Saturday, April 14, 2012

"PROCESI" KAFKA




                                     “ P R O Ç E S I ”     K A F K A              

                                                                                                       Esse

                                                                                          Nga   Pirro  LOLI





   Vepra e Franc Kafkës,e paktë në tituj,është një kompleks ankthi ku shprehet trishtimi njerëzor me një sinqeritet mahnitës.Shkrimtar origjinal,poet e filozof,ai tronditi deri në trullosje letrat e shekullit XX.Plot enigma,ai do te kuptohej gradualisht pas vdekjes(1926) e disa prej mesazheve të tij mbajnë vulën e parashikimevë profetike.Gjahtar i ideve të fuqishme,plot dyshime e kontradikta,Kafka e ndiente përgjegjësinë e veprës si shkrimtar deri ne mosbesim,deri në dhimbje,aq sa,ditën që do vdiste urdhëroi sekretarin e tij,Maks Brodin,që t’i digjte krejt shkrimet e tij.Fatmirësisht nuk ndodhi kështu,përkundrazi ,vepra e tij u botua në dhjetra gjuhë,u inskenua nga autorë të mëdhej,pushtoi majat e letërisë e mbeti majave si referencë.Me ndriçimin e veprës së tij janë marrë firma të mëdha.Ai është shoshitur e hulumtuar si rrallë kush e,megjithatë, për të diçka mbetet e pasqaruar,enigmatike si një brilant me bukuri të rrallë që të përndriturat i ka thellësive.

   Vepra e Kafkës përshkohet nga ideja e pafundësisë dhe e psikologjisë së nënshtrimit njerëzor.Ai bën thirrje për domosdoshmërinë e njohjes së të vërtetës,për rrezikun e tjetërsimit deri në përçudnim të njeriut ,ose deri në të zakonshmin,vegël qorre në duart e më të fuqishmit. Sot informacioni dhe ndjeshmëria e njeriut për vetveten është e pakrahasueshme me fillimet e shek XX,por,megjithatë,çeta e paktë e tipit “Kafka”I thërret njeriut të çdo kohe të hapi sytë,të shtrojë pyetjen”ç’jemi ne”.Njeriu modern u esullua I traumatizuar nga dy lufta botërore dhe pa me shqetësim se edhe pas tyre shoqëria njerëzore tentoi të ngrihet si qytetërim,por pa shmangur dot konflikte të shumta me individin.Të thjeshta në dukje copat e artit kafkian, mbyllen në kubikë simbolikë me tejpamje thellësive me polisemantikë të gjerë.Arti I Kafkës përbën një ekuacion me disa të panjohura e çdo zgjidhje ,paçka se subjektive,hedh prozhektorë të fuqishëm drite, në të ashtuquajturën prej tij,”humnerën e natës kozmike”.Më tepër se kryevepra e tij,romani “Proçesi”,më tundon krejt” proçesi Kafka” për të cilin po bëj një copë udhë, aq sa hanë këmbet e mia.

                                                        “PROÇESI”

   Siç dihet,punonjësi I bankës Jozef K,një mëngjes arrestohet befas nga dy policë,pa bërë asnjë faj.Nis proçesi kundër qytetarit,por një proçes “ala Kafkë”.

I arrestuari mund të vazhdojë punën edhe në bankë si një punonjës I rëndësishëm,veçse diku,dikur duhet të paraqitet para organëve të rendit si I arrestuar! Diagrama e personazhit është shumë e thjeshtë në dukje.Pas disa muajsh ankthi e pritjeje,Jozefin e marrin po ata policë, që e kishim marrë që në fillim ,e shoqërojnë deri në fundin e nje rruge dhe atje e vrasin si qen,madje jo me plumb,por me një thikë, duke ia përdredhur disa herë në gjoks.Me të drejtë ,ndoshta të gjithë lexuesit në botë pyesin,pse,pse ?Si është e mundur të vritet kështu njeriu i pafajshëm ?!Ai s’kishte kryer asnje krim,asnjë shkelje, madje qe nëpunës i nderuar;ai nuk u ballafaqua asnjëherë me ligjin,nuk dëgjoi asnjë akuzë,nuk e thirrën në asnjë gjyq,nuk i ofruan as dëshmitarë,as hetues…

Ndaj tij ,vetëm se kish filluar një proçes…Ky qe dhe fundi i tij.Mos kemi të bëjmë me faktin hipotetik se çdo qytetar,nëpunës ,është i rrezikuar e vazhdimisht duhet të jetojë në ankth e në frikën e një goditjeje sidomos nga shteti ?

                                         NJERIU   I    KËRCËNUAR

   Me këtë subjekt romani ,kaq të thjeshtë në dukje,janë marrë kritikë e shkrimtarë të mëdhenj si Borghes,Andre Zhidi,Roland Brand,Vintila Haria,etj,etj,janë shkruar libra,parathënie e pasthënie librash dhe të githë, nga këndvështrime të ndryshme,kanë parë jo vetëm njeriun simbol,bashkëqytetarin e çdo kohe, që mund të përballet me egërsinë e ligjit edhe pa faj…Po si i bëhet ,kur dhe diktaturat më barbare e kanë ligjin dhe detyrohen të proçedojnë nëpër fazat e tij?Jemi pas mbarimit të Luftës se Parë, në trevat e Habsburgëve,të shquara për ligj, degjenerimi I  të cilit, tregon pragun e krizave shoqërore.Në horizont të historisë se njerëzimit, po shfaqej me galop fantazma e revolucionit vampir të 1917,promotorri i dhunës që do të bënte kerdinë mbi popuullin e vet e që do të shpërndahej si lubi planetare.Faqja e shek.XX do nxihej nga dy modelet më të shëmtuara  të racës njrerëzore,fashizmit hitlerian dhe komunizmit stalinist.Heroi kafkian ,intuitivisht bëhet profet dhe pararendes i miliona qytetarëve të vrarë “si qen”Nga faqet e letërsisë Jozef K.paralajmëroi

burgje,tortura çnjerzore e zhdukje masive,jo vetëm pa gjyq,por edhe pa nam e pa nishan.Kafka thotë se të gjithë ne, mund të jemi qytetarë të holokaustit, Gulakut,Lubjankës,Burrelit apo Spaçit…Nëpërkëmbja e ligjit edhe nga pikpamja formale,indokrinimi qelizor i njeriut,duke sfiduar natyrën ekzistenciale të tij, e ktheu masën njerëzore në një trajtë të përhime,pseudomorale.Filozofët e dhunës,me emrat Marks,Engfels,pasi kishin dështuar në Gjermaninnë e 1948,pasi u shtrëmbëruan mizorisht nga Leninstalinët,i hapën udhë krimit e dhunës shtetërore e në dhjetëvjeçarin e tretë të shekullit,rrethanat historike të mbarsura me dhunë,  pollen përbindëshin me emrin Adolf Hitler, të mbështetur edhe në një bazë filozofike,siç përshkruhet te libri” Main kampf” .Fashizmi ishte infeksioni më akut e më gjakatar e që u largua me përpjekje botërore;komunizmi ishte infeksion permanent që zgjati rreth një shekull,me dëme akoma më të mëdha se fashizmi…Personazhi kafkian,pararendës dhe shprehës i viuktimave,është njeriu i kërcënuar nga ligji sidomos në kohë paqeje.Të jesh i kërcënuar ore e çast,është më keq se të jesh i burgosur.Dyert e burgut hapen vetëm për të hyrë…Kjo është vetëm ana e dukshme e mesazheve të Kafkës.Vrasja si qen e Jozefit, gjithsesi, është një vrasje simbolike .Duke folur kundër proçesit,me memecllëkun e tij, ai flet më teper se miliona viktima që nuk duan t’i nënshtrohen drejtësisë.Një gjyq i pazhvilluar dhe një vendim i ekzekutuar ,demaskon të gjitrha shoqëritë mashtruese e diktatoriale. Si simbol ,ai,heroi kafkian,duhet kuptuar në të gjitha trajtat e shfaqjes.

                                         TRAJTA

F.Kafka është shkrimtar filozof  që pasqyron fytyrën e krizave shoqërore.Vepra e tij e dëshmon këte,gati gati me saktësinë që përdor shkenca për t’i dhënë fytrën ligjësisë,të modeluar në saktësinë e fjalëve,formulave,ekuacioneve,perkufizimeve.Ai jep trajtën e ligjit,në një shoqëri të mbërthyer nga ligje formale,ku ,më e lehta gjë është shkelja e ligjit e poshtërimi, deri në zhdukje i njeriut në mënyrë të organizuar nga shteti.

   Siç dilet ,tema e ligjit është trajtuar nga shumë shkrimtarë e ka qenë një ankth i vërtetë edhe te më të mëdhenjtë e letrave si Tolstoi,Dstojevski,Borghesi,Xhojsi,Frojdi etj,por Kafka edhe këtu është më origjinali.Ligji në aspektin juridik,sipas tij,pamvarësisht se është instrument dhune me të drejtën deri në marrje të jetës,duhet të jetë një imponim për të mirën e shoqërisë,se është faji pa është ligji. Pa të, shoqëria mund të bëhet më vrastare në vorbullën e ekzistencës së individit.Këtë realitet shkrimtari e thotë në të gjithë hapësirën e tij krijuese,në gjinine që zgjedh duke i dhënë trajtën e përshtatëshme.Arti fillon te trajta.Permbajtja,tema,mesazhet janë sheshit,ato presin syrin e artistit që të marrin formën e duhur.Me trajtën e duhur,shkrimtari krijon realitete të tjera polifonike ,ku evidenton artistikisht të veçantat,ose ata që dinë të këndojnë solo.Kur e pyetën Kafkën ser iks personazh,u kujtonte iks person të vërtetë,” nuk e di –u pergjigj-jam mbështetur tek të gjithë dhe tek asnjë”…Të trajtojnë si qen,atëhere pse të mos jesh qen (në letërsi),pse të mos të të vrasin si qen e pse të mos sillesh qenërisht ?! Thuhet se i ati i Kafkës nuk e kuptoi kurrë të birin si një shkrimtar gjenial,madje,e urrente ate dhe e trajtonte si parazit në familje për gati njëzet vjet.Atëhere ,ky parazit,shkroi novelën e famshme”Metamorfoza”,ku njeriu trajtëzohet në një përbindësh deri në absurd,  qënie neveritëse, ku familja e trajton si një pleh, që pret ta hedhë ku hidhet plehu.Vepra e Kafkës të ofron një pasiguri të vazhdueshme dhe misterioze. Ai ka aftësinë e zbulimit të situatave të padurueshme.(Edhe heroi kryesor te romani Kështjella”është një gjeometër i caktuar të ndërtojë  një kështjellë,që nuk e realizoi tërë jetën dhe vdes në ankth se kurrë nuk u takua më asnjë nga autoritetet drejtuese..)

  Problemi i madh i veprës kafkiane është njeriu si produkt natyro-shoqëror

,që realizohet kështu apo ashtu ,që mund të marrë çdo trajtë e të tjetërsohet duke devijuar nga esencat njerëzore,e ,me lëndën përbërëse,mund të bëhet i manovrueshëm për tu përdorur nga duar të pista e gjakatare.Vetëdija e tij krijuese është dalje nga trajta e njohur,nga të përshtaturit me të gjithën,nga  rreziku i tjetërsimit,nga mediokriteti.Poeti për Kafkën ëshe çlirim,librim dhe, sa më origjinal të jetë, aq më dimesionale, është liria dhe vepra e tij .

                                              THELBI

   Krahas analizës psikologjike të personazhit,Kafka pëlqen thelbin,ose mesazhet e fuqishme bukur të fshehura e të qëndisura atje ku nuk të shkon mendja..Ai merr të rëndomtën e i jep vlera universale,prandaj gjejmë te personazhet e tij diçka nga uni.Mjeshtërisht ndërton vetveten,të veçantën e të tjerëve,atë ajër origjinal që e thithim të gjithe.Dhe tani,a është fajtor Jozef K.?

Ai është fajtor hipotetik se nga të gjithë njerëzit ekziston mundësia e shkeljes së ligjit.Nga ana tjeter ai demaskon të gjitha hallkat e drejtësisë së korruptuar,por i arrestuari yne ,i lirë, nuk e pranon çeljën e proçesit për të provuar pafajësinë.Kjo është e mjaftueshme për të qenë fajtor.Por nuk jemi,megjithatë të sigurtë se ky është thelbi sepse në vëprën e këtij autori ka disa thelbe,madje të kamufluar, shpesh të paqartë e misteriozë.Me tej:Mos vallë njeriu është fajtor se fajësia i buron  që nga gjeneza;mos vallë se stërgjyshi i tij  u dëbua nga Parajsa, se shkeli ligjin e parë e për pasojë ,e gjithë fara njerëzore vuan pasojat e mëkatit fillestar ? Ky thelb,nëse është i tillë të çon në një fatalitet gjithpërfshirës demobilizues,drejt një kotësie sepse i pari im që s’ka të bëjë me mua ,atje në Eden ….Po të jetë kështu,atëhere pse ai që të vret si qen ,nuk është qen dhe ç’raporte ka ai me mua dhe stërgjyshin tonë të përbashkët ?

  Fajësia rriten nëpër shkallët e hierarkisë shtetërore,por lënia pezull e nje mesazhi të tille thelbësor, më duket se na çon te kompleksi i fajit,te shoqëria njerëzore në krizë të vazhdueshme.Pikërisht këtu,ky autor filozof,duke e ditur se krizat kanë trajtën e ndryshimeve, u mundua të japë formulimin e lëvizjes,le t”i themi një formulë.Formula e kësaj trajte është patrajtësia që kërkon të tjetërsohet në nje cilësi të re.Kaq .Deri këtu vjen shkrimtari.Zgjidhjet e krizave i kanë në dorë të tjerët,poeti ,veçse ,parandjen nevojën e ndryshimit dhe në sy , hedh njëqint pyrtje për botën.

  Franc Kafka është kuptuar pakngapak,sidomos,pas vdekjes.Me të vërtetohet plotësisht teza e Artur Shopenhauerit se “lavdia që duhet të vijë pas vdekjes, është më e vërtetë ,si lisi qe lulëzon ngadalë,por i sigurt,ndërsa lavdia e rreme( sa je gjallë  P.l.) është si egjra,rritet shpejt e shkulet shpejt”

   Sidoqoftë,deshifrimi i thelbeve në një vepër letrare,krilon emocione të veçanta dhe pas, mbetet nje dije e llojit krejt të veçantë,drithërimi i shpirtit e dëshira e njeriut për tu bërë më i mirë.

                                      DOGMA  DHE   LIGJI

  F.Kafka jetoi në shekullin e zbulimeve të mëdha shkencore,prandaj,nuk mund ta pranonte ligjin si dogmë.Në çdo dije ai ishte “për lënie hapur”të problemeve,të ekuacioneve dhe përgjithësisht ,nuk i pranonte përkufizimet dhe definicionet.Parimet e fizikës kuantike, psh,kishin hedhur poshtë metodat e vjetra, jo vetëm në shkenca ,por edhe në filozofi.Ligji,rregulli,tradita,përjashtimi,edhe në shkenca nuk mund të jrtë i përhershëm.Kur këta shnderrohet  në dogmë,behen pengesë zhvillimi,ndërkohë

filizat e nje ligji të ri, sapo shfaqen si mohim.Në shkencë, psh,u bë pengesë teoria gjeocentrike e Ptolemeut;frojdizmi materialist,pengoi për një kohë çdo

përparim në psihiatri;në stereometri,edhe në më të saktatat formula matematike,në rrafshe të ndryshme,kalkulimet ndryshojnë etj,për të mos përmendur teorinë  gjeniale të relativitetit të Ajshtajnit ,që,gjithashtu është relative..

   Në filozofi dogmatizmi është më i dukshëm.Marksizëm-Leninizmi,psh,që dominoi shek.XX,duke qënë i mbyllur e dogmatik,jo vetëm që vuri në dyshim të vërtetat brenda vetes pa njohur alternativën,por asfikësoi edhe ligjësitë e pranuara në mendimin njerëzor e sidomos në letërsi,ku përvoja ruse,nga më të lartat në botë ,u katandis në një fantazmë dogmatike që vriste e mohonte frutat e veta.Kjo filozofi,përhapur me aq bujë,duke spekuluar dhe me parimet humaniste të Biblës,pa patur guximin e ballafaqimit e të ndryshimit,u kthye në një kronikë dështimesh, tashmë muzeale.

  Ne letërsi dogmat dhe slloganet janë vdekjeprurëse.Duke qenë opozicion ndaj së keqes,ajo shvleftëson kode,rryma e shkolla dhe është kundër çdo mbikqyrje e modeli imponues.Veprat që kanë mbetur klasike,nëpër stacionet e vjetra të botës,kanë mbijetuar si kryevepra,sepse janë shkruar në opozicion me kohën e rrymat kodifikuese.Ligji i krijimit nuk mund të formulëzohet,dhe çdo spekullim në lidhje me traditën dhe modernen flet për praninë e dogmave.Krijimi i figurës artistike është thellesisht subjektiv,i pacak,e çdo krijues mbart individualitetin e “ligjit” të vet.

   Është e ditur,tashmë se vepra e Kafkës përshkohet nga mesazhe misterioze dhe të pafundme.Këte e shpreh autori në tregimin e përsosur “Ndërtimi i murit kinez”,për të cilin Borghesi shprehet figurativisht”Për të ndaluar mësymjen e ushtërive të pafundme që ndodheshin pafundësisht larg dhe për t’i hequr kohës dhe hapësirës pafundësinë,perandori urdhëroi që breza të pafund të ndërtonin një mur të pafund,që duhej të rrethonte perandorinë e pafundme”…Për të gjorin Jozef K.nga I cili morëm shkas për te përqasur sadopak “proçesin Kafka’,lexuesi i vëmendshëm, vëren se marrdhënijet e tij me punonjësit e bankës,sidomos me shefin dhe vartësit, janë si marrdhenijet e tij me administratën e drejtësisë që e ka arrestuar.Diku thuhet,madje,se ai është një perbindësh që kërcënon mundësinë e shoqërisë për  shpëtim.Ketë burokrat të rrezikshëm në emër të pseudopafajësisë ,shoqëria e mbarsur me rrezik, e zhduk si qen.Shoqëria kështu është në prag të një vetvrasjeje.Diktaturat,pa dallim,jetojnë me dogma ,rriten në proçesin e goditjes së qytetarit dhe përgatitin vetvrasjen .Kështu ka ndodhur edhe me më të fuqishmit diktatorë si Çezari,Neroni,Hitleri apo Josiv Stalini.

Të gjithë, pa përjashtim, e ngritën domën në lartësinë e ligjit.

   Franc Kafka,duke pyetur për botën,ndërton një botë iluzionesh dhe luan me simbolet,Vetem simbolet kanë te drejtë të gabojnë e të mashtrojnë si nje e drejte e letërsive të mëdha.Ai të çon te thelbi nëpërmjet shtrëmbërimit kuptimor.Disa personalite te kritikës që kanë studjuar Kafkën si Marat Robert e Roland Band,te arrestimi I Jozef K,,shohin arrestimin e vet autorit,që vazhdon të jetë në PROÇES

gjykimi edhe pas vdekjes,sepse pasqyroi turbull turbullirat e kësaj bote me një ankth

për të deshifruar shënjat e kësaj bote.Kafka hapi nje autostradë në letërsi,por në të ,as nëpër kthesa,nuk ka kurrlloj fenerësh për orientim.Shenjat e tij janë  “po” dhe “por “e midis tyre ndeshesh edhe me pasiguri të tjera,sepse hulumtimet mbi të vërtetat e botës

janë të pafundme e enigmatike,siç është dhe letërsia e madhe,dezertim nga trajtat dhe

dogmat e  njohura.

 

                                             FILLIM   APO  FUND  ?

  Njerëzit e shquar ,si Sizifi ngjiten me pesha të mëdha mbi supe,e arrijnë kodrën ,dhe,atje në majë, ndezin një prozhektor në fushat e pafundme të dijes.Posi ?Ç”është

Kafka,ose fjala vjen,Ainshtajni ?Fillim ,apo fund ?Gjenialiteti u jep krizave fytyrën e vet për një kohë të gjatë.Ndërsa Ajshtajni dha formulat e zgjidhjeve të problemeve të relativitetit,Kafka,ndriçoi problemet e relativitetit shoqëror.Në letërsi,natyrisht,nuk ka formula,veçse lëvizje nga një qerthull në tjetrin më të ri.Prandaj Kafka është dhe fillim dhe fund. Formula”matematike “e tij ,në letërsi përshkroi portretin e kohës,të kohrave në agoni,luftë,ankth,nënshtrim,trishtim…e përsëri nga e para…e përseri ciklike e të pafundme.Por vullnetet e mëdha gjithnjë kanë dëshirën e përurimeve të reja.Ai sedërtoi shqetësimet njerëzore me veprimin e kundërt të pafajësisë,themeloi një kulturë të re dhe kurrë nuk vuri pikë për të përuruar fundin,por lëvizjen për nje hop të ri si fillim.Dhe vuante,deri në mosbesim nga ato që shkruante pena e tij.Të mëdhenjtë janë të destinuar të vuajnë sepse krijimi është sëmundje ,ankth,pasion i pashuar,ethe valë e nxehtë jo zanat.Ai vërejti dinjitetin njerëzor të shkelej e të përtbaltej,sepse gënjeshra dhe hipokrizia u ngrit në moral,sepse njeriu ka pushuar së respektuar veten qëkur humbi respektin për tjetrin,sepse natyra njerëzore është e ndryshueshme,e paqëndrueshme si balta e pluhuri,që dhe kur lidhen,fillon të zhduki lidhjet deri te coptimi i “vetes njerëzore”.Kafka e shtrin personalitetin e tij midis skajeve te besimit dhe të dyshimit.Ai foli më tepër pas vdekjes dhe vjen e kristalizohet si dhimbje edhe per faktin se krijimet e mëdha ,fillimisht,nuk priten mirë.Është dashur gjithmone në raste të tilla ,të vijnë njerëz të tjerë më dinjitozë e më të ditur.”Kjo ndodh- thoshte Shopenhaueri sepse çdo njeri,mund të kuptojë atë që është e ngjajshme më të .”

Mediokriteti kënaqet me vetveten.Lavdia e tij mediokre,shpallet me bujë jeton disa ditë duke u përpjekur të përhapet nga një turmë miqësore me borie në gojë e zhduket si jehonë e ditës kalimtare.” Që të nisësh diçka-thoshte Niçja,që të jesh fillim ,të duhet pafajësia,ndryshe je i pabesueshëm.”Pafajësia është mburoja e njeriut që kërkon.Pikërisht ,këtyre vullneteve të mëdha,u përket Kafka,atyre që vulat i vënë tek

E nesërmja.Dhe jo vetëm kaq. Duke u marrë me dashurinë dhe vdekjen ai dëshiron që imazhet e tij të mos mbeteb vetëm imazhe.Ai është sinonimi më modest I shpirtit krijues,sepse kritik I rreptë ndaj vetvetes.Por jo si fillim.As si fund.Vetëm si një send në lëvizje.

  Kjo farë u përket vetëm POETËVE të vërtetë.

                                                                                                          PIRRO  LOLI

No comments:

Post a Comment