

E ato syshkruarat

Me lot do ta çanin syrin e zi…



Fisi im

I gurtë

I pakur

I rralluar

 me brinjë të thyera një ,dy

Nën mjegulla

e shira të gjaktë





                     ***



Këtë vit nuk do të mbjellim balada

Po grurë

Ndoshta nga qielli

Do të bien shira prej shiu.



     16.DUARTROKITJE

Turma u mblodh në mes të qytetit

Të përuronte pavdekësinë e tij

Monumentin prej guri



Duart ishin të gurta

Dhe duartrokitjet



Dhe flokët e tij

Dhe sytë

Dhe zemra

dhe kafkat e turmës të gjitha prej guri

dhe puthjet

dhe kokrra e grurit

dhe kënga e zogjve që çukisnin me sqep

thërrime buke të gurtë

ishte koha e gurit

me Keopsin dhe piramiodat prej guri

mbartur në sup nga skllevër shkretëtirash

perbrenda

 murosur kafka e bukur e Abelit





duartrokitjet e gurta vazhdojnë

përditë

thyhen duar të gurta..



1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por jam aq me fat që një ditë takova këtë mjek magjistar të fuqishëm. Ediomo pasi i tregova gjendjen time ai beri cdo gje qe te me kthente te dashurin, ne fakt pasi beri magjine me u kthye ish i dashuri ne me pak se 48 ore, ish djali u kthye duke lypur. mua se nuk do me linte kurre, pas 3 muajsh u fejuam dhe u martuam nese situata juaj eshte e njejta. Ai është shumë i fortë në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni të riktheni ish-in tuaj
    * Stop divorcit
    * thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    * problemet me infertilitetin dhe shtatzëninë
    Kontaktoni Dr. Ediomo përmes emailit: drediomo77@gmail.com
    Faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete