Saturday, April 14, 2012


 BIOGRAFI


I kam zët biografitë. Më duket sikur para se të guxosh të përballesh me njerëz, qoftë edhe për t’u dhuruar diçka, të  thonë:” Pa na trego njëherë cili je, nga vjen, cili ke qenë…”E ty të duhet të kthesh kokën pas, të kalosh nëpër varrezat e vetvetes. Letrari, më duket se ka dy biografi, “të gënjeshtrën”, atë të zakonshmen që kanë të gjithë dhe të vërtetën, veprën. Nëse do arrij ndonjëherë të them diçka për këtë të dytën, atëherë mund t’i hidhni një sy edhe biografisë së gënjeshtërt, mbushur me gabime, keqkuptime, fate, mëkate jetë  të njëjtë njerëzish standart.  Sepse të shkuara, sepse biografi e një vetveteje që nuk ishte e jona, si e të gjithë njerëzve nën diktaturë.
***
       Linda në Konckë të Zagories(rrethi Gjirokastër) më 10 shtator 1945. Arsimin fillor e mora ne vendlindje, atë tetvjeçar në Sheper dhe në Durrës. Në vitet 1960-64 mbarova  shkollën e mesme Pedagogjike të Elbasanit. Studimet e larta i kreva në UT, dega gjuhë letërsi shqipe (1964-68)dhe më 1977, studimet pasuniversitare për filozofi. Kam punuar atje ku më kanë dërguar, kryesisht në arsim, (Rreth 20 vjet) si drejtor  shkollash 8-vjecare, pedagog në shkolla të mesme dhe në Universitetin “E. Çabej”Gjirokastër. 5-6 vjet kam punuar në disa punëra të ndryshme. Në vitin 1993 kam emigruar në Athinë dhe jam kthyer në vitin 2008.

* * *


     Kam filluar të  shkruaj e të botoj që në vitet 70’ në shtypin letrar të kohës  poezi e tregime. Libri im i parë “I dhjeti nga tanët”me tregime u botua më 1974. Më 1978, pas tre vjetësh anëtar partie, përjashtohem për koncepte liberale e revizioniste dhe me një vendim partie më hiqet e drejta e banimit në Tiranë dhe e drejta e botimit për 15 vjet. Fillova të botoj vetëm pas vitit 1990.

* * *

Kam shaluar lumin. E shpoj me mamuze në brinjë e turravrap kam rrezikuar nëpër dallgë.
Para Zotit dhe para teje
rrëfehem,
zgjedhohem
e përplasem dhe me fytyra të zbeta që ngrihen nga varret…
 
Jam vetëm një bri lumi, që shfaqet një çast e përplasem, shkërmoqem si dallgë.
Isha ai që donin të isha: një gur ku vepronte çekani, siç e donte muri.
Kam qenë ca ditë në shtëpinë “e madhe” po nuk u bëra qen oborri
Kisha qenë  më skllav se skllavi nën hallka të holla zinxiri
Pata qenë kokëfortë e me kukulla guri luaja në oda prej xhami
Qeshë i pabindur se nuk mësova të lehja
Do të jem a s’do të jem në festën e ardhshme, por
Do të kem qenë para teje, dallgë e shkërrmoqshme nëpër gurë lumi.

 *********************************
            Pas rënies së komunizmit kam botuar disa libra në poezi e prozë. Në vitin 1996 hapa e drejtova në Athinë revistën “Afërdita” me bashkëpunëtorë shkrimtarët Hysen Sinani e Astrit Ajdini, revistë që u mbyll nga autoritetet. Disa libra më janë përuruar e diskutuar nga Ambasada shqiptare në Athinë me interesim të vecantë nga zotërinjtë ambasadorë, Hysen Cabej, Kastriot Robo,, Bashkim Zeneli dhe Vili Minarolli. Ndërsa libri “Urdhëri i lotit”është sponsorizuar nga ambasada me inisiativën e z. Bashkim Zeneli. Falenderoj të gjithë personelin e ambasadës që për 16 vjet, m’u bë si shtëpi e dytë.

* * *

      Shfrytëzoj rastin këtej nga “shtëpia ime”virtuale për të falënderuar të gjithë shokë e miq, poetë shkrimtarë, kritikë, gazetarë që kanë shkruar e folur publikisht për krijimtarinë time. Në veçanti zotërinjtë Primo Shllaku, Miho gjini, Stefan Martiko, Murat Aliaj, Alush Avduli, Thanas Boci, Marash Mëhilli, Sadik Bejko, Qazim Sheme, Agim Shehu, Dashnor Selimi, Adelina Balashi, Valdete Andoni, Zimo Krutaj, Pilo Zyba, Ziko Kapurani, Hysen Sinani, Aleksandër Babe, Hiqmet Mece, Koci Petriti, Klanthi Zoto, Petraq Pali, Kozeta Zylo, Fran Ukcamaj etj.
    Kam rastin të lutem për shpirtin e shqiptarit të madh, presidentit të arvanitëve, të ndjerit Aristidh Kolja, që u bë iniciatori i krijimit të shoqatës së parë të intelektualëve shqiptarë në Athinë e për të ndihmuar shkrimtarët celi në shtëpinë e tij Shtëpinë Botuese “Thamiris”. Kam qenë i nderuar në krye të “Shoqatës Arbëria” dhe nё atë të shkrimtarëve “Miqtë e fjalës së lirë” gjithashtu, i privilegjuar nga Aristidh Kolja që, tre librat e mi ishin nga të parat që u botuan e u diskutuan me nismën e tij dhe u përkthyen në greqisht nga z. Spiro Xhaji e Leonidha Lica.

* * *
     Kam botuar pjesë nga krijimtaria ime në dhjetra gazeta e revista në Athinë, Selanik, Tiranë, Amerikë etj e librat e mia i kam botuar kryesisht në Shtëpitë botuesë, “Thamiris, Albin, Globus r.,Bota Shqiptare” e me rast falënderoj zotërinjtë Spiro Dede, Petraq Risto e Kujtim Gjonaj, për kujdesin e treguar.
...................
    Kam marrë pjesë në tre konferenca ndërkombëtare, (Në Kongresin e Prespektivave të letërsisë moderne të shekullit XXI në Vashington, nga data 1 -15 qershor 1997, Në festivalin e poezisë në Lodevë të Francës, 1-15 korrik 2008, dhe në Festivalin ndërkombëtar të poezisë në Durrës, gush 2008.
Në vitin 2006 jam dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin “Për nivel të lartë estetik në krijimtarinë letrare dhe pёr rol aktiv në problemet kulturore nё emigracion.

LIBRA TE BOTUARA

POEZI

METODË PËR LEXIMIN E HIRIT
DRITA E VETËTIMËS
 DHIMBJA E URËS      
DRITARET E SHIUT
 VDEKJA E TRËNDAFILËVE
URDHRI I LOTIT
METODË PËR LEXIMIN E HIRIT


ESSE

 ITAKA BRENDA MEJE
 KOSOVA SAGA E BLLKANIT(ME BASHKAUTOR)
DUUMVIRATI I NJE STINE QE SHKOI
SIRENAT
UNË AGJENTI I CIA-S M.H.

ROMANE

 LOTËT E DIELLIT
 INTERVISTË ME NJË GUR
 QENI PLASTIK      
 PIRAMIDA PREJ MJALTI
 DASHNORJA MISTERIOZE
 QYTETI ME DY KATE
RROKJE NË KRYQ

1 comment:

  1. Jam shumë i lumtur të ndaj këtë dëshmi timen fantastike.
    Emri im është Eden dhe emri i burrit tim është Eduardo nga Shtetet e Bashkuara.
    Eduardo më la për një grua tjetër dhe për ta mbajtur të shkurtër historinë, kontaktova me Dr.Ellen-in me një kazan magjik dhe jeta ime ka ndryshuar plotësisht në 48 orë. E shikoj veten në pasqyrë dhe buzëqesh. Unë besoj në veten time dhe aftësitë e mia për herë të parë në jetën time. Unë e kam kthyer burrin tim në jetën time, me ndihmën e Dr.Ellen. Eduardo tha se i vinte keq për 48 orë pas krijimit të shqiptimit. Eduardo tha se e kuptoi se kurrë nuk donte të shpërthente, se nuk mund të merrte bagazhin emocional që po transportonim vazhdimisht. Ai tha se mendonte se ishte një ndikim negativ në jetën time dhe mendonte se ishte më mirë. Ai tha se ishte e vështirë të flisje gjatë gjithë kohës për të kaluarën. Të dy i fala. Unë kam para në xhep, që më në fund jam unë. (Çeku im i kompensimit erdhi sepse më thanë se kishin muaj të tërë.) Unë jam prova e gjallë e asaj që Dr.Ellen mund të bëjë ... Faleminderit shumë Dr.Ellen për punën e mrekullueshme që keni bërë në marrëdhënien time. ne të dy ndihmuam për të parë dhe thënë të vërtetën me njëri-tjetrin. Nuk e kisha menduar kurrë që një magji mund të ndihmonte një çift përpara se ti të ishe shumë i lumtur. Unë ju kontaktova dhe nisa që e gjithë kjo të ndodhë. Kushdo që ka një problem marrëdhënieje mund të kontaktojë Dr.Ellen me email ellenspellcaster@gmail.com
    nëse keni ndonjë problem në këtë çështje në vijim
    (1) Nëse e doni ish-in tuaj prapa
    (2) nëse keni gjithmonë makthe.
    (3) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj.
    (4) Nëse dëshironi një fëmijë.
    (5) Kujdesi bimor
    (6) Ju dëshironi të jeni të pasur.
    (7) Ju dëshironi ta lidhni bashkëshortin tuaj që të jetë i juaji përgjithmonë.
    (8) Nëse keni nevojë për ndihmë financiare.
    (9) Lërini njerëzit t'i binden fjalëve tuaja dhe të bëni atë që dëshironi
    (10) Rezoluta e E.T.C.
    kontaktoni Dr.Ellen përmes emailit të tij: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp:
    +2349074881619

    ReplyDelete