Tuesday, April 17, 2012

ZOGJTE PREJ LETRE


PIRRO LOLI



                    ZOGJTË  PREJ  LETRE                                                          



 …    Do çajmë qiellin, do prekim Perëndinë. Ja, atje sipër, e shikon atë vijën e kaltër ku maja e malit prek qiellin, atje do vemi, si thua, do vish ?

Eja, Blerta, do çuditesh…

-         Po pastaj ? Ç’do bëjmë ?

-          Do futim dorën në atë të çarën e Perëndisë dhe do kapim zogj sa të duam. Unë e di zogjtë atje mblidhen e ne do mbushim duart e përparsen tënde, po të duash marrim dhe një shportë me vete. Pastaj do miqësohemi me ta e ata do na mësojnë të gjitha këngët e tyre. Kopështi ynë e pastaj i gjithë fshati do mbushet me cicërima. Unë që tani di të fërshëllej me anë të buzës, me mes dhe  gjuhën e vendos atje ku del melodia.

-         Unë nuk di.

-         Do mësosh nga unë e nga zogjtë.Mua më ka mësuar bariu i deleve. Ai më ka thënë se do bëhem bari i mirë. Babai më thotë gjithnjë se kam zë të bukur për këngë por nga mendja jam fyell.

                                     * * *

Blerta është disa muaj më e madhe nga unë dhe thonë se do vejë në shkollë një vit para meje, por unë jam trupmadh dhe i rrah edhe djemtë e klasës së dytë. Kur bëj të liga mamaja më mërzitet dhe thotë “Sa të hapet ajo e flamosur shkollë të të bëjë zap se më more shpirtin, se u bëre sa një gomar e mend në kokë nuk ke hiç”. Nganjëherë ma kërcet edhe me pëllëmbë , “u nxifsh mor djalë që nuk lë dy gurë bashkë”, pastaj më merr me të mirë e më thotë se drejtori i shkollës do më pranojë e ajo do më blejë rroba të reja, ama, të rri vetëm me Blertën në një bangë se shokëve do t’u hedhësh çikë. Blertës ia kanë blerë që tanë çantën dhe një fletore vizatimi me të gjitha ngjyrat që ka bota. Të marrin sytë atë ngjyra e shkëlqejnë njera më tepër se tjetra. I kam parë shumë herë ato ngjyra e kur I përkëdhel më duket se më mbeten në çdo gisht. Pastaj me to bëj çudira, ilë nëpër faqet e njerëzve që kam inat, u ngjyros hundën, u hap plagë në vetull dhe kur jam në qejf pikturoj në ajër. E kam zili atë fletore e i them Blertës që ta mbajë gjithnjë me vete…

-         Blerta, të pa njeri që ike ?

-         Jo.

-         I more ato gjëra që të thashë ?

-         Po, edhe thikën dhe gërshërën dhe bukë për ne e për zogjtë. Pa më thuaj nga do shkojmë ?

-         Rrugës drejt majës së malit. Mos u mërzit se e di unë.

-         Po sikur të na zërë nata e të humbasim rrugën ?!

-         E shikon këtë gozhdë? Në fillim do hapim një vrimë. E kam marrë dhe çekiçin me vete. Pastaj me majën e thikës e me gërshërë do hapim një të çarë. Cipa e qiellit është e hollë si pëlhurë e kaltër dhe mund të mos na duhet fare gozhda e çekiçi. E mban mënd kur Bora u bë nuse ? Shoqet i thanë se fustanin e ka prerë nga qielli dhe e ka spërkatur me yje.. Ja kështu, fut dorën, kap e hidh sa t’i mbushim të gjitha. E do t’i marrim me vete, e do t’i ushqejmë me thërrime e do t’i lidhim nga këmba me spango, e do na bëjnë vezë e në çdo pemë do kemi nga dhjetë fole..

-         Po spangon ku do ta gjëjmë ? Pse qesh ?

-         Kam unë. Kam vjedhur dy lëmsha të mëdhenj nga hangari I duhanit.

-         Po nga macja si do t’i ruajmë ? Macja ime i përgjon keq e një ditë kapi një gushkuq dhe e bëri pendë pendë. Unë qava në gjumë atë natë dhe mami më mori në krevatin e saj.

-         Macja ime është më e fortë. Ajo ka kapur dhe një gjarpër. I nguli dhëmbët mu këtu në qafë. Gjarpëri iu përdrodh në trup e ajo nuk e lëshoi. Kur ngordhi ajo luante me bishtin e gjarpërit. E di ti se bishti I rron edhe kur ia kanë prerë kokën ? Edhe unë kam vrarë një gjarpër.

-         Maces sime iu ndritin sytë natën si dy thëngjij të ndezur.

-         Macja ime ka dritë dhe në mustaqe dhe ma ndriçon dhomën me rreze.

-         Ti më gënjen.

                               *  * *



Ik e ik e rruga s’kish të sosur. Mali ngrihej si përbindësh në qiell e ne dukeshim si dy milingona. E përpjeta zgjatej pa mbarim. Andej nga fshati, me sy, qenkej e letë të kapje majën, por ne u lodhëm.. Faqet e Blertësqenë bërë si prush e këmbët e tërhiqnin më të poshtë. Majën e malit nuk e shihnim e qielli gjithnjë e më tepër na largohej. Ajo e kaltra e tij që dukej nga fshati po bëhej  gjithnjë e më tepër gri. Në shpatin tjetër kish pllakosur një re e poshtë luginës qe shtrirë një mjegull si çarçaf.

-         U lodha , tha Blerta , ti ecën shumë shpejt.

-         Mirë ,dil ti përpara. Bëhu e madhe, Blerta, zogjtë na presin.

Pak më lart fërshëlleva kotsëkoti e mu pranë këmbëve tona u ngrit një thëllëzë duke përplasur krahët me trofëllimë. Sa hap e mbyll sytë, humbi diku duke lënë pas cicërima të zgjatura.

-         Thëllëzë  vonuar, thashë unë, e kanë harruar jashtë qiellit…po ne atje do gjëjmë dhe zogjtë e saj.

-         Më trembi ,tha Blerta. Dhe ti mos fërshëlle më se zgjohet ujku. E di ti se dajua im ka kapur një ujk.

-         E kam dëgjuar.

-         E kapi me çark. I qe thyer një këmbë e ujku s’kishte vdekur e qante e ulërinte nga dhimbja. Pastaj dajua i kish rënë me qepër në kokë. Atë natë unë qava me zë në gjumë e mami më mori në krevat të saj. E kam inat atë dajo. Më kall frikën kur e shikoj e sytë i ka të egër si ujk.

-         Dajua im ka kapur një elefant e në një letër  shkruante se do më marrë dhe mua me vete e se do ndërtojmë një shtëpi në kurris të elefantit…

-         Ti më gënjen ,tha Blerta.

Ajo ecte para unë pas. Një erë e lehtë i ngrinte fustanin, i lëpihej pas kofshëve të bardha e unë doja të frynte erë më e fortë që t’i shikoja breçkat e bardha.

-         Prit se harrova. Kur të arrijmë në vend, më kujto që të kapim edhe një korb.

-         Korb ?!

-         Po, po. Korb. Më duhet mua.

-         Përse të duhet korbi ?

-         Nuk ta tregoj.

-         Edhe unë hiç nuk do të të tregoj.

-         Mirë ,po ta them, po mos i tregu njeriut. Do ta lidh prej këmbe me spango e do ta pengoj në çatinë e shtëpisë së Xhaferrit, atij rojes me mustaqe të gjata. Ai më ka rrahur dy herë dhe ka një shpendësh. Kjo është kockë pëllumbi.

-         Iii, mos i kap me dorë se do të të ngjiten mikrobe.. ooh, sa gjumë më vjen..Po këto shtiza guri varur në shpellë ç’janë ?

-         Dhëmbë qeni janë. Ka dashur të kapë dhelprën, s’e ka kapur dot se ajo ka dalë nga vrima tjetër e, nga inati, ka varur dhëmbët këtu.

-         Ti më gënjen ,tha ajo..ua, ua, ç’shi i rrëmbyer !

Nga streha e shpellës binin vrunduj shiu. Mali gjëmonte me rropamë e era ishte tërbuar.

-         Eja pak më lart se të kapin pikat e shiut ,  thashë, unë e kam qejf shiun dhe erën, por më shumë erën.

-         Pse ?

-         Sepse era u ngrë fustanin çupave.

-         Iii, sa i lig !

Ajo u shtri ,ktheu kokën anash e mbështeti në bërryl, mblodhi këmbët nën vete dhe humbi. Dukej si zog mbuluar me puplat e veta. Diçka i fola dhe nuk m’u përgjigj. Dëgjova frymëmarrjen e rregullt. E kishte pllakusur gjumi. Mirë, o shpirt, fli pak, fli e mos ki frikë as nga ujku e as nga dhelpra se jam unë këtu…

Befas një vetëtimë flakëroi te hyrja e shpellës e sakaq ia shkrepi një gjëmim i tmerrshëm sikur do përmbyste malin. Blerta u hodh nga gjumi e tromaksur e instiktivisht u zgjat krahëhapur drejt meje. E e mbështolla në gjoks e përqafova, dhe e shtërngova fort. Mos u tremb shpirt, ishte një gjëmim. Ua, sa u tremba, thashë se u përmbys mali! Mos ka ardhë nata ? Mua më mundi gjumi. Mali kështu e ka ,të thashë , po nuk mban inat. Ja shihe , qielli po çahwet në perëndim.

-         Po zogjtë ku janë tani ?, tha ajo.

-         Janë këtu me ne, fola unë, nxirre pak fletoren me ngjyra

-         Pse ?

-         Nxirre!

U ul këmbëkryq e nxorri thesarin me ngjyra.

-    Do bëjmë zogjtë, Blerta. Ё…

-    Hë, prapë do më gënjesh si me dhëmbët e qenit e si me elefantin ?!

-         -    Për kokën e babit ,nuk të gënjej. Çdo faqe me ngjyra  është e mbushur me zogj perëndie. Perëndia i ka fshehur këtu që t’i ruajë nga rreziqet. Edhe unë e ti jemi zogj se duam të mësojmë këngën pëllëmbë të rëndë si hekur. Tani i erdhi fundi. Korbi do t’i këndojë mbi shtëpi “krrau-krrau’ e ai do vdesë. Se korbi mbjell zi kur këndon mbi çati. Do të shpëtojnë njëherëemirë kalamaqtë e fshatit nga ai  Xhaferri i zi me mustaqet si bishti i miut.

-         Më mori urina, tha Blerta.

-         Bëne, mos ki turp !

-         Ti mos shiko këtej.

Sakaq u ul si rosë, hapi fustanin dhe me shpejtësi uli breçkat. Pashë vrushkullin e urinës që që gjarpëroi më të poshtë duke nxjerrë avull nëpër barin e thatë

-         Ti je i lig, tha duke ngritur breçkat, pse më pe ?

-         Nuk të pashë.

Shalët e saj të bardha vetëtinë një çast në sytë e mi. E dinë të gjithë, Blerta është vajza më e bukur e fshatit. Flokët  I ka të dëndura e të verdha me një bishtalec që I tundet. Qafën e ka të hollë si zog e kur qesh I bëhen një vrimë në faqe.

-Ti nuk më the që maja e malit është kaq larg e ky qiell më duket se nuk ka fund kurrë. Sa më lart ngjitemi aq më tepër na largohet qielli e unë nuk e kuptoj ku është barku I Perëndisë mbushur me zogj…Unë nuk hedh dot asnjë çap

Dhe “faap” u ul si rosë e nxorri bukën nga xhepi. Kishte dy feta të palosura me copa djathi në mes. Njërën ma dha mua.

- Ulemi te ky gur i rrafshtë, i thashë unë

Ajo bëri drejt meje e nxitoi të zinte vend. Përsëri ia pashë shalët që i vezulluan një çast kur u ul. Pastaj rregulloi fustanin mbi gjunjë dhe e zuri nën vete që të mos i ngrinte era.

                                             

* * *

Nga shpati I malit përtej po vraponte drejt nesh një re e frikshme. Ngjante si kalë me tre këmbë. E shikoja  si zmadhohej e zgjaste nofullat drejt majës së malit. Kush e di ku e kishte thyer një këmbë. Pastaj si papritur re të tjera më të vogla vraponin gjithandej dhe I zgjasnin dorën njera tjetrës U ngrit erë e bari I thatë drithërohej e anohej vrulltas nga nje anë. Edhe bishtaleci I Blertës hidhej andej këndej si bisht dhelpre. Poshtë luginës ca re të trasha si batanie kishin pllakosur mbi fshat.

-         Sikur u err, tha Blerta, do na zërë shiu.

-         Mali kështu e ka , thashë unë, këltu zëmërohet e shkarkon ndonjë rrebesh e këtu qesh e qetësohet. Mali s’mba inat

-         Po ne ?!

Nuk doja ta trembja dhe nuk I fola. Befas era u egërsua e ia ngriti fustanin si ballonl deri te koka.. I pashë krejt breçkat e bardha deri sipër.

-         Kalo ti para ,tha ajo e turpëruar duke mbajtur fustanin me duar në të dya kofshët… Ky mal ka shumë erë. Ou ! më ra një pikë e madhe shiu mu në ballë. Po vjen shiu.

-         Do futemi në një shpellë, mos u tremb. I di unë ku I ka shtëpitë mali. Vrapo pas meje ! Rrebeshi I shiut erdhi..

Unë bëra nga ana e shpellës e pas meje, vraponte ajo, flakë e kuqe në fytyrë duke gulçuar sikur do t’i mbaronte fryma.

-         Oh, oh ! Sa mirë qenka këtu ! Futu brenda ,Blerta !

Unë u ula këmbëkryq në dsheshin e shpellës. Dhe ajo qëndroi në hyrje duke mbajtur fustanin me duar pas kofshëve.

-         Jam e këputur, tha, më dhëmb i gjithë trupi e këmbët nuk i ndiej fare. Nuk duhet të vinim kaq larg.

-         S’je mësuar , eja ulu tani e çlodhu !

Këtu ka qënë një fole dhelpre, i thashë, i sheh këto ? Janë kocka e tyre që është dhe kënga e zotit. Të gjitha ngjyrat dhe zërat e tyre janë këtu. Dhe nuancat. Unë kam dhe dyllameç qirshie për t’i ngjitur e për t’i bërë zogjtë të gjallë. Këmbët dhe sqepi me fije shkrepse. Çdo zog është kombinim ngjyrash..Gri kanë të gjithë. Ma sill gërshërën.Trumcaku gri. Në qafë e në krahë ca vija të errta. “Fërr, ciu-cëërr fëërr” e rrallë shkruan melodi. Thyej një shkrepse për sqepinpër këmbët, dy fije të tjera.. Ashtu ! Gushëkuqi është më i lehtë. Trumcak me përparse të kuqe. Çuk-cërr, çuk-cërr tri herë.Qukapiku trupverdhë, bilbil me qafën si çekiç, quk,quk me sqepin në trung…Me grinë e thellë thëllëza, zbukuruar si nuse me të gjitha ngjyrat që nga bishti deri te qerpiku i syrit. Në gushë , një gjerdan ngjyrash që e ka që nga dita e dasmës e s’pranon ta heqi. Ah, ta dish ti si këndon thëllëza ! Jo me sqep, po me grykë. E ka ca tinguj nina-nanash të magjishëm sa mezi t’i kap veshi. Thëllëza është melodi e tëra dhe pronare e simfonisë së nënës, ma ka thënë bariu i deleve mua, dhe s’ka njeri në botë ta imitojë nina-nanën e saj kur dhjetë –pesëmbëdhjet zogj të vegjël, i fsheh nën puplat e veta dhe i vë në gjumë… Ashtu, ashtu, pre shirita të hollë nga çdo ngjyrë…Na duhen për të sajuar gushën e zogjve. Gusha I përmban të gjitha nuancat e ngyrave. Ajo është orkestar e melodive të tyre…Bilbili është violinë e vogël larë me flori. E duket sikur s’ka pupla në trup, por push floriri dhe i di të gjitha meloditë e u bije të tëra veglave. Zogjtë budallenj këndojnë vetëm një këngë. E di ti si vdes bilbili? Ta them unë . Kur bëhet i gjithi këngë, i çahet gryka nga malli e digjet në ajër e këngën e merr era e, bariu im më thotë, se nga ato këngë çelen edhe lulet…Mëllënjën do ta bëj vetë, tha Blerta. Po. Një leckë nate është e sqepin e ka vjedhur nga hëna. Të kujtoj , mos harrosh korbin. Ah, po paçavure nate është dhe ai, surrat shtrëmbër, ‘krra-krra” thyen kockat e Xhaferrit..

- O Bleeertaaa..!, u dëgjua një zë e u hap pllajave të malit

- Mamaja, tha Blerta e brofi më këmbë e trembur..Po më kërkojnë.

- ..Eeee..aa, u ngrit një gjysmë jehone nga ana tjetër

- Thërrasin dy veta, thashë unë. Kanë dalë e të kërkojnë. Mos dil nga shpella. Prit njëherë të mbledhim zogjtë..

- Ata janë trembur për mua.

Mua s’më kërkon njeri se kam humbur shumë herë.

-         Si do t’I them nënës?

-         Mendo një gënjeshtër shpejt !

-         Unë do t’u them të vërtetën. Maja e malit ishte shumë larg, qielli që duket ngrihej kate kate sipër në Perëndi e ne na zuri shiu..

-          Unë do t’u them që pamë një dhelpër, që dhelpra ishte dinake e rrugës së malit na bëri shumë drethka, që ne donim t’i gjenim folenë,por ajo na i humbi gjurmët.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të qëndronte pranë meje dhe të ishte me mua, por jam aq me fat që një ditë takova këtë mjek magjistar të fuqishëm. Ediomo pasi i tregova gjendjen time ai beri cdo gje qe te me kthente te dashurin, ne fakt pasi beri magjine me u kthye ish i dashuri ne me pak se 48 ore, ish djali u kthye duke lypur. mua se nuk do me linte kurre, pas 3 muajsh u fejuam dhe u martuam nese situata juaj eshte e njejta. Ai është shumë i fortë në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni të riktheni ish-in tuaj
    * Stop divorcit
    * thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtëse
    * problemet me infertilitetin dhe shtatzëninë
    Kontaktoni Dr. Ediomo përmes emailit: drediomo77@gmail.com
    Faleminderit shumë zotëri që më ktheve tek unë ish-dashnorin tim, emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete